Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468

    Post Ndihmëtar për Kuptimin e Xhuzit të Tridhjetë

    ZEJD OMER ABDULLAH

    HYRJE

    Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
    “O ju që besuat, kini frikë All-llahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (3:102)
    “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (4:1)
    “O besimtarë, përmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” (33:70,71.
    Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhë-zi¬mi më i mirë, udhëzimi i Muhammedit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, andaj çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje nga Rruga e Vërtetë, kurse çdo lajthitje përfun¬don në xhehenem.

  2. #2
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    PARATHËNIE

    Lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Madhërishëm, i Cili zbriti Kur’anin e Shenjtë për t’i nxjerrë njerëzit nga humbja e për t’i udhëzuar ata në rrugën e drejtë. Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin, më të fundin e të Dërguarve dhe të Profetëve, i cili e përcolli Kur’anin te njerëzit. All-llahu qof¬të i kënaqur me shokët e tij besnikë, të cilët e mbrojtën kë¬të Kur’an.
    Këtë tefsir e hartuam në mënyrë që Kur’ani i Shenjtë të kuptohet më lehtë. Ky xhuz, si të gjithë xhuzet e tjerë, ka të veçantën e tij. Ata të cilët dëshirojnë t’i përkushtohen Kur’anit duhet të fillojnë nga ky xhuz. Xhuzi përmban 37 sure, në të cilat flitet për shtyllat e Islamit dhe themelet e Teuhidit.
    Të mos mendojë ndokush se, meqë suret e këtij xhuzi janë të shkurtra, ato kuptohen lehtë; përkundrazi, mund të mos kup¬tohen lehtë.
    Tefsiri përfshin pesë çështje:
    1. Përmbajtjen e sures, që e ndihmon lexuesin të kuptojë thelbin e saj.
    2. Kuptimin e fjalëve. Eshtë shpjeguar kuptimi i fjalëve të paqarta.
    3. Komentimin e përgjithshëm të ajeteve. Është bërë një komentim i kuptueshëm, duke iu larguar fjalëve të huaja e të vështira dhe duke ruajtur kuptimin e asaj që është në Kur’an.
    4. Ç’na mësojnë ajetet. Tregohet ç’na mësojnë ajetet, për të lehtësuar kuptimin e qëllimit të tyre.
    5. Pyetje dhe ushtrime.
    Komentimi i sureve përfundon me disa pyetje.
    Suret e gjata i kemi ndarë në pjesë, sipas temave që traj-tojnë.
    Shpresoj, që nga ky libër të përfitojnë shumë lexues, të ci-lët duan ta kuptojnë Kur’anin e Shenjtë.

    Autori

  3. #3
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EN NEBE’Ë”

    (E zbritur në Mekë, ka 40 ajete)
    Ajetet 1 - 16
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për çfarë e pyesin njëri-tjetrin?  2. Për lajmin e madh tronditës.  3. Me të cilin ata janë në kundërshtim.  4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!  5. Përsëri, jo, sepse ata do ta kuptojnë.  6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtat-shme (për të jetuar)?  7. Ndërsa malet shtylla?  8. Dhe Ne ju krijuam ju në çifte.  9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.  10. Natën ua bëmë mbulesë,  11. Ndërsa ditën e bëmë për gja¬llë¬rim.  12. Ne kemi krijuar mbi ju një shtatëshe të fortë.  13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.  14. Dhe prej reve kemi lëshuar shi të madh.  15. Me të cilin rrisim drithëra e bimë.  16. E kopshte të dendura.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për Ditën e Kijametit e për xhenetin e xhehene-min dhe jep argumente për fuqinë e All-llahut të Madhërishëm.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Për çfarë pyesin ata - Për çfarë e pyesin femohuesit (qafi-rët) njëri-tjetrin.
    Lajmin e madh tronditës - Lajmin e Ditës së Gjykimit.
    Një shtatëshe të fortë - Shtatë qiej të lidhur fort me njëri-tjetrin.
    Ndriçues që flakëron - Dielli.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Në fillim të sures All-llahu i Madhërishëm i qorton qafirët, du¬ke mohuar mendimet dhe dyshimet e tyre për Ditën e Kija-me¬tit. All-llahu thotë se për çdo gjë, që pyesin njëri-tjetrin ose që e bisedojnë mes tyre ata e kanë gabim, sepse disa prej tyre nuk e besojnë atë, kurse disa dyshojnë në të. Prandaj, edhe men¬dimet e tyre janë të pavlera. Është me të vërtetë e habit-shme që qafirët mohojnë Ditën e Ringjalljes dhe kthimin e tyre tek All-llahu. All-llahu i Madhërishëm siguron se do të vijë ai çast, kur do të vërtetohet thënia për Ditën e Kijametit.
    All-llahu i Madhërishëm është Fuqiplotë mbi gjithçka. Kjo du¬ket qartë. All-llahu e bëri tokën të gjerë për njeriun dhe e për¬shtati atë për jetesë. All-llahu e forcoi tokën duke krijuar malet si shtylla. Më pas krijoi njerëzit, krijoi mashkullin dhe femrën, që të mbështeten te njëri-tjetri dhe të shumohen. All-llahu i Madhërishëm e bëri jetesën e njerëzve me rregullsi, kri-joi natën, që njeriu të flejë e të qetësohet, krijoi ditën, që nje¬riu të punojë për të fituar riskun.
    All-llahu krijoi shtatë qiej gjigandë, njëri mbi tjetrin, dhe i zbukuroi ato me yje të shndritshëm, që të përfitojnë prej tyre njerëzit. All-llahu krijoi retë, prej të cilave shiu zbret vrullshëm e nga ai përfitojnë krijesat.
    Të gjitha këto flasin për fuqinë e All-llahut. Fuqinë e All-llahut e tregojnë edhe krijesat madhështore, si njeriu. All-llahu mundet ta krijojë atë për së dyti, e kjo do të ndodhë në Ditën e Kijametit.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Dita e Kijametit është e vërtetë.
    2. Besimi në Ditën e Kijametit është një prej shtyllave të besimit (Imanit).
    3. Gjithësia që na rrethon, e mbushur me krijesa të mëdha e të çuditshme, tregon për fuqinë e All-llahut dhe madhërinë e tij si Krijues.
    4. All-llahu është i Mëshirshëm me njerëzit. Ai ka krijuar shumë gjëra për të cilat ata kanë nevojë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Çfarë kupton nga thënia e All-llahut: “Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim”?
    2. Sa është numri i qiejve që ka krijuar All-llahu dhe cili ajet e tregon këtë gjë?
    3. Thoni emrat e tri krijesave, që janë përmendur në ajete, e të cilat i sheh rreth teje e më pas trego ajetet.
    AJETET 17 - 30
    17. S’ka dyshim se Dita e Gjykimit është caktuar.  18. Eshtë Dita, kur i fryhet bririt e ju vini grupe-grupe.  19. Dhe hapen dyert e qiellit.  20. Dhe malet shkulen e bëhen plu¬hur.  21. E xhehenemi është në pritë.  22. Ai është vend¬strehimi i atyre që e tepruan në mëkate.  23. Aty do të mbe-sin (përgjithmonë).  24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndo-një pije.  25. Përveç ujit të valë e kalbësirave.  26. Si ndësh-kim të merituar.  27. Ata nuk besonin se do të jepnin llogari.  28. Dhe argumentet tona i përgënjeshtruan me këm-bë-ngulje.  29. Ndërsa Ne gjithçka e kemi ruajtur me shkrim të saktë.  30. E ju, pra vuani. Ne vetëm se do t’jua shtojmë vuajtjen tuaj.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Përgënjeshtruan - Femohuesit ngulin këmbë se nuk ka Ditë Gjykimi.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Ajetet tregojnë se All-llahu e bëri Ditën e Gjykimit për t’u kërkuar llogari krijesave. Pasi All-llahu ta ketë urdhëruar Israfi¬lin që t’i fryjë bririt, do të dalin njerëzit nga varret dhe engjëjt do t’i shoqërojnë për tek All-llahu për të dhënë llogari. Në këtë Ditë të tmerrshme çdo gjë, që ishte në këtë botë do të ndry-sho¬jë. Qielli do të çahet e do të hapet nga të gjitha anët. Malet e patundura do të fluturojnë në hapësirë, si të ishin re. Çdo gjë do të ndryshojë e kjo botë do të marrë fund. Këtu fillon Bota e Përtejme (ahireti).
    Zjarri i xhehenemit do të jetë në pritje të njerëzve që do të hyjnë në të, për shkak të punëve të këqija që ata bënë.
    Në xhehenem nuk do të ketë as ajër të pastër, as ushqim të freskët e të shijshëm; do të ketë vetëm ujë të nxehtë dhe qelb që rrjedh nga trupat e tyre të djegur. Ky është dënimi i madh që do ta vuajnë banorët e xhehenemit për shkak të punëve të këqija që bënë në këtë botë. Ky është dënimi i merituar për ta. All-llahu nuk i bën padrejtësi askujt.
    Banorët e Zjarrit thoshin se nuk ka Ditë Gjykimi. Ata përgë-njeshtronin ajetet e Zotit, që flisnin për këtë Ditë. Engjëjt i regjistronin fjalët e tyre në një libër, që ata të dënohen nga All-llahu.
    Abdullah ibn Omer ibn Hatabi (All-llahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk ka zbritur për ata që do të hyjnë në Xhehe-nem ajet më i rëndë se: “E ju, pra, vuani, se Ne vetëm se do t’jua shtojmë vuajtjen tuaj.”
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Dita e Kijametit ka çastin e saj të caktuar, të cilin e di vetëm All-llahu.
    2. Ditën e Kijametit do të ndryshojë gjithçka në tokë.
    3. Engjëjt regjistrojnë fjalët e njerëzve dhe veprat e tyre për t’u kërkuar atyre llogari në Ditën e Gjykimit.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Përmendni tri emra të Ditës së Gjykimit.
    2. Çfarë pinë banorët e xhehenemit?
    3. Në cilin ajet thuhet se qafirët e mohuan Ditën e Gjykimit?
    4. E lidhni fjalinë e kolonës A me fjalinë që i përshtatet nga kolona B.









    5. Ç’do t’i ndodhë qiellit në Ditën e Kijametit?
    AJETET 31 – 40
    31. S’ka dyshim se të devotshmit kanë përfitime të mëdha.  32. Ata kanë kopshte e vreshta.  33. Edhe vajza të një mo-she.  34. E gota të mbushura plot verë.  35. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.  36. Të gjitha këto janë shpër-blime e dhurata nga Zoti yt.  37. Zoti i qiejve e i Tokës, dhe ç’ka ndërmjet tyre, i Cili është Mëshirues e të Cilit nuk mund t’i flasë askush pa lejen e Tij.  38. Atë Ditë (Ditën e Gjykimit) Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet veç atij, që lejon Mëshiruesi dhe që thotë të vërtetën.  39. Ajo është Dita e vërtetë dhe, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.  40. Ne i paralajmëruam (idhujtarët) për një dënim të afërt në Ditën, kur njeriu (besimtar) shikon se çfarë ka bërë, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe!”
    KUPTIMI I FJALËVE
    Fitime - Sevape dhe shpërblime.
    Nuk mund të flasë askush - Ditën e Gjykimit mund të flitet vetëm me lejen e All-llahut të Madhërishëm.
    Xhibrili ose (Xhebraili) - Është engjëlli që u shpall shpalljen profetëve.
    Sikur të isha dhé - Ditën e Kijametit qafirit do t’i pëlqente të mos ishte krijuar fare, nga tmerret që do të shohë.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Ajetet e mësipërme tregojnë se All-llahu u ka premtuar qa-firëve xhehenemin, ku ata do të vuajnë përjetësisht. Ajetet fla-sin edhe për mrekullinë dhe shpërblimin që All-llahu u ka prem-tuar besimtarëve. All-llahu i shpërblen ata duke i futur nëpër kopshte shumë të bukura e të këndshme, me plot pemë e fruta të shijshme. Në xhenet ka edhe vajza të reja e të bukura të cilat qu¬hen hyri. Gotat do të mbushen plot me pije të freskëta. Banorët e xhenetit nuk dëgjojnë fjalë të vrazhda; ata dëgjojnë vetëm përshëndetje me “Selam!” nga engjëjt, ata dëgjojnë ve-tëm fjalë të ëmbla. Të gjitha këto të mira janë shpërblim nga All-llahu për besimtarët që bëjnë vepra të mira dhe që u largo-hen harameve.
    Ditën e Gjykimit engjëjt, me në krye Xhibrilin, do të qën-droj¬në të gjithë të rreshtuar e të ndrojtur, sepse Ai është Zoti i qiejve, është Zoti i Tokës, është Zoti i gjithçkaje. Asnjë nga en-gjëjt nuk flet, përveç atij të cilin e lejon All-llahu. Engjëlli që do të flasë, do të thotë vetëm fjalë të bukura, për të mirën e besimtarëve.
    Dita e Gjykimit është një ditë e vërtetë dhe ora e saj nuk është e largët. Muslimani beson në këtë Ditë dhe bën vepra të mira në këtë botë, që të shpëtojë, kur të gjykohet në Botën e Përtejme.
    Jobesimtari do të donte të mos ishte ringjallur në atë Ditë. Atij do t’i pëlqente më shumë të ishte bërë dhé.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu u ka premtuar të devotshmëve xhenete dhe kënaqësi të shumta, si shpërblim për punët e mira që bënë në këtë botë.
    2. Të gjitha krijesat do të jenë të ndrojtura dhe të frikë-sua¬ra përpara All-llahut të Madhërishëm dhe asnjë nuk mund të flasë pa lejen e All-llahut të Madhërishëm.
    3. Jobesimtari do të donte të mos ishte krijuar kurrë e të mos ishte ringjallur.
    4. All-llahu i udhëzon njerëzit të kryejnë vepra të mira, të be¬sojnë në Ditën e Gjykimit dhe të përgatiten për Ditën e Gjykimit.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Flisni për tri nga kënaqësitë që u ka premtuar All-llahu besimtarëve në xhenet.
    2. Përse ua ka premtuar All-llahu i Madhërishëm kënaqësitë atyre që do të hyjnë në xhenet?
    3. Cili ajet thotë se Xhibrili nuk do të jetë i ndrojtur e i frikësuar përpara All-llahut?
    4. Çfarë do të dëshironte qafiri në Ditën e Kijametit?
    5. Në vend të pikave vendosni fjalën e duhur, duke u mbësh¬tetur tek ajetet:
    a) Muslimani është me edukatë; ai nuk flet fjalë të .........
    b) I shkrova vëllait tim musliman ....................
    c) I ofrova mikut tim një gotë ........................
    6. Përmendni dy çështje që i mësojmë nga ajetet.

  4. #4
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EN NAZIATË “

    (E zbritur në Mekë, ka 46 ajete)
    Ajetet 1 - 14
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për ata që marrin shpirtrat me rrëmbim.  2. Dhe ata që marrin shpirtrat me lehtësim.  3. Dhe ata që notojnë me shpej¬¬tësi.  4. Edhe ata që nxitojnë si të ishin në garë.  5. Për ata që orga¬nizohen (për kryerjen e çdo urdhri).  6. Ditën, kur vrull¬shëm bëhet dridhja.  7. E pas saj vjen tjetra.  8. Atë Ditë zemrat janë të tronditura.  9. Shikimet e tyre janë të posh¬të¬rua¬ra.  10. Ata thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?  11. Edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?”  12. Ata tha¬në: “Atëherë, ai do të jetë një kthim i dëshpëruar për ne.” 13. Po, ajo nuk do të jetë tjetër veçse një thirrje.  14. Dhe ata do të zgjohen plotësisht për t’u gjykuar.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Kjo sure flet për Mesazhin Islam, për Ditën e Ringjalljes, për politeistët dhe Faraonin.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Marrin shpirtrat me rrëmbim - Eshtë fjala për engjëjt që u marrin jetën jobesimtarëve.
    Ata që marrin shpirtrat me lehtësim - Engjëjt, të cilët u marrin shpirtrat besimtarëve.
    Notojnë - Fluturojnë në hapësirë (engjëjt).
    Nxitësit - Engjëjt, të cilët shpejtojnë për të kryer detyrat që u ka caktuar All-llahu.
    Çdo çështje rregullojnë - Ata kujdesen që gjithçka mbi tokë të shkojë sipas rregullit të vendosur nga All-llahu.
    Dridhja - Quhet fryrja e parë e Surit në Ditën e Kijametit, kur do të dridhet gjithçka mbi tokë.
    Pason tjetra - Është fryrja e dytë e Kijametit; prej saj do të ringjallen njerëzit.
    Të poshtra - Janë me turp; veprat e tyre i kanë bërë ata të poshtëruar.
    Kështu si jemi - Në këtë jetë.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Fillimi i sures flet për çastin e Ditës së Kijametit dhe për disa çaste të Ditës së Gjykimit e për betimin e All-llahut të Madhërishëm në disa nga krijesat e Tij. All-llahu i Madhërishëm betohet në engjëjt, që u marrin shpirtrat qafirëve me forcë dhe për engjëjt që u marrin shpirtrat besimtarëve me lehtësi; për engjëjt që notojnë në qiell dhe që janë të gatshëm për të kryer detyrën. Engjëjt, për të cilët është betuar All-llahu, kuj¬desen që punët e njerëzve të shkojnë sipas urdhrave të Tij. All-llahu, kur i krijoi engjëjt, u caktoi atyre detyra, që kanë të bëjnë me njeriun dhe me krijesat e tjera. Engjëjt janë ndër krijesat më madhështore të All-llahut të Madhërishëm, prandaj dhe All-llahu i Madhërishëm betohet në to - për të vërtetësuar ato që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Në fillim të kësaj Dite, engjëlli do t’i fryjë Bririt. Kjo quhet fryrja e parë. Do të dridhet dhe do të shkatërrohet çdo gjë. Do të vdesin të gjitha krijesat. Më pas do të vijë fryrja e dytë. Kjo është fryrja e Ringjalljes. Do të dalin njerëzit të gjallë nga varret dhe do të japin llogari përpara All-llahut të Madhërishëm. Pejgamberi (paqja dhe beki-mi i All-llahut qoftë mbi Të!), kur bëhej e treta e natës, ngrihej dhe thoshte: “O njerëz! Kujtoni All-llahun. Erdhi dridh¬ma (e Kija-metit) e parë. Erdhi edhe drithma tjetër. Erdhi vdek¬ja me të vetat.” (E përcjell Ahmedi)
    Kur All-llahu t’i ringjallë njerëzit nga varret për t’i gjykuar, qafirët do të tremben e do të tmerrohen, sepse ata e mohuan këtë Ditë. Qafirët thoshin në këtë botë: “Ne nuk mund të ringjallemi pas vdekjes, kur do të jemi bërë kocka të kalbura e të thërrmuara si dheu.” Por, kur All-llahu me fuqinë e Tij t’i ringjallë ata pas vdekjes, do ta shohin ç’ditë e rëndë do të jetë ajo për ta, sepse ata nuk u përgatiten për të, sepse ata nuk bënë punë të mira, sepse ata nuk besuan.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu betohet në çdo krijesë që dëshiron.
    2. Engjëlli do t’i fryjë Bririt (Surit) dy herë. Herën e parë do të dridhet gjithçka e do të vdesë gjithçka mbi Tokë. Në fryrjen e dytë All-llahu do t’i ringjallë të gjithë njerëzit për t’i gjykuar.
    3. Në Ditën e Kijametit qafirët do të ndjehen të frikësuar dhe të poshtëruar, sepse ata e mohonin këtë Ditë në këtë botë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. A i lejohet muslimanit të betohet në engjëj?
    2. Sa herë do t’i fryjë Bririt Israfili?
    3. Çfarë do t’u ndodhë njerzve kur t’i fryhet Bririt për të dytën herë?
    AJETET 15 - 26
    15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?  16. Kur Zoti i tij e pati thirrur në Luginën e bekuar Tuva.  17. “Shko te Faraoni, se vër¬tet ai e ka tepruar  18. Dhe thuaj: “A ke ndërmend të past-rohesh?”  19. Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t’ia kesh frikën Atij.”  20. Dhe ai (Musai) ia tregoi mrekullinë e madhe.  21. Por ai (Faraoni) e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.  22. Pastaj u kthye dhe iku me të shpejtë.  23. I tuboi (magjistarët) dhe u mbajti fjalim.  24. E u tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë.”  25. Atëherë, All-llahu e dënoi atë tmerrshëm, për këtë të fundit dhe për atë të parën.  26. Nga ky ndëshkim merr mësim ai që e ka frikë All-llahun.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Tuva - Emri i luginës.
    E ka tepruar - E ka tepruar me mëkate.
    Të pastrohesh - Të pastrohesh nga mëkatet.
    Mrekullinë e madhe - Bastunin e Musait, i cili u kthye në gjarpër.
    Iku me të shpejtë - Iku për t’u përgatitur kundër Musait.
    I tuboi dhe u mbajti fjalim - Tuboi magjistarët dhe njerëzit e tij.
    E dënoi atë - All-llahu e shkatërroi Faraonin
    Për këtë të fundit dhe atë të parën - Dënimin në këtë botë me mbytjen e tij dhe dënimin në Botën e Përtejme.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu i Madhërishëm tregon në këto ajete një pjesë të historisë së Musait dhe të Faraonit. All-llahu i Madhërishëm e thirri Musanë në Luginën e Shenjtë dhe i foli atij në Sham: “Ti je i Dërguari Im. Shko te Faraoni dhe populli i tij e u thuaj të largohen nga kufri dhe të bëjnë vepra të mira e të dobishme. Thuaji ta besojnë All-llahun e t’ia kenë frikën Atij, sepse Ai e ka dënimin të rëndë.”
    Musai shkoi te Faraoni, sipas urdhrit të Zotit, që ta ftonte atë në rrugë të drejtë, të besonte All-llahun e Madhërishëm. Që ta siguronte Faraonin, se ai ishte i Dërguari i Zotit, i tregoi një argu¬ment madhështor. Hodhi shkopin kur, papritur, ai u kthye në gjarpër e lëvizte para Faraonit. Kjo ishte një mrekulli që iu dha Musait (paqja qoftë mbi të) nga All-llahu i Madhërishëm. Por, edhe kur pa këtë gjë, Faraoni nuk besoi dhe i tha Musait: “Kjo është magji.” Pastaj Faraoni thirri këshilltarët e tij. Ata i thanë të tubonte të gjithë magjistarët për të mundur Musanë. Faraoni u thoshte njerëzve: “Unë jam zoti juaj më i madh, nuk ka tje¬tër përveç meje.”
    U mblodhën njerëzit në një shesh të madh. Erdhën edhe ma¬gjistarët me litarë e shkopinj nëpër duar. Kur i hodhën mbi tokë, njerëzve iu duk sikur ato ishin gjarpërinj. Në atë çast e hodhi shkopin edhe Musai. Shkopi iu bë gjarpër e filloi të gëlltis¬te shkopinjtë dhe litarët e magjistarëve që ishin përtokë. Kur magjistarët e panë këtë, e besuan Musanë si të Dërguar të Zotit, sepse ata e njihnin shumë mirë magjinë e ajo që bëri Musai (paqja qoftë mbi të) nuk ishte magji, por mrekulli nga All-llahu i Madhërishëm. Magjistarët besuan në Zotin e vetëm dhe e mohu-an Faraonin si zot. Faraoni mbeti në kufrin e tij e më pas i vrau magjistarët, sepse ata besuan.
    All-llahu i Madhërishëm e dënoi rëndë Faraonin për shkak të kufrit dhe përgënjeshtrimit të tij. All-llahu i Madhërishëm e mbyti atë në det e trupin ia nxori në breg. Kjo ndodhi në këtë botë, kurse në Ditën e Gjykimit ai dhe ndjekësit e tij do të vuajnë dënimin më të rëndë në xhehenem. Nga çfarë thuhet në sure përfiton vetëm ai që i frikësohet All-llahut të Madhërishëm.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Musai (paqja e All-llahut qoftë mbi të) është i Dërguar i All-llahut të Madhërishëm te Faraoni.
    2. Gjykimi i All-llahut të Madhërishëm është i pandryshue-shëm. All-llahu i Madhërishëm i ndihmon Profetët dhe besim¬ta-rët dhe i shkatërron qafirët.
    3. All-llahu u tregon njerëzve histori të popujve të mëpar-shëm, që ata të nxjerrin mësime.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ku i foli All-llahu Musait?
    2. Çfarë i kërkoi All-llahu Musait?
    3. Cili qe argumenti që vërtetonte se Musai ishte i Dërguari i Zotit?
    4. A u bind Faraoni nga argumenti i Musait?
    5. Si e dënoi All-llahu Faraonin në këtë botë?
    6. Përse na e përmend Kur’ani historinë e Musait dhe të Faraonit?
    7. A mund të jetë dikush i krijuar dhe krijues në të njëjtën kohë?
    AJETET 27 - 33
    27. A është më i rëndë krijimi juaj apo i qiellit?  E Ai e ngriti atë!  28. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.  29. Natën e errësoi edhe ditën e ndriçoi.  30. Pastaj tokën e shtriu.  31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullotat e saj.  32. Kurse kod¬rat ia përforcoi.  33. Si risk për ju dhe për kafshët tuaja.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Ia ndriçoi - All-llahu bëri që dita të ndriçohet me rrezet dhe dritën e Diellit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu, pasi përmend fundin e Faraonit, ua tregon keto aje¬te femohuesve që e mohuan Ditën e Ringjalljes. All-llahu u thotë jobesimtarëve: “Krijimi juaj është më i lehtë se krijimi i qiejve, sepse qielli është i lartë e i fortë.” All-llahu ka krijuar Hënën, e cila bën dritë natën; ka krijuar Diellin, i cili rre¬zaton ditën. All-llahu krijoi edhe Tokën dhe e bëri atë me një shtrirje të gjerë, që të jetë sa më e përshtatshme për njerëzit. Nga toka nxorri ujin dhe bëri që të mbijnë bimët dhe pemët. Ai e forcoi Tokën me malet; Ai krijoi kafshët që njeriu të përfitojë prej tyre. Të gjitha këto për njeriun.
    Idhujtarët e pranojnë se All-llahu është Krijuesi i qiejve dhe i tokës. All-llahu thotë: “Kur i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata thonë All-llahu.” Por idhujtarët duhet të besonin në fuqinë e All-llahut për t’i ringjallur njerëzit në Ditën e Gjykimit, sepse Ai që krijoi qiejt dhe tokën nuk e ka të vështirë të ringja¬llë njeriun.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm ka fuqi që ta ringjallë njeriun, sep¬se krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i vështirë sesa kri¬ji-mi i njeriut.
    2. All-llahu e krijoi qiellin në mënyrë të përsosur dhe ven-dosi në të Diellin dhe Hënën, që të përfitojnë njeriu dhe kri¬je-sat e tjera.
    3. All-llahu krijoi Tokën dhe e bëri atë të sheshtë. All-llahu krijoi ujin dhe e përforcoi Tokën me malet. Ai e bëri Tokën të përshtatshme për të jetuar njerëzit.
    4. All-llahu është Bujar e dëshiron që njerëzit të bëjnë një jetë të mirë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Përmendni emrat e disa kafshëve.
    2. Ç’thonë idhujtarët për Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?
    AJETET 34 - 46
    34. E kur të vijë Vala e Madhe.  35. Atë Ditë njeriu kujton se çfarë ka punuar.  36. E xhehenemi shfaqet dukshëm për atë që e sheh.  37.E përsa i përket atij që e ka tepruar.  38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote.  39. xhehenemi do të jetë vendi i tij.  40. E kush iu afrua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve.  41. Ka vend xhenetin.  42.Ty të pyesin për Ditën e Kijametit: “Kur do të ndodhë?”  43.Po sa je në gjendje ti t’ua kujtosh atë?  44. Vetëm Zoti yt është në di-jeni për të.  45.Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Ditës së Gjykimit.  46. Ditën kur ta përjetojnë atë, do t’u duket si-kur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Vala e madhe - Dita e Kijametit.
    Çfarë ka punuar - Ditën e Gjykimit njeriu do t’i shohë të gjitha veprat që ka bërë në këtë botë, të mira e të këqija, të vogla e të mëdha.
    I dha përparësi jetës së kësaj bote - Mendoi vetëm për këtë botë e jo për Botën Tjetër.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu i Madhërishëm thotë se “Çasti i Kijametit”, ose siç quhet “Vala e madhe”, do të marrë përpara gjithçka në këtë Gji¬thësi. All-llahu do t’i tubojë njerëzit për t’u kërkuar llogari. Atëherë, të gjithë do të kujtojnë punët e tyre, të mirat dhe të këqijat. Do të duket qartë edhe xhehenemi, që ta shikojnë ata të cilët bënë vepra të këqija, që përgënjeshtruan Ditën e Kija-metit dhe që pëlqyen këtë botë mbi Ahiretin. Këta njerëz do të hyjnë në xhehenem.
    Kurse ata që e patën frikë All-llahun në këtë botë dhe nuk bënë punë të këqija, ata që u penduan për të këqijat e bëra, All-llahu do t’i fusë në xhenete të pafund, ku do të jetojnë të kënaqur përgjithmonë.
    Njerëzit e pyetën Muhammedin për çastin, kur do të vinte kjo Ditë, e ai iu përgjigj qartë se çastin e kësaj Dite nuk e dinte askush përveç All-llahut dhe se All-llahu nuk ia ka treguar asnjë krijese Orën e Saj, as Profetëve, as engjëjve etj.
    All-llahu i Madhërishëm i rikujton Profetit (paqja dhe beki-mi i All-llahut qofshin mbi të) se detyra e tij ishte të udhë¬zon¬te njerëzit dhe t’u tregonte atyre rrugën e drejtë për të pasur frikë nga All-llahu i Madhërishëm, ta besonin Atë dhe Ditën e Kijame-tit.
    Dita e Kijametit është aq e frikshme, saqë njerëzit do ta harrojnë këtë botë. All-llahu do t’i pyesë: “Sa keni jetuar mbi tokë?” Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës; pyesni ata që dinë të numërojnë!” (El- Mu’minunë: 112-113)
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Ditën e Kijametit njeriu do të kujtojë të gjitha veprat që ka bërë në këtë botë.
    2. “Vala e Madhe”është një nga emrat e Ditës së Kijametit.
    3. Zjarri do të jetë vendi i jobesimtarëve, kurse xheneti vendi i besimtarëve.
    4. Orën e Ditës së Kijametit nuk e di askush përveç All-llahut.
    5. Ai që e ka frikë All-llahun do të shpëtojë në atë Ditë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ajetet kanë përmendur dy cilësi të atyre që do të hynë në Zjarr. Cilat janë ato?
    2. Ç’kuptim ka ajeti: “E, xhehenemi shfaqet për atë që e sheh.”
    3. Ajetet kanë përmendur dy cilësi të atyre që do të hynë në xhenet. Cilat janë ato?
    4. Në ajetet e mësipërme përmendet detyra e të Dërguar-ve. Cila është ajo?
    5. A e di i Dërguari të fshehtën?

  5. #5
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ABESE “

    (E zbritur në Mekë, ka 42 ajete)
    Ajetet 1 - 16
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Ai u vrenjt dhe u kthye,  2. Sepse atij i erdhi i verbëri (dhe e ndërpreu).  3. E ku mund ta dish ti? Ndoshta ai do të pas¬trohet nga të këqijat,  4. Ose do të përfitojë nga këshilla.  5. E ai nuk ndien nevojë, pse ka pasuri.  6. Ti atij i kushton vëmendje!  7. Ti nuk mban përgjegjësi pse ai nuk pastrohet.  8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen tek ti  9. Dhe ai e ka frikë All-llahun.  10. E ti nuk i kushton vëmendje atij.  11. Jo ashtu! Në të vërtetë, ajo është këshillë.  12. Kush do të marrë mësim nga ajo?  13. Është këshillë në fletë të çmueshme.  14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.  15. Në duar të udhëtuesve.  16. Të nderuar e të ruajtur.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Kjo sure flet për sahabin e verbër dhe se si njeriu i mohon fuqinë e Zotit dhe Ditën e Gjykimit.
    Kuptimi i fjalëve:
    U kthye - Nuk i vuri rëndësi.
    I verbëri - Abdullah ibn Umi Mektum.
    Nuk ke përgjegjësi - Nuk je mëkatar që ai nuk beson.
    Pastrohet - Pastrohet nga kufri (mohimi).
    Që nxiton -Që nxiton për te veprat e mira.
    Këshilla - Këshilla për atë që do të përfitojë.
    Të çmueshme - Të çmueshme për All-llahun.
    Të lartë - Në një vend të lartë.
    Të udhëtuesve - Engjëjve që udhëtojnë.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Kjo sure fillon me një qortim nga All-llahu i Madhërishëm për Muhammedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të). Një ditë Muhammedi (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) takoi parinë e kurejshëve dhe filloi t’u fliste rreth Islamit dhe t’i ftonte ata që t’i besonin All-llahut të Madhërishëm. Kur Muhammedi (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) po fliste, erdhi tek ai një i verbër, emri i të cilit ishte Abdullah Ibn Umi Mektum, dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, më mëso mua nga ato që të mësoi Zoti yt.” Muhammedi u kthye i vrenjtur nga ai dhe nuk u përgjigj. Për këtë All-llahu e qortoi atë në Kur’an. All-llahu ia sqaroi Muhammedit se nuk mbante asnjë lloj përgjegjësie në qoftë se qafirët nuk besonin pas thirrjes që ai u bënte. I Dërguari nuk duhej t’u përkushtohej më shumë qafirëve sesa atyre që besuan, si në shembullin e sahabit të verbër. All-llahu i Madhërishëm i thotë Muhammedit: “Qafirët kurejshë nuk u vinin rëndësi fjalëve të tij, prandaj edhe ai të mos u vinte shumë rëndësi atyre, sepse rruga për në besim është e qartë për atë i cili do që të udhëzohet.” Ajetet e Zotit janë të qarta dhe këshilluese për të gjithë njerëzit. Ajetet e All-llahut kanë qenë të shkruara lart në qiell, në Leuhi Mahfudh. All-llahu zbriti këtë Kur’an me anë të Xhibrilit te Muhammedi (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) për t’i këshilluar njerëzit.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. I Dërguari (paqja e All-llahut dhe bekimi i All-llahut qof-shin mbi të) është besnik në kumtimin e Kur’anit të Shenjtë. Muhammedi (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) nuk e fshehu qortimin që iu bë. Ai ua kumtoi atë njerëzve, ashtu siç ia zbriti All-llahu i Madhërishëm.
    2. Islami i respekton të dobëtit e të vobektit. All-llahu i Ma-dhë¬rishëm e qortoi Muhammedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) sepse nuk tregoi vëmendje ndaj fjalëve të të verbërit besimtar.
    3. All-llahu e zbriti Kur’anin e Shenjtë nga Leuhi Mahfudh te Muhammedi.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Si quhej i verbëri, që erdhi te Muhammedi për të mësu-ar?
    2. A ishte Muhammedi i zënë në ato çaste?
    3. Cili ishte shkaku që Abdulla Ibn Umi Mektum e pyeti Mu-ham¬medin kur ai ishte i zënë me parinë e Kurejshëve?
    4. Përmend dy çështje për të cilat udhëzojnë ajetet e më-sipërme.
    5. A u zemërua Muhammedi me të verbërin, pasi u qortua nga All-llahu?
    AJETET 17 - 23
    17. Qoftë mallkuar njeriu! Ç’e bëri atë ta mohojë All-lla-hun? 18. Prej çfarë e krijoi Ai atë?  19. Atë e krijoi prej një pi¬ke uji dhe e formoi në raportin e duhur.  20. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.  21. Pastaj e bëri atë të vdesë dhe i bëri varr.  22. Pastaj, kur të dojë Ai, e ringjall atë.  23. Jo! Ai (njeriu) nuk zbatoi atë që urdhëroi All-llahu.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Ia lehtësoi rrugën - Ia qartësoi atij rrugën e drejtë dhe rru-gën e shtrembër.
    E ringjall - Do ta ringjallë për të dhënë llogari në Ditën e Gjykimit
    Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi - Ai nuk e kreu detyrën, që i ngarkoi All-llahu i Madhërishëm.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Njeriu është i dobët. All-llahu e krijoi njeriun nga uji, e bëri atë të rritet e i dha dëgjimin, shikimin etj. All-llahu ia bëri të qartë njeriut rrugën e mirë dhe rrugën e keqe dhe e la atë të lirë të zgjedhë mes tyre. Rruga e mirë të çon në xhenet; rruga e keqe të çon në xhehenem. Kjo zgjedhje është dhuratë nga All-llahu për njeriun, sepse nuk e bëri atë si kafsha, e cila nuk ka zgjedhje e është tërësisht e nënshtruar.
    Nga të mirat e All-llahut për njeriun është edhe varri. Ai është respekt për trupin e tij. Më pas, kur të vijë çasti i caktuar për t’i kërkuar atij llogari për veprat që ka bërë në këtë botë, All-llahu e ringjall njeriun.
    Këto ajete janë mëse të mjafueshme që njeriu ta falënde-rojë Zotin e t’u bindet urdhrave të Tij. Por, për fat të keq, njeriu tregohet i mangët në zbatimin e detyrave që i ka caktuar All-llahu. Ai i shpërblen begatitë e Zotit… duke e mohuar Atë.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Ajetet tregojnë se ata që nuk e njohin siç duhet dhe nuk e falënderojnë All-llahun e Madhërishëm janë njerëz të ulët.
    2. All-llahu e mëshiroi njeriun, duke e krijuar në formën më të bukur dhe duke e pajisur edhe me shqisa.
    3. Varrosja e të vdekurit është respekt për trupin e tij, po kështu, edhe ringjallja Ditën e Ringjalljes.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Përmend tri të mira që All-llahu i ka falur njeriut, për të cilat flitet në ajetet e mësipërme.
    2. Flisni për ajetin, që tregon mangësitë e njeriut kun¬drejt All-llahut.
    3. Cili është kuptimi i ajetit: “Pastaj atij ia lehtësoi rrugën”?
    4. Flisni për dy çështje, që janë cituar në ajetet e më¬sipër-me.



    AJETET 24 - 32
    24. Njeriu le të shikojë ushqimin e vet.  25. Ne lë¬shuam shi të mjaftueshëm.  26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës  27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra  28. Edhe rrush e perime  29. Edhe ullinj e hurma  30. Edhe kopshte të dendura  31. Edhe pemë e kullota  32. Si mjete begatimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
    KUPTIMI I FJALËVE
    E çamë tokën - E çamë tokën, kur del bima.
    Kopshte të dendura - Kopshte të dendura nga pemët e shum-ta.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Ajetet e mësipërme flasin për disa nga begatitë e Zotit. Ato tregojnë se si u krijua njeriu nga një pikë e vogël e më pas All-llahu bëri që të rritet, duke i dhënë shqisa për të jetuar. All-lla¬hu kërkon nga njeriu të vështrojë rreth vetes së tij, t’i shikojë këto begati të cilat e orientojnë për të besuar në fuqinë madhështore të All-llahut, Zotit të botëve.
    Toka ishte e tharë e All-llahu zbriti në të shiun, që të mbij-në bimë dhe pemë të shumta. Ky ujë, që e zbriti All-llahu, bën që të mbijnë bimët, nga të cilat njeriu përfiton për nevojat e tij.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Njeriu duhet t’i zbatojë porositë e All-llahut, i bindur se All-llahu është i vetmi Krijues.
    2. Uji është një begati e madhe. Njeriu duhet ta shfry¬të-zojë atë në mënyrën më të mirë dhe të mos e shpërdorojë atë.
    3. All-llahu është i Mëshirshëm me njerëzit. Ai krijoi në to-kë shumë gjëra, që njerëzit të ushqehen me to.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Thoni llojet e pemëve, që u përmendën në ajetet e më-sipërme.
    2. Vendosni fjalën e përshtatshme në fjalitë që vijojnë:
    a) E mbrojtëm Kur’anin... mirë
    b) E goditëm ... armikun shumë
    c) E falenderuam ... All-llahun shumë
    3. Merr në dorë një kokërr mollë dhe vështroje mirë atë, duke menduar se si është krijuar ajo nga toka dhe si ka arritur te ti.
    AJETET 33 - 42
    33. E kur të vijë Ushtima.  34. Atë Ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,  35. Prej nënës së vet dhe prej babait të vet,  36. Prej gruas së vet dhe prej fëmijëve të vet.  37. Atë Ditë çdo njeriu i mjafton çështja e vet.  38. Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura,  39. Të buzëqeshura e të gëzuara.  40. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura,  41. Që i ka mbuluar errësira.  42. Ato janë të mohuesve, mëkatarëve.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Ushtima - Britma e fortë; një nga emrat e Ditës së Kija¬me-ti¬t.
    Të pluhurosura - Fytyrat e atyre që nuk besuan do të jenë tërë pluhur, të fëlliqura.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Njeriu duhet ta kuptojë se kjo jetë është si një kopsht me bimë e pemë. Ashtu siç i vjen këtij kopshti koha kur bimët “vdesin”, ashtu do t’i vijë edhe kësaj bote koha e zhdukjes, e asgjësimit. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Shembulli i kësaj bo¬te është si uji, të cilin Ne e zbresim nga qielli dhe nga i cili zhvillohen bimët e tokës e më pas do bëhen byk dhe shpërnda-hen nga erërat. All-llahu është i Fuqishëm mbi gjithçka.”
    Kur njeriu të gjendet përballë frikës së Ditës së Gjykimit, do të largohet nga e gjithë familja e tij, sepse do të mendojë vetëm për veten e tij. Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të nda-hen në dy grupe: grupi i parë do të jetë i qeshur e i kënaqur për atë që e pret, sepse ai bëri vepra të mira dhe besoi në ajetet e All-llahut; grupi i dytë do të jetë i dëshpëruar dhe shenjat e dësh-përimit do të duken në fytyrat e tyre. Ata do të dënohen në zjarrin e xhehenemit.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Në Ditën e Gjykimit njeriu do të jetë i zënë vetëm me çështjen e tij.
    2. Në Ditën e Gjykimit njeriu do të largohet nga nëna e tij, nga babai i tij, nga vëllai i tij, nga fëmijët dhe nga gruaja e tij.
    3. Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ndahen në dy grupe: gru¬pi i gëzuar, i cili do të hyjë në xhenet e grupi i trishtuar, i cili do të hyjë në xhehenem.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Nga kush do të largohet njeriu Ditën e Gjykimit?
    2. Përse do të largohet njeriu nga njerëzit e tij më të da-shur në Ditën e Gjykimit?
    3. Në sa grupe do të ndahen njerëzit atë Ditë?
    4. Kush do të jenë ata njerëz, që do të hyjnë në xhenet?

  6. #6
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ET TEKUIR “

    (E zbritur në Mekë, ka 29 ajete)
    Ajetet 1 - 14
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Kur Dielli të jetë mbështjellur,  2. Kur yjet të kenë rë-në,  3. Kur malet të kenë lëvizur e të jenë bërë pluhur,  4. Kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,  5. Kur egër-si¬rat të jenë bashkuar,  6. Kur detet të vlojnë si zjarr i fla¬kë-ruar,  7. Kur shpirtrat të jenë bashkuar,  8. Kur vajzat e va-rro¬sura për së gjalli të pyeten  9. Për çfarë mëkati janë vrarë,  10. Kur fletushkat të jenë shpalosur,  11. Kur qielli të jetë he¬qur,  12. Kur xhehenemi të jetë ndezur fort.  13. Kur xheneti të jetë afruar.  14. Atëherë njeriu do të dijë se çfarë ka vepruar.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për Ditën e Kijametit dhe për ç’do të ndodhë në të; ajo flet për Shpalljen dhe kundërshtimin e femohuesve (qafi-rëve).
    KUPTIMI I FJALËVE
    Vajzat e varrosura për së gjalli - Para Islamit arabët i vris¬nin vajzat porsa lindnin.

    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Këto ajete tregojnë se si në Ditën e Kijametit do të ndry¬-sho¬jë tërë Gjithësia. All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur’an: “Atë Ditë, kur do të ndryshojë Toka dhe qielli.” (Ibrahim:48)
    Shenjat më të para të Ditës së Kijametit do të jenë: do të mbështillet Dielli dhe do t’i zhduket drita; do të errësohen yjet; do të lëvizin malet si ré e do të shkatërrohet gjithçka në Tokë. Edhe deveja e mbarsur, që është shumë e shtrenjtë për ara¬bët, do të lihet e vetme; askush nuk do ta vrasë mendjen për të; secili do të mendojë vetëm për veten e tij; do të tubohen kaf¬¬shët dhe do të ngordhin; do të shpërthejnë detet e do të ndi¬zen zjarr; do të bashkohen shpirtrat me trupat e tyre; do të pye¬ten vajzat e varrosura për së gjalli, se përse u varrosën.
    Kur të hapen fletët, ku janë shënuar punët e njerëzve, do të hiqet dielli, do të jetë nxehur xhehenemi dhe do të jetë afruar xheneti te banorët e vet. Kur të ndodhin të gjitha këto, atëherë ka ardhur Dita e Gjykimit, e cila është Dita kur jepet llogari përpara All-llahut. Në këtë Ditë njeriu do ta kuptojë fundin e vet.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Kur të vijë Dita e Kijametit, i gjithë universi do të ndry-sho¬jë.
    2. Kjo sure e shpjegon me hollësi ç’do të ndodhë në Ditën e Gjykimit. I Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) thotë: “Ai, që dëshiron t’i hedhë një vështrim Ditës së Gjykimit, le të lexojë suret “Et Tekuir”, “El Infitar” dhe “El Inshikak.”
    3. All-llahu e urdhëron prindin që të kujdeset për fëmijën e vet.
    4. Muslimani duhet të zgjedhë për shok një njeri të mirë. Në një hadith thuhet: “Ditën e Gjykimit, njeriu do të jetë me atë që do.”
    5. Në Ditën e Gjykimit do t’i jepen secilit fletët me punët e bëra në këtë botë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ç’do t’u ndodhë maleve në Ditën e Gjykimit?
    2. Çfarë dini mbi vajzat e varrosura për së gjalli?
    3. Ç’do të thotë: “Dhe kur shpirtrat të bashkohen”? Për-men¬d¬ni hadithin me të njëjtin kuptim.
    4. Përmendni dy çështje të cituara nga ajetet.
    AJETET 15 - 29
    15. Betohem në yjet që do të bien poshtë,  16. Që udhë-toj¬në e fshihen.  17. Për natën, kur ajo ia beh me errësirë.  18. Për agimin, kur ai zbardh!  19. S’ka dyshim se ai (Kur’ani) ësh¬të fjala e të Dërguarit fisnik,  20. Që i është dhënë fuqi (nga All-llahu) dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.  21. Që është i respektuar dhe besnik.  22. Nuk është i luajtur shoku juaj.  23. Ai e pati parë atë (Xhibrilin) në horizontin e kthje-llët.  24. Ai nuk dyshon tek e fshehta.  25. Ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar.  26. Ku jeni, nga shkoni?  27. Kur’ani s’është tjetër veçse këshillë për njerëzit!  28. (Prej tij mund të përfitojë) Kushdo prej jush, që dëshiron të ecë në rrugën e drejtë.  29. Por ju nuk mund të dëshironi, vetëm në qoftë se dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!




    KUPTIMI I FJALËVE
    Që udhëtojnë e fshihen - Yjet e mbuluara.
    Të Dërguarit fisnik - Të Xhibrilit, i cili zbriste Kur’anin te Muhammedi (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të)
    Vend të lartë - Tek All-llahu.
    Atje - Tek engjëjt.
    Besnik - I besueshëm për Shpalljen.
    E pati parë atë - Muhammedi e pati parë Xhibrilin.
    Të mallkuar - Të dëbuar larg mëshirës së Zotit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Këto ajete flasin për Kur’anin dhe zbritjen e tij. All-llahu betohet për këtë në yjet, që ndriçojnë natën dhe fshihen ditën, e cila largon natën kur vjen agimi; All-llahu betohet se ky Kur’an është nga All-llahu. Këtë Kur’an e zbriti Xhibrili, i cili është i pari i engjëjve. Ai e përcolli këtë Kur’an tek i Dërguari i All-llahut pa fshehur asgjë.
    Kur kurejshët e dëgjuan këtë Kur’an, u habitën jashtë ma-se. Ata mohuan Kur’anin, ndërsa Muhammedin e quajtën gënje-shtar e të çmendur. Por, Muhammedi nuk ishte as gënjeshtar e as i çmen¬dur. Ai ishte më i çiltri dhe më besniku i vendit. Kur’-ani është Fjala e Zotit të botëve.
    All-llahu i pyet femohuesit kurejshë: “Ku do të shkoni ju që për¬gënjeshtruat ajetet e Mia dhe të Dërguarin Tim?” Dhe u prem¬¬ton atyre: “Ju nuk ju pret tjetër veçse një dënim i dhemb¬shëm.”
    Me Kur’anin udhëzohet ai, që dëshiron të ecë në rrugë të drej¬të. Kjo rrugë e drejtë është Islami.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Kur’ani është Fjala e All-llahut (E zbritur te Muhammedi me anë të Xhibrilit.
    2. Xhibrili ka pozitë të madhe tek All-llahu dhe është besnik.
    3. Muhammedi e ka parë shumë herë Xhibrilin, ndërsa All-llahun nuk e ka parë asnjëherë.
    4. Kur’ani këshillat (që jep) i ka për të gjithë njerëzit.
    5. Asgjë nuk bëhet në këtë botë pa lejen e All-llahut.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Në ajetet e mësipërme All-llahu e ka cilësuar Xhibrilin me gjashtë cilësi. Përmendni tri prej tyre.
    2. Si e quajtën femohuesit kurejshë Muhammedin kur dë-gjuan nga ai Kur’anin?
    3. Flisni për dy çështje që citohen në ajete.

  7. #7
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL INFITAR “

    (Ka zbritur në Mekë, ka 19 ajete)
    Ajetet 1 - 19
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Kur të çahet qielli,  2. Kur të shpërndahen yjet,  3. Kur të përzihen detet  4. Dhe kur të trazohen varret,  5. Atëherë, secili e di se çfarë ka punuar dhe çfarë ka lënë prapa.  6. O njeri! Ç’të mashtroi ty kundër Zotit tënd, Bujarit dhe të Butit?  7. Është Zoti Ai që të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi,  8. Të bë¬ri në trajtën që Ai dëshiroi.  9. Jo (nuk është siç thoni ju). Ju përgënjeshtroni Ditën e Llogarisë.  10. Juve ju janë vënë pas engjëjt mbrojtës.  11. Ata janë shkrues të ndershëm të All-lla¬hut.  12. Ata e dinë se çfarë bëni.  13. E s’ka dyshim se e mi¬ra shpërblehet me kënaqësitë e përjetshme.  14. Kurse më¬ka¬tarët janë në xhehenem.  15. Aty futen ata në Ditën e Gjyki¬mit.  16. Dhe nuk mund të largohen prej tij.  17. E ku ta dish ti se ç’është Dita e Gjykimit?  18. E ku ta dish ti se ç’është Dita e Gjykimit?  19. Është Dita kur askush nuk do të mund të të ndihmojë për asgjë; atë Ditë çështja i takon vetëm All-llahut!
    PËRMBAJTJA E SURES
    Kjo sure tregon ndryshimet që do të pësojë gjithësia në Di-tën e Kijametit. Ajo flet për të shpëtuarit dhe të humburit dhe për llogarinë që do të jepet para All-llahut të Madhërishëm.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Ç’të mashtroi ty kundër Zotit tënd? - Ç’të bëri ty të dalësh kundër Zotit tënd?
    Mëkatarët - Ata që nuk iu bindën All-llahut të Madhërishëm.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Kjo sure i përngjet sures së mëparshme, “Tekuir”. Sureja flet për Ditën e Gjykimit dhe për ngjarjet përpara saj, si çarja e qiellit, rënia e yjeve, bashkimi i deteve dhe i oqeaneve, hapja e varreve dhe dalja ç’ka brenda tyre. Atë Ditë njeriu do ta kupto-jë se ku ka qenë i mangët.
    All-llahu e qorton njeriun: “Çfarë ndodhi me ty që e mo-hove Zotin tënd, i Cili të krijoi ty në mënyrën më të përsosur?”
    Vërtet, njeriu e mohon Zotin tij për shkak të paditurisë së tij e për shkak se ai i bindet Shejtanit dhe cytjeve të tij.
    All-llahu ka ngarkuar engjëjt që t’ia shkruajnë njeriut vep-rat, të mëdha apo të vogla qofshin, që t’i kërkojë llogari për to në Ditën e Gjykimit.
    Pasi All-llahu t’u kërkojë llogari njerëzve për punët e tyre, ata do të ndahen në dy grupe; të shpëtuarit dhe të humburit. Të shpëtuarit do të jenë besimtarët, ata të cilët besuan dhe që do të hyjnë në xhenet. Të humburit do të jenë jobesimtarët, të ci¬lët do të hyjnë në zjarrin e xhehenemit, ku do të digjen dhe nuk do të dalin prej tij.
    All-llahu tregon se kjo Ditë është një Ditë e madhe dhe e frikshme, kur askush nuk mund të ndihmojë tjetrin, sepse e gji-thë çështja i takon vetëm All-llahut.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Në Ditën e Kijametit gjithësia do të ndryshojë me urdh-rin e All-llahut.
    2. Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të dalin të gjallë nga varret.
    3. Në Ditën e Gjykimit njeriu do të shohë veprat që pati bërë në këtë botë; ato janë regjistruar nga engjëjt.
    4. Njerëzit do të ndahen në dy grupe; një grup do të hyjë në xhenet dhe një grup në xhehenem.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Sa herë është përmendur emri i Ditës së Gjykimit në sure?
    2. Si do ta komentonit ajetin ku përmendet Dita e Gjy-kimit?
    3. Si do ta komentonit “Dhe kur të trazohen varret”?
    4. Ajeti ka përmendur një detyrë të engjëjve ndaj njeriut. Cila është ajo?
    5. Bashko fjalinë e kolonës A me fjalinë përkatëse të kolonës B.
    6. Në këtë sure All-llahu flet për yjet: “Kur të shpërndahen yjet”. Në suren “Tekuir” është një ajet me të njëjtin kuptim. Thoni ajetin.

  8. #8
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL MUTAFFIFIN”

    (E zbritur në Mekë, ka 36 ajete)
    Ajetet 1 – 17
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Të mjerët ata që masin e peshojnë mangët.  2. Ata, që kur marrin prej njerëzve, për vete e plotësojnë peshën.  3. E kur u peshojnë të tjerëve, ua lënë mangët.  4. A nuk e dinë ata se kanë për t’u ringjallur  5. Në një Ditë të Madhe.  6. Në Ditën, kur njerëzit ngrihen për të dalë përpara Zotit të botëve.  7. Jo, të mos rrinë në pakujdesi, se shënimet e vepr-ave të m묬ka¬tarëve janë në Sixhin.  8. E ku e di ti se ç’është Sixhini?  9. Ai është një libër i qëndisur.  10. Ajo Ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët,  11. Të cilët nuk e besojnë Ditën e përgje¬gjësisë.  12. E atë Ditë nuk e mohon askush, përveç atij që ësh¬të zhytur në mosbesim e në punë të këqija  13. E ja, kur i lexohen atij argumentet tona, thotë: “Legjenda të të pare¬ve!...”Jo, nuk është ashtu!  14. Por, zemrat e tyre janë njo¬llo¬sur nga të kë¬qi¬jat që ata bënë.  15. Vërtet, atë Ditë do të jenë të penguar prej Zotit të tyre,  16. Pastaj ata do të hyjnë në xhehenem  17. Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e keni përgënjeshtruar.”
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për ata që vjedhin në peshë, për të shpëtuarit dhe të humburit dhe për sjelljet e armiqve të Islamit.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Të mjerët - Janë ata të cilët do të vuajnë dënimin në Bo-tën tjetër.
    Ua lënë mangët - I vjedhin në peshë.
    Sixhin - Vend i pistë.
    Në mosbesim - Larg së Vërtetës.
    Legjenda të të parëve - Përralla dhe fantazira.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Islami kërkon nga tregtari musliman që të jetë i çiltër dhe i pas¬tër me njerëzit në shitblerje. Për këtë All-llahu i Madhëri-shëm u tërhoqi vëmendjen njerëzve në këtë sure: ata të cilët vje¬dhin në peshë do të kenë dënim të madh.
    Matja dhe pesha e mangët është ndër veprat më të këqija. Disa tregtarë, kur duan të blejnë ndonjë gjë nga të tjerët, e ma¬rrin të plotë, ndërsa, kur u shesin ndonjë gjë të tjerëve, ua japin të mangët. All-llahu i Madhërishëm u ka premtuar atyre një dë¬nim të madh në Ditën e Gjykimit, sepse me të vërtetë vepra e tyre është e keqe dhe atë e bëjnë ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. Ata që e besojnë Ditën e Gjykimit, nuk vje-dhin në peshë, sepse ata e dinë se në qoftë se e bëjnë këtë, do të dë¬no¬hen para All-llahut të Madhërishëm. All-llahu i Madhëri-shëm e quajti këtë vepër të ndyrë. Ai thotë se kjo vepër e ndyrë do të shkruhet në një vend të ndyrë.
    Ata, të cilët nuk besojnë në Ditën e Gjykimit, do të kenë d묬nim të madh. Ajetet e mësipërme përmendin disa nga veprat dhe cilësitë e gënjeshtarëve. E para, ata kanë shkelur mbi të drej¬tat e Zotit dhe mbi të drejtat e njerëzve. E dyta, ata janë mbu¬shur me mëkate dhe nuk përfitojnë nga Kur’ani i Madh. E treta, më¬katet e tyre ua kanë mbuluar zemrat dhe nuk lënë që në to të hyjnë këshillat.
    Qafirët nuk do të mund ta shohin All-llahun në Ditën e Gjy-ki¬mit, siç kanë për ta parë besimtarët. Ata do të hyjnë në xhehenem, sepse e përgënjeshtruan Kur’anin, i cili është Fjala e All-llahut të Madhërishëm.
    Ç’NA MËSOJNË HADITHET
    1. Mashtrimi në peshore është i ndaluar (haram). Muham-me¬¬di (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) thotë: “Ai që mashtron, nuk është prej nesh.”
    2. Islami kujdeset që në marrëdhëniet ndërmjet muslimanë¬ve të mos ketë mashtrime.
    3. Besimi në Ditën e Kijametit e bën njeriun që të largohet nga mëkatet.
    4. Punët e qafirëve shkruhen në një vend të ndyrë.
    5. Mëkatet e shkatërrojnë zemrën, siç thuhet në një hadith: “Kur bën një mëkat, robit i bëhet një pikë e zezë në zemër; kur pendohet, ajo i fshihet; kur ai bën mëkate më shumë, ajo i shtohet.” (E përcjell Tirmidhiu)
    6. Jobesimtarët nuk kanë për ta parë Zotin në Ditën e Gjykimit.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Çfarë dënimi i ka premtuar All-llahu i Madhërishëm mash-truesit?
    2. Ku shkruhen veprat e jobesimtarëve?
    3. Është një tregim që flet për një tregtar të sinqertë e të drejtë. Cili është ai?
    4. Cili është ajeti që tregon se qafirët nuk do ta shikojnë Zotin në Ditën e Gjykimit?
    AJETET 18 - 36
    18. Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirëve gjendet në Ilijin.  19. E ku e di ti se ç’është Ilijini?  20. Është një libër i qën¬disur.  21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afër¬mit (e All-llahut).  22. E s’ka dyshim se vepërmirët do të jenë në kënaqësi të përjetshme.  23. Të mbështetur në kolltukë vësh¬¬trojnë.  24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.  25. U jepet të pinë pije në enë të mbyllura.  26. Pije që në fund u vjen era myshk. E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.  27. Ajo pije do të jetë një përzierje Tesnimi.  28. Krua nga i cili do të pinë më të afërmit e Zotit.  29. Mëkatarët ishin ata që i përqeshnin ata që besuan  30. Dhe kur (ata që besuan) kalonin pranë tyre, ata (mëkatarët) ia bënin me sy njëri-tjetrit.  31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.  32. Dhe kur i shihnin, ata thonin: “S’ka dyshim se ata janë të humbur!”  33. Po ne nuk i caktuam atë atyre.  34. E sot, ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.  35. Duke qëndruar të mbësh¬teur në kolltukë e duke vështruar.  36. A thua u shpërblyen jo¬be¬simtarët për atë që punuan?
    KUPTIMI I FJALËVE
    Të mirët - Ata që e kanë frikë All-llahun e Madhërishëm
    Ilijin - Vend i lartë.
    E dëshmojnë më të afërmit - E shikojnë engjëjt bujarë.
    Tesnim - Emër kroi në xhenet.
    Ktheheshin të qeshur - Ktheheshin të qeshur dhe duke i fyer muslimanët.
    Ata që lakmojnë të mirën - Ata që lakmojnë veprat e mira.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Pasi u fol për gjendjen e jobesimtarëve në Zjarr në ajetet e mëparshme, këto ajete tregojnë pozitën e muslimanëve në xhenet, të premtuar nga All-llahu i Madhërishëm.
    All-llahu i Madhërishëm i pranoi veprat e besimtarëve dhe i regjistroi ato në një libër të ruajtur në një vend të lartë, të cilin e mbikëqyrin engjëjt.
    Ditën e Gjykimit All-llahu i Madhërishëm do t’i fusë besim-tarët në xhenet, si shpërblim për veprat e tyre të mira e të pastra. Ata do të gjejnë atje çdo gjë të dëshiruar nga zemrat e tyre. Ata do të ulen në kolltukë të lartë, të qeshur e të gëzuar nga shpërblimi që u dha All-llahu i Madhërishëm. Atyre do t’u jepen pije të shijshme, që rrjedhin nga burimet e xhenetit. Këto pije vijnë era misk dhe nuk do të jenë si pijet e kësaj bote, dehëse dhe të dëmshme për trupin.
    Banorët e xhenetit e meritojnë këtë shpërblim, sepse ata u treguan durimtarë ndaj sprovave të kësaj bote dhe fyerjeve të jobesimtarëve.
    Këto ajete tregojnë disa nga talljet e jobesimtarëve, kur i shi¬konin muslimanët. Ata talleshin me veprat e mira të muslima¬nëve dhe, kur i shihnin ata, u shkelnin syrin njëri-tjetrit dhe kthe¬¬heshin në shtëpitë e tyre të gëzuar për atë që u kishin pu¬nuar muslimanëve. Kur i shikonin muslimanët që faleshin, u thoshin atyre: “Ju jeni të humbur.” All-llahu i Madhërishëm i kun¬dërshton ata: “Ju nuk jeni përgjegjës për besimtarët dhe nuk keni të drejtë të thoni se ata janë të humbur, sepse në të vërtetë jeni ju të humburit.”
    Ditën e Gjykimit do të ndryshojnë gjërat. Besimtarët, të ulur në kolltukë, do të shikojnë jobesimtarët tek digjen në zjarr. Kjo sure tregon se jobesimtarët do të dënohen për shkak të pu¬në¬ve të tyre të këqija në këtë botë. Ditën e Gjykimit këto punë do të kthehen mbi ta. Ata u tallën me muslimanët në këtë botë dhe “muslimanët do të tallen me ta në Ditën e Gjykimit.”
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm i ruan veprat e besimtarëve duke i regjistruar ato në një vend të lartë, që më pas ata të shpër-blehen.
    2. All-llahu i Madhërishëm u ka premtuar besimtarëve mirësi të cilat nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe as janë menduar ndonjëherë.
    3. All-llahu i këshillon njerëzit që të nxitojnë të bëjnë vep-ra të mira e të dobishme.
    4. T’i fyesh të tjerët, të qeshësh me ta e t’i vështrosh me për¬çmim janë vese të këqija; ai që vepron kështu, do të dëno-het në Ditën e Gjykimit.
    5. Ditën e Gjykimit besimtarët do të jenë të gëzuar, kurse qafirët do të jenë të trishtuar.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Përmendni tri nga veset e jobesimtarëve, të cituara nga ajetet e mësipërme.
    2. Vendosni shenjën e saktë () ose e pasaktë () për fjalitë e mëposhtme:
    a) Muslimanit i lejohet ta fyejë vëllanë musliman (___)
    b) Veprat e jobesimtarëve do të kthehen mbi ta në Ditën e Kijametit dhe ata do të dënohen prej tyre (____)
    c) Besimtarët do t’i shikojnë jobesimtarët duke u djegur në zjarr (____)
    3. Tregoni tri çështje që janë cituar nga ajetet.
    4. Kur do të qeshin besimtarët me jobesimtarët?

  9. #9
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL INSHIKAK “

    (E zbritur në Mekë, ka 25 ajete)
    Ajetet 1 - 15
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Kur të pëlcasë qielli  2. E t’i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu siç i takon.  3. Kur Toka të shtrihet në tërë gjerësinë e saj  4. E kur të nxjerrë ç’ka brenda e të çlirohet.  5. E kur t’i bindet Zotit të vet, ashtu siç i takon.  6. O njeri! Vërtet, ti për¬piqesh me një përpjekje të madhe që të çon te Zoti yt e do ta gjesh (Zotin tënd).  7. E përsa i përket atij, të cilit libri i vet i je¬pet nga e djathta.  8. Atij do t’i kërkohet llogari e lehtë  9. Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar.  10. E përsa i për¬ket atij, të cilit libri i jepet pas shpinës,  11. Ai do t’i ndje¬llë ve¬tes shkatërrim,  12. Do të hyjë në Zjarr të ndezur fort.  13. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet.  14. Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer,  15. Po, vërtet, Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Kjo sure flet për ndryshimet që do të ndodhin në Ditën e Gjy¬kimit dhe për gjendjen e njeriut në këtë botë dhe në Botën e Përtejme.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Të shtrihet - Malet do të sheshohen e toka do të shtrihet.
    Të nxjerrë ç’ka brenda - Të nxjerrë të vdekurit.
    Çlirohet - Çlirohet nga të vdekurit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Fillimi i kësaj sureje flet për Ditën e Kijametit. All-llahu i Ma¬dhërishëm thotë se “kur të çahet qielli dhe të hapet dyer-dyer, do të shtrihet toka e të sheshohen malet, do të dalin të vdekurit nga varret e tyre, që të japin llogari për fjalët e veprat e kryera në këtë botë.” All-llahu i drejtohet njeriut me këto fjalë: “Ti o njeri, je krijuar mbi këtë tokë që të punosh dhe të lodhesh në të, e pas vdekjes do të dalësh nga varri e do të kthehesh te Zoti yt për të dhënë llogari.”
    Pas llogarisë, njerëzit do të ndahen në dy grupe:
    Grupi i parë: do të jenë të shpëtuarit, ata që janë pyetur me butësi. Pjesëtarë të këtij grupi janë besimtarët, të cilët pu-nuan vepra të mira dhe u penduan për mëkatet e pakta që ki-shin bërë. Të gjithë këta do ta marrin librin me dorën e djathtë, e kjo do të thotë se janë të shpëtuar nga Zjarri.
    Grupi i dytë: Pjesëtarë të këtij grupi do të jenë ata të cilët All-llahu do t’i dënojë, sepse e mohuan Atë. Të gjithë ata do ta marrin librin të hidhëruar. Ata do ta kuptojnë se cili do të je¬¬të fundi i tyre, prandaj do ta fshehin librin e tyre. Jobesimtari do të parapëlqente që të mos ishte krijuar fare. Ata që do të fu¬ten në xhehenem, do të vuajnë dënimin e dhembshëm, sepse pa¬¬-tën bërë vetëm vepra të këqija dhe patën harruar se do të kthe¬heshin tek All-llahu i Madhërishëm e do të jepnin llogari para Tij.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Në Ditën e Kijametit do të ndryshojnë qielli dhe Toka.
    2. Njerëzit do të dalin nga varret për të dhënë llogari.
    3. Kjo botë është vendi i lodhjes dhe i sprovimeve.
    4. Besimtari duhet ta lusë Zotin, që t’i kërkohet llogari me të butë. Vetë Profeti ynë Muhammed i lutej All-llahut në namaz, që t’i kërkohej llogari me të butë. T’u kërkohet llogari me të butë do të thotë që t’u falen mëkatet, sepse llogaria është dë¬nim, siç thuhet në një hadith: “Nuk ka njeri që t’i kërkohet llogari e të mos mundohet.” (Buhariu)
    5. Ditën e Gjykimit njerëzit do të ndahen në dy grupe: një-ri do të futet në xhenet, i kënaqur, kurse tjetri do të hyjë në Zjarr, i trishtuar.
    6. Ai, i cili do ta ketë kaluar jetën e vet në dëfrim, në Ditën e Gjykimit do të hyjë në Zjarr.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Si do ta marrë besimtari librin në Ditën e Gjykimit?
    2. Ajetet përmendin dy gjëra që do t’i ndodhin muslimanit kur ta marrë librin nga e djathta. Cilat janë ato?
    3. Plotësojini fjalitë e kolonës A me fjalitë e përshtatshme të kolonës B:
    4. Kjo botë është vendi i lodhjes dhe i sprovimeve. Tregoni ajetin me të njëjtin kuptim.
    AJETET 16 - 25
    16. Betohem në kuqëlimin e horizontit pas perëndimit!  17. Në natën e në çfarë ajo tubon. 18. Në hënën, kur ajo ësh-të e plotë.  19. Ju, patjetër, do të përjetoni gjendje pas gjen-djeje.  20. E ç’kanë ata që nuk besojnë?  21. E, kur u le¬xohet atyre Kur’ani, nuk përulen.  22. Ata që nuk besuan edhe përgënjeshtruan.  23. E All-llahu e di më mirë se ç’fshehin ata!  24. Lajmëroji, për një dënim të dhembshëm.  25. Me për¬jash¬tim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu betohet në disa nga krijesat e Tij të mahnitshme, siç janë horizonti i kuq pas perëndimit të Diellit. All-llahu be-tohet në natën, që vjen pas perëndimit. All-llahu betohet në hënën, kur ajo është e plotë. Të gjitha këto tregojnë fu¬qi¬në e All-llahut. All-llahu betohet se njerëzit do të kenë ditë të lodhshme dhe të vështira në këtë botë. Kurse në Botën e Për-tej¬me lodhja dhe vështirësia vijnë nga dënimet e rënda që do të kenë në atë Ditë ata që e mohuan All-llahun. Atëherë, përse njerëzit nuk e besojnë All-llahun që u ka zbritur Kur’anin, i cili përmbledh ligje dhe këshilla, që të orientojnë për tek All-llahu?! Përse nuk u binden njerëzit urdhrave të Tij?!
    Qafirët e përgënjeshtrojnë Kur’anin dhe Ditën e Gjykimit. All-llahu i di veprat e tyre, për të cilat ata do të dënohen. All-llahu i Madhërishëm i thotë Muhammedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të): “Lajmëroji jobesimtarët për një dë-nim të dhimbshëm në Ditën e Gjykimit. “Kurse atyre, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u ka premtuar xhenete dhe begati të përhershme, si shpërblim për punët e tyre të mira.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu betohet në disa nga krijesat e Tij. Njeriut nuk i lejohet të betohet në ndonjë krijesë. Ai duhet të betohet vetëm në All-llahun.
    2. Ditën e Gjykimit njeriu do të ketë mundim dhe vuajtje.
    3. All-llahu i këshillon njerëzit që të besojnë dhe të bëjnë vepra të mira, sepse janë punët e mira ato që të shpëtojnë nga zjarri i xhehenemit.
    4. All-llahu u ka premtuar jobesimtarëve dënim të dhimb-shëm në Zjarr, kurse besimtarëve shpërblim të madh në xhenet.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Vështrojeni diellin në perëndim. Përshkruajeni perëndi-min e diellit me disa rreshta.
    2. Në ajetet e mësipërme është një ajet që, po ta lexosh, duhet të bësh sexhde. Si quhet kjo sexhde?

  10. #10
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL BURUXH “

    (E zbritur në Mekë, ka 22 ajete)
    Ajetet 1 - 11
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për qiellin me plot yje!  2. Për Ditën e Premtuar!  3. Për atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!  4. Mallkuar qof-shin ata, që hapën hendeqet  5. Me zjarr e me plot lëndë dje-gë¬se,  6. Kur ata rrinin ulur rreth tij (zjarrit).  7. Shikonin atë që u bë¬nin besimtarëve  8. Nuk kishin pse t’i urrenin, përveç sepse ata (be¬simtarët) e besuan (All-llahun), Ngadhë-njye¬sin, të Lav¬dërua¬rin,  9. Të Cilit i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës. All-llahu ësh¬të dëshmitar i gjithçkaje.  10. Është e sigurt se ata që i spro¬vuan besimtarët dhe besimtaret e nuk u penduan, kanë dënimin e xhehenemit dhe dënimin e djegies.  11. Vërtet, ata që bënë vep¬ra të mira, do të jenë në xhenete (kopshte), nën të cilët rrjedhin lumenj e ky është shpëtimi i madh.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për të zotët e hendekut, për fuqinë e All-llahut dhe për shkatërrimin e femohuesve.

    KUPTIMI I FJALËVE
    Ditën e premtuar - Ditën e Gjykimit.
    Atë që dëshmon - Atë që dëshmon kundër njeriut në Ditën e Gjykimit.
    Atë që dëshmohet - Atë gjë, e cila dëshmohet nga njerëzit, si, psh.: dita e Arafatit, dita e xhumasë etj.
    I sprovuan besimtarët - I dogjën në zjarr.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu betohet në disa nga krijesat e Tij, se ata që hapën hendekun dhe dogjën besimtarët janë të mallkuar dhe do të digjen në zjarrin e xhehenemit.
    Ngjarja, për të cilën flitet në sure, ka ndodhur shumë kohë më parë. Një mbret kishte një magjistar, i cili e ndihmonte atë me magjitë e tij. Një ditë magjistari i thotë mbretit: “O mbret, unë tashmë jam plakur, prandaj më sill mua një djalë që t’i mësoj magjinë e ti të mbështetesh tek ai.” Mbreti i solli atij një djalë të mençur, i cili shkonte çdo ditë te magjistari dhe më¬sonte nga ai.
    Përgjatë rrugës për te magjistari ishte edhe një burrë i mi-rë, i cili i bindej All-llahut. Një ditë djali hyri tek ai burrë dhe dëgjoi prej tij fjalë të bukura e të urta. Burri thoshte se All-llahu është Një e i Vetëm. Kjo gjë i bëri përshtypje djaloshit, ndaj filloi të vinte çdo ditë te ky njeri i mirë. Një ditë, djaloshi pa një kafshë të egër, e cila kishte frikësuar njerëzit. Mori një gurë dhe tha: “O Zoti im, në qoftë se burri i mirë e i urtë është më i dashur tek Ti se magjistari, atëherë vrite këtë kafshë, e cila u ka zënë rrugën njerëzve.” Pastaj e goditi me gurë e kafsha ngordhi.
    Më pas djaloshi shkoi te njeriu i mirë dhe i tregoi atij se ç’kishte ndodhur. “O djalosh, - i tha burri, - je bërë më i dashur se unë tek All-llahu.” Që atëherë djaloshi filloi të shëronte njerëzit me lejen e All-llahut e kështu u bë i njohur tek ata. Një i verbër kishte dëgjuar për djaloshin. I verbëri ishte një nga sho¬kët e mbretit. Ai shkoi te djaloshi dhe i tha: “Ma kthe shi¬ki¬min.” Djaloshi iu përgjigj: “Unë nuk shëroj askënd. Ai, që shëron është All-llahu. Në qoftë se ti beson, atëherë unë do t’i lutem Atij që të të shërojë.” I verbëri besoi dhe djaloshi u lut për të e All-llahu iu përgjigj lutjes së tij. Burri që u shërua shkoi te mbreti.
    Kur mbreti e pa që shikonte i tha: “Kush ta solli shikimin?” Ai iu përgjigj: “Zoti im!” Mbreti iu hakërru: “Mos vallë, ke zot tjetër veç meje?” Ai iu përgjigj: “Ai është Zoti im dhe Zoti yt.” Atëherë mbreti urdhëroi që ta torturonin, derisa ai i tregoi për njeriun e mirë që kishte njohur. Mbreti urdhëroi ta gjenin e ta sillnin atë. E sollën edhe njeriun e mirë. Mbreti e urdhëroi edhe atë që të kthehej nga feja e tij, por njeriu i mirë nuk pranoi ta linte fenë. Atëherë mbreti urdhëroi që të vrisnin edhe njeriun e mirë edhe shokun e mbretit. Pasi i vranë ata, u përpoqën ta vris¬nin edhe djaloshin, por nuk ia arritën dot qëllimit. U për¬po-qën në shumë mënyra, por nuk mundën. Donin ta mbysnin, u përpoqën ta hidhnin nga mali, por më kot. All-llahu e shpëtonte atë. Atëherë djaloshi tha: “O Mbret, ti kurrë nuk do të mundesh të më vrasësh mua, vetëm nëse do të veprosh si të them unë.” “E ç’duhet të bëj?”, - tha mbreti. “Mblidhi të gjithë njerëzit, - i tha djaloshi, - merr një shigjetë e thuaj me zë të lartë: “Bismi-lah rabil gulam” (Me emrin e All-llahut, Zotit të djaloshit) e më qëllo me shigjetë. Atëherë ke për të më vrarë.” Mbreti veproi si i tha djaloshi dhe e vrau atë. Kur e panë njerëzit, be¬suan në All-llahun, Zotin e djaloshit. Mbreti u inatos me këtë gjë dhe urdhë-roi ushtarët që të hapnin një hendek, të ndiznin në të një zjarr të madh e të hidhnin aty të gjithë ata që besuan në All-llahun. Mes njerëzve ishte edhe një besimtare. Ajo kishte me vete fëmijën e saj të vogël. Kur e sollën ushtarët, ajo u zmbraps pak, por foshnja që kishte në duar u foli: “Duro nëna ime, se ti je me të drejtën.” Dhe ajo u hodh në zjarr.
    All-llahu e ka zbritur këtë sure kur, në kohën e Mu¬ham-medit, besimtarët vuanin nga qafirët, për t’u treguar atyre, se duhej të duronin siç duruan besimtarët e Uhdudit.
    Në këtë sure ka gjithashtu edhe paralajmërim për qafirët kurejshë, në qoftë se do të vazhdonin t’u bënin keq besimta-rëve. Padronët e hendekut, të cilët janë mbreti, ushtarët dhe njerëzit e mbretit, do të futen në zjarr të xhehenemit, ku do të vuajnë dënimin. Duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kun¬dër tyre në Ditën e Gjykimit, sepse ata i kanë dënuar dhe tor¬tu¬ruar besimtarët. All-llahu do të jetë Dëshmitar për këtë gjë.
    Ata besimtarë nuk i bënë keq mbretit dhe as nuk gabuan; ata vetëm besuan në All-llahun e Madhërishëm e për këtë u dogjën të gjallë. All-llahu do t’i djegë jobesimtarët në të njëj-tën mënyrë. Por zjarri i xhehenemit nuk është si ai i kësaj bote. Ai është shumë më i madh e i përflakur. Në qoftë se jobesim-tarët kthehen e besojnë, atëherë All-llahu ua fal mëkatet dhe kjo tregon se All-llahu është i Mëshirshëm.
    All-llahu do t’i fusë në xhenet të gjithë besimtarët, të ci¬lët janë kapur fort pas fesë së tyre dhe kanë bërë punë të mira.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu e ka krijuar xhehenemin për të dënuar femo-hue¬sit, të cilët i kanë munduar besimtarët në këtë botë.
    2. Në tregimet e popujve të kaluar ka udhëzime e mësime për muslimanët.
    3. Besimi në All-llahun është krenari për muslimanët dhe jo mundim për ta, siç mendojnë disa jobesimtarë.
    4. Shpëtimi më i madh për besimtarin është të largohet nga zjarri i xhehenemit dhe të futet në xhenet.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Përse djaloshi shkonte te magjistari?
    2. Si arriti djaloshi ta kuptonte se burri ishte më i mirë se magjistari?
    3. Si arriti mbreti ta vriste djaloshin?
    4. Çfarë bënë njerëzit kur mbreti vrau djaloshin?
    5. Dita e Premtuar është Dita e Gjykimit. Përmend edhe tre emra të tjerë të kësaj dite, duke u mbështetur në suret e më-parshme.
    6. Bëni pyetje për përgjigjet e mëposhtme:
    a) Magjistari kërkoi nga mbreti që t’i sillte një djalë.
    b) Mbreti i vrau njerëzit sepse ata besuan në një Zot të Vetëm.
    c) Në rrugën që përshkonte djaloshi, banonte një njeri i mi-rë, që adhuronte All-llahun e Madhërishëm.
    7. Përmendni tri dobi, që përfituat nga tregimi.
    8. Përshkruajeni tregimin e As’habul Uhdudit me jo më pak se gjashtë rreshta.
    AJETET 12 - 22
    12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.  13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon dhe e rikthen (jetën).  14. Ai është që fal mëkatet, Ai është i Dashur.  15. Është Zoti i Arshit të Madhërishëm.  16. Që bën atë që dëshiron.  17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive.  18. Të Faraonit dhe të The-mu¬dit?  19. Por mohuesit, vazhdojnë me gënjeshtër.  20. E, All-llahu i ka rrethuar ata.  21. Përkundrazi, Ai është Kur’an i lav¬dishëm.  22. Në një pllakë të ruajtur mirë.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Goditja - Dënimi.
    Fillon dhe e rikthen - Krijon e më pas e ringjall në Ditën e Ringjalljes.
    Zoti i Arshit - Sunduesi i Arshit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Pas atyre që hapën hendekun, All-llahu i drejtohet Muham-me¬dit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të): “Zoti yt është i Gjithëfuqishëm për t’i dënuar jobesimtarët dhe për t’i shkatërruar ata, sa të mos mbesë asnjë prej tyre, sepse Ai i krijoi ata për të parën herë dhe do t’i ngjallë ata për së dyti e do t’u kërkojë llogari për çfarë punuan.” Ajetet përmendin disa nga cilësitë e All-llahut: “Ai është që krijon për herë të parë dhe e ringjall krijesën e Tij. Ai është i Dashur, Ai është Zoti i Arshit. All-llahu bën ç’të dojë e asgjë nuk qëndron mes Tij e asaj që Ai dëshiron.”
    Në fund të kësaj sureje, All-llahu i thotë Muhammedit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të): “Me të vërtetë, Ne të treguam ty për disa nga ata që e mohuan All-llahun, si Fa¬raoni, të cilin Ne e mbytëm dhe shpëtuam Musanë (paqja e All-llahut qoftë mbi të), si dhe për gjendjen e Themudit, i cili për¬gë¬njesh¬troi të dërguarin Salih, e Ne e shkatërruam me një bubu¬lli¬më të fortë.”
    Kjo fjalë ishte për qafirët kurejshë, në qoftë se ata do të vazhdonin t’u bënin keq besimtarëve e të qëndronin në mohim. All-llahu i shkatërroi popujt para tyre, për arsye se mohuan All-llahun e ata qenë më të fortë se kurejshët. Në qoftë se All-llahu dëshiron të shkatërrojë një popull, atëherë e shkatërron atë dhe as¬kush nuk i bën dot ballë. Kurejshët mohuan Kur’anin e Shenj-të, i cili është shkruar në Leuhi Mahfudh.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1.All-llahu u jep dënim të rreptë femohuesve.
    2.All-llahu ua fal mëkatet atyre që pendohen dhe ia lehtë-son besimtarit të devotshëm mundin për të bërë veprën e mirë.
    3.All-llahu u tregon njerëzve se edhe popujt e mëparshëm janë udhëzuar.
    4. Arshi dhe Leuhi Mahfudhi janë krijesa të All-llahut, të ci-lat ne nuk i kemi parë.
    Pyetje dhe ushtrime
    1. Si quhej i Dërguari te Faraoni? Po i Dërguari te Themudi?
    2. Ajetet përmendën dy krijesa të mëdha, të cilat ne nuk i kemi parë. Cilat janë ato?
    3. “All-llahu thotë e bën atë që dëshiron”. Si do ta komen-tonit këtë?
    4. Thoni suren në të cilën flitet për Faraonin.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Devijimi në kuptimin e fesë
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 16:27
  2. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbëria" - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •