Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Fqinjtë tanë i qytetëron vetëm po ta duash atdheun!

    Europë! Luftë je për atdheun tim në çdo kohë!

    Fqinjtë tanë s'i bën dot miq me verë të kuqe,
    as me oxhak të ngrohtë apo të puthura të sinqerta.
    Ata i kënaq vetëm po t'u dhurosh veshkat apo gishtin e unazës.
    Ja kështu i ankohem miqve të mij holandezë,
    teksa rufis kafenë përballë Gjykatës së Hagës!

    Por edhe kur ua ke dhuruar veshkën dhe gishtin e unazës,
    ata prapseprapë nuk kënaqen.
    Atëherë udhëheqësit tanë bujarë pranojnë prej tyre si dhuratë,
    kafazin e zvogëluar të shqiponjës në një valixhe me kyç të artë!

    Europë, oj ëndërr shekullore e vyer.
    Luftë je për atdheun tim në çdo kohë!
    Në kohë skizofrenike ëndërron t'ia shkulesh atij zemrën.
    Në kohë paqjeje mësyn t'ia grabitësh veshkat e gishtin e unazës.

    Por zemrën s'ke për tia grabitur dot, kaq ta bësh dhëmbin.
    Zemrën mëmëdheut tim, jo, jo s'ia shkul dot!
    Sepse në venat e tij gulçon gjaku yt, i sertë e i lashtë!
    Vampirët e mënçur s'ia pijnë kurrë gjakun njëri-tjetrit?!

    Fqinjtë tanë i qytetëron vetëm po ta duash atdheun.
    Vetëm kështu ua zhduk atyre instiktin kafshëror.
    Atëherë ata të respektojnë si një kafshë
    që e meriton egzistencën e denjë në xhunglën njerëzore...



    Rezart Palluqi
    Holandë, 10 tetor 2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 14-10-2009 më 21:46 Arsyeja: Faqet personale lejohen vetem ne profilin e antarit
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shume bukur Rezart:
    "Por zemren s'ke per tia grabitur dot,kaq ta besh dhembin"

    se cmu kethye tingellima e vargut qe sa e lexova me ze , dhe mbeta per nje cast aty, vertete dua te ndalem dhe te pushoj tek vargu i bindjes dhe vetbesimit dhe tek nje grime shprese qe rrin gjalle dhe jo tek vajtimi.
    Ta ruajm zemren shqiptare me xhelozi me gjithe fisnikerine e lashte thelle ne cdo qelize qe ka, dhe te behemi "kafshe moderne" qe te pranohemi ne xhunglen njerezore....
    bukur Rezart....pergezime dhe pershendetje !!


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Shume bukur Rezart:
    "Por zemren s'ke per tia grabitur dot,kaq ta besh dhembin"

    se cmu kethye tingellima e vargut qe sa e lexova me ze , dhe mbeta per nje cast aty, vertete dua te ndalem dhe te pushoj tek vargu i bindjes dhe vetbesimit dhe tek nje grime shprese qe rrin gjalle dhe jo tek vajtimi.
    Ta ruajm zemren shqiptare me xhelozi me gjithe fisnikerine e lashte thelle ne cdo qelize qe ka, dhe te behemi "kafshe moderne" qe te pranohemi ne xhunglen njerezore....
    bukur Rezart....pergezime dhe pershendetje !!


    me nderime,
    bili99

    falemenderit per vleresimin, patjeter qe s'duhet vetem te vajtojme?!

    ne s'jemi palestineze, pa toke, flamur, i kemi qe te dyja,

    duhet t'i japim krahe shpreses kombetare, dhe kete mund ta realizojme duke qeshur dhe qare njekohesisht, dhe jo vetem duke vajtuar si nje kukuvaje mesjetare,

    lotet e pashprese do te na i fshijne me dashuri fqinjte agresore,

    dhe kete s'duhet ta lejojme, poeti dhe artistet duhet ta bejne kete,

    paç nje fundjave te qete,

    rezart
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •