Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Grupi i emocioneve pozitive dhe negative

    “EMOCIONET”

    (GRUPI I EMOCIONEVE POZITIVE DHE NEGATIVE)


    Thuhet se fjala emocion e ka prejardhjen nga gjuha dhe kultura frėnge ku mund tė gjejmė edhe pėrpjekjet e para pėr tė dhėnė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale. Nė kėtė vėshtrim duhet thėnė se fillimisht emocioni ėshtė konsideruar si njė gjendje e ngacmuar ose e trazuar e ndėrgjegjes sė individit dhe si pjesė e kėsaj tė fundit qė provokon nė mėnyrėė tė vazhduar ndjenja ose sensibilitete.
    Dekadat e fundit, studiuesit i kanė pėrcaktuar emocionet si konstrukte psikofiziologjike tė ndėrlikuara, me njė natyrė tepėr komplekse dhe me pėrmasa shumėdimensionale.
    Sot nė shkencėn e psikologjisė, emocioni pėrcaktohet si reagim ose pėrgjigje ndaj njė stimuli apo ngacmuesi, i cili tek individi shkakton: eksitim fiziologjik, ndjenjė subjektive, interpretim konjitiv dhe sjellje tė dukshme.
    Emocionet nė vetvete janė shumė dimensionale dhe sipas Plutchik kėto dimensione, janė tė lidhura me cilėsi tė tilla si intesiteti, ngjashmėria dhe polariteti i tyre. Nė kėtė vėshtrim emocionet mund ti klasifikojm nė dy grupe:
    1.Grupi i emocioneve pozitive
    2.Grupi i emocioneve negative
    Emocionet pozitive pėrshkohen nga gjėndje emocionale pozitive ose tė kėndshme dhe janė tė lidhura me kėnaqėsitė qė pėrjetohen gjatė plotėsimit tė nevojave, janė tė lidhura me sigurinė e individit, me tė qėnit nė harmoni dhe i suksesshėm ne jetė. Nė rrethana tė tilla individi ndjehet i gėzuar, i kėnaqur, i lumtur dhe karakterizohet nga njė ton i pėrgjithshėm emocional qė ėshtė optimist.
    E vecanta pėr emocionet e kėtij grupi ėshtė se nėpėrmjet tyre individi ndjen dhe provon nė vetvete kėnaqėsi shpirtėrore pėr aq kohė sa ato zgjatin. Kjo ėshtė dhe njėra prej arsyeve pse emocionet pozitive nuk kanė tėrhequr sa duhet vėmėndjen e studiuesve prej shumė kohėsh. Megjithėse emocionet e verteta njerėzore ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhen me fjalė, duhet thėnė se sot nga psikologėt bėhen edhe pėrpjekje tė tilla. Dhe kjo ndodh pėr efekt njohjeje, pasi njėrėzit bėjnė vazhdimisht pėrpjekje tė kėsaj natyre rreth gjendjeve emocionale qė provojnė nė vetvete, pėrpiqen ti pėrcaktojnė gjithnjė e mė saktė ato pėr tė kuptuar dramėn e brendshme si dhe aspektet konkuruese tė emocioneve qė pėrjetohen, duke u pėrpjekur tė kapin kuptimin e vėrtetė tė cdo ndjesie apo tė cdo buzėqeshjeje qė vihet nė veprim sa here qė ėshtė e nevojshme.
    Njė pjesė e mirė e gjendjeve emocionale pozitive lidhet me tė qėnit i lumtur apo me vetė lumturinė qė pėrjeton cdo qėnie njerėzore. Studimet tregojnė se te kjo qėnie vetė sistemet emocionale janė tė ndėrtuara sipas njė hierarkie dhe lumturia duket se formon sistemin mė tė lartė nė kėtė hierarki. Nė mjaft kėrkime qė janė kryer rreth lumturisė, pyeten njėrėz tė moshave e profesioneve tė ndryshme se cfarė i bėn ata tė lumtur, duke testuar lidhjet e lumturisė sė tyre me aspekte tė tilla si: tė ardhurat, shėndeti i mirė, aftėsitė e vecanta dhe inteligjenca, martesa, mosha, besimi, lloji i punės, statusi social, edukimi e tė tjera. Pėrgjithėsisht, kėto drejtime tė kėrkimeve konsiderohen si pikėnisje e lumturisė dhe si aspekte tė rėndėsishme tė gjėndjeve emocionale, tė cilat investojnė sistematikisht nė jetėn e individit dhe nė tė qėnit i lumtur. Vec kėsaj, autor tė ndryshėm kanė sugjeruar se lumturia ėshtė rrjedhojė e pėrmbushjes sė qėllimeve individuale nė fusha tė ndryshme tė jetės.
    Grupi i dyte: Grupi i emocioneve negative. Kėto emocione pėrshkrohen nga gjėndje emocionale negative ose tė pakėndėshme dhe janė tė lidhura me pakėnaqėsitė qė pėrjetohen gjatė plotėsimit tė nevojave bazė, janė tė lidhura me pasigurinė, me humbjet dhe dėshtimet nė jetė. Nė rrethana tė tilla individi ndjehet pesimist nė vetvete dhe pėr rrjedhojė pėrjeton frikė, ankth, zhgėnjim, dėshpėrim, stres, frustacion e tė tjera.
    Pėr tė bėrė diferencime brėnda kėtij grupimi tė emocioneve ka rėndėsi tė merren parasysh jo vetėm shkalla apo intesitetit i shprehjes sė tyre, por edhe kahu i veprimit, shkalla e irritimit dhe e pakėnaqėsive tė ndryshme qė pėrjetohen nga individi. Pra, nė kėtė grupim, shumė emocione negative janė primare dhe shumė tė tjera janė rezultat i interpretimeve konjitive. Ato mė tepėr imponohen nga rrethanat dhe kanė frekuencė mė tė shpeshtė nė raport me emocionet pozitive. Nė tėrėsi, edhe emocionet e ketij grupi janė tė shumta nė numėr, njė prej tyre ėshtė dhe ankthi.
    Sipas Frojdit, ankthi lidhet me gjendje psikologjike qė nuk shoqėrohen me vėmendje tė vecantė ndaj objektit frikėsues. Origjina e ankthit nė pėrgjithėsi ėshtė e paqartė dhe pothuajse e papėrcaktuar pra, ėshtė pikėrisht mungesa e njė ngacmimi konkret, ajo qė e privon ankthin nga mundėsia e patjes sė kontureve tė qarta dhe tė identifikueshme. Ankthi ka efekte shkatėrruese pėr trupin, pasi burimet trupore dhe ato intelektuale nuk jane aspak ndihmuese pėr individin. Megjithkėtė, duhet thėnė se ankthi ėshtė pjesė e pandarė e pėrjetimeve tė shumta njerėzore dhe se ndonjėherė prej tij mund tė gjenerojnė crregullime tė ndryshme, tė cilat zgjatin relativisht nė kohė dhe prishin rrjedhėn normale tė jetės.
    Ne tė gjithė pėrjetojmė gjėndje ankthi sa herė ndeshemi me situate tepėr tė vėshtira qė janė kėrcėnuese pėr ne. Pra, nė kėtė kuptim, ankthi ėshtė njė ngritje emocionale, njė gjėndje shqetėsimi pėrgjithėsisht e vėshtirė dhe stresante, e shkaktuar nga pritshmėria e ndonjė stimuli apo situate qė nuk ėshtė fizikisht e pranishme dhe realisht e dhimbshme, por parandjehet tė jetė e tillė dhe se individi ndodhet nėn trusninė e njė orjetimi tė tillė pėr njė kohė tė gjatė.
    Ndonjėherė ankthi pėrcaktohet si njė tmerr pa emėr, pa formė dhe misterioz, por qė nuk i godit tė gjithė njerėzit njėlloj. Studiuesit theksojnė se nė strukturėn e tij, ankthi ka njė komponent fiziologjik, njė komponent konjitiv dhe njė eksperiencė subjective tė diskomfortit. Pėr kėtė, disa psikolog sugjerojne se ankthi shfaqet mė shpesh nė ato rrethana kur njėrėzit konfrontohen me vetveten, duke marrė shumė perceptime njėherėsh. Pikėrisht pėr kėtė thuhet se origjina e ankthit nė pėrgjithesi ėshtė e paqartė, por pavarsisht nga kjo, duhet thėnė se nė shumė situate gjėndja e ankthit mund tė jetė dhe e motivuar. Kėshtu psh. ankthi mund tė jetė edhe rrjedhojė e frikės qė pėrjetohet, nė mjaft raste kur objekti frikėsues ėshtė real dhe i njohur nga vetė individi. Ashtu si frika qė ėshtė njė reagim i natyrshėm ndaj njė kėrcėnimi real apo imagjinar, edhe ankthi mund tė jetė njė reagim i tille ndaj njė stimuli konkret apo ndaj njė presioni tė caktuar. Shembull i njė gjėndje ankthi tė tillė mund tė jetė psh. frika pėr humbjen e njė njeriu tė dashur ose humbja e dashurisė pėr dikė.
    Nė shtjellimet dhe pėrshkrimet qė iu bė mė sipėr dy grupeve kryesore tė emocioneve pozitive dhe negative, studiuesit kanė pohuar se kėto kahe tė gjėndjeve emocionale, shpesh alternohen me njėra tjetrėn, duke ngritur dhe ulur shpesh tonin e pėrjetimeve tona emocionale. Nė kėtė mėnyrė, ato i japin vitalitet, larmi dhe variacione jetės sonė.

    Cfare mendimi keni ju rreth emocioneve pozitive dhe negative?
    A alternohen keto gjendje emocionale me njera-tjetren?

    Nga J@mes Douglas
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 16-11-2007 mė 12:37
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102

    Emocionet Dhe Klasifikimi i Tyre..

    Sot nė psikologji nuk egziston njė klasifikim i qėndrueshėm dhe pėrgjithėsisht i pranueshėm i emocioneve. Sipas njė klasifikimi tė dhėnė nga Lazarus(1993) emocionet klasifikohen nė 3 grupe kryesore.
    1.Emocionet Negative-zemėrimi ,frika, turpi ,pikėllimi , neveria , xhelozia;
    2.Emocionet E Pėrziera-shpresa , keqardhja ;
    3.Emocionet Pozitive-lumturia , mburrja , qetėsimi , dashuria;
    Njėra prej ndjenjave paresore ėshtė Frika.Kjo ndjenjė paraqitet relativisht herėt.Zakonisht shfaqet nė situata tė cilat individi i cilėson si tė rrezikshme pėr egzistencėn e vet.Te fėmijėt shkaktojnė frikė situatat e reja dhe tė panjohura.Njė lloj tjetėr e frikės ėshtė Fobia me ē'rast individi frikėsohet prej objekteve dhe situatave si p.sh : Uji , Rruga , Dhoma E Mbyllur etj. , ndonė se ato objekte dhe situata nuk paraqesin rrezik.
    Zemėrimi-mund tė pėrjetohet si njė paknaqėsi e zakonshme , deri te tėrbimi , me ērast individi nuk ėshtė nė gjendje tė kontrollojė veten. Mund tė ndodhė qė nė kėtė rast individi ti klrcėnohet ndonjė tė afėrmi tė vet , i cili nė fakt nuk ėshtė fajtor pėr situatėn e krijuar.
    Gėzimi-njeriu zakonisht ėshtė i gėzuar kur arrin suksese nė realizimin e qėllimeve tė veta , kur e kryen punėn e tij me kėnaqėsi , kur ėshtė i shlndetshėm , kur dashuron dhe ti kthehet dashuria nga personi pėrkatės etj.
    Hidhėrimi-paraqitet atėher kur humbasim diēka tė rėndėsishme pėr ne.Hidhėrimi shpesh shprehet me vaj edhe gėzim ose ndonjė tronditje tjeter.
    Xhelozia-nė thelb ėshtė pasiguri personale.Xhelozia ndodh atėher kur personi qė e dashurojmė , dashurin dhe kujdesin e shpreh ndaj dikujt tjetėr.
    Disponimi-ėshtė gjendje emocionale e kėndshme ose e pakėndshme e cila zgjat relativisht shumė , por nuk ėshtė intensive.Disponimet tona nuk kanė tė bėjnė me diēka konkrete dhe tė caktuar , mirpo ndikon qė ne tė marrin njė qėndrim tė caktuar ndaj njerėzve dhe realitetit nė pėrgjithėsi.
    Pasioni-Ėshtė shprehi e formuar gjatė jetės e cila gjithmonė pėrcillet me emocione intensive.Ndikon dukshėm nė sjelljet dhe veprimet e njerzve si p.sh dikush ka pasion shkencėn , diturinė , sportin qė janė pasione pozitive.Egzistojnė edhe pasione negative (Pija , Duhani etj.)

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Cfar eshte emocioni?!

    Shpesh here nese dikush na pyet se ēfar emocioni jeni duke perjetuar per momentin......ne pergjigjemi.
    ndjehem i/e lumtur
    jam i/e zemeruar
    kam frike etc
    si mund ta perkufizoni nocionin EMOCION!?mua me duket nje nocion jo shume i qarte.
    psikologet jane perpjekur ta perkufizojne kete nocion,por muk kane mundur ti japin nje perkufizim te vetem perfundimtar,sepse emocionet jane perjetime shume subjektive.
    William James-argumentoi se emocioni eshte ndjenja e ndryshueshme trupore qe ndodh si reagim ndaj ngjarjeve eksituese te mjedisit.

    Sigmund Freud-shpalli se emocionet jane shkarkime fiziologjike te cilat shfaqen ne formen e ndjenjave.

    Robert Plutchik-e pershkroi emocionin si nje reagim trupor te modeluar,te shkaktuar nga nje ngacmues i jashtem.

    po ju si e spjegoni,si e perjetoni!!?
    diskutime te kendeshme....ju lutem evitoni chit-chat

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    emocioni :

    koncept me te cil.in rraca njerezore shpjegon cdo lloj impakti te qenies ,esences me boten qe e rrethon.

    qofshin keto te keqija apo te mira nuk ka rendesi fare. emocioni eshte aksiome e cila nuk vertetohet.ekziston me nderthurjen e shpirtin me trupin fizik

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Emocionet jane nga me te ndryshmet,por mund ti ndaja ne dy grupe,pozitive dhe negative.
    ne te dyja tipet e emocioneve ne veprojme duke ju shmangur logjikes,pra mendoj qe emocionet jane te lidhura me zemren dhe logjika me trurin.
    por ne nuk mund te bejme pa emocionet,jeta jone do ishte bosh fare.dhe pse shume here emocionet na shtyjne te bejme veprime te gabuara qe jane ne kundershtim me logjiken tone,jane ato qe i japin kuptim jetes tone.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    evitojme emocionet kur duam te arrijme nje qellim te caktuar.arrijme t'i evitojme nese tjetri qe kemi perballe nuk shikon skuqjen e fytyres,djersitjen e duarve...
    jetojme me emocionet,sepse pa ato nuk mundemi te kuptojme ndjenjat tona.cfare jane emocionet?shperthimet e ndjenjave.

  7. #7
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Citim Postuar mė parė nga diocleziano Lexo Postimin
    Emocionet jane nga me te ndryshmet,por mund ti ndaja ne dy grupe,pozitive dhe negative.
    .
    Kaq mjafton te permendesh.
    E kam tė vėshtirė tė gjykoj tė tjerėt , por tė tjerėt e kan tė vėshtirė pėr mos mė gjykuar mua.....

  8. #8
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Emocionet dhe klasifikimi i tyre

    Sot ne psikologji nuk ekziston ende nje klasifikim i qendrueshem dhe pergjithsisht i pranuar i emocioneve.Sipas nje klasifikimi te dhene nja Lazarus(1993),emocionet klasifikohen ne 3 grupe kryesore:

    1.Emocionet Negative-zemerimi,ankthi(frika),turpi,pikellimi,xhelozia,ne veria;
    2.Emocionet e Perziera-shpresa,keqardhja;
    3.Emocionet Pozitive-lumturia,mburrja,qetesimi,dashuria.
    Njera prej ndjenjave paresore eshte FRIKA.Kjo ndjenje paraqitet relativisht heret.Zakonisht shfaqet ne situata te cilat inividi i vlereson si te rrezikshme per ekzistencen e vet.Te femijet shkaktojne frike situatat e reja dhe te panjohura.
    Nje lloj tjeter e frikes eshte Fobia-me c'rast individi frikesohet prej disa objekteve dhe sitautave si p.shUjit,rruges.dhomes se mbyllur etj)ndonese ato objekte dhe situata,ne te vertete nuk paraqesin ndonje rrezik.
    ZEMERIMI-mund te perjetohet si nje pakenaqesi e zakonshme deri tek terbimi,me c'rast individi nuk eshte ne gjendje ta kontrrolloj veten.Mund te ndodhe qe ne raste te tilla individi t'i kercenohet ndonje te afermi te vet,i cili ne fakt nuk eshte aspak fajtor per situaten e shkatuar.
    GEZIMI -Njeriu zakonisht eshte i gezuar kur arrin suksese ne realizimin e qellimeve te veta,kur e kryen punen e tij me kenaqesi,kur eshte shendosh,kur dashuron dhe i ktheht dashuria nga personi perkates etj.
    HIDHERIMI-Paraqitet atehere kur humbim dicka te rendesishme per ne.Bie fjala femija hidherohet nese e humb lodren e tij.Ndersa nje i rritur hidherohet nese e humb nje te aferm.Hidherimi shpesh shkrehet ne vaj nganjehere shpreh edhe gezim ose ndonje tronditje.
    XHELOZIA-Ne thelb eshte pasiguri personale.Xhelozia lind ne ato raste kur personi,te cilin e dashurojme,kujdesin dhe dashurin nuk e drejton ndaj nesh por ndaj ndonje personi tjeter.
    DISPONIMI-eshte gjendje emocionale te kendeshme ose te pakendeshme te cilat zgjasin relativisht shume ,por nuk jane intensive.Disponimet tona nuk kane te bejne me dicka konkrete dhe te caktuar,mirepo ndikojne ne ne qe te marrim nje qendrim te caktuar ndaj njerezve dhe realitetit ne pergjithesi.
    PASIONI-Jane shprehi te formuara gjate jetes te cilat percillen gjithmone me emocione intensive.Ato ndikojne dukshem ne sjelljen dhe veprimet e njerevze p.sh dikush ka pasion shkencen,diturine,sportin qe jane pasione Pozitive.Ekzistojne edhe pasione Negative si bixhozi,pija,duhani etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AuGuSt_ : 12-10-2009 mė 15:21
    skerdigodo@hotmail.com

  9. #9
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Te evitosh emocionet ?! - Ahahaha edhe kete nuk e kishja degjuar ndonjehere !
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet nė Bllog
    8

    Pėr: Grupi i emocioneve pozitive dhe negative

    Sepse emocionet janė tė rėndėsishme pėr t'u shprehur sė bashku me logjikėn. Kryesisht i kontrolloj emocionet e mia, por ndonjėherė kam njė temperament dhe ndonjėherė mund tė qaj. Megjithatė, unė mund t'i menaxhoj ato.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •