Me radhe te pare ju falenderoj per temen qe keni hapur e se dyti falenderoj te gjithe ata qe na ndiekin ne kete radio shume simpatike dhe me shume miq. Sonte ishte emisioni i katert nga studio numur 6 e Radio diaspores dhe mendoj qe kaloi mire............... por vlersimet i jepni ju. Jam dakort me Rizain po ta ndiqni nie here nuk do te ndaheni dot prej saj.
Drague vërtet unë tash jam duke e dëgjuar, sepse gjatë emisionit nuk kam kohë ta dëgjoj me vëmendje. Tash po e dëgjoj të regjistruar. Unë dhe gjithë stafi për të ardhur një emision sa më kualitativ deri te ju vihemi në gjendje gatishmërie, sepse, besoj mund ta marrësh me mend cfarë telasheje del të komandohet një emision nga Stokholmi e nga Danimarka. Dëgjuesi gjithëçka merr të gatshme.
Ta them se jam i kënaqur me këtë emision dhe këtë jo vetëm që po e them unë, por e them edhe në emër te¨dëgjuesve te¨cilët më kanë shkruar gjatë dhe pas emisionit.
Radio Përrenjasi, vërtet për këto 4 emisione e ka dëshmuar veten. ( këtu po flas si dëgjues, jo si pjesëtar i stafit)
respekt për ty e për gjithë ata që kanë dëgjuar Radio Përrenjasim.
Ju lumtë, Beso e Kujtim!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Për shkak të ngarkesave të shumta - angazhimeve të nduarnduarshme, hy më rrallë në forumin e gjithëshqiptarëve...andaj me vonesë do i them disa fjalë...
I nderuar mik Adem GASHI, Ju falenderohem për temën e hapur, e meritojnë miqt tanë edhe shumë më shumë...
I dashur Beso BASHLLARI e Kujtim CAMI, Ju uroj e Ju përgëzoj tej mase për hapjen e radio në Përrenjas - një dritare diturie nga e cila do reflektohet energjia pozitive... këtë po e them, mbase shoqërohemi një kohë bukur të gjatë e Ju di aftësitë që posedoni...
Unë nuk e kam dëgjuar asnjë emision, por këtë do ta bëjë nga dita e sotme me shumë respekt...
Ju përshëndesë që të tretë përzemërsisht, duke Ju dëshiruar punë të mbarë të treve, në realizimin e emisioneve edhe më të sukseshme!
Përshëndetje Gimi!
Ne mbrëmë përcollëm dy poezi tuaja të shkëputura nga vëllimi "Kohë qirinjsh".
Natyrisht që edhe të përshëndetëm.
Kalofsh një ditë të bukur.
I nderuar Beso e Kujtim Cami, Ju falenderohem se më prezentuat në radio Përrenjas e më përshëndetët...
Ju përshëndes edhe unë!
I dashur AGim dhe ju miq të tjerë, ju bëj të ditur se sonte nga ora 17:00, me kërkesë të shumë dëgjuesve po e riemetojmë programin e mbrëmshëm të udhëhequr për mrekulli nga Besoja e Kujtimi.
Emisionin mund ta ndiqni në www.radiodiaspora.se
Dëgjim të këndshëm.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Përshëndetje mik Adem GASHI, Beso BASHLLARI dhe Kujtim CAMI, unë tani jam duke ndëgjuar zërin e Radio Përrenjasi, një këngë për dëshirë të moshatarëve të mijë...ndëgjoj zërin e mikut Beso, dhe sinqerisht u emocionova tej mase...
Beso e Kujtim, i gjithë stafi, edhe një herë Ju uroj nga zemra hapjen e radios, uroj të gjithë përrenjasit, e radios i dësjiroj jetë të gjatë...
Beso, Ju falenderohem për përshëndetje, Ju falenderohem për prezantim!
Krijoni Kontakt