Një studim i pabotuar më parë, i cili identifikon përkatësinë fetare, sugjeron se muslimanët përbëjnë vetëm nën 80% e popullsisë së Shqipërisë, shifër kjo më e lartë se sa mendohej më parë.
Hulumtimi i bërë nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2005 për UNICEF-in kishte të bënte me gjendjen shëndetësore të nënave dhe të fëmijëve, ku u përfshinë edhe pyetje në lidhje me fenë e tyre.
Më shumë se 5000 familje ishin intervistuar. Nga numri total 79.9% e identifikuan veten si musliman.
Vlerësime të mëhershme tregonin se në Shqipëri ka 70% musliman, 20% të krishterë ortodoksë dhe 10% katolikë.
Ritet fetare në Shqipëri u ndaluan në vitin 1967 nga regjimi komunist i ish diktatorit Enver Hoxha i cili e shpalli vendin si shtet ateist. Në nëntor të vitit 1990 në prag të rënies së komunizmit Shqipëria filloi të lejonte praktikimin e riteve fetare.
Dhe që nga atëherë është shfaqur debati mbi atë se nëse Shqipëria është vend musliman apo jo.
Në bazë të këtij sondazhi muslimanët përbëjnë shumicën prej 2.5 milion të 3.1 milion banorëve që ka Shqipëria gjithsej. Studimi nuk merr parasysh rreth një milion shqiptarë që kanë emigruar jashtë vendit./balkaninsight/
Krijoni Kontakt