Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni dakort me kete opsion, hapjen e disa kutive pas zgjedhjeve te 2011-tes?

Votues
6. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    1 16.67%
  • Jo

    5 83.33%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Kutitë, një formulë për zgjedhjen e krizës

    Krizat politike kanë një teknikë: kur ato zhvillohen përtej një mase të caktuar dhe si pjesë e domosdoshme e zgjidhjes së tyre është përfshirja në një masë të caktuar, por përfshirja e kërkesave të palëve në të. Ashtu si një tumor, që kur i kalon përmasat kërkon me patjetër një operacion. Edhe pse kemi të bëjmë me një bojkot të paarsyeshëm, bojkotimi i plotë nga ana e opozitës e Parlamentit duket se e ka vënë në disfunksionim jetën parlamentare në Shqipëri dhe një seri reformash që lidhen me liberalizimin e vizave apo me avancimin drejt BE-së janë praktikisht të bllokuara.

    Nga ana tjetër opozita ka vënë si kusht për të ndërprerë bojkotin një gjë dhe vetëm një gjë: hapjen dhe rinumërimin e kutive të 28 qershorit, kërkesë e cila nga pikëpamja e së tërës është vështirësisht e rrëzueshme: tani që procesi i zgjedhjeve ka përfunduar juridikisht, humbësit dhe fituesit e zgjedhjeve dihen, nuk ka pse që në funksion të reformës së ardhshme elektorale kutitë të hapen për të parë një herë e mirë se çfarë realisht brenda kutive në një palë zgjedhje shqiptare, cilat janë gabimet njerëzore apo ato të qëllimshme mes “letrave” jashtë dhe brenda kutive. Të gjithë shpirtrat do të qetësohen dhe ç’është më e rëndësishme një gjë mbetet tani e tutje: instalohet standardi i kutive të hapura dhe komisionerët e secilës palë do të mendohen mirë nesër kur të bëjnë një pazarllëk a papërgjegjshmëri. Shkurt, kriza e bojkotit të Parlamentit për çështjen e kutive kërkon një zgjidhje, e cila mund të integronte dy nga pretendimet kryesore të palëve.

    Ndërsa opozita është me të drejtën e saj të bëjë çdo kërkesë që do, dhe në kuadrin e kësaj të kërkojë dhe hapjen e kutive, gjithaq qeveria është në të drejtën e saj ta konsiderojë çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit një çështje të mbyllur një herë e mirë, legjitimiteti i kësaj qeverie dhe kësaj shumice që qeveris vendin, po ashtu nuk mund të vihet në diskutim. Shumica e votave të popullit shqiptar gjendet e përfaqësuar në qeveri dhe si një qeveri e ligjshme, dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, që sipas raportit të OSBE-ODIHR-it “përmbushën shumicën e angazhimeve për standardet”. I gjithë procesi juridik i zgjedhjeve, nga Kodi Elektoral e deri te vendimit e Kolegjit Elektoral, quhen të mbyllura. Demokracia operon brenda rregullave të lojës të shkruara nga të dyja duart, nga qeveria dhe opozita. Të gjithë ndryshimet dhe përmirësimet për të ardhmen janë të mirëpritura sërish me pjesëmarrjen e palëve. Ndryshe nuk ka qeverisje, nuk ka vendimmarrje, nuk ka shtet dhe reforma. Kjo do të thotë që një marrëveshje potenciale për hapjen e kutive nuk duhet dhe nuk mund të ketë asnjë pasojë juridike mbi mandatin e sotëm të parlamentit në tërësi dhe në mandate të caktuara rast pas rasti.

    Në përfundim të kësaj logjike del evidente që çdo marrëveshje politike për krizën e kutive do të thotë: Së pari, hapje të kutive si një proces politik në kuadrin e punës së Komisionit të ardhshëm të Reformës Elektorale. Së dyti; kjo do të thotë se nuk mund të ketë hapje veçse të pjesshme të kutive, në kuadrin e reformës elektorale, ku kutitë që do të hapen përcaktohen nga një short i ndershëm dhe ku fenomeni i asaj se çka brenda kutive hetohet përmes rastësisë dhe në këtë mënyrë kemi një pamje të plotë të fenomenit sikur kutitë të hapeshin të gjitha. Së treti, ky proces, kohën më të mirë për t’u kryer e ka pas zgjedhjeve lokale të 2011, kur dhe është dhe koha më e përshtatshme për Reformën e re Elektorale, për të cilën të gjitha palët janë të gatshme.

    Çdo ekzagjerim dhe politikë ultimative në demokraci kthehet kundër atij që e vepron. Bojkoti, ndërsa është e drejtë demokratike diskreditohet kur është shproporcional. Ashtu sikurse qeveria nuk mund të quajë një kërkesë për hapjen e kutive si “ogurzezë” apo një “aventurë” dhe të tjera si këto. Palët politike, pas afër katër muaj beteje për kutitë janë në një udhëkryq, ku e drejta do të ikë nga njëra palë dhe do të shkojë me tjetrën. Kjo një fazë interesante e krizës, faza kur ajo kërkon një zgjidhje.

    Henri Çili (Panorama)

  2. #-8
    Habitem se si vazhdohet ende ti mbahet iso nje melodie anarshiste, si kjo e ashtuquatura "hapje e kutive"!

    Ne cdo qender votimi, ka nje komision qe mbikqyr, numeron, ka vezhgues qe mbikqyrinprocesin, ka ligj qe percakton te gjithe proceduren.

    Nese anetaret e quajne procesin te rregullt, firmosin proces-verbalet, nuk paraqiten ankesa, atehere per cfare duhet te hapen kutite?

    Vetem se ashtu i teket nje anarshisti, qe me kete loje vecse perpiqet te mbuloje humbjen, deshtimin dhe mosdhenjen e doreheqjes.

    Kriza nuk zgjidhet me mjete antiligjore, por me vullnet te mire per te pranuar rezultatin, me vullnet te mire per te pranuar humbjen dhe deshtimin e marrezirave politike.

    Kriza zgjidhet kur humbesi zbaton rregullat e lojes!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •