Mace ornament dhe ti andra e jetes
Ju lutem me thoni se kush dreqin ju tha atyre injorantve ta propozonin.
Te njejtet qe e propozuan e hodhen edhe poshte.
Na lexojeni dhe kete
...............................
DHEMBET E PRISHUR DHE PRESIDENTI
Nga Enkel Demi /Kam percjelle keto dite nje lajm te publikuar me ngjyrat e scoop-it. Keshilli Bashkiak i Shkodres vendosi qe zotin Alfred Moisiu, President i Republikes, mos ta nderonte me titullin "Qytetar Nderi" i Shkodres.
Arsyeja qe zotit Moisiu do t'i mungoje ky titull ne CV-ne e tij eshte se ai nuk ka bere asgje per Shkodren, vetem se eshte pjelle nga ato ane.
Per fatin e tij te keq, zoti Moisiu nuk ka bere asgje per Librazhdin dhe me keq akoma nuk eshte pjelle andej. Ndaj ta qaje edhe kete titull qe mund t'i vije andej nga anet librazhdiote.
Zoti Moisiu eshte President i ketij vendi dhe une nuk pres qe ne kaq pak kohe ne krye te shtetit te marre kazmen dhe te hape kanalet e qelbura nga te pegerat dhe ndotjet e Shkodres apo gjetke. Nuk pres prej zotit Moisiu as te marre kacaviden dhe te sjelle drita ne qytet. Ai mund te shtoje sensibilizimin per situaten e renduar, ndaj ben mire kur therret ne zyre zotin Doda dhe Harasani. Ai mund te beje nje vizite ne qytet per te kthyer vemendjen e Ekzekutivit nga kryeqendra e Veriut. Keshtu, mire ka bere qe e ka planifikuar kete vizite. Presidenti mund te ulet me Qeverine, OJQ-te, donatoret, insitucionet financiare per te kerkuar ndihme per qytetin e Shkodres dhe qytetet e tjera. Por, Presidenti kushdo qe te jete nuk e meriton nje fyerje te tille publike, sepse ne Keshillin Bashkiak te Shkodres jane ca tipa provinciale qe i nxjerrin dhembet e prishur sa here u jepet rasti dhe fryhen si gjela deti per Vit' te Ri. Keta njerez ne radhe te pare nuk perfaqesojne vlerat e verteta te qytetit te lashte. Me vjen keq te them, por konstatoj se keta tipa nuk jane qyteti, madje per mua jane nenvlera e ketij vendi ne hall.
U tret dhe nuk u tha se kush e ka propozuar zotin Moisiu per te marre kete titull. Nuk besoj se ai vete. Perse e propozojne, kur nuk e duan? Cubat e Keshillit kishin nevoje te perplasnin uje ne pellgje per t'i bere pis kepucet. Sa kane bere ata vete per qytetin e tyre? Edhe nje proteste qe nisi per drita e uje e shuan, se u foli Kryeministri nga Olimpi. Sa i kane mbrojtur ata qytetaret e tyre? Aspak, perderisa ka ende lagje ne qytet qe vriten e priten per gjak. Kush nga ta ka bere keto kohe nje shtetije ne Kiras? Pse nuk i dhane ish-kryetarit te Keshillit titullin "Qytetar Nderi" apo se ia mbathi nga toka e vet prej gjakmarrjes. Pse nuk e nderuan zoterine ikanak? Mos kishin frike se hynin ne gjak?
Pse nuk zgjodhen kete lloj fyerje ndaj Qeverise qe nuk e sheh me sy Shkodren? Asaj jo, sepse i lepihen per leje, license, taksa e dogana. Atehere, dhembet e palare te prishur nga nikotina e cigares "Rozafa" i tregohen Presidentit. Ky i fundit, meqe nuk ka gje ne dore, duhet te fyhet.
Shkodranet vete, besoj ndajne nje mendim me mua. Fati tyre i keq eshte se sa here ka zgjedhje u duhet te votojne te keqen me te vgel. Ndoshta keshtu ndodh dhe gjetke, por askund nuk ka perfaqesues kaq arrogante sa te fyejne kend ne emer te qytetareve qe perfaqesojne.
Shkodra eshte nje qytet i braktisur nga Qeveria, por rrezikon te tradhtohet me shume nga kjo lloj race te zgjedhurish. Shkodra duhet te vazhdoje protestat dhe nuk duhet te degjoje logjiken e vendoreve, te cilet tuten nga fjalimet qeveritare. Protesta e Shkodres ka qene gjithmone e prijese ne kete Shqiperi, ku per ca vjet per President do te kemi zotin Alfred Moisiu.
Krijoni Kontakt