Shkodra nuk pranon t'i japė Moisut titullin "Qytetar Nderi"
TIRANE (29 Janar) - Kėshilli Bashkiak i Shkodrės shpall "Qytetar Nderi" nėnėn mbretėreshė, Geraldinėn, konsullin italian, Stefano Deleo, mjeken amerikane, Xhudi Vandam, ndėrsa nuk i jep titullin presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu. Me shumicė votash, pėrfaqėsuesit e qytetarėve shkodranė kanė pėrjashtuar dje emrin e numrit Njė tė shtetit shqiptar duke e gjetur tė pamotivue-shėm nderimin e tij. "Megjithėse presidenti ka lindur nė Shkodėr, nuk ka bėrė asgjė pėr tė, qoftė dhe njė rrugė; nuk ka trokitur asnjėherė nė vendlindje dhe nuk ka thėnė ende njė fjalė pėr tė." Ky argument ka mjaftuar qė pėrfaqėsuesit e tė gjitha forcave politike tė qytetit verior tė mos gjejnė konsensus pėr shpalljen "Qytetar Nderi" tė presidentit konsensual. Mbledhja Mbledhja e radhės e Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Shkodrės ka qenė njė surprizė mė vete. Nė fakt surpriza ishte ofruar qė nė fund tė muajit nėntor tė vitit tė kaluar, kur ishte diskutuar pėr kandidatėt qė ishin propozuar pėr titullin "Qytetar Nderi" tė Shkodrės. Dje kėshilltarėt bashkiakė kanė hequr qetėsisht nga lista emrin e presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, i cili ishte njėri nga katėr emrat e propozuar pėr tu nderuar me titullin nė fjalė. Sipas kėshill-tarėve, njė muaj mė parė ishte rrėzuar kandidatura e Moisiut. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive politike nė Shkodėr, njėkohėsisht dhe anėtarė tė Kėshillit Bashkiak, nuk e kishin parė tė motivuar dhėnien e titullit presidentit tė vendit. Mė ashpėr ka kundėrshtuar pėrfaqėsuesi i Partisė sė Ballit Kombėtar, Mentor Quku. "Jam shkodran, por mė vjen turp nga ky propozim. Presidenti i Republikės e ka treguar veten se nuk ėshtė i tė gjithė shqiptarėve", ėshtė shprehur ai. Nė tė njėjtin pozicion ėshtė gjendur dhe pėrfaqėsuesi republikan, Namik Kamberi, i cili ka thėnė se kėshilli nuk duhej tė kthehej nė njė kėshill servil dhe se ka figura tė tjera tė nderuara pėr t'u shpallur "Qytetar Nderi". Ndėrkohė mbledhjes sė nėntorit (sipas vetė kėshilltarėve) nuk i kanė munguar batutat mes socilistėve dhe demo-kratėve. Ndonėse janė thumbuar njėri me tjetrin pėr "pronėsinė" e presidentit, tė dy palėt nuk e kanė parė tė arsyeshme dhėnien e titullit nė fjalė, kėsaj kandidature. Socialistė e demokratė janė shprehur se Moisiu nuk ka bėrė asgjė pėr qytetin e Shkodrės, ndaj s'kishin pse ta nderonin atė. Kreu demokrat, Lorenc Luka ka pohuar se dhėnia e titullit shtyhet pėr njė moment mė oportun. Me kaq ėshtė mbyllur mbledhja e fundnėntorit pėr tė votuar dje tre kandidaturat e tjera: nėnėn mbretėreshė, konsullin italian, Deleo dhe mjeken amerikane Xhudit. Argumenti Pėrjashtimi i emrit tė presidentit nga lista e atyre qė do tė merrnin titullin "Qytetar Nderi" cilėsohet njė rast i rrallė. Gjithsesi, kėshilltarėt bashkiakė tė Shkodrės pohojnė se ata kanė vendosur njė kriter pėr dhėnien e kėtij titulli. Sipas tyre shpallen "Qytetar Nderi" tė gjithė shtetasit qė nuk kanė lindur nė Shkodėr, por qė kanė kontribuar pėr tė. Nė fakt presidenti Alfred Moisiu ka lindur nė kėtė qytet dhe nuk i takon ky titull. Pavarėsisht nga kriteri, pėrjashtime janė bėrė (rasti i prof.dok. Jup Kastrati- shkodran). Ndėrkohė pohohet se do tė bėhen pėrjashtime edhe pėr presidentin, por nė mbledhjen e ardhshme. Pėr dhėnien e titullit do tė shfrytėzohet njė vizitė e pritshme e kreut tė shtetit nė Shkodėr. ro/mr (GazetaShqiptare/Balkaweb)
-----------------------------
------------------------------
Oj sahrki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt