Arrestimi i Artan Kristos, besmitar i fesë islame, i dyshuar për nxitje dhe kryerjen e akteve terrorriste, ka hapur një debat të nxehte në komunitetin islam. Drejtues të xhamive në Tirane, pa e paragjykuar rastin në fjalë dhe duke e lënë atë në dorë të drejtësisë, thonë se në fenë myslimane në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më shumë tendenca ekstremiste. Për Tv Klan, imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi, pranon ekzistencën e rrymave ekstremiste, për të cilat thotë se po operojnë në një terren të lirë e pa kontroll.
Përhapja e këtyre ideve të rrezikshme edhe për vetë komunitetin mysliman, sipas imamit Naçi, po bëhet përmes literaturës fetare, për të cilen, gjithashtu, sipas tij, nuk ka kontrolle. Shfaqja e rrymave të ndryshme brenda këtij komuniteti në Shqipëri, është shfaqur me konflikte të ndryshme prej disa vitesh.
Arrestimi i Artan Kristos u shtohet dyshimeve për ekzistencen e rrymave ekstremiste, por deri në zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tij, këto mbeten vetëm dyshime.
Krijoni Kontakt