“EMOCIONET”
(GRUPI I EMOCIONEVE POZITIVE DHE NEGATIVE)
Thuhet se fjala emocion e ka prejardhjen nga gjuha dhe kultura frėnge ku mund tė gjejmė edhe pėrpjekjet e para pėr tė dhėnė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale. Nė kėtė vėshtrim duhet thėnė se fillimisht emocioni ėshtė konsideruar si njė gjendje e ngacmuar ose e trazuar e ndėrgjegjes sė individit dhe si pjesė e kėsaj tė fundit qė provokon nė mėnyrėė tė vazhduar ndjenja ose sensibilitete.
Dekadat e fundit, studiuesit i kanė pėrcaktuar emocionet si konstrukte psikofiziologjike tė ndėrlikuara, me njė natyrė tepėr komplekse dhe me pėrmasa shumėdimensionale.
Sot nė shkencėn e psikologjisė, emocioni pėrcaktohet si reagim ose pėrgjigje ndaj njė stimuli apo ngacmuesi, i cili tek individi shkakton: eksitim fiziologjik, ndjenjė subjektive, interpretim konjitiv dhe sjellje tė dukshme.
Emocionet nė vetvete janė shumė dimensionale dhe sipas Plutchik kėto dimensione, janė tė lidhura me cilėsi tė tilla si intesiteti, ngjashmėria dhe polariteti i tyre. Nė kėtė vėshtrim emocionet mund ti klasifikojm nė dy grupe:
1.Grupi i emocioneve pozitive
2.Grupi i emocioneve negative
Emocionet pozitive pėrshkohen nga gjėndje emocionale pozitive ose tė kėndshme dhe janė tė lidhura me kėnaqėsitė qė pėrjetohen gjatė plotėsimit tė nevojave, janė tė lidhura me sigurinė e individit, me tė qėnit nė harmoni dhe i suksesshėm ne jetė. Nė rrethana tė tilla individi ndjehet i gėzuar, i kėnaqur, i lumtur dhe karakterizohet nga njė ton i pėrgjithshėm emocional qė ėshtė optimist.
E vecanta pėr emocionet e kėtij grupi ėshtė se nėpėrmjet tyre individi ndjen dhe provon nė vetvete kėnaqėsi shpirtėrore pėr aq kohė sa ato zgjatin. Kjo ėshtė dhe njėra prej arsyeve pse emocionet pozitive nuk kanė tėrhequr sa duhet vėmėndjen e studiuesve prej shumė kohėsh. Megjithėse emocionet e verteta njerėzore ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhen me fjalė, duhet thėnė se sot nga psikologėt bėhen edhe pėrpjekje tė tilla. Dhe kjo ndodh pėr efekt njohjeje, pasi njėrėzit bėjnė vazhdimisht pėrpjekje tė kėsaj natyre rreth gjendjeve emocionale qė provojnė nė vetvete, pėrpiqen ti pėrcaktojnė gjithnjė e mė saktė ato pėr tė kuptuar dramėn e brendshme si dhe aspektet konkuruese tė emocioneve qė pėrjetohen, duke u pėrpjekur tė kapin kuptimin e vėrtetė tė cdo ndjesie apo tė cdo buzėqeshjeje qė vihet nė veprim sa here qė ėshtė e nevojshme.
Njė pjesė e mirė e gjendjeve emocionale pozitive lidhet me tė qėnit i lumtur apo me vetė lumturinė qė pėrjeton cdo qėnie njerėzore. Studimet tregojnė se te kjo qėnie vetė sistemet emocionale janė tė ndėrtuara sipas njė hierarkie dhe lumturia duket se formon sistemin mė tė lartė nė kėtė hierarki. Nė mjaft kėrkime qė janė kryer rreth lumturisė, pyeten njėrėz tė moshave e profesioneve tė ndryshme se cfarė i bėn ata tė lumtur, duke testuar lidhjet e lumturisė sė tyre me aspekte tė tilla si: tė ardhurat, shėndeti i mirė, aftėsitė e vecanta dhe inteligjenca, martesa, mosha, besimi, lloji i punės, statusi social, edukimi e tė tjera. Pėrgjithėsisht, kėto drejtime tė kėrkimeve konsiderohen si pikėnisje e lumturisė dhe si aspekte tė rėndėsishme tė gjėndjeve emocionale, tė cilat investojnė sistematikisht nė jetėn e individit dhe nė tė qėnit i lumtur. Vec kėsaj, autor tė ndryshėm kanė sugjeruar se lumturia ėshtė rrjedhojė e pėrmbushjes sė qėllimeve individuale nė fusha tė ndryshme tė jetės.
Grupi i dyte: Grupi i emocioneve negative. Kėto emocione pėrshkrohen nga gjėndje emocionale negative ose tė pakėndėshme dhe janė tė lidhura me pakėnaqėsitė qė pėrjetohen gjatė plotėsimit tė nevojave bazė, janė tė lidhura me pasigurinė, me humbjet dhe dėshtimet nė jetė. Nė rrethana tė tilla individi ndjehet pesimist nė vetvete dhe pėr rrjedhojė pėrjeton frikė, ankth, zhgėnjim, dėshpėrim, stres, frustacion e tė tjera.
Pėr tė bėrė diferencime brėnda kėtij grupimi tė emocioneve ka rėndėsi tė merren parasysh jo vetėm shkalla apo intesitetit i shprehjes sė tyre, por edhe kahu i veprimit, shkalla e irritimit dhe e pakėnaqėsive tė ndryshme qė pėrjetohen nga individi. Pra, nė kėtė grupim, shumė emocione negative janė primare dhe shumė tė tjera janė rezultat i interpretimeve konjitive. Ato mė tepėr imponohen nga rrethanat dhe kanė frekuencė mė tė shpeshtė nė raport me emocionet pozitive. Nė tėrėsi, edhe emocionet e ketij grupi janė tė shumta nė numėr, njė prej tyre ėshtė dhe ankthi.
Sipas Frojdit, ankthi lidhet me gjendje psikologjike qė nuk shoqėrohen me vėmendje tė vecantė ndaj objektit frikėsues. Origjina e ankthit nė pėrgjithėsi ėshtė e paqartė dhe pothuajse e papėrcaktuar pra, ėshtė pikėrisht mungesa e njė ngacmimi konkret, ajo qė e privon ankthin nga mundėsia e patjes sė kontureve tė qarta dhe tė identifikueshme. Ankthi ka efekte shkatėrruese pėr trupin, pasi burimet trupore dhe ato intelektuale nuk jane aspak ndihmuese pėr individin. Megjithkėtė, duhet thėnė se ankthi ėshtė pjesė e pandarė e pėrjetimeve tė shumta njerėzore dhe se ndonjėherė prej tij mund tė gjenerojnė crregullime tė ndryshme, tė cilat zgjatin relativisht nė kohė dhe prishin rrjedhėn normale tė jetės.
Ne tė gjithė pėrjetojmė gjėndje ankthi sa herė ndeshemi me situate tepėr tė vėshtira qė janė kėrcėnuese pėr ne. Pra, nė kėtė kuptim, ankthi ėshtė njė ngritje emocionale, njė gjėndje shqetėsimi pėrgjithėsisht e vėshtirė dhe stresante, e shkaktuar nga pritshmėria e ndonjė stimuli apo situate qė nuk ėshtė fizikisht e pranishme dhe realisht e dhimbshme, por parandjehet tė jetė e tillė dhe se individi ndodhet nėn trusninė e njė orjetimi tė tillė pėr njė kohė tė gjatė.
Ndonjėherė ankthi pėrcaktohet si njė tmerr pa emėr, pa formė dhe misterioz, por qė nuk i godit tė gjithė njerėzit njėlloj. Studiuesit theksojnė se nė strukturėn e tij, ankthi ka njė komponent fiziologjik, njė komponent konjitiv dhe njė eksperiencė subjective tė diskomfortit. Pėr kėtė, disa psikolog sugjerojne se ankthi shfaqet mė shpesh nė ato rrethana kur njėrėzit konfrontohen me vetveten, duke marrė shumė perceptime njėherėsh. Pikėrisht pėr kėtė thuhet se origjina e ankthit nė pėrgjithesi ėshtė e paqartė, por pavarsisht nga kjo, duhet thėnė se nė shumė situate gjėndja e ankthit mund tė jetė dhe e motivuar. Kėshtu psh. ankthi mund tė jetė edhe rrjedhojė e frikės qė pėrjetohet, nė mjaft raste kur objekti frikėsues ėshtė real dhe i njohur nga vetė individi. Ashtu si frika qė ėshtė njė reagim i natyrshėm ndaj njė kėrcėnimi real apo imagjinar, edhe ankthi mund tė jetė njė reagim i tille ndaj njė stimuli konkret apo ndaj njė presioni tė caktuar. Shembull i njė gjėndje ankthi tė tillė mund tė jetė psh. frika pėr humbjen e njė njeriu tė dashur ose humbja e dashurisė pėr dikė.
Nė shtjellimet dhe pėrshkrimet qė iu bė mė sipėr dy grupeve kryesore tė emocioneve pozitive dhe negative, studiuesit kanė pohuar se kėto kahe tė gjėndjeve emocionale, shpesh alternohen me njėra tjetrėn, duke ngritur dhe ulur shpesh tonin e pėrjetimeve tona emocionale. Nė kėtė mėnyrė, ato i japin vitalitet, larmi dhe variacione jetės sonė.
Cfare mendimi keni ju rreth emocioneve pozitive dhe negative?
A alternohen keto gjendje emocionale me njera-tjetren?
Nga J@mes Douglas
Krijoni Kontakt