Kush mund te me shpjegoje nje te ashtuquajtur "gatitushmeri" te Shqipetareve per te akuzuar te ardhurin e pare. Shqipetaret jane nje nga te vetmit popuj psikologjikisht aborigjene qe kujtojne akoma se cdo njeri apo institucion i do te keqen! Fakti eshte se nuk jane me ne gjendje te besojne kedoqofte. Edhe elementi me i vogel jo i pershtashem me vlerat e tyre i kthen ne paranojake duke i ēuar deri tek theniet me absurde per elementin ne fjale, qofte ky i fushes politike, marredhenieve internacionale, emigracioni apo ku di une se cfare tjeter... Sikur te thuash rreziku i mban ne shenje ngado qe vene e cfaredo qe bejne; sikur e gjithe bota nuk ka gje tjeter ne mendje perveē asgjesimit te "races shqipetare". Cuditeria eshte se sa me i vogel te jete fakti aq me shume shtohet madhesia dhe karakteri perspikas i stratagjemes kunder tyre, njekohesisht me pallavrimin kunder armikut dhe urgjences per te marre masa.
Me siguri qe kjo eshte nje trashgimeri i regjimit te shokut Enver, sikurse karakteri pak a shume klanik i organizimit te shoqerise shqipetare por ne kete menyre do jemi gjithmone te pafuqishem dhe duke mos krijuar aleanca me askend ( nuk e di pse, por kam pershtypjen se ndonjerit do i veje mendja tek greku!) nuk do mundim kurre te kemi nje zhvillim te mbarevajtur, kulturel apo ekonomik.
Nje gje tjeter per tu vene ne dukje eshte fakti se Shqiptaret jane te vetmit mendjelehte qe besojne akoma ne nje fare sinqeriteti midis popujve te ndryshem, ashtusikurse besojne se jane te vetmit ne gjendje te mosrespektimit te ketij sinqeriteti.
Po c'kujtoni ju se popujt e tjere jane vlla e motra midis tyre dhe se solidariteti qe i bashkon ska asnje difekt?! Te gjithe popujt jane hipokrite me njeri tjetrin dhe mundohen tja hedhin njeri tjetrit mbrapa kraheve. Ama qe te gjithe perdorin nje mjet mese efikas qe eshte diplomacia, pra "arti qe te ben te luash lojen e tjetrit duke e ditur se ai kerkon te ta hedhe, ashtusi dhe ti po kerkon tja hedhesh". Shqipetaret jane te vetmit qe nuk e kane kuptuar kete gje akoma - dhe shembuj ka sa te duash.
E gjitha kjo o miq per te thene se Shqipetaret nuk jane hic
diplomate .
Dhe pas kesaj pseudo-autoshpalljeje "armik i popullit", kritikat dhe opinionet jane te mirepritura.
Krijoni Kontakt