LDK-ka vdek me vdekjen e Rugoves,dhe nese qohet rugova prej vorri edhe LDK-ja ka gjasa te rimekembet ne te kunderten ska gje prej saj me sa prej PDK-es
LDK-ka vdek me vdekjen e Rugoves,dhe nese qohet rugova prej vorri edhe LDK-ja ka gjasa te rimekembet ne te kunderten ska gje prej saj me sa prej PDK-es
qka keni mbrojt bre ne kufi hahaha 2 muj luft a ?skeni mbrojt sen ju keni bo biznis me shkije deri piken e fundit..qka keni mujt me mbrojt ju o qyrr kur serbia ndor ju ka pas nkufi aty.botha jote po lufton hahah e robt ti mytsha.
as ldk as pdk sen nuk po vyjn...na vyn tru ma i shnosh e ma i gdhendun se na myten kta kapaciteti i llapit,ksi njerz kem me bollek ne qeveri.
╔♥═╗╔╗
╚╗╔╝║║♥═╦╦╦═╗
╔╝╚╗♥╚╣║║║║╠╣
╚═♥╝╚═╩═╩♥╩═LDK
...........♥...♥
........♥.........♥
.....♥...............♥
...♥....................♥
..♥......................♥
.♥........................♥... ......♥....♥
♥.........................♥... ♥..............♥
.♥.........................♥.. .................♥
..♥.........................♥. ...............♥
...♥.............*LDK*.......... ... ..♥
.....♥................... .............♥
........♥..................... ......♥
...........♥.................. ....♥
...............♥.............. .♥
..................♥..........♥
.....................♥.....♥
......................♥..♥
........................♥
........................♥
.......................♥
Rugova ka vdek po pas veti ka lan njerez besnik e njerez tradhtar.
Njerez besnik kan qen ata njerez qe kan mbetne LDK e TRADHTAR si p.sh. NEXHAT DACI miku me i ngushte i Rugoves dhe tradhtar me i madh i tina.
RROFT LDK-ja 4ever
Nga të dhënat shohim se Zahir Pajaziti si veprimtar politik, por edhe si ushtarak ishte i i afër dhe i kujdeshëm me shokët. Virtytet e larta të tij si nderi, guximi, trimëria, ishin veti të veçanta të tij. Zahiri në aspektin ushtarak ishte i pergatitur si në aspektin fizik po ashtu dhe psikik.Ai ka njohur dhe ushtruar të gjitha llojet e armëve e edhe për luftë kundër njësis tankiste dhe ajrore.
Zahiri gjatë stërvitjeve ushtarake u shpjegonte ushtarëve të tij: " Puna e parë është njeriu, i cili caktohet të zënë pusinë. Faktori njeri. Faktori tjetër është vendi ku zihet pusia.
KËTO ISHIN VETËM DISA NGA VETITË QË zAHIRIN E BËNË TË NJOHUR FILLIMISHT SI USHTAR I GUERILËS DHE PASTAJ SI KOMAQNDANT I GRUPEVE USHTARAKE DHE NË FUND SI KOMANDANT TË sHTABIT oPERATIV - qENDROR TË uSHTRISË ÇLIRIMTARE TË kOSOVËS... pËRPOS GRUPIT TË zAHIRIT NË lLAP VEPRONTE EDHE NJË GRUP TJETËR. zAHIRI NË NJË RASWT I TREGOI GRUPIT TË TIJ SE NË lLAP VEPRON EDHE NJË GUERIL, I cili ka kërkuar të bashkohej me ta:nuk tregoi emrin e askujt por dyshohej se mos ishte emri i Hetem Ajetit, i cili vërtet kishte bërë disa aksione të armatosura...
Elita politike shqiptare me filozofinë e tyre donin të ushqenin me iluzion se gandizmi është rruga më e mirë por te një pjesë e popullit u rit besimi në mundësinë e luftës dhe të fitores kundër pushtuesit. Përgaditjet politiko - ushtarake kishin filluar të bëhen edhe në Llap si në rajone tjera në Drenicë dhe në Rrafshin e Dukagjinit. Këto përgatitje ishin vepër e LPRK-ës por edhe e disa grupeve tjera ilegale por që nuk ishin në LPRK-ë..
