I irrituar nga pandëshkueshmëria e drejtuesve të cilët parkojnë makinat e tyre në vende të palejuara në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, kryetari i Bashkisë Arturas Zuokas ka bërë një veprim ekstrem për të shprehur zemëratën.
Gazeta “Irish Times” shkruan se Zuokas ka marrë një tank dhe e ka lëshuar mbi një makinë e cila ishte parkuar në korsinë e biçikletave – kjo shihet dhe në një video në YouTube. Kjo ka qenë një mënyrë publiciteti për të parandaluar këto veprime.
“Ky tanku është një mjet i mirë për të zgjidhur problemin e parkimeve në vendin e gabuar”, shprehet ai në videon e postuar në profilin e tij në Facebook.
Zuokas shprehet se makina luksi parkohen çdo ditë në vende të palejuara dhe që nuk marrin ndëshkim. Zoukas i ka kërkuar këshillit bashkiak që të marrë masa lidhur me këtë problem.
“Dua të dërgoj një mesazh. Nëse ke një makinë dhe shumë para kjo nuk do të thotë se mund të parkosh kudoqoftë. Së fundmi është vërejtur një rritje e parkimeve të dhunshme gjë e cila tregon mungesë respekti për të tjerët”, tha kryetari i Bashkisë së Vilnusit.
Krijoni Kontakt