
Postuar më parë nga
Brari
Përplasja me armë e ndërtuesve
05/08/2012
top qanall..
Facebook
Prokuroria e Vlorës i kërkoi të dielën gjykatës së këtij vendi sigurimin e arrestit me burg të katër personave, të cilët natën e së enjtes u përfshinë në një sulm me armë në këtë qytet duke plagosur katër persona.
Edmond Berisha, Gentian dhe Artan Kola si dhe Ardian Rexhepi akuzohen për plagosje dhe kundërshtim të forcave të policisë pasi pas ngjarjes ata u u larguan me makina duke përplasur dhe makinat e policisë në dy postblloqe.
Në grupin e të akuzuarve, natën e ngjarjes, ishte edhe ndërtuesi Alban Xhillari, por pas ndalimit nga policia Prokuroria e ka lënë të lirë Xhillarin pasi, sipas saj, nuk ishte i përfshirë në ngjarje.
Ngjarja ndodhi natën e së enjtes, kur mosmarrëveshjet për pronësinë e një trualli mes dy sipërmarrësve në vend, ndërtuesit Alban Xhillari dhe Krenar Cena, degjeneruan në përleshje me armë. Sipas policisë, Alban Xhillari, 47 vjeç, në bashkëpunim me Edmond Berishën, Gentian dhe Artan Kolën, Ardian Rexhepin dhe Panajot Zokon kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Krenar Cenës, Qemal Dedjës, Hiqmet Cobajt dhe Përparim Mollës.
Pas ngjarjes, katër personat ishin larguar me dy makina në drejtim të Fierit. Njëra prej tyre u kap në autostradën Levan-Tepelenë dhe tjetra në hyrje të Tepelenës pasi kishin përplasur më parë dy makina të policisë në postoblloqet që ishin ngritur për kapjen e tyre.
Të katër të arrestuarit janë dërguar të dielën për masë sigurie në gjykatë, ndërsa për ndërtuesin Xhillari nuk ka patur asnjë kërkesë nga Prokuroria.
--
e shëkon mo jani se si boset e ndertim--fidel-xhillar-shkrelo-edvinit..nuku i prek prokuroria..
kurse kresho spiuni leshkuqozi bente demonstrate dje ne vlore kunder betonizimit qe kinse ben berisha ne bregdetin vlonjat.. edhe se mir e di leshkuqi i ruc dokles.. se betonimet i ben mafia ed ruce gjiko dako m.ute..
ja pse leftoni ju ta rrezoni berishen..
te beni eldorado per mafien tuaj..
po nuku do ju lem gjat..
o ta heqim ina ku.rvinen.. e do vem nje prokuror qe do ju giciloje pak ju mafiozve..
Krijoni Kontakt