Shqiperia ishte e interesuar që në rst se vije te lufta e mbrendshme në Jugosllavi, shqiptarët në Kosovë të jenë në aspektin politik dhe ushtarak sa më të përgaditur... Ramiz Alia pas konsultimeve me Byronë Politike u dakordua për mundesin e formimit unik - politik dhe uahtarak. Ramiz Alia nënshkroi dekretin për organizimin e përgatitjeve ushtarake ( të mos harrojmë se akoma ishte viti 1991) në territorin e Shqiperisë... Fillimisht u caktua Serreli dhe Selishta, kurse më vonë parashihej edhe në thellësi malore në afersi të kufirit me Kosovën. Kadetët rreth 600 veta duhet të dergoheshin fillimisht duke filluar me grupe dhe atë të parin prej 50 vetave.. Të gjitha shpenzimet për kadetë i kishte siguruar shteti - Ushtria Shqiptare ( si uniforma, armët, municionin, vendosjen në kazermë, ushqimin, ruajtjen e sekretit)... Zgjedhja e kadetëve ishte obligim i vet shqiptarëve nga Kosova të cilët mirreshin me këto organizime...
Për zgjedhjen e kadetëve+ nga zona e Llapit ishte caktuar Isa Berisha nga majasi. Këtë punë e bëri në marrëveshje me Ismet Abdullahun, i cili mbante lidhjet me Enver Osmanin nga fshati balsh, aktivist i LPRK-ës...
Nga Prishtina për Ushtrime Ushtarake në Shqiperi në grupin e parë mori pjesë edhe Shaip haziri, i cili udhëtoi bashkë me Zahir Pajazitin dhe Fadil Begun nga Prishtina në Cyrih. Zahiri qysh heret ishte njohur me Ismet Abdullahun tek i cili qëndruan dy ditë pastaj shkuan në Triestë të Italisë, ku u bashkuan dhe me kadetët e tjerë dhe vazhduan për në Shqipëri.. Aty i priti Zymer Berisha... Në grup ishin 54 kadetë nga Kosova. Ramiz Alia kishte caktuar Adem Çopanin, i cili ishte në cilësin e këshilltarit ushtarak. ushtrimet u zhvilluan në konspiracion... Shtabi i ushtrisë Shqiptare kishte caktuar në krye kolonelin Hysen gegaj dhe zëvendës Agron Dhimarko. Aty ishin edhe eprorët. Sinani, kastrioti, Ronaldi, Ylli dhe Ramazani...Zahir Pajazitin koloneli Hysen Gegaj e ka caktuar komandant skuadre.. Nga ky moment kishte filluar bashkëpunimi i ngushtë i Zahirit me eprorët ushtarak në Shqiperi e sidomos me Hysen gegajn dhe Agron Dhimarkon.
Më voë Zahiri shpesh është konsultuar me këta dy eprorë gjerë në vitin 1997...
Mirepo në Kosovë nuk ishte vetëm ky grup ushtarak që vepronte. Pyetje e domosdoshme ishte si të bëhet Bashkimi i grupeve? Vrasja e Ali jetit dhe shkuarja e disa luftetarëve të Çetës së Llapit në Perëndim si dhe vrasja e njerit prej udhëheqësve të LPRK-ës ishte humbje madhe...
Sa ishte gjallë Afreimi e emeroi Hasan Ramadanin komandant të Çetës së Llapit.. Ditën kur i kishte dhënë edhe një automatik mu në shtepinë e Ali jetit në Besianë, që e shfrytzonte si bazë për strehim.. Në automati hasan ramadani i kishte gravuar inicialet e A. ZH. Hasan Ramadani kishte lajmëruar se në grup i kishte 10 veta... Grupet për shkak të konspiracionit një kohë do të vepronin ndamas.. Grupi i Zahir pèajazitit kishte hakif zejnullahun, Isak Shabani, Rrahim Haziri, Agimi vëllai i Zahirit, Fadil Pajaziti, Fadil begu, Enver Osmani, Ajet Ahmeti dhe disa të tjerë nga Batllava dhe nga fshati Plepaj...
Gjatë kesaj kohe ilegalja pesoi edhe humbje të mëdha ngase u arrestuan dhe u denuan: Hajredin hyseni, nexhat maliqi, Hysen jashari, bajram haziri, Nezir haziri, Fikrije Musa, Fidaim gashi, Skënder Murati, Ruzhdi Kiçmari, Fahri Zebica dhe Naser BEKA. Kurse jashtë vendit shkuan Sabri Kiçmari, Naser Hyseni dhe Fexhrije Potera... Megjithate në Llap ishte më herët edhe një Grup që quhej i të rinjëve me emrin " komiteti për Shpëtimin e kosovës".. me iniciativen e s. kiçmarit dhe Naser hysenit. Këtyre iu bashkua edhe Hajredin hyseni - Dini dhe të tjerë. Komiteti punoi në mëny
Mbledhja e Përgjithshme në nivel të Rrethit u mbajtë në fshatin Mirash në vitin 1991.. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë afro 24 delegatë ( s'më kujtohet saktësiht numri) por edhe Fatmir Humolli dhe Nazmi Zuka.. Ishte ftuar edhe grupi i intelektulëve dhe në emër të tyre letren përshendetëse e kishte derguar Abdyl Lahu, përmes një delegati... Në Mbledhje u moren vendime me rendesi si bashkimi i grupit të Fatmir Humollit dhe Nazmi Zukës me LPRK-ën ( më vonë Fatmiri serish largohet dhe formon me të tjerë LKÇK-ën).. Aty u bë zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit të Rrethit në këtë përbërje: Fatmir Humolli, Hysen Jashari, Fidaim Gashi, Ruzhdi Kiçmari, Bajram Hajrizi dhe Sahadete Zhitia... Sahadetja ishte përgjegjëse për organizimin e femrave në rrethinën e Besianës...
pse shkrun pa lidhje,pse e ndron temen,ldkja do te kthehet fuqishem neper europ kah ka qene per 10 vite se te kthehet ne pushtet ska shanc,e pse e fiton ldken ne prishtine e dime qe isa mustafa vjen nga rajoni ku ka me se shumti bashkombas te vet ne prishtine,isa mustafa edhe mos me dal prej zyres se vete mos me pas asni poster apo as nje tubim elektoral dihet se fiton, jo qe eshte dikushi po reliefi gjeografik ja mundeson,e njejta gje eshte edhe ne deqan e skenderaj,kandidati i deqanit ndoj piun i ramush cubit edhe mos me ba fushat zgjedhore prap fiton piuni i ramush cubit,po kshtu eshte edhe me sami cubin ne skenderaj
Ndihet i tradhtuar nga partia që i shërbeu 20 vite
Hënë, 07 Dhjetor 2009 20:19
Artan Paçarizi
Malishevë, 6 dhjetor
Ish-këshilltari komunal nga radhët e LDK-së, në Asamblenë komunale të Malishevës dhe zëdhënësi i degës së LDK-së në Malishevë, Hamdi Mazreku, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në LDK, si dhe i të qenit anëtar i LDK-së. Këtë vendim Mazreku e ka ndërmarrë, pasi, sipas tij, ndihet i tradhtuar nga kreu i LDK-së në Malishevë, pasi të ai ekziston dyshimi për marrëveshje perfide për të ikur emri i tij dhe të mos votohet për t'u futur në Asamblenë komunale, edhe pse ishte anëtar i Asamblesë në tri legjislatura radhazi.
Hamdi Mazreku ka qenë anëtar i LDK-së që nga marsi i vitit 1990, pasluftës ishte deputet në KK të Malishevës në tri legjislatura, anëtar i KPF-së, zëdhënës i grupit të LDK-së në KK, zëdhënës i degës së LDK-së dhe gjatë fushatës ishte edhe zëdhënës i shtabit zgjedhor. Po ashtu, ishte deputet i notuar nga KDI-ja, numër dy në Asamblenë komunale dhe numër tre nga 165 asamblistët në tërë regjionin, pastaj numër një për dhënie të propozimeve, si dhe ishte anëtar në shumë komisione komunale, duke dhënë kështu një kontribut të madh. "Nga sot, përmes një deklarate, jap dorëheqje nga të gjitha postet në LDK, duke përfshi edhe të qenit anëtar i thjesht i LDK-së. Lista prej tre kandidatëve nga LDK-ja për qytezën ishte e tepërt. Emri im nuk u votua nga asnjë anëtar i kryesisë së degës, duke përfshi edhe vetë kryetarin, Januz Kastrati. U votua për lokalizma, e jo për vlera, u bënë marrëveshje të fshehta në shumë nëndegë, ku u shpërblyen fshatrat, Turjakë, Carrallukë, Guncat e të tjera. Qyteza edhe pse votoi për vlera, mbeti pa asnjë ulëse në Asamblenë komunale", - ka sqaruar Mazreku disa nga arsyet që e kanë shty të largohet përfundimisht nga LDK-ja.
Qyteza me asnjë këshilltar, Turjaka me dy
Kjo llogaritet si njëra ndër goditjet më të mëdha për LDK-në në Malishevë, pasi nga vetë LDK-ja, Mazreku ishte cilësuar si motor i degës dhe njëherit, si këshilltari komunal më i zëshmi në Asamble, dhe si këshilltari që ka dhënë më së shumti propozime. Lidhur me këtë dorëheqje, kreu i LDK-së, Januz Kastrati, nuk është deklaruar.
"Jo nuk kam koment. Analizën e kemi lënë pas 13 dhjetorit, për të gjitha rrjedhat gjatë kësaj kohe", - ka thënë Kastrati.
Në Asamblenë komunale të Malishevës, fshati i kreut të LDK-së, Januz Kastratit, Turjaka, do të përfaqësohet nga dy këshilltarë edhe pse është njëri ndër fshatrat më të vogla të Malishevës, ndërsa qyteti i Malishevës nuk do ta ketë asnjë këshilltar nga LDK-ja në Asamblenë komunale.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
LDK-ja eshte duke shkuar ne humener me aderimin e saj ne AAK ke te gjithe jemi deshmitare edhe tani ku u deshmua me dt.13 dhjetor 2009 ne prizeren,rahavec,kline etj ,,simpatizantet e ldk,nuk e duan aak..kote e ka lutfi haziri ,dhe tani per tani shkatrrusi me i madhe i ldekes eshte lutfi haziri dhe fatmire rexhepi em ekrem kryziun ,u deshmua
LDK-ja si livadh i priftit
Shkruan Teki Dervishi
Si “livadh i priftit”, ose më mirë do të apozicionohej të them “si livadh i AAK-së”! Zgjedhjet lokale bënë që haptas të shihet se si AAK-ja “e përdor” LDK-në për “konsum të përditshëm” propagandistik, duke e kualifikuar kështu atë si parti ”naive” të fraksionuar deri në pikë të fundit. Në realitet ajo i “përdor” kundër LDK-së aparatçikët e pakënaqur të kësaj partie. Deklaron se në çdo variant të pritshëm zgjedhor do të bëjë koalicion me LDK-në, të cilën e afirmon si parti konfliktesh të brendshme. E anatemon duke “konstatuar” pakënaqësinë ndaj LDK-së që ka vetë anëtarësia e saj.
Ku shihet kështu qëndrimi aspak parimor politikisht i AAK-së? Shihet në faktin se duke përhapur fjalë kuluareve politike se shumë anëtarë të LDK-së do të kalojnë në AAK, njëkohësisht kështu përpiqet që “ta zgjerojë” koalicionin me LDK-në e disidentëve karrieristë, që duke u kërcënuar se do të largohen nga partia, në realitet nxjerrin biletën për t’u rifaktorizuar në partinë mëmë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt