Nė Prizren u nda nga jeta Prim. Dr. Daut Mustafa
"QIK"
Prizren, 13 tetor - Nė moshėn 91 vjeēare, sot nė Prizren u nda nga jeta Prim. Dr. Daut Mustafa, njė nga mjekėt e parė tė Kosovės dhe njė prej themeluesve tė mjekėsisė kosovare. Ai la pas vetes njė krijimtari tė pashlyer nė mjekėsinė kosovare, pėr ēka katėr vjet mė parė, nė vitin 2005, me iniciativėn e qytetarėv, Spitali Rajonal i Prizrenit kishte marrė emrin e tij: "Prim. Dr. Daut Mustafa", njė nderim ky i veēantė pėr tė. Dr. Duat Mustafa lindi nė vitin 1918, nė Prishtinė, dhe pas mbarimit tė shkollimit fillor dhe tė mesėm nė vendlindje, mė 1937, do tė regjistrohet nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Beograd, pėr t'i vazhduar studimet mė 1941 nė Zagreb, ku diplomon nė shkurt tė vitit 1943. Pas mbarimit tė sudimeve do tė inkuadrohet si mjek sekondar nė Spitalin e Prishtinės mė 12 prill 1943, pėr tė vazhduar pastaj nė terren me punė nė sanitet, ku gjatė vitit 1945. Nė vitin 1946 dėrgohet nė Repartin Kraharor tė Spitalit Shtetėror nė Beograd, ku punon dhe ndjek kursin e organizuar nga lėmia e Ftiziologjisė dhe me t'u kthyer nga Beogradi, nė tetor caktohet tė punojė pėrkohėsisht nė Dispanserin Antituberkuloz me Stacionar nė Pejė. Mė pas transferohet nė Prizren ku organizon dispanserin me stacionar. Nė vitin 1947 pėr nevoja shėrbimi, sėrisht transferohet nė Pejė dhe pas dy muajve, pėr shkak se dispanseri mbetet pa mjekė, sėrish, dhe kėsaj radhe definitivisht transferohet nė Prizren, ku jetoi deri nė ditėn e sotme. Prej atėherė, e deri nė pensionim, mė 1 shtator 1985, dr. Daut Mustafa, shėrben si mjek shef i dispanserit antituberkuloz me stacionar, pastaj kryeshef i Shėrbimit antituberkuloz, gjegjėsisht Shėrbimit kundėr sėmundjeve mushkėrore nė tėrėsi; dhe nė fund prej vitit 1968 e deri me 1976 si drejtor i Qendrės Medicinale. Por, me pensionimin e tij nuk pėrfundon puna e tij nė Shėrbim, sepse udhėheqėsia e Qendrės Mjekėsore, pasi dr. Dauti kishte shfaqur dėshirėn qė edhe disa vite tė vazhdojė punėn me orar tė shkurtuar, e mban atė si mjek tepėr tė nevojshėm deri me njė shkurt 1991, kur e mbaron edhe kėtė angazhim. Ajo pėr ēka dr. Mustafės do t'i jenė mirėnjohės brezat ėshtė lufta e tij nė pengimin e TBC sė, nė pothuaj ēdo pjesė tė Kosovės si nė Gjakovė, Prizren, Suharekė, Prishtinė, Rahovec, Pejė, Mitrovicė, etj, nė raste tė shumta edhe i vetėm sikur ishte periudha prej vitit 1946 deri nė vitin 1962. Dr. Mustafa nė vitin 1971 zgjidhet mėsimdhėnės nė lėndėn e Pneumoftiziologjisė (ligjėrues i lartė) dhe shef katedre nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė, ku punon deri mė 1987. Dr. Mustafa nderuar me njė varg ēmimesh e mirėnjohjesh nga tė cilat veēohet dhėnia e titullit "Primarius" mė 1966 nga Komisioni i atėhershėm Fedarativ dhe mė 2005 me iniciativėn e qytetarėve Spitali Rajonal i Prizrenit merr emrin e tij: "Prim. Dr. Daut Mustafa".
Krijoni Kontakt