Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    P-51 Maska e heimat
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Vendndodhja
    Wir schützen die Heimat
    Postime
    29
    ose mendo se u kry ekzistenca, qė gjithsesi ka ma shumė gjasa me kenė e vėrtet.
    n'gadi

  2. #22
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    E di si, ndoshta do te te duket so loje, por provoje keshtu :


    Qdo here, zakonisht kur te biesh per te vjetur dhe kur te zgjohesh nga gjumi, thuaj vetes : "Do te jem i lumtur, sepse dua te jem i lumtur", dhe " Do te jem i gezuar, sepse dua te jem i gezuar", keshtu beje sa here qe te te bjen nder mend, por zakonisht mos harro ne ato dy kohe, kur te zgjohesh dhe kur te biesh ne gjume !!

    Shpresoj qe ta kalosh shpejte kete stres !!

    Gjithe te mirat !!
    Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!

  3. #23
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Fillimisht do ju lutesha anetareve te jene me serioz ne pergjigjet qe japin ne kete nenforum. Eshte nje nenforum delikat dhe specifik e te gjithe ata individe qe marrin guximin te shkruajne ketu e bejne sepse patjeter qe kane nje problem, shqetesim, kerkojne nje keshille, nje mendim apo shkruajne edhe per tu ndjere me mire duke rrefyer problemin e tyre, pra, nuk e bejne per te kaluar kohen apo per tu defryer.
    Ne kete pjese te forumit nuk eshte e domosdoshme te shkruani patjeter diēka, nese qellimi eshte te talleni.

    Vazhdojme me temen. Se pari te pershendes doublex per iniciativen qe moret per te na treguar rastin tuaj. Mjaft te rinje ne moshen tuaj shfaqin shqetesime te ketij lloji dhe veēanerisht mosha e pare adulte qe perkon me moshen 20 vjeēare, por duhet thene se keto shqetesime perfshijne edhe moshat e tjera.



    Nga sa keni shkruajtur ketu kam krijuar nje ide te qarte rreth problemit qe keni. Per ta bere me te thjeshte, me poshte kam risjell te gjitha postimet e tua dhe kam nenvizuar me te zeze te gjitha ato pjese te shkrimit te cilat kane me teper interes dhe kerkojne me shume vemendje dhe me te kuqe disa fjale qe mund te na tregojne ndoshta, ndezjen e ketyre frikerave.

    Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
    Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrehje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
    Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike
    .Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.
    Une jam 20 vjec por ai mendim me ka ndjekur gjithmone gjate jetes ne ambiente mbytese apo kur nuk kishe energji elektrike,por kisha kohe qe nuk e mendoja se sa here i futesha atij mendimi kisha frike se mund te me linte ndonje pasoje ne sistemin nervor dhe sot ne moshen 20 vjec ma dha me nje takikardi me duket se quhet(rrahje shume e shpejt e zemres)por per kardiologun nuk ka probleme.Por qe ate dite cdo dite mbaj mendjen here te pulsi e here tek dhimbja e kokes.Kerkoj mendimin e nje qe mund te kete kaluar stres te nje shkalle qe po e kaloj une dhe te me tregoj se si e ka kaluar?
    jo nuk kam pare njerez te vdekur bile para se te semuresha shihja filma horror pa problem,shihja duke vrare kafshe pa problem por problemi eshte se nuk mund ta konceptoj boten pa mua dhe me duket se une jam qendra e gjithckaje dhe kur te vdes une ????????????????kjo pikpyetje me ka semure.Dhe tani jam fiksuar pas cdo dhimbje qe ndjeje,trembem shpejt(gje qe nuk ndodhte me pare).Faleminderit per keshillat se po ndihmon ta kaloj pak.
    Duke qene se ju keni permendur se keni bere disa vizita tek specialistet (psikiatri, nurologu, psikologu) per shqetesimet qe keni pasur dhe vazhdoni ti keni atehere une do te jap nje liste me disa simptoma dhe ju do me thoni nese i keni ato ose jo, gjithmone ne momentin kur keni ankth, apo gjate situatave kur ndjeni frike. Pra e gjeni veten aty apo jo.

    Veshtiresi ne frymemarrje
    Gjendje te ftohti ose te nxehti
    Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre
    Mpirje ose mornica
    Ndjenje mbytjeje
    Ndjenja jo te verteta te pergjithshme
    Djersitje
    Marrje mendsh, te fiket
    Dridhje
    Frike nga vdekja
    Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike
    Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos ēmendesh
    Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie

    I permenda te gjitha keto simptoma per te pasur nje ide edhe me te qarte rreth shqetesimit tuaj edhe pse disa prej tyre ju i keni permendur ne postimet e mesiperme.

    Me duhet te them se kjo forme nuk eshte menyra e duhur per te diagnostikuar nje rast si tuajin megjithate duke qene se ju tashme keni kontaktuar nje psikolog dhe jeni konsultuar me te mund te them mendimin tim per rastin tuaj.

    Kemi te bejme me nje rast te paster ērregullimi te ankthit. Me konkretisht me nje ērregullim paniku shoqeruar me agorafobi.


    Me ben te mendoj se kemi te bejme me nje rast ērregullimi paniku sepse, kemi nje ose me shume atake paniku te papritura periodike si dhe karakteristike eshte shqetesimi i vazhdueshem mbi perjetimin e atakeve te tjera, shqetesim mbi pasojat e atakeve, rrahje te shpejta te zemres, frike nga vdekja, humbja e kotrollit, etj. Duke qene se nga vleresimi mjekesor qe ju eshte bere keni dale te shendetshem atehere problemi juaj eshte vetem psikik.

    Shfaqja e ankthit ne situata te caktuara ne te cilat ikja eshte e veshtire/siklteshme/e pamundur ose ne te cilat ndihma mund te mos jete e mundshme gjate perjetimit te atakeve te panikut te papritur ose te ndikuara nga situata me bejne te mendoj se ērregullimi i panikut nuk eshte i vetem por i shoqeruar me agorafobi.
    Frikerat agorafobike tipike perfshijne: te qenit vetem larg shtepise, te qenit vetem ne nje vend te erret, te qenit ne nje turme ose radhe, te qendruarit ne nje ure apo te udhetuarit me autobus, tren ose makine, etj.


    Nese vendosni te trajtoheni nga nje psikolog kjo do te behet nepermjet psikoterapise se njohjes dhe te sjelljes. Kjo lloj terapie eshte nder me rezultativet dhe efikaset per kete lloj ērregullimi. Me shume mundesi si fillim ju do te plotesoni ose pergjigjeni pyetjeve ne forme pyetsori apo interviste. Shume rendesi kane detyrat e shtepise qe do t'ju rekomandoj terapisti.

    Vetemonitorimi eshte i domosdoshem ne kete rast. Kjo do t'ju ndihmoj qe ju te shikoni problemin tuaj me vetedijshmeri dhe ne menyre me objektive. Vetemonitorimi nuk eshte gje tjeter veēse mbajtja shenim e te gjitha episodeve shqetesuese qe mund te keni gjate dites, kohezgjatja, shpeshtesia e tyre, niveli i frikes nga 0 deri ne 8. Ju gjate ēdo episodi frike apo ankthi duhet te mbani shenim duke e shoqeruar nivelin tuaj te frikes me nje numer nga 0 tek 8-ta. Duhet gjtihashtu te regjistroni te gjtiha simptomat qe identifikoni ne momentin e shfaqjes se ketyre atakeve edhe gjate ndonje episodi ankthi apo frike.

    Nje tjeter metode efikase eshte ritrajtimi i frymemarrjes e shoqeruar edhe me relaksim muskular. Ndryshimet respiratore provokojne frike, ankth. Ne kete menyre mbajtja e frymes (sa te jete e mundur) e shoqeruar me pas me nje ē'tendosje te muskujve do ishte e dobishme.

    Ekzistojne nje sere teknikash dhe trajtimesh te tjera por fillimisht do te desha te reja (nese ka) nga doublex. Nese kontaktuat me ndonje psikolog, ndonje keshille qe moret prej tij, ndonje ushtrim, detyre, etj.
    Mos harro edhe diēka. Do te keshilloja te blinit librin Psikoterapi (autor: Prof.Dr. Ylli Pango). Eshte mire ndonjehere te lexosh dhe te kuptosh vete rreth shqetesimit tend. Ne kete menyre i kupton me mire dhe mund ti perballosh me mire situatat ankthndjellese apo frikerat. Ne kete liber filloje leximin ne faqen nr. 100.

    Gjithe te mirat
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e doublex
    Anėtarėsuar
    29-04-2009
    Postime
    20
    J@mes faleminderit per ndihmen qe po me jep.
    Simptomat qe kam kaluar ne momente ankthi jane te ndryshme ne momente te ndryshme pshrahjet e shpeshta te zemres,dridhje(por qe me nje frymarrje te forte edhe mund ti ndaloja),djerse te ftohta,dhimbje koke(dy nete i kam pasur te forta tani vetem pak por te vazhdueshme),Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos ēmendem,dhimbje kraharori dhe gjendje jo rehatie,dhimbje barku ose stomaku(kjo me teper) dhe ndoshta edhe ndonje tjeter.

    Ne viziten e pare mjeksore bera kontroll te kardiologu dhe neorulogu (ose psikiater )dhe ato thane e ke nga stresi se zemra doli mire dhe aq ,un nuk kisha as nje shpjegim se si ta kaloja me dhane nje qetesues te lehte i cili nuk jepte efekt fare dhe pothuaj per cdo nate kisha pagjumesi ,dridhje,disa here kam shkuar edhe ne urgjence me rrahje te shpeshta zemre.Keshtu per kater jave.Pas kater javesh u vizitova tek nje mjek jo i profilit por qe ishte i aferm i imi dhe ai me dha si ilaq librium i cili as ai nuk jepte efekt ne momente ankthi.Para nje jave u vizitova tek nje psikiatre e spitalit nene tereza e cila me dha siu ilaqe xanax(alprazolam),Frimaind(citalopram) dhe vaj peshku.Keto me jepni efekt ne momente ankthi.
    Une jam student ne Tirane dhe qe kur kam filluar shkollen kam filluar ta kaloj nga pak,por dje isha shume keq dhe shkova te psikologu i qytetit studenti i cili me dha nje pershkrim te detajuar.Me tha se lemsh mendimesh qe krijon ne mendje,truri kalon ne pasiguri=ankth,ankthi rrit frymarrjen e pavetedijshme (edhe pse te duket se te zihet fryma) ,rritja e frymemarrjes ben gjakun bazik dhe si rrjedhoje gjithe problemet e tjera.Si kunder peshe me tha te mbaj frymemarrjen ne momente ankthi.
    Dhe ky eshte i vetmi pas te gjithve qe me beri nje shpjegim qe me qetesoj dhe me tyha se nuk vdes.Por un tani kam nje frike qe nuk e kam pasur,kam frike gjakun ne tru kjo ngaqe nje femije me temperature ka vdekur nga kjo gje,dhe sa here kam dhimbje koke kam frike nga kjo megjithese psikologu dje me tha se ty nuk te ndodh se je i ri.
    Dhe se trembem nga dicka kontrolloj pulsin se mos pushoj zemra dhe koken.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ti qenke vesves,largoje at shprehi te keqqe more cuni ncncnc.

  6. #26
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
    Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrehje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
    Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike.Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.
    Sic thane edhe me siper, keto jane atake paniku. Pastaj stresi ben te veten. Nje fjale goje eshte te thuash duhet te rrish i/e qete, por duhet sadopak me u sforzuar te rrish i/e qete.
    Do te keshilloja te shkosh ke psikologu ne ke mundesi. Diku kam lexuar qe eshte si nje periudhe frike.

    Ne rastin me te madh te personave qe kane atake paniku thone se i duket sikur do te vdesin ne ate moment, qe po cmenden.
    Ataku i panikut ndahet ne shume forma te ansia dhe nga itensiteti i zgjatjes.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
    Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrehje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
    Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike.Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.
    Nji rast ka ndodhe tek ne,vetum te kisha kshillu shko te nej fetare qe shkrune nuske(hajmali)kjo mundet me kon njifar vesves asgje tjeter.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Thuaj vehtes : Nuk do vdes kurre.....................ndoshta te ndihmon

  9. #29
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    J@mes faleminderit per ndihmen qe po me jep.
    Simptomat qe kam kaluar ne momente ankthi jane te ndryshme ne momente te ndryshme pshrahjet e shpeshta te zemres,dridhje(por qe me nje frymarrje te forte edhe mund ti ndaloja),djerse te ftohta,dhimbje koke(dy nete i kam pasur te forta tani vetem pak por te vazhdueshme),Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos ēmendem,dhimbje kraharori dhe gjendje jo rehatie,dhimbje barku ose stomaku(kjo me teper) dhe ndoshta edhe ndonje tjeter.

    Ne viziten e pare mjeksore bera kontroll te kardiologu dhe neorulogu (ose psikiater )dhe ato thane e ke nga stresi se zemra doli mire dhe aq ,un nuk kisha as nje shpjegim se si ta kaloja me dhane nje qetesues te lehte i cili nuk jepte efekt fare dhe pothuaj per cdo nate kisha pagjumesi ,dridhje,disa here kam shkuar edhe ne urgjence me rrahje te shpeshta zemre.Keshtu per kater jave.Pas kater javesh u vizitova tek nje mjek jo i profilit por qe ishte i aferm i imi dhe ai me dha si ilaq librium i cili as ai nuk jepte efekt ne momente ankthi.Para nje jave u vizitova tek nje psikiatre e spitalit nene tereza e cila me dha siu ilaqe xanax(alprazolam),Frimaind(citalopram) dhe vaj peshku.Keto me jepni efekt ne momente ankthi.
    Une jam student ne Tirane dhe qe kur kam filluar shkollen kam filluar ta kaloj nga pak,por dje isha shume keq dhe shkova te psikologu i qytetit studenti i cili me dha nje pershkrim te detajuar.Me tha se lemsh mendimesh qe krijon ne mendje,truri kalon ne pasiguri=ankth,ankthi rrit frymarrjen e pavetedijshme (edhe pse te duket se te zihet fryma) ,rritja e frymemarrjes ben gjakun bazik dhe si rrjedhoje gjithe problemet e tjera.Si kunder peshe me tha te mbaj frymemarrjen ne momente ankthi.
    Dhe ky eshte i vetmi pas te gjithve qe me beri nje shpjegim qe me qetesoj dhe me tyha se nuk vdes.Por un tani kam nje frike qe nuk e kam pasur,kam frike gjakun ne tru kjo ngaqe nje femije me temperature ka vdekur nga kjo gje,dhe sa here kam dhimbje koke kam frike nga kjo megjithese psikologu dje me tha se ty nuk te ndodh se je i ri.
    Dhe se trembem nga dicka kontrolloj pulsin se mos pushoj zemra dhe koken.
    Pershendetje doublex

    Ne kete pike rivertetoj ato qe shkruajta ne postimin e pare, se ju po kaloni shqetesime me ankthin te cilat te shoqeruara me te gjitha simptomat qe kemi permendur me siper kane shkaktuar apo kane ndezur ato nivele te panikut.

    Ankthi qe ju shfaqet nuk eshte gje tjeter veēse nje pergjigje ndaj rrezikut apo kercenimit. Si te thuash ne momentin qe juve perjetoni atake paniku e simptoma te tjera keto krijohen pikerisht sepse detyra/qellimi i pare i ankthit (diēka psikike) eshte te mbroje organizmin nga rreziqet. Kjo forme kryen fuknksionin e nje sistemi mbrojtes.
    Ne momentin qe perceptohet rrezik, truri i dergon mesazhe sistemit nervor autonom, i cili ka dy dege: SN simpatik dhe parasimpatik. Keto kontrollojne energjine trupore si dhe e pergatisin trupin per veprim/aksion. SN simpatik pergatit trupin duke leshuar energji per veprim ndersa SN parasimpatik eshte rregullator.
    Te perqendrohemi te SN simpatik. Eshte pikerisht ky sistem i cili ne momentin qe aktivizohet perfshin gjithēka ose asgje, qe do te thote se pergjigjen te gjitha pjeset, pra, kur ai aktivizohet shfaqen te gjitha simptomat ose asnje.

    Nga ky arsyetim dalim ne shpjegimin se pse gjate atakeve te panikut tek ty perfshihen nje mori simptomash dhe jo vetem nje.

    Ne momentin qe aktivizohet SN parasimpatik (i cili ka efekte te kunderta me ate simpatik) normalizon ankthin dhe restauron ndjenjat e qetesimit. Pra SN parasimpatik eshte nje mbrojtes i brendshem i cili nuk lejon qe ankthi te vazhdoj pergjithmone deri ne nivele demtuese.

    Duke qene se gjate aktivizimit te SN simpatik sekretohen disa kimikate nga gjendra adrenale ( adrenalina dhe noradrenalina) ne momentin qe ju qetesoheni mund te vazhdoni te ndjeheni i shqetesuar edhe per pak kohe. Kjo ndodh sepse kimikatet e lartepermenduara vazhdojne te qarkullojne ne sistemin tuaj dhe kjo eshte arsyeja pse duhet edhe pak kohe qe ju te normalizoheni plotesisht.

    Nga ana tjeter, eshte pikerisht SN simpatik ai qe rrit rrahjet e zemres dhe shton shpejtesine e qarkullimit te gjakut duke bere ne kete mundur furnizimin me oksigjen. I gjithe ky proēes pergatit organizmin ndaj pergjigjeve perballje-ikje e cila nga ana e saj aktivizon te gjithe metabolizmin trupor. Kjo eshte arsyeja e shfaqjes se te gjitha atyre simptomave qe kemi permendur.

    Problemi jone eshte qe nuk e pranojme dot te mos kemi pergjigje per gjithēka. Kjo gje ndodh edhe me ty. Pra ti mendon, nese asgje e jashtme nuk me ben te ndihem ne ankth, atehere ka diēka qe nuk shkon tek une.
    Ne kete moment truri shpik disa shpjegime/fiksime te tipit "jam duke vdekur ose po ēmendem".
    Duke qene se truri kerkon nje pergjigje ndaj rrezikut dhe kete nuk e gjen nga jashte sepse nuk ka, atehere ai kerkon nga brenda dhe shpik nje rrezik te tipit "jam duke vdekur", etj.

    Duke qene se ju i perjetoni keq simptomat fizike qe ju shfaqen gjate atakeve te panikut atehere keto jane kthyer ne sinjale te demtuese dhe kercenuese dhe kjo eshte arsyeja pse ju reagoni frikshem sa here qe ato shfaqen, sepse e lidhni kete gje me eksperiencat e meparshme. Kjo mund te sjell qe edhe gjate nje aktiviteti fizik apo edhe ne rast se ju djersisni mund te ndodh qe te perjetoni panik.
    Asgje nga keto nuk duhet t'ju shqetesoj sepse sikunder e kam permendur edhe me siper te gjitha keto simptoma jane nje reagim i organizmit ndaj pergjigjes perballje-ikje, si rezultat nuk jane aspak te demshme per organizmin tuaj. Ne momentin qe ju do te ndergjegjesoheni se keto simptoma nuk jane te demshme atehere ju nuk do te perjetoni me atake paniku.


    Ushtrime si mbajtja e frymes 30sek ose sa te keni mundesi gjate momenteve qe perjetoni ankth si dhe relaksim i muskujve 60sek ju bejne mire.

    Te gjitha ato medikamente qe kam nenvizuar me te kuqe nuk duhet ti perdorni absolutisht, asnje lloj qetesuesi.

    Persa i perket medikamenteve si: xanax(alprazolam), tavor, rivontril, si dhe Elpram, citalopram, Escitalopram jane benzodiazepina te cilat futen ne grupin e SSRI evolutive ose me shqip jane medikamente qe ndihmojne dhe rregullojne shqetesimet e humorit te ankthit, e shume te tjera. Jane te rekomandueshme gjithmone me konsulten e psikiatrit per te luftuar simptoma te lehta depresive si dhe ērregullime te panikut. Dozat e rekomandueshme jane 20-40mg. Jane nder medikamentet me te fundit dhe rrjedhimisht me me pak efekte anesore se ēdo medikament tjeter. Keto medikamente mund te japin rezultate te dukshme pas 15-20 diteve. Nje permiresim i dukshem ne me pak se 15-20 dite vjen si rezultat i "efektit placebo".

    Gjithe te mirat.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e doublex
    Anėtarėsuar
    29-04-2009
    Postime
    20
    J@mes faleminderit per informacionin.
    Pas fillimit te marrjes se ilaqeve dhe keshillave nga psikologu kam filluar te jem me i qete.Por problemi eshte se tani me ka kaluar ne dhimbje koke te vazhdueshme por ne pjese te ndryshme te kokes dhe me intensitet te ndryshem ne momente te ndryshme gje qe me shqeteson por me pak se rrahjet e zemres dhe po mesohem.Doja te te pyesja nese mund te merrem normalisht me aktivitet fizik si vrap,ushtrime gjimnastikore etj.dhe a ndikojne per mire po te merrem me aktivitet fizik?
    Faleminderit per gjithcka J@mes.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •