Pak me pare po lexoja mesazhet ne kete forum dhe me pelqeu menyra se si pergjigjeshit me perkushtim problemeve apo pyetjeve te njeri tjetrit keshtu qe edhe une vendosa te hapem...
Prej tete muajsh njoh nje vajze me te cilen kemi shkuar shume mire! Por ajo eshte ne Angli dhe une ne Tirane prandaj ne vetem flasim ne chat dhe i shkruajme e-maile njeri-tjetrit! Eshte nje person i mrekullueshem qe e respektoj dhe e dua shume, qe ne fillim te njohjes me te flisnim cdo fundjave deri ne agim, ndersa gjate javes i shkruanim perdite njeri-tjetrit, ne vere uleshim dhe flisnim cdo pasdite me ore te tera, me zor prisnim qe dita te kalonte dhe te vinte pasditja, dhe gjithashtu i shkruanim njeri-tjetrit... Kemi pasur kontradikta dhe zenka qe i kemi zgjidhur shume mire; ajo me ka ndihmuar shume, gjithmone me ka ndenjur prane, edhe une asaj, por e kemi lenduar shume njeri-tjetrin; une jam sjelle keq me te, shume keq ne disa raste, ajo gjithmone ka ditur te me toleroje, te me jape mundesi te shumta, dhe une i besoja shume! Kohet e fundit nuk kemi folur shpesh, por i shkruajme njeri-tjetrit cdo dite, ajo me tregon shume per jeten e saj dhe une shume per timen, edhe detaje, shkembejme edhe ide! Ndersa une mund te them se e prisha fare, e pyeta perse nuk flasim me aq shpesh, dhe e kam akuzuar per kaq shume gjera, kisha kaq shume dyshime, edhe une kam qene i lenduar prej saj, shume here, dhe shume, prandaj dhe e akuzova aq shume, dhe tani ajo mendon sikur une e urrej, sikur i bej te gjitha me qellim, nuk e di nese me beson apo jo, por une vete arrita t'i them qe s'i besoja edhe pse ne te vertete kam shume besim!!! Dhe vetem sot, duke lexuar keto mesazhet tuaja ketu, e kuptova shume mire qe kam pasur gjithcka, dhe me vjen keq shume! Nese ndokush do te me sygjeronte dicka qe une t'i tregoj asaj se e dua vertet, edhe pse, edhe sikur te perpiqesha, nuk do mund te beja per te aq sa ajo ka bere per mua. Ju lutem shume, c'mendoni dhe si mund te dal nga kjo situate nje here e mire. Nuk dua ta humbas sepse njerez te sinqerte si ajo nuk i ndesh perdite, dhe ne jeten time do te mbetej nje boshllek aq i madh saqe jo te gjithe do te dinin ta mbushnin!
Shpresoj qe secili prej jush te kete fatin tim, por te mos gaboje si une!
Ju faleminderit te gjitheve!
Krijoni Kontakt