
Postuar më parë nga
Saladin
Prishtina vazhdon të llogatitet bastion i LDK-së, parti e Presidentit aktual Fatmir Sejdiu dhe e liderit historik të shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova
.
Lubjanë, Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë, institucioneve të Kosovës u është besuar organizimi i zgjedhjeve, prandaj këto zgjedhje kanë specifikën e vet si kurrnjëherë më parë deri më tash, sepse sytë e tërë komunitetit ndërkombëtar janë drejtuar nga Kosova. Kështu thuhet në një analizë të Institutit për Studime të Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit nga Lubjana. Pasi konstatohet se interesi i qytetarëve të Kosovës për të dalë në zgjedhje është në rënie, në këtë analizë theksohet se arsyet janë të shumta, nga shtyrja e vazhdueshme e statusit të pavarërisë, qëndrimi paternalist i UNMIK-ut ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, deri te puna e pamjaftueshme e qeverisë aktuale me të cilën nuk janë të kënaqur as shqiptarët as pjestërë minoriteteve. Qeveria e Kosovës nuk ka luftuar në mënyrë adekuate krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk është përmirësuar standardi jetësor, ndërsa shumica e mediave është nën kontrollin e qeverisë dhe partive politike, të drejtat themelore të njeriut janë në nivel të ulët veçanërisht kur bëhet fjalë për pjesëtarët e minoriteteve. "Njohja e ngadalshme e shtetësisë së Kosovës dhe veprimi joadekuat i qeverisë së Kosovës në drejtim të vazhdimit të procesit të njohjes ndërkombëtare ka krijuar një apati politike te trupi zgjedhor", nënvizohet në këtë analizë të institutit nga Lubjana. Në këtë analizë gjithashtu vihet në pah se lufta kryesore do të zhvillohet për kryeqytetin, Prishtinë, ku jetojnë një e katërta e qytetarëve të Kosovës. Prishtina llogatitet bastion i LDK-së, parti e Presidentit aktual Fatmir Sejdiu dhe e liderit historik të shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova. Ndërkaq për PDK-në thuhet se ka pasur mjaft probleme rreth nominimit të kandidatit për prefekt të Prishtinës, i cili do të përballej me prefektin e suksesshëm të nga radhët e LDK-së Isa Mustafa. Gjithashtu në këtë analizë përkujtohet se PDK është e interesuar për kreun e Prishtinës pas dy disfatave të njëpasnjëshme në zgjedhjet e kaluara lokale. Mundësitë e kandidatit aktual të PDK-së Astrit Saliu që të përballet me Isa Mustafën e LDK-së janë shumë të limituara, thuhet në këtë analizë dhe theksohet ai është i papërvojë dhe pa rezultate të veçanta në punën e tij të gjertanishme. Për kandidatët e tjerë thuhet se janë të panjohur për publikun e Prishtinës dhe të papërvjë për të udhëhequr me kryeqytetin. Instituti për Studime të Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit nga Lubjana pret që LDK të bëjë një kthim të fuqishëm në komunat, qytetarët e të cilave tradiconalisht kanë mbështetur LDK-në, por që ajo i kishte humbur në zgjedhjet e 2007. Në Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, pritet që në krye të këtyre qyteteve të vijnë kandidatët e LDK-së. Ndërkaq ndryshime më të vogla priten në zonat të cilat tradicionalisht mbështesin PDK-në në Drenisë, kurse AAK në Dukagjin. Por konstatohet se dalja e votuesve të zgjedhje do të ketë ndikim të madh në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve por edhe në konsolodimin e demokracisë në Kosovë. Në pjesën e fundit të kësaj analize theksohet pakënaqësia dhe frustrimi i qartë i qytetarëve me udhëheqjen e shtetit nga ana e PDK-së. "Në nivelin lokal PDK përballet me skandalet për korrupsion ku dy prefektë të saj (Skënderaj dhe Kaçanik) ishin arrestuar për për shkak të aktiviteteve korruptive. Si pasojë e kësaj BE vendosi që të 'ngrijë' mjetet e BE për Skënderaj, ndërsa nuk merren masa serioze për eleminimin e korrupsionit", theksohet në këtë analizë. Gjithashtu thuhet se "PDK çdo ditë humb mbështetjen në nivel shteterëor. "Me gjasë për shkak të elementeve korruptive disa konzorciume të huaja për ndërtimin e termocetralit më të madh 'Kosova e re' kanë tërhequr ofertën. Pritej që ÇEZ-i çek tëë marrë projektin, por në të njëjtën kohë përfaqësuesi i ÇEZ-it në Kosovë është Bajram Rexhepi, prefektt aktual i Mitrovicës njeherësh edhe nënkryetar i PDK-së". Sipas analizës, edhe zyrtarët e tjerë të PDK-së janë akuzuar për pastrim parash.
Krijoni Kontakt