Grekėt rrahin barbarisht emigrantėt shqiptarė

Njė i ri lidhet pas njė trungu nė mes tė fshatit dhe rrihet barbarisht, qėllohet dhe i ati qė vjen pėr ta shpėtuar

Marko Caka/ Athinė
Dy emigrantė shqiptarė janė rrahur barbarisht nga njė grup fshatarėsh grekė nė Adiskariu tė Kretės. Kjo ngjarje e turpshme ka ndodhur pėr shkak tė vjedhjes sė njė celulari. Banorėt e fshatit Adiskariu kanė mundur tė kapin njė prej shqiptarėve tė dyshuar dhe e kanė keqtrajtuar atė nė mėnyrė ēnjerėzore, duke e lidhur nė trungun e njė peme dhe duke e qėlluar nga tė gjitha anėt. Kėshtu emigranti shqiptar, pa iu nėnshtruar asnjė prove nėse ka qenė fajtor apo jo, ka marrė njė dėnim tė turpshėm nė mes tė fshatit. U desh ndėrhyrja e priftit tė fshatit, Dhimiter Cavolakis, qė i riu shqiptar tė ēlirohej nga torturat e grekėve tė egėrsuar. Cavolakis e ka cilėsuar veprimin e bashkėfshatarėve tė tij tė papranueshėm e tė turpshėm. I tmerruar nga ngjarja, Papa Dhimitri rrėfen: “Tė riun shqiptar e kishin lidhur nė trungun e njė peme dhe e godisnin pa mėshirė. Viktima kishte njė fizik tė dobėt dhe fytyra e tij ishte mbuluar e tėra me gjak. Nė qoftė se nuk do tė isha prezent nė kėtė ngjarje makabre dhe nuk do tė ndėrhyja, nuk e di se si do tė pėrfundonte ngjarja. Nė lidhje me kėtė veprim kryetari i Bashkisė sė Kretės, Panajotis Sfakianakis pohoi: “Mė vjen turp dhe e dėnoj aktin barbar tė bashkėkombėsve tė mi”. Ndėrkohė dega greke e organizatės mė prestigjioze pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, “Amnesty International” ka ngritur zėrin ndaj kėsaj ngjarje, duke e konsideruar njė ngjarje tė turpshme.
Ngjarja
Gjithēka ka nisur me ankesat e pėrsėritura tė njė shitėse minimarketi nė kėtė fshat, e cila thoshte se dyqani i saj vidhej shpesh nga shqiptarėt. Nė fakt shqiptarėt ishin klientė tė rregullt tė kėtij minimarketi dhe pėrveē produkteve ushqimore blinin edhe karta mbushėse pėr celularėt e tyre. Pavarėsisht nga kjo, te banorėt e fshatit, tashmė ekzistonte njė antipati e madhe pėr shqiptarėt, madje banorėt ankoheshin edhe pėr faktin se emigrantėt grumbulloheshin rreth sheshit tė fshatit. Gjithė ky mllef dhe urrejtje ndaj shqiptarėve do tė shpėrthente tė dielėn nė mbrėmje, atėherė kur taksisti Nikolidhakis njoftoi se nė makinėn e tij ishte vjedhur celulari dhe menjėherė ai hodhi dyshime se ky akt ishte kryer nga shqiptarėt. Nuk kalojnė as 10 minuta, kur njė grup fshatarėsh sulen drejt shqiptarėve pėr tė nxjerrė gjithė inatet qė kishin me ta. Ndėrkohė shqiptarėt emigrantė qė qėndronin nė grumbulluar nė njė vend, tė tmerruar nga vrulli i banorėve largohen me shpejtėsi, por njėri prej tyre nuk arriti tė shpėtonte dhe pėrfundoi nė duart e fshatarėve. I lidhur nė mes tė sheshit, ai goditet dhe torturohet nė mėnyrė ēnjerėzore. Ndėrkohė atij nuk iu gjet celulari i vjedhur, pėr tė cilin po merrte dhe ndėshkimin. Ky ishte thjesht shkaku pėr t’u hakmarrė ndaj njė shqiptari tė pambrojtur. Tė njėjtin fat pėsoi edhe i ati i tė riut qė po torturohej. 52- vjeēari u nis pėr tė shpėtuar djalin e tij, por ai gjithashtu u godit nga turma. U desh ndėrhyrja e priftit tė fshatit, qė akti barbar tė mos merrte pėrmasa tragjike. Megjithatė kjo ngjarje mund tė konsiderohet si njė njollė nė historinė e kėtij fshati.
Tė gjakosurit shqiptarė u dėrguan me urgjencė nė qendrėn shėndetėsore dhe iu dha ndihma e parė nga personeli i spitalit. Mjekja e spitalit Bulukaki, u shpreh: “20-vjeēari shqiptar erdhi me thyerje nė anėn e majtė tė mesit si dhe me goditje tė shumta nė trup”. Mė e ēuditshmja ėshtė se nė dosjet e policisė vendore nuk rezulton asnjė procesverbal mbi kėtė ngjarje, ndėrkohė qė dihet se dėrgimi i tė plagosurve pėr nė spitalin mė tė afėrt u bė pikėrisht nga policėt rajonalė. Sipas Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Iraklios tė Kretės, kjo ngjarje nuk mund tė zyrtarizohet pėr arsye se nuk ėshtė bėrė denoncim nga ana e shqiptarėve. Gjithashtu sipas policisė, “pėr tė kryer ndjekje penale nė raste tė tilla, duhet qė viktima tė ketė plagė me rrezik nė dėmtimin trupor, dhe jo thjesht dėmtim trupor”. Pra policisė vendore greke, nuk i kanė mjaftuar denoncimet dhe deklaratat dėnuese tė priftit dhe tė kryetarit tė bashkisė. Ata kanė vendosur ta anashkalojnė kėtė ngjarje, pasi viktima janė emigrantėt shqiptarė. Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet e mosparaqitjes sė shqiptarėve nė rajonin e policisė vendore, pra frika se shpeshherė organet ligjore mbajnė anėn e vendasve. Eshtė pėr t’u theksuar se qė nga ngjarja e tė dielės, nė fshat mbizotėron njė atmosferė anormale. Gjysma e banorėve e dėnojnė aktin barbar tė bashkėfshatarėve tė tyre, ndėrsa gjysma tjetėr e cilėsojnė si njė akt “heroik”. Ndėrkohė, sipas fshatarėve marrėdhėniet ndėrmjet punėdhėnėsve vendas dhe 30 shqiptarėve, qė punojnė nė sera dhe nė punėt e tjera tė bujqesisė, kohėt e fundit kanė qenė tė tensionuara. Dhe kjo, sepse shqiptarėt emigrantė kėrkojnė rritjen e pagės ditore nė 20 euro me ushqim dhe 25 euro pa ushqim. Sipas ankesave tė shqiptarėve, edhe incidenti i mėsipėrm ėshtė njė hakmarrje mbi kėrkesat qė parashtrojnė emigrantėt. Nė lidhje me kėtė, pas ngjarjes, kryetari Sfakianaki sqaron: “Nuk hyj nė hollėsira, si dhe pėrse nisi episodi. Jam njoftuar qė mė pėrpara se ndėrmjet shqiptarėve dhe punėdhėnėsve vendas ka njė konflikt pėr mosmarrėveshje tė tjera”.
Reagimi i “Amnesty International”
I vetmi organ qė reagoi mbi ngjarjen e rėndė ėshtė “Amnesty International”. Ky grup po mbledh fakte dhe tė dhėna mbi shkaqet qė ēuan nė sulmin e vendasve ndaj shqiptarėve tė pambrojtur. Kryetari i “Amnesty International” pėr Iraklion, Leonidha Dhranakis thotė: “Pėrveē pėrpjekjeve kėmbėngulėse pėr gėrshetimin e denoncimeve hasėm nė njė indiferentizėm tė organeve vendore dhe nė papėrgjegjshmėrinė e policisė vendore, e cila e ka mbyllur ēėshtjen pėr mungesė provash”. Ndėrkohė “Amnesty” i ka dėrguar letėr sekretarisė sė pėrgjithshme tė Ministrisė sė Rendit Publik tė Greqisė pėr dėrgimin e njė ekipi special pėr hetimin e ēėshtjes si dhe ndėshkimin e autorėve pėrgjegjės tė kėtij akti barbar.