Kur lexoj libra i urrej Shqiptarėt
Shqiptarėt nuk besojnė nė mrekullitė hyjnore,
as nė forcėn e diapazonit tė dijes.
Tani qė dielli i shkriu perdet metalkuqe,
rrezet e tij shėllojnė trishtėm nė muret e lakuriqtė,
sepse nė vilat pėrrallore tė shqiptarėve,
mungon shkėmbi i bibliotekės.
Nė kohėt penė-groposėse,
poeti i ndėrgjegjshėm, ėshtė i destinuar
tė pijė bojė dhe pėrtypė shkronja.
Mendja e tij ėshtė jetimorja e dijes.
Librat e pluhurosur, vrundullojnė si milingona,
tė nguliten nė honin e tejngjeshur tė mendjes time.
Dua ti vjell njė pjesė,
por tė vjellėsh libra nė Shqipėri,
pėrbėn shkelje tė drejtave tė njeriut.
Oh, libra tė shkruar e pashkruar!
Si ju alivanosi kėshtu logjika njerėzore?
Tė rrėsėlliteni nė thesin e mendjes time,
botėn ta kundroni nėpėrmjet njė kallami Frapeje?
Cfatkeqėsi tė jesh njerku i librave!
Kur lexoj libra ju urrej,
o Shqiptarė tė dashur!
HOLLANDE
Rezart Palluqi
Krijoni Kontakt