me rastin e 16 tetorit, ditelindjes se shoku Enver, pershendes te gjithe enveristat e ketij forumi me poezine time shkruar enkas.











TĖ AKUZOJ!!!!!!!!

Tė gjitha veset qė djalli shpiku
I bėre pronė tė shpirtit tėnd
As ferri i Dantes qė shkoi dhe iku
Pėr Enver Hoxhėn s‘do kishte vėnd!

As vetė s‘e di se ē‘ Kod Penal
Kish pėr t‘a dhėnė dėnimin hak.
Ti pjellė katile nga kishe dalė?
Qė nuk u ngope njė herė me gjak!

Ti arrestove Lirinė e Kombit!
Prishe faltoret e Perėndisė!
Nuk e marr vesht nga ē‘anė e globit
I ré mallkim ti Shqipėrisė?!….

Ti qė ja morre nderin shqiptarit
Ti qė ia zhduke vlerat qė kish
Ti qė mban emrin e kryetradhtarit
Ti qė Sėrbia tė pat kulish......

Ti i pabesi midis ēakenjve
Ti frikacaku, mjeshtėr – mashtrus
Ti amorali midis shkėrdhenjve
Nė cilin rreth vallė tė tė fus?

Krimet e tua nuk numėrohen
Ti qė i vrave muzėn poetit(!)
Eshtrat e tua tokės i rėndohen
Ti diktatori i antishtetit!

Ti qė ia shterre trurin Diturisė!
Ti qė shfarose e s‘tu dridh dora!
Ti qė ia nxive jetėn Shqipėrisė
Kafka dhe eshtrat tė zėnēin morra!

Ti qė e vrave qetsinė e natės
Ti qė gjithė shokėt ēove nė varr
Ti kryedylberi i rrugėve tė Francės
Cila hienė tė polli vallė!?…

Ti na rrethove me tel gjėmba
Me lukuninė qė tė erdh‘ pas!
Ti qė shkaktove vargmal me dhėmba
Nė ēfarė gjirizi vallė tė pėrplas!

Persekutove nė pesdhjetė vite
Sa vrerė, sa helm nė zemrat tona
Ti dashurinė n‘mes njerzve fike!
Ti ishe zgjebja, ti ishe krroma!

Ndaj tė mallkuan gjithė nėnat tona
„Tė humbtė emri o Enver bisha!“
tė zuri nėma o Enver Hoxha!
Ti qė shkatrrove xhamģ dhe kisha!

Ti qė e vrave me thikė mbas shpine
Fishtėn, Konitcėn, vetė Historinė!
Ti serbo – sllavi me brumė prej Kine
Tė humbtė varri me gjithė Partinė!

Tė akuzojnė me mijra varre!
Tė akuzojnė Nėnat kėrcure!
Tė akuzojnė burrat qė vrave!
Tė akuzojnė mijra qivure!

Tė akuzojnė lotėt e fėmijėve!
Tė akuzon mjerimi tipik!
I pamėshirshėm nė ē’hithra mbive?
Klysh i Stalinit pleh bolshevik!

Tė akuzojnė bijt edhe bijat
Qė thyen prangat me 2 korrik!
Gjithė Shqipėrisė i dolėn thinjat
Kur nėnat klithnin: - Ik!! Vetėm ik!!

U nėpėrkėmbėm, u hoqėm zvarrė
Nč, nip-stėrnipat e Ilirisė!
U lemeris Evropa mbarė
Nga shtetbunkeri i Shqipėrisė!

Tė akuzoj nė emėr tė tė rėnėve
Qė rrokėn pushkėt e dolėn Malit!
Qė u zhgėnjyen nga Stani i Qenėve!
Dhe i falėn Jetėn veē Idealit!

Ēuditet Bota, dhe gjithė njerėzia
Si mbijetuan vallė shqipėtarėt??….
Por jo or jo! S’vdes shqiptarija
Ndonse katili, na humbi varrėt!

Pa do tė ngrihej njė ditė urrejtja
E do t’i mblidhte populli rrufetė!
Qė komunizmit t’i vinte vdekja
Nė skenė tė vihej ky Akti i Tretė!

Aktin e Parė tė Dymbėshjetės
Vetė e rrėnuam nč shqipėtarėt(!)
Aktin e dytė tė dyzetekatrės
E asgjėsuan tok, tradhėtarėt!

Por Akti i Tretė thirri nė skenė
Njė REGJISOR qė bėn epoka!
U ngrit njė popull, u kish bėr’ Benė!
Dhe u rrėshqiti nėn kėmbė toka!

Erdhi kjo ditė ndoshta me dhėmbje
Sot Shqipėria ndrron mish e lėkurė
U befasuan deri nė ēmėndje
Prap ėndėrrojnė pėr diktaturė(!!)

Por jo ore jo! Shkoj edhe vate
Koha e Turpit! Kohė e Partisė!
Vijmė tė hutuar si mbas njė Nate
T’i japim fund tė gjith’ Tragjedisė!

Le tė na rrahi era e dimrit
Le t’i kėrcasin brinjėt vatanit
Demokracinė KOHA e thirri
Nė udhė tė ZOTIT jo tė shejtanit!


Gusht 1989