Sipas mendimit tim , Lidhja e Prizrenit e udhehequr nga Ymer Prizreni ka qene nje nisme e patriotve shqiptar kunder fashizmit !!!
Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!
O Anesti 55, le ket tem e shko nė temat fetare o njri i thym!
Mos na trego pėrralla , se sic e the vet , na lodhe me intrepretime.
Ti qe nuk duron fet e tjera m ke problem me veten , sepse , sa e di unė as feja e juaj nuk lejon urrejtjen ndaj feve tė tjera.
Lidhjen mos na e ngusc , se vetėm tradhtarėt bėj kesi punė tė ndyra .
Fetė jan si parti politike , po ti je i indoktrinuar dhe mendon se nuk jan tė tilla.
Edhe feja bazohet nė ideale, bile nė ideale pėrrallore qe edhe fėmijėt e kuptojn se jan pėrralla tė kqija.
Kili
SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKUIM QĖ NUK FALET!
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Fort mire e the se dhe feja ime nuk urren besimet e tjera.Krishterimi eshte ne lufte me urejtjen, ne paqe me dashurin mes njerezve.Feja ime nuk ndeshkon te larguarit prej saj (e rendesishme kjo) por pret qe te gezoje me rikthimin e tyre ne gjirin e saj , pa c'ka se dhe vone.Une personalisht nuk jam besimtar i devoteshem, prandaj dhe urrej islmizmin si fe, por jo muslimanet si mbartes te saj.
Per te tjeret--Nese mund te faktoni te kunderten e asj qe une ju kam parashtruar ne kete teme , i keni te gjithe te drejtat per ti postuar ato.
Lidhja e Prizerenit ishte nje perpjekje e madhe e shqiptarve qe te bashkohshin ne luft kunder turqve dhe te shtetve te reja qe po krijohshin dhe qe kishin per qellim grabitjen tokave shqiptare.
Lidhja e Prizerenit u krijue nga patriot te mdhenj qe i nje historia shqiptare si mbrojtsit e iedntiteti ton kmbtar.
Qdo marrzi tjeter qe thuhet esht e tepert.
Ne duhet ndejekim rrugen qe kishte nis Lidhja e Prizerenit Shqipenij ETNIKE.
[Keshtu kam menduar dhe une per nja 40 vjet, por tashme ne liri e verteta nuk na i jep kete kenaqesi.Ku e lexove ti ne kete programin e me poshtem qe ishte kunder turqise?????? Pikerisht kjo pike ishe me e rendesishmja ne historine e viteve qe sollen copetimin e trojeve.Copetimi ishte knderpergjigje e qendrimit te shqipetareve nen turqi me te njejten statukuo, pra shqipetaret u rreshtuan ne anen e armikut mbare europian dhe natyrisht rajonal.Pra u ndeshkuam si pale kundershtare dhe humbese.Antaret e lidhjes ishin te shtresave te ndryshme , natyrisht patriote, por qe kishin te perbashket fene muslimane dhe varsine (interesat)me turqine.Intelektualet ishin administratore te saj , ndersa bejleret e pashallaret kishin fituar prona nen sherbimin e portes se larte.Me thoni ju, ku jane shprehur ato qe jane kunder turqise?A po mbasi e pane qe turqia humbi luften dhe u detyrua nga fuqite e medha te largohet nga trojet e ballkanit perendimore , atehere duke u ndjere te braktisur u shprehen dhe keto tonet. Pra coptimi kishte mbaruar.Akti i kesaj lidhje solli coptimin e shqiperise.Por natyrisht shqipetaret as qe mund te vepronn ndryshe, ato ishin asimiluar nen turqi, nuk ndjeheshin shqipetare, keshtu qe pjesa intelektuale, jo vetem qe nuk mund te dilte kunder kesaj gjendje reale, por kjo lidhje u inicua nga vete Porta e Larte.Intelektuali nuk eshte luftetare fronti, por dhe nese kerkon te luftoje m pende eshte i kondicionuar nga kushtet.Kushdo nga inteletualet shqipetare te ngrihesh ne ate kohe kunder turqise do ta kishin vrare, po bejleret e pashallaret shqipetare.Por mbi te gjitha lidhja u iniciua nga Porta e Larte!!!!!!!!!!Jo nga shqipetaret, kjo e perpiloi dhe dekleraten qe ju dergua fuqive te medha.B]Lidhja e Prizerenit ishte nje perpjekje e madhe e shqiptarve qe te bashkohshin ne luft kunder turqve [/B]
Bie nė sy me tė drejtė qė anėtarėt qė morrėn pjesė nė Lidhje ishin tė gjithė
muslimanė. Kjo kuptohet edhe nė rastin e delegatėve shkodranė ku asnjė emėr katoliku
nuk lexohet.Lidhja zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 qershor 1878 nė Xhaminė e Bajraklisė
dhe nė medresenė e Mehmet Pashės nė Prizren. Nė Lidhje (Ittifak) erdhėn edhe delegatė
nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica.25 Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe
organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki apo Prizren Ittihadi.
Pas disa ditė bisedimesh mė nė fund nė 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj
(Karar-Name) tė cilat ishin si vijon:
1. Lidhja jonė ėshtė forumar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveē
Perandorisė Osmane dhe tė mbrojė integritetin tokėsor me tė gjithė mjetet
2. Qėllimi ynė i lart ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij sulltanit,
sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė
kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe
bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė
shtetit
3. Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė
me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit
4. Nė bazė tė Sheriatit do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk
janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit
do ti dėnojmė sipas fajit.
5. Tė gjitha shpenzimet pėr luftėtarėt qė do tė mbledhin krahinat do tė rregullohen
dhe perballohen nė bazė tė dispozitave qė do japim. Ndihmat qė do na vinė nga
jashtė do ti pranojmė me kėnaqėsi.
6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmė nė asnjė mėnyrė fuqitė
e huaja nė tokat tona.
Ne nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė Bullgarinė dhe as duam t’ia dėgjojmė emrin;
edhe Serbia nė rast se nuk na i dorėzon tokat me tė mirė qė na ka marrė, do tė
22 Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e saje, 1878 – 1881, Tirane, fq. 17-18.
23 Eqrem bej Vlora, Kujtime – Vėllimi i parė 1885-1912, Tiranė, 2001, fq. 159
24 Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222
25 Xhaferr Belegu (1939), op. cit., pp. 15 – 20
dėrgojmė kundėr saj njė fuqi dhe t’ia marrim me pushkė. Edhe kundėr Malit tė Zi do
veprojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.
7. Bashkatdhetarėve besnikė tė qeverisė qė kanė hyrė nė Lidhjen tonė do ti japim
dorėn dhe ndihmojmė sipas mundėsisė.
8. Nė rast se njė krahinė ka probleme pėr tė zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti
shkojnė nė ndihmė
9. Kushdo qė del nga Lidhja jonė, Zot na ruaj! Kushdo qė spiunon, dhe vepron sipas
qejfit dhe dėgjon urdhėrat e tė parėve do tė marrė dėnimin qė meriton.
10. Asnjė vendas i kujtdo krahine qė do me dalė nga Lidhja, i ēfarėdo feje qoftė nuk
do lejohet tė shkojė as nė Serbi e as nė Mal tė Zi. Nė rast se shkon do njihet si
spiun dhe dėnohet.
11. Kushdo qė ka vėnė nė dispozicion tė Lidhjes diēka dhe i shmanget detyrimit,
s’dėgjon urdhėrat, sillet brutalisht apo bėn ndonjė ē’nderim do tė dėnohet sipas
fajit.
12. Dėrgimi i fuqive, thirrja dhe pėrdorimi i tyre do tė bėhet sipas udhėzimeve tė
pėrpiluara.
13. Pėr tė zbatuar kėto nene do ti jepet rėndėsi korespondencės.
14. Ėshtė rėnė dakort qė qeveria nuk do hyjė nė punėt e Lidhjes dhe as Lidhja nė
punėt e saj; pėrndryshe ky do shihet si cėnim i tė drejtės.
15. Njė kopje i kėtij vendimi do i paraqitet ēdo krahine dhe qyteti.
16. Nė bazė tė besės sė lidhur nga burrat e patrembur tė Shqipėrisė sė Veriut, Jugut
dhe Bosnjes, tė atyre qė kur kanė lindur nuk kanė njohur tjetėr zanat por pushkėn
dhe qė pėr Din, Devlet dhe Vatan japin jetėn, kanė zgjedhur Prizrenin si kryeqytet
tė Lidhjes. 26
Sikur e themeluam kėtė Lidhje edhe nė tė ardhmen nuk do durojmė tiranė qė tė
shtypin vendet tona. Bijtė tanė dhe bijtė e tyre do tė jenė besnikė tė Lidhjes dhe kush
largohet nga ajo do tė konsiderohet sikur dikush qė braktis Islamin dhe do mallkohet
dhe pėrbuzet nga ne. Ne obligohemi ti jemi besnik kėtij vendimi me firmat tona (47
firma).27
Siē lexohet nė pikėn 4 por edhe nė fund tė Karar Namesė, Lidhja ishte njė
organizatė qė synonte tė mobilizojė muslimanėt ballkanas pėr vetėmbrojtje,
implementojė Sheriatin nė tė gjithė territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri nė Jug
tė Shqipėrisė. Edhe pse ishte konceptuar si njė Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga
toleranca pėr tė krishterėt ku nė pikėn 4 Lidhja zotohet qė tė mbrojė edhe jomuhamedanėt.
Pas disa ditėsh, kur me Lidhjen u bashkuan edhe qyteteve tė tjera, ku vendosen
mbrojtjen e atdheut ushtarakisht, ajo pėrpiloi disa vendime tė dyta qė janė si vijon:
1. Asnjė krahinė nuk do tė njohė ndonjė qeveri tjetėr pėrveē asaj tė Perandorisė
Osmane.2. Nėse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do tė njohė tė drejtat
tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atėherė ne do rrokim armėt
pėr ti ri-pushtuar.
3. Nė qoftė se fuqitė tona do tė mundin tė ēlirojnė vendet e pushtuara, atėherė do
tė zbatohen masat e duhura.
26 kopjen origjinale nė osmanisht tė Karar-Namesė shihe nė fund tė shkrimit
27 Ibid. fq. 30 – 33 teksti ėshtė pėrshtatur nė toskėrisht nga varianti i pėrkthyer nga Xhaferr Belegu
4. E gjithė fuqia jonė do tė pėrbėhet prej pesė ushtrishė: atyre tė Shkodrės,
Shkupit, Kosovės, Jenipazarit dhe tė Herzegovinės.
5. Ajo e Shkodrės do sulmojė Malin e Zi: oficerėt dhe bajraktarėt do tė zgjidhen
nga populli.
6. Nė Guci pėrveē vendėsve do tė dėrgohen edhe 2000 nga Gjakova dhe Berana
dhe 1000 nga Peja.
7. Jenipazari pėrveē fuqisė qė do tė mbajė pėr mbrojtjen e vendit do tė dėrgojė
edhe 1000 nė Kolashin.
8. Nė Bjelopolje mjafton fuqia vėndase.
9. Nė Prepolje, Kajnica, Tashlixhė dhe Foēė pėrveē fuqive tė tyre, do tė
dėrgohen edhe 2000 tė tjerė.
10. Pėr tė ruajtur vijėn Gracko – Trebinjė, pėrveē fuqisė sė Herzegovinės, do tė
ketė 10000 burra nga Sarajeva dhe kėta sėbashku do tė formojnė ushtrinė e
Herzegovinės.
11. Fuqia e Shkupit, Kosovės dhe Jenipazarit do tė sulmojė Serbinė sipas
instruksioneve tona.
12. Nė qoftė se armiku i kėrcėnohet njėrės krahinė, komandanti i krahinės nė
rrezik do tė lajmėroj komandantėt e tjerė qė tė marrin dijeni tė gjithė dhe sulmohet
armiku.
13. Nė rast se nė luftėn tonė kundėr Malit tė Zi, Serbia qėndron asnjanėse atėherė
fuqitė qė janė caktuar pėr atė, kalojnė kundėr Malit tė Zi.
14. Nė qoftė se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do tė luftojnė kundėr nesh atėherė
kėto fuqi detyrohen tė luftojnė burrėrisht dhe me ngulm sipas besės qė kemi
dhėnė.
Kėto dy vendime u nėnshkruan nga pėrfaqėsuesit e Prizrenit, Gjakovės, Pejės,
Gucisė, Jenipazarit, Sjenicės, Tashlixhės, Mitrovicės, Vuēiternit, Prishtinės, Gjilanit,
Shkupit, Tetovės, Kėrēovės, Gostivarit, Dibrės sė Madhe dhe Dibrės sė Vogėl.28
Siē shihet nga vendimet e Lidhjes, kuptohet qė synimi i organizatorėve tė saj ishte
mbrojtja e viseve tė populluara nga muslimanėt nė Ballkan. Qofshin ata boshnjakė ose
shqiptarė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 01-11-2009 mė 10:15
Problemi yt Anesti_55 eshte se ju e keni vendosur kryqin perpara dhe ai ju ka zene horizontin e te shikimit te shqiptarise.
SHKOZa nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Lidhja e prizrenit ishte nje zgjim padashje e nacionalizmit shqiptar, jo per te mrojtur interesat e kombit por pronat private te cilat sulltani ashtu sic ja u dha, filloi dhe po ja u merte (me dashje o padashje).
Kur ne kerkesat per autonomi drejtuar sulltanit (nja 10 pika nqs e mbaj mend mire), nje kerkese qe te binte ne sy ishte vendosja e sheriatit ne 4 vilajetet. Kurse brenda perbrenda ketyre 4 vilajeteve te krishteret do "ndihmonin" vetem me lek dhe nuk kishin te drejte pjesmarje ne lufte. Kush nuk ndihmonte shpallej tradhtar dhe vritej.
Nuk eshte e rastesishtme qe tek ne nuk pati ndryshime rrenjesore dhe pasi shqiperine e bene te pavarur, po ata bejlere qe ishin me perpara, po ata mbeten ne drejtimin e vendit. U tremben bejleret (me te drejte), kur pane qe serbi ja u mori tokat turqve dhe ja u shperndau fshaterve..... thane u burra te shpetojme keto qe na kane ngelur..... te kerkojme autonomi...pse jo dhe pavarsi.
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Karakteri islamik i Lidhjes se Prizrenit
Olsi Jazexhi
Firence,
01 qershor 2007
Ēfarė flitet pėr Lidhjen e Prizrenit?
Nė vitin 1999 ndėrsa lexoja librin e Jakob Landaut: ‘Politika e Pan-Islamit: ideologjia dhe organizimi’ mė bėri pėrshtypje fakti qė Lidhjen e Prizren tė cilėn nėpėr shkollat tona fėmitė e mėsojnė si njė Lidhje sa anti-turke aq edhe kombėtare, historiani britanik e klasifikonte si njė organizatė tė nxitur nga vetė sulltan Abdulhamidi II, pėr tė mobilizuar muslimanėt e Ballkanit qė tė mbrohen nga pushtimi i fuqive tė krishtera. Landau mendonte se Lidhja e Prizrenit u sponsorizua indirekt nga sulltani, dhe pėr kėtė nė kapitullin e “Shoqėrive dhe Vėllazėrive” tė ndėrtuara nga sulltani nė suazat e pan-islamizmit, thotė se:
Njė organizatė (pan-islamike) edhe mė me jetėgjatė ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndėrtua pas takimit tė fisnikėve vendas mė 10 qershor 1878, fillimisht pėr tė kėrkuar autonomi pėr Shqipėrinė. Megjithatė qėllimi parėsor i themeluesve tė saj ishte tė ndalonte copėtimin e Shqipėrisė nė Kongresin e Berlinit, kėshtu qė dy dokumentat bazė themelues tė Lidhjes, dėshmonin besnikėrinė ndaj Perandorisė dhe sulltanit, duke ju referuar edhe sheriatit. Nė vitin 1878 ndėrmjet Prizrenit dhe qeverisė nė Stamboll kishte komunikime intensive. Theksi ndaj identitetit musliman dhe osman ishte natyral pėr njė nga grupet mė muslimane tė perandorisė, i cili kėrkonte siguri nė njė kohė krize si kjo nga bashkėbesimtarė t e tjerė.[1]
Mbi karakterin islamik tė Lidhjes sė Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili nė librin “Kosovo a short history” kujton citimet e njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878 i cili thoshte se: Lėvizja ėshė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerėt, ulematė dhe kadijtė…. Jam i mendimit se tashmė ėshtė mėse e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt – mbrojtjen e provincės.[2]
Kėto dy paragrafė mė kanė bėrė qė pėpara shumė vitesh tė kėrkoja dhe kuptoj pėrse nė librat tanė tė historisė, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumė pjesė tė tjera tė historisė sonė ėshtė trajtuar sipas mendėsisė sė shkollės sllavo – greke nė Ballkan e cila presupozon qė popujt e Ballkanit vuajtėn nėn tiraninė turke, dhe pėr mė tepėr shqiptarėve, historianėt tanė nacional-komunistė ju kanė fshirė rėndėsinė qė islami ka patur nė historinė e ngjizjes sė tyre kombėtare. Lidhjes sė Prizrenit apo siē emri i saj original ėshtė Prizren Ittifaki,[3] i ėshtė ndryshuar edhe emri dhe njihet si ‘Lidhja Shqiptare e Prizrenit’. Nė librin ‘Historia e Popullit Shqiptar’, volumi II, botuar nga Akademia e Shkencave nė Tiranė mė 2002 nė Kreun V tė titulluar ‘Lidhja Shqiptare e Prizrenit’ me autor Kristo Frashėrin, Lidhja portretizohet si njė organizatė laike dhe islamofobike. Edhe pse autori pranon qė nė kėtė lidhje kishte njė rrymė qė kėrkonte tė bėnte ‘njė lidhje islamike, ku tė merrnin pjesė tė gjitha popullsitė myslimane tė Gadishullit Ballkanik, pavarėsisht nga kombėsia e tyre, nga e cila, logjikisht, do tė pėrjashtoheshin shqiptarėt e krishterė, si ortodoksė, edhe katolikė.’ dhe ‘Veē kėsaj, sulltanistėt… nuk e pranonin as nė parim idenė e njė vilajeti shqiptar, sepse ky vilajet, sipas tyre, do t’i ndante shqiptarėt myslimanė nga “vėllezėrit” myslimanė tė Gadishullit Ballkanik dhe tė Perandorisė Osmane’[4] fjala logjikisht qe kam nėnvizuar mė lartė apo edhe vėnia nga autori nė thonjėza i fjalės “vėllezėr myslimanė” tregon presupozimin e tij i cili mendon se nėse Lidhja e Prizrenit do tė ishte islamike, atėherė automatikisht do tė kishim diēka kundėr tė krishterėve dhe sipas historisė nacional-komuniste nė Shqipėri, tė jesh Islamik pėrbėn krim.
Pėr gardėn e historishkruesė ve tė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, shqiptari i imagjinuar i modernitetit ėshtė politikisht korrekt vetėm kur portretizohet si laik dhe ateist.[5] Nė kėtė vazhdė mendimi, Kristo Frashėri kėmbėngul nė kapitullin e tij pėr Lidhjen e Prizrenit, se ajo herė pas here infiltrohej nga feudalėt turq tė cilėt donin tė gėnjejnė shqiptarėt me islamin. Megjithatė shqiptarėt vigjilentė tė Frashėrit nuk binin nė grackėn e feudalizmit islamik: Kėto qėndrime u kundėrshtuan nga atdhetarėt shqiptarė… qė nuk mund tė pajtoheshin me platformėn e qarqeve sulltaniste dhe nė mėnyrė tė veēantė me idenė konservatore tė njė lidhjeje islamike, e cila po tė krijohej do ta shuante emrin e Shqipėrisė. [6]
Pėr tė trembur shqiptarėt me identitetin tonė kulturor islam dhe krijuar nė mendjen e lexuesit frikė ndaj mundėsisė sė qenies sė Lidhjes sė Prizrenit njė organizatė islamike, Kristo Frashėri shkruan: Funksionarėt e administratės dhe pėrkrahėsit e tyre sulltanistė ushtruan nė kėto mbledhje presion tė fuqishėm pėr t’i detyruar pjesėmarrėsit qė t’i nėnshkruanin protestat e tyre jo si banorė shqiptarė, por si nėnshtetas islamikė tė lidhur me Perandorinė Osmane.[7] Por sipas Frashėrit, shqiptarėt dinin gjithnjė tė triumfojnė ndaj feudalėve prapanikė osman qė deshėn t’i bėjnė islamikė. Ata kundėrshtuan rrufjanėt turq: Nė asnjė nga krahinat shqiptare, pjesėmarrėsit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilėsonin veten e tyre si banorė islamikė. Nė tė gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt myslimanė dhe tė krishterė, protestonin si shqiptarė, si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm. Madje, nė shumė raste, pjesėmarrėsit e mbledhjeve popullore hartuan peticione drejtuar Portės sė Lartė, me anėn e tė cilave kėrkonin reforma autonomiste pėr Shqipėrinė.[8]
Megjithatė faktet historike tė cilat rrėfehen mė nė detaj mė poshtė dėshmojnė tė kundėrtėn. Pikė sė pari pretendimi nga Kristo Frashėri se ‘Nė tė gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt myslimanė dhe tė krishterė, protestonin si shqiptarė’ nuk ėshtė i vėrtetė.[9] Pse siē Xhafer Belegu kujton, katolikėt filoaustriakė tė veriut tė Shqipėrisė u deklaruan kundėr Lidhjes sė Prizrenit, kur ajo sulmoi agresorėt austriakė nė Bosnje. Nė shumicėn e akteve Lidhja i ėshtė drejtuar Fuqive tė Mėdha si njė Lidhje Myslymanėsh tė cilėt kėrkonin tė rojnė nėn pushtetin e sulltanit. Pėr mė tepėr Evangelos Kofos tregon se Lidhja e Prizrenit ėshtė kundėrshtuar edhe nga tė krishterėt ortodoksė tė Jugut tė Shqipėrisė, tė cilėt nuk pranonin as qė tė nėnshkruanin Peticione kundėr Shėn Stefanit pasi deshėn tė bashkohen me Greqinė: nė ditėt e Kongresit tė Berlinit, Maratos tregon se tė gjithė tė krishterėt (ortodoksė) tė sanxhakut tė Gjirokastrės – duke pėrfshirė ata tė qyteteve tė Gjirokastrės, Delvinės, Tepelenės dhe Pėrmetit – refuzuan tė nėnshkruajnė peticione (kundėr Shėn Stefanit). Tė njėjtin qėndrim kishin mbajtur edhe tė krishterėt e Sarandės, siē raportonte konsulli grek nė kėtė qytet.’[10] Tė njėjtėn gjė e dėshmon edhe Th. P. Delyani nga ministria e jashtme greke nė shkurt tė vitit 1879 kur pėrmend qė tė krishterėt nuk pranonin tė bashkėpunojnė me Lidhjen.[11]
Megjithatė, Kristo Frashėri vazhdon e thotė qė: Delegatėt qė morėn pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm …kėrkuan me kėmbėngulje qė Kuvendi, ashtu siē ishte parashikuar prej tyre, tė formonte njė Lidhje Shqiptare me karakter kombėtar. Ndryshe nga kėta, delegatėt, qė i takonin krahut sulltanist, u pėrpoqėn qė organizata qė do tė themelohej tė kishte njė karakter islamik e jo kombėtar shqiptar dhe t’ia nėnshtronin atė interesave tė Stambollit. [12] Dhe pėr tė konkluduar teorinė e tij konspirative me islamikė dhe me sulltanė thotė qė: Vendimi i Kuvendit tė Prizrenit pėr themelimin e Lidhjes ishte njė fitore e madhe e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, pasi me anėn e tij iu dha goditja e parė dhe e fuqishme pėrpjekjeve tė Stambollit pėr ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhėn themelet e njė organizate kombėtare shqiptare, e cila, qysh nė ditėn e parė tė saj, pati njė karakter atdhetar.[13]
Ndėrsa Kristo Frashėri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si njė organizatė anti-islamike dhe laiko-kombėtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green[14] dhe njė numėr i madh historianėsh botėrorė e shohin si njė organizatė islamike, tė ndėrtuar nga muslimanėt e Gegėnisė dhe Bosnjes me mbėshtetjen e sulltan Abdulhamitit II, pėr tė mbrojtur muslimanėt Ballkanas pas Kongresit tė Berlinit. Pėrpjekjet nė librat e historisė nė Shqipėri qė manipulojnė historinė, duke shpikur konceptin e kombit laik nė ēdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janė njė rrėfim i varfėr i historisė. Njė histori e vėrtetė nuk mund tė shkruhet duke supozuar qė shqiptarėt – pėrveē ndonjė ‘agjenti’ islamik tė sulltanit – luftonin pėr tė ēliruar atdheun nga sundimi osman.[15] Nga qė historia ėshtė mė e komplikuar sesa versioni i thjeshtė qė nacional-komunizmi ndėrtoi nė Shqipėri, mė poshtė po sjell njė pėrshkrim ndryshe tė krijimit tė Lidhjes, njerėzve qė e drejtuan dhe motivimet e tyre, duke u bazuar mbi faktet e disa historianėsh si Xhafer Belegu, Eqrem Bej Vlora, Peter Bartl etj dhe disa dokumentash arshivorė tė konsujve britanikė.
Pse u krijua Lidhja e Prizrenit?
Nė vitit 1878 kur nė fund tė luftės Ruso – Turke (1877 – 1878), Perandoria Osmane u mund, dhe u detyrua t’i dorėzojė Rusisė dhe aleatėve tė saj pjesė tė mėdha tokėsore, nė Rumeli sulltan i ri nė pushtet Abdylhamiti II, ashtu si edhte muslimanėt Ballkanas u shqetėsuan pamasė pėr tragjedinė qė solli lufta. Nė Traktatin e Shėn Stefanit (Yeshil Koy-t) dhe mė pas nė Kongresin e Berlinit tė nėnshkruar nė 13 korrik 1878 perandoria u detyrua tė dorėzojė mė shumė se dy tė pestat e territorit tė saj nė Ballkan, ku ndėr tė tjera pėrfshiheshin territore tė populluara nga muslimanė boshnjakė dhe shqiptarė. Duke qėnė se shqiptarėt ishin tė fesė islame dhe ishin element shtetformues i perandorisė dhe nė raste lufte, luftonin me osmanėt kundėr tė krishterėve, Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh kėrkesat e tyre.[16]
Ndėrsa austriakėt nisėn pushtimin e Bosnjes nė 29 korrik 1878, Mali i Zi qė ishte shpėrblyer nga Kongresi i Berlinit me marrjen e Kazasė sė Gucisė (ku hynte edhe Plava) u bė gati tė nisė pushtimin gjithashtu.
Tė shqetėsuar nga mundėsia e pushtimit tė trojeve tė tyre, shqiptarėt ashtu si edhe muslimanėt e tjerė tė Ballkanit nisėn tė marrin masa mbrojtėse. Pėr t’ju pėrgjigjur pushtimit nga tė krishterėt konsulli i Greqisė nė Shkodėr, Mavromati, raportonte i shqetėsuar nė 18 shkurt 1878 eprorėve tė tij se nė mesin e muslimanėve ishte formuar njė Komitet nė Prizren tė cilin shtypi i Evropės e konsideronte si njė ‘Lidhje tė Rrezikshme Shqiptare’. Nė tė njėjtin raport konsulli tregonte qė nė Shkodėr autoritetet osmane, nxisnin njerėzit qė t’i rezistojnė pushtimit dhe kishin vendosur nje telegram:
nė tė cilin kishte gėnjeshtra mbi pėrparimin e kryengritjes nė Bosnje, dhe prapėsimin e austriakėve ku thuhej se luftėtarėt kishin prerė 49.000 humdė austrikėsh. [17]
Ndaj mundėsisė sė pushtimit tė tokave tė banuara nga muslimanėt ballkanas reaguan njė seri qytetesh tė Rumelisė. Kėshtu nė mars 1878 paria muslimane e Shkupit qė ishte shqetėsuar nga vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit i tregonte me njė peticion fuqive tė mėdha qė ishin tė lumtur qė rronin nėn regjimin atėror dhe tė drejtė te sulltanit dhe pėr kėtė arsye kundėrshtonin vendimet e Traktatit.[18]
Ndėrsa nė 3 maj 1878 konsulli britanik nė Shkodėr, Kirby Green vinte nė pah qė nė mesin e muslimanėve tė Shqipėrisė Veriore po depėrtonte Lidhja, njė organizatė e cila po mobilizonte muslimanėt dhe kėrcėnonte tė masakrojė meshkujt e krishterė tė cilėt besonin se ishin bullgarė. Konsulli vė nė pah qė tė krishterėt vendas ishin tė trembur nga gjendja e tensionuar e muslimanėve.[19]
Ndėrsa nė 16 maj 1878 banorėt e Dibrės i dėrguan ambasadorit britanik nė Stamboll Layardit, njė notė proteste ku kėrkonin mos bashkimin me Bullgarinė, por dėshirėn pėr tė jetuar nėn Qeverinė Osmane.[20] Ndėrsa nė 12 maj 1878 banorėt e Prizrenit i dėrguan telegrame ambasadave tė Anglisė, Francės, Italisė dhe Austo-Hungarisė nė Stamboll ku deklaronin qė:
shumica e banorėve tė vilajetit tonė janė muslimanė; tė krishterėt te ne pėrfaqėsojnė pakicėn e ata janė katolikė dhe ortodoksė… tė krishterėt flasin mes vedi njė pėrzjerje tė gjuhės serbe, malazeze dhe bullgare, por gjuha e pėrgjithshme qė pėrdoret nga muslimanėt dhe tė krishterėt ėshtė turqishtja dhe shqipja… ne nuk i nėnshtrohemi administratės serbe dhe bullgare. Ne nuk njohim asnjė qeveri pėrveē asaj osmane… dhe jemi tė gatshėm pėr ēdo flijim, qoftė edhe tė vdesim, pėr tė mbrojtur tė drejtėn tonė tė pacėnueshme.[21]
Telegramet dhe peticionet e mėsipėrme qė tregojnė shqetėsimin e muslimanėve Ballkanas nė nivelin lokal po ndiqeshin nga mobilizimi i parisė muslimane tė Ballkanit. Siē Mavromati vė nė dukje qė nė muajin shkurt tė vitit 1878 njė organizatė e njohur si Ittifaki apo Lidhja po ēonte korrierėt e saj nga qyteti nė qytet. Spiunazhet evropjane nė Rumeli qė po nuhasnin tensionimin e muslimanėve dhe lėvizjen e tyre, e konsideronin lėvizjen si njė ‘Lidhje tė Rrezikshme Shqiptare’. Mobilizimi i parisė sė muslimanėve tė Ballkanit do tė arrinte kulmin nė fund tė majit dhe fillimin e qershorit 1878 kur nė Gjakovė pashallarėt, bejlerėt dhe hoxhallarėt e Kosovės dhe Bosnjes u takuan dhe vendosėn datėn 10 qershor 1878 si ditėn kur krerėt e muslimanėve do tė tuboheshin nė Prizren dhe vendosin pėr qendrimin e tyre ndaj kėrcėnimit tė krishterė.
Xhaferr Belegu nė librin ‘Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė’ kujton qė pėrpara se ky takim tė zhvillohej, nė rjedhėn e ngjarjeve kishte hyrė vetė sulltan Abdylhamiti II. Ai kishte thirrur nė Stamboll Sheh Mustafa Tetovėn dhe Abdyl Be Frashėrin pėr t’i udhėzuar pėr zhvillimin e lėvizjes. Ndėrsa nė aparencė sulltan Hamiti tregohej sikur donte tė pėrmbushte kėrkesat e fuqive tė mėdha, nėn rogoz nxiste muslimanėt qė tė mobilizohen dhe pėrballojnė agresionin. Belegu thotė qė sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut tė Gjakovės Ahmet Efendi Koronicės, myderizit tė Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut tė Dibrės Jonuz Efendiut, ndėrsa ju dha urdhėr komandantėve ushtarakė nė Shqipėri qė tė mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.[22] Kėtė fakt e pėrmend edhe Eqrem Bej Vlora i cili thotė qė qeveria qėndrore nė Stamboll jo vetėm qė u tregua dashamire ndaj idesė, por mori pjesė aktive nė themelimin e Lidhjes nė Prizren: pasi ishte nė interesin e saj tė nxiste njė lėvizje kundėr kėrkesave sllave e pak mė vonė edhe kundėr atyre greke … qė tė tėrhiqte vėmendjen e Evropės.[23]
Nė takimin e Prizrenit pėrveē krerėve muslimanė tė Kosovės shkuan delegatė edhe nga Shkodra, ku paria zgjodhi Jusuf Agė Sokolin, Selim Beun dhe Mulla Junus efendiun si pėrfaqėsues. Siē Noel Malkolm citon emisarin britanik qė thoshte qė:
Lėvizja ėshė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerėt, ulematė dhe kadijtė…. Jam i mendimit se tashmė ėshtė mėse e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt – mbrojtjen e provincės.[24]
Bie nė sy me tė drejtė qė anėtarėt qė morrėn pjesė nė Lidhje ishin tė gjithė muslimanė. Kjo kuptohet edhe nė rastin e delegatėve shkodranė ku asnjė emėr katoliku nuk lexohet.
Lidhja zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 qershor 1878 nė Xhaminė e Bajraklisė dhe nė medresenė e Mehmet Pashės nė Prizren. Nė Lidhje (Ittifak) erdhėn edhe delegatė nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica.[25] Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki apo Prizren Ittihadi.
Pas disa ditė bisedimesh mė nė fund nė 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj (Karar-Name) tė cilat ishin si vijon:
Lidhja jonė ėshtė formuar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveē Perandorisė Osmane dhe tė mbrojė integritetin tokėsor tė saj me tė gjithė mjetet.
Qėllimi ynė i lart ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij sulltanit, sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė shtetit.
Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit.
Nė bazė tė Sheriatit do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit do ti dėnojmė sipas fajit.
Tė gjitha shpenzimet pėr luftėtarėt qė do tė mbledhin krahinat do tė rregullohen dhe perballohen nė bazė tė dispozitave qė do japim. Ndihmat qė do na vinė nga jashtė do ti pranojmė me kėnaqėsi.
Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmė nė asnjė mėnyrė fuqitė e huaja nė tokat tona.
Ne nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė Bullgarinė dhe as duam t’ia dėgjojmė emrin; edhe Serbia nė rast se nuk na i dorėzon tokat me tė mirė qė na ka marrė, do tė dėrgojmė kundėr saj njė fuqi dhe t’ia marrim me pushkė. Edhe kundėr Malit tė Zi do veprojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.
Bashkatdhetarė ve besnikė tė qeverisė qė kanė hyrė nė Lidhjen tonė do ti japim dorėn dhe ndihmojmė sipas mundėsisė.
Nė rast se njė krahinė ka probleme pėr tė zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnė nė ndihmė
Kushdo qė del nga Lidhja jonė, Zot na ruaj! Kushdo qė spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dėgjon urdhėrat e tė parėve do tė marrė dėnimin qė meriton.
Asnjė vendas i kujtdo krahine qė do me dalė nga Lidhja, i ēfarėdo feje qoftė nuk do lejohet tė shkojė as nė Serbi e as nė Mal tė Zi. Nė rast se shkon do njihet si spiun dhe dėnohet.
Kushdo qė ka vėnė nė dispozicion tė Lidhjes diēka dhe i shmanget detyrimit, s’dėgjon urdhėrat, sillet brutalisht apo bėn ndonjė ē’nderim do tė dėnohet sipas fajit.
Dėrgimi i fuqive, thirrja dhe pėrdorimi i tyre do tė bėhet sipas udhėzimeve tė pėrpiluara.
Pėr tė zbatuar kėto nene do ti jepet rėndėsi korespondencė s.
Ėshtė rėnė dakort qė qeveria nuk do hyjė nė punėt e Lidhjes dhe as Lidhja nė punėt e saj; pėrndryshe ky do shihet si cėnim i tė drejtės.
Njė kopje i kėtij vendimi do i paraqitet ēdo krahine dhe qyteti.
Nė bazė tė besės sė lidhur nga burrat e patrembur tė Shqipėrisė sė Veriut, Jugut dhe Bosnjes, tė atyre qė kur kanė lindur nuk kanė njohur tjetėr zanat por pushkėn dhe qė pėr Din, Devlet dhe Vatan japin jetėn, kanė zgjedhur Prizrenin si kryeqytet tė Lidhjes.
Sikur e themeluam kėtė Lidhje edhe nė tė ardhmen nuk do durojmė tiranė qė tė shtypin vendet tona. Bijtė tanė dhe bijtė e tyre do tė jenė besnikė tė Lidhjes dhe kush largohet nga ajo do tė konsiderohet sikur dikush qė braktis Islamin dhe do mallkohet dhe pėrbuzet nga ne. Ne obligohemi ti jemi besnik kėtij vendimi me firmat tona (47 firma).[26]
Siē lexohet nė pikėn 4 por edhe nė fund tė Karar Namesė, Lidhja ishte njė organizatė qė synonte tė mobilizojė muslimanėt ballkanas pėr vetėmbrojtje, implementojė Sheriatin nė tė gjithė territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri nė Jug tė Shqipėrisė. Edhe pse ishte konceptuar si njė Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga toleranca pėr tė krishterėt ku nė pikėn 4 Lidhja zotohet qė tė mbrojė edhe jo-muhamedanė t.
Pas disa ditėsh, kur me Lidhjen u bashkuan edhe qyteteve tė tjera, ku vendosen mbrojtjen e atdheut ushtarakisht, ajo pėrpiloi disa vendime tė dyta qė janė si vijon:
1. Asnjė krahinė nuk do tė njohė ndonjė qeveri tjetėr pėrveē asaj tė Perandorisė Osmane.
2. Nėse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do tė njohė tė drejtat tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atėherė ne do rrokim armėt pėr ti ri-pushtuar.
3. Nė qoftė se fuqitė tona do tė mundin tė ēlirojnė vendet e pushtuara, atėherė do tė zbatohen masat e duhura.
4. E gjithė fuqia jonė do tė pėrbėhet prej pesė ushtrishė: atyre tė Shkodrės, Shkupit, Kosovės, Jenipazarit dhe tė Herzegovinės.
5. Ajo e Shkodrės do sulmojė Malin e Zi: oficerėt dhe bajraktarėt do tė zgjidhen nga populli.
6. Nė Guci pėrveē vendėsve do tė dėrgohen edhe 2000 nga Gjakova dhe Berana dhe 1000 nga Peja.
7. Jenipazari pėrveē fuqisė qė do tė mbajė pėr mbrojtjen e vendit do tė dėrgojė edhe 1000 nė Kolashin.
8. Nė Bjelopolje mjafton fuqia vėndase.
9. Nė Prepolje, Ēajnica, Tashlixhė dhe Foēė pėrveē fuqive tė tyre, do tė dėrgohen edhe 2000 tė tjerė.
10. Pėr tė ruajtur vijėn Gracko – Trebinjė, pėrveē fuqisė sė Herzegovinės, do tė ketė 10000 burra nga Sarajeva dhe kėta sėbashku do tė formojnė ushtrinė e Herzegovinės.
11. Fuqia e Shkupit, Kosovės dhe Jenipazarit do tė sulmojė Serbinė sipas instruksioneve tona.
12. Nė qoftė se armiku i kėrcėnohet njėrės krahinė, komandanti i krahinės nė rrezik do tė lajmėroj komandantėt e tjerė qė tė marrin dijeni tė gjithė dhe sulmohet armiku.
13. Nė rast se nė luftėn tonė kundėr Malit tė Zi, Serbia qėndron asnjanėse atėherė fuqitė qė janė caktuar pėr atė, kalojnė kundėr Malit tė Zi.
14. Nė qoftė se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do tė luftojnė kundėr nesh atėherė kėto fuqi detyrohen tė luftojnė burrėrisht dhe me ngulm sipas besės qė kemi dhėnė.
Kėto dy vendime u nėnshkruan nga pėrfaqėsuesit e Prizrenit, Gjakovės, Pejės, Gucisė, Jenipazarit, Sjenicės, Tashlixhės, Mitrovicės, Vuēiternit, Prishtinės, Gjilanit, Shkupit, Tetovės, Kėrēovės, Gostivarit, Dibrės sė Madhe dhe Dibrės sė Vogėl.[27]
Siē shihet nga vendimet e Lidhjes, kuptohet qė synimi i organizatorėve tė saj ishte mbrojtja e viseve tė populluara nga muslimanėt nė Ballkan. Qofshin ata boshnjakė ose shqiptarė. Pėrndryshe nga ē’shkruan Kristo Frashėri, kur nė korrik tė vitit 1878 trupat austriake nisėn pushtimin e Bosnjes dhe Herzegovinės, Lidhja, sipas pikės 12 tė statusit tė Luftės, i shkoi Bosnjes nė ndihmė. Nė fakt ishin delegatėt e Bosnjės qė kėrkuan ndihmė ndaj pėrfaqėsisė sė Lidhjes nė Jenipazar: Ejup Beut, Muhamet Efendiut, Murat Beut, Ibrahim Efendiut dhe Estref Efendiut.
Ndihma qė Lidhja i ofroi boshnjakėve pėr t’u mbrojtur nga agresioni austro – hungarez, bėri Austro – Hungarinė tė sulmojė Lidhjen dhe cilėsojė atė si njė organizatė islamike, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė i dha urdhėr katolikėve tė tėrhiqen nga mbėshtetja e saj.[28] Nga pashallarėt shqiptarė qė shkuan nė mbrojtje tė Bosnje dhe Herzegovinės ishin Ali Draga nga Mitrovica me 5000 – 7000 vetė dhe Ejup Beu nga Jenipazari me ushtarėt e tij. Xhaferr Belegu tregon qė shqiptarėt qė luftuan nė mbrojtje tė Sarajevės mbajtėn rroba civile nė mėnyrė qė tė mos shiheshin si ushtarė osmanė. Megjithatė rezistenca shqiptaro – boshnjake do tė thyhej nė 19 Gusht 1878 kur pas njė luftimi shtėpi mė shtėpi austriakėt do tė pushtonin Sarajevon. Trupat e muslimanėve me kėtė luftė numėronin rreth 93.000 vetė, ndėrsa austro – hungarezėt kishin rreth 268.000 vetė. Nė luftime austro-hungarezė t lanė tė vrarė rreth 6.000 ushtarė dhe oficerė ndėrsa boshnjakėt dhe shqiptarėt shumė mė tepėr. Pas pushtimit, austro – hungarezėt vendosėn regjim ushtarak nė vend qė zgjati pėr disa vite.[29] Ndėrsa Xhafer Belegu mendon qė pas thyerjes sė udhėheqėsit boshnjak Haxhi Lojės nga trupat e gjeneralit Filipoviē shqiptarėt u kthyen nėpėr shtėpitė e tyre,[30] konsulli britanik Kirby Green raporton se deri nė tetor 1878 shqiptarėt vazhdonin tė dėrgojnė pėrforcime me shqiptarė tė fesė islame nė Bosnje dhe Jeni Pazar pėr t’ju kundėrvėnė austriakėve nėse ata i afroheshin kufijve shqiptarė.[31]
Me rėnien e Bosnjės vėmendja e Lidhjes u pėrqėndrua nė mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė. Sulltani qė nė kėtė kohė ishte nėn presionin e Fuqive tė Krishtera, dėrgoi nė Shqipėri Mehmet Ali Pashėn njė nga komandantėt e luftės ruso – turke qė pati pėrfaqėsuar perandorinė nė Kongresin e Berlinit. Sipas Noel Malkolmit, Mehmet Ali Pasha ishte njė gjerman i konvertuar nė Islam i quajtur Karl Detroit.[32] Sulltani e nisi atė qė tė bindė shqiptarėt tė lėshojnė tokat qė kėrkonte Kongresi i Berlinit. Ky njihte shumė krerė shqiptarė si Abdullah Pashė Drenin, Hasan Pashė Tetovėn, Ali Pashė Gucinė, Shaban Be Pejėn etj me tė cilėt pati bashkėpunuar nė luftėra kundėr Rusisė dhe Serbisė. Por pas takimit me kėshillin e Lidhjes nė Prizren ku ju kėrkoi tė dorėzojnė Plavėn dhe Gucinė, shqiptarėt jo vetėm qė e kundėrshtuan por nė 27 gusht i vranė edhe telegrafistin grek, Sokrat Argiriadi qė kishte me vete. Pasi nuk arriti tė bindė parinė e Prizrenit pėr tė zbatuar vendimet e Kongresit, Mehmet Ali Pasha shkoi nė Gjakovė. Por edhe kėtu paria muslimane e priti keq dhe me dyshim, ndėrsa Hasan agė Batusha e ironizonte duke ju thėnė katolikėve qė: ‘ju tė krishterėt duhet tė gėzoheni pse po ju vjen njė kaurr si ju’.
Muslimanėt e Lidhjes sė Prizrenit qė nuk mund tė pranonin lėshimin e tokave tė tyre ndaj tė krishterėve, nuk kuptonin dot sesi Mehmet Ali Pasha ju kėrkonte atyre njė gjė qė shkon kundėr Sheriatit. Krerėt e Lidhjes, Mehmet Ali Pashėn e quanin Maxhari (Hungarezi) pasi ky kishte qenė i krishterė mė parė dhe nuk besonin qė ishte bėrė musliman pėrnjėmend si ata. Duke hapur fjalė nė popull qė Mehmet Ali Pasha ishte kaurr dhe pėr mė tepėr duke parė qė atė e mbronte njė divizion prej 80 katolikėsh mirditorė, gjakovarėt menduan se kanė tė bėjnė mė njė tė pafe tė kamufluar, me njė murted (tradhėtar) tė islamit dhe agjent tė ‘7 krajlive’. Pėr ta diskredituar si tė krishterė kosovarėt i bėnė edhe disa poezi:
More pash pasha i Maxharit
Nuk i jam i mbretit, jam i kralit
Fjal i coj patėr Marianit
Me i mbledhun krent e Fandit
Krent e Fandit me bajrak
Se nė kresun ē’do me i ran
Morė hoxhė faēezi
Pa ferman si del nė ushtri
Hem imam hem plak haxhi
Besa Mria s’bahet turki
Ka lidh besėn me shtat krali
Shtat Krali ka zan nė dorė
Ēon asqerin nėpėr borė
Nė pėr borė e nė pėr shi
Nuk bahet Mria turki.[33]
Apo kjo tjetra:
Tė shtatė krajlat kuvendojnė
Prizreni shka po thonė
Ni murtat n’e ēoj dovleti
Shkoj n’Xhakovė te Abdulla begi
Pėr dy djem ēi kish nga t’veti
Ēilloj pasha kryēali
Kish pa gisht me shtat krali
Lyp hudutin ēik n’Malsi
Ēitni futat shpi pėr shpi
Shpi pėr ship, mahall n’mahallė
Bini djem bajraktarė
Hanm i Pashės del nė shkallė
Kuku Zot pėr pashallarė
Sh’na u kanė kall sarajet nė flakė
Plot oborret mush me xhak
Hanm i pashės sa mir po flet
Njanin tel t’j a rrehim babės Dovlet
Ali Pashėn babė ē’ta ka xhet
Sot dy javė t’u ka ba synet
Kshtu Shqipnia kish pas adet
Ka ni pashė m’e myt pėr vjet[34]
Siē edhe poezitė mė lartė tregojnė, muslimanėt kosovarė e shihnin Mehmet Ali Pashėn si njė tradhėtar tė islamit kur i thonė: ‘More pash pasha i Maxharrit’ dhe ai i pėrgjigjet ‘Nuk i jam i mbretit, jam i kralit / Fjal i coj patėr Marianit / Me i mbledhun krent e Fandit.’ Edhe nė poezinė e dytė po ashtu lexohet tradhėtia e Pashės dhe puna e tij pėr tė krishterėt kur poeti thotė: ‘Tė shtatė krajlat kuvendojnė / Prizreni shka po thonė / Ni murtat n’e ēoj dovleti.’ Pėr mė tepėr pėr tė shprehur bindjen e tyre qė Mehmet Aliu nuk mund tė bėhej dot muslimanė thonė: ‘Hem imam hem plak haxhi / Besa Mria s’bahet turki’, apo edhe mė tej: ‘Nė pėr borė e nė pėr shi/ Nuk bahet Mria turki’ apo edhe nė poezinė e dytė kur thonė: ‘Ēilloj pasha kryēali’. Ndėrsa imagjinata e kosovarėve qė Mehmet Ali Pashėn e sheh tė pabesė qė punon pėr mbretėritė e krishtera, lexohet nė kėto vargje: ‘Ka lidh besėn me shtat krali / Shtat Krali ka zan nė dorė / Ēon asqerin nėpėr borė’ apo nė poezinė e dytė: ‘Kish pa gisht me shtat krali’
Faktin qė shqiptarėt e shihnin Mehmet Ali Pashėn si tradhėtar, pasi ai kishte nėnshkruar Traktatin e Berlinit qė ju dha tokat e tyre Serbisė dhe Malit tė Zi, e pėrmend edhe A. H. Layard. Ky inat dhe mosbesim ndaj ‘pashės kryēali’ shtyu muslimanėt gjakovarė qė nė 6 shtator 1878 tė vrasin Mehmet Ali Pashė Maxharin nė kullėn e Abdullah Pashė Drenit ku ishte strehuar sėbashku me ushtarėt e tij mirditorė. Kont Andrasy nė korespondencė n e tij me Kontin Deym kujton qė njerėzit kryesorė qė nxitėn nė vrasjen e Mehmet Ali Pashės Maxharit ishin krerėt e Lidhjes sė Prizrenit. Ahmet Efendiu, Iljaz Pashė Korenica, Hasan Pashė Tetova, Dervish Beu nga Luma, Nazif Pasha i Prishtinės, dhe mbi tė gjitha mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu.[35]
Edhe pse pas vrasjes sė Mehmet Ali Pashės mardhėniet e sulltanit u pezmatuan me krerėt e Lidhes, Lidhja vazhdoi luftėn e saj pėr tė mbrojtur tokat e shqiptarėve dhe boshnjakėve. Aktiviteti i saj u pa nė mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė, Hotin dhe Grudėn dhe mė nė fund Ulqinin, kur sulltan Hamiti i kėrcėnuar nga britanikėt me pushtimin e Izmirit,[36] dėrgoi Dervish Pashėn pėr tė detyruar shqiptarėt qė tė tėrhiqen nga rezistenca. Ėshtė interesant qė sulltan Abdylhamiti pas fitores shpėrbleu komandantin e Plavės, Ali Pashė Gucinė me titullin Pashė dhe Agabashin (njė ēiflig) pranė Shkupit.[37] Ndėrsa ministri i Jashtėm Rus, Jonini deklaronte me tė drejtė pas fitores sė shqiptarėve nė Plavė dhe Guci, se trupat e Lidhjes u mbajtėn me para pėr 7 – 8 muaj nga Turqia.[38] Nė anėn tjetėr sulltani e bėri Ali Pashėn sanxhakbej tė Pejės. Ali Pashė Gucija ishte nga bejlerėt me tė fuqishėm tė Plavės. Ai ishte kajmekam i Gucisė qė prej vitit 1845 dhe konsiderohej si ‘shpirti i Lidhjes.’ Gjatė kohės sė Lidhjes ai shkoi jo mė pak se tetė herė nė Stamboll dhe bisedoi me sulltanin. Edhe gjatė caktimit tė kufive nga viti 1882 – 1887 u pėrpoq nė maksimum tė ruaj madhėsinė e kazasė sė Gucisė, pasi kėtu prekeshin edhe interesat e tij, pasi ishte ēifligari mė i madh i vendit dhe tokat i punoheshin nga reajatė e krishtera.[39]
Edhe pse pas luftės sė Ulqinit, Porta e Lartė e shtypi Lidhjen dhe e shpėrndau atė nėn presionin e fuqive tė mėdha dhe nga frika qė ajo pati kur, siē Eqrem bej Vlora thotė, lėvizja u morr nė dorė nga elementė ekstremistė qė kėrkonin me ēdo kusht tė realizonin programin kombėtar,[40] sėrisht motivimi i luftėtarėve tė saj duket qė ishte Islami dhe besnikėria ndaj perandorisė. Qė Lidhja ishte njė organizatė islamike kėtė e pranon edhe Peter Barlt i cili thotė qė ajo ishte njė lėvizje muslimane, e kufizuar te muslimanėt shqiptarė dhe qė u shpall si e tillė me Karar-namenė. Pėr mė tepėr Komiteti i Lidhjes nė Prizren dhe nė Dibėr kėrkoi shfuqizimin e sistemit gjyqėsor francez dhe implementimin e sheriatit.[41]
Edhe pse brenda Lidhjes, pas themelimit tė saj infiltruan bejlerė bektashi jugorė si Abdyl Frashėri,[42] i cili u mundua tė largojė fokusin e Lidhjes nga njė organizatė pan-islamike nė njė organizatė me nuanca gjithėpėrfshirė se apo edhe grekofile, siē shihet mė lartė ideali i themeluesėve tė saj ishte Islami. Noel Malkolm kujton nė ‘Kosovo a short history’ se nė Shqipėrinė Osmane tė viteve 1880 kishte disa projekte politike. Ai pėrmend projektin e katolikėve mirditorė me Prenk Bib Dodėn dhe Princ Nikollėn e Malit tė Zi qė deshėn tė krijojnė njė shtet katolik – aleat tė Malit tė Zi. Kemi komitetin italo – shqiptar tė arbėreshėve qė donin tė krijojnė njė shtet shqiptar sipas modelit italian. Dhe projektin bektashian tė grupit tė Frashėrit i cili nė 1877 krijoi ‘Komitetin Shqiptar’ tė Janinės qė synonte tė ndėrtojė njė shtet shqiptar duke bashkėpunuar me Greqinė fillimisht.[43] Siē edhe transkripti i proēesit hetimor tė Mehmet Nazifit dhe Abdylgani Frashėrit tregon, zyrtarėt osmanė dyshonin qė Frashėrllitė ishin implikuar nė Lidhjen e Prizrenit pėr tė ngritur Gegėrinė nė luftė kundėr osmanėve dhe bashkimin e Toskėrisė me Greqinė. Nė aktpadinė e gjyqit ushtarak grupi i Frashėrit akuzohej pėr nxitjen e rebelimit nė Toskėri nė bashkėpunim me kryetarin e komitėve (kleftėve) grekė Arvanido Arsidin dhe bashkimin e Toskėrisė me Greqinė.[44] Ndėrsa nė anėn tjetėr konsulli Kirby Green nė letrėn qė ja ēon kontit Granville mė 22 qershor 1880 i sqaron qė Lidhja si organizatė nuk duhej mitizuar dhe konfuzuar me Komitetet Shqiptare tė cilat kanė ekzistuar me kohė por nuk kanė patur ndonjė forcė, siē kishte Lidhja e cila fuqizohej sa herė qė donte qeveria.[45] Rrėfimi i Kirby Green-it ėshtė demitizuesi mė i mirė i teorive qė historianėt e ndikuar nga nacionalizmi romantik i Rilindjes kanė imagjinuar pėr Lidhjen qė e shtrijnė nga Stambolli e deri nė Itali dhe i mveshin idealet e rilindjes dhe iluminizmit. Apo shpesh i atribuojnė deklarata qė nuk kanė tė bėjnė me atė, siē ėshtė pėr shembull deklarata anti – turke e katolikėve tė Shkodrės dhe Triestes e datės 13 qershor 1878[46] apo edhe vendimet, qė pėr mua janė sajuar nga Kristo Dako, nė librin ‘Liga e Prizrenit’ nė Bukuresht mė 1922.[47]
Megjithė infiltrimin e bektashive jugorė nė Lidhjen e Prizrenit, tė cilėt ishin pėrēues tė ideve tė Rilindjes dhe antagonistė me osmanėt,[48] karakteri i pėrgjithshėm i Lidhjes u dominua nga sunitėt dhe qeveria osmane tė cilėt, siē u lexua edhe mė lartė luftėn e bėnin nė emėr tė Islamit dhe Sheriatit, kundėr ‘kryēalive’ serbo – malazezė. Ndėrsa nė Toskėri ne shohim komitetet e bektashive qė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt me vllehėt dhe ortodoksėt apo edhe Greqinė, nė Gegėri lufta e Lidhjes ishte ndėrmjet miletit islam dhe ndonjėherė katolikėve qė nuk kishin ndonjė peshė, dhe shkijave. Nė betejėn e Plavės dhe Gucisė, muslimanėt gegė u pėrballėn me ortodoksėt shqiptarė, Mark Milanin dhe Theodhor Milanin qė luftonin pėr Malin e Zi.[49] Ndėrsa shqiptarėt dhe boshnjakėt e shikonin veten e tyre si njė komb apo si milet islam, por duke pėrfshirė edhe katolikėt ndonjėherė, siē tregoi edhe lufta e pėrbashkėt nė mbrojtjen e Hotit dhe Grudės. Kombi i imagjinuar i gegėve synitė duket qė ka qėnė i ndėrtuar mbi bazat e dinit dhe imanit, devletit dhe sulltanit dhe jo anti-turqizmit siē e imagjinonin bektashianėt e jugut apo ortodoksėt e diasporės kombėsinė. Pėr tė kuptuar mė qartė se ēfarė kėrkonin muslimanėt e Gegėnisė dhe si e imagjinonin veten, ndoshta duhet tė lexojmė rrėfimin e Kirby Greenit, i cili pasi ishte takuar me disa krerė tė Lidhjes nė nėntor 1878, rrėfen qė:
Lėvizja shqiptare duhet parė si njė pėrpjekje e kombit osman i cili e sheh veten tė rrethuar nga rreziqet pothuaj tė pakapėrcyeshme dhe se shpresa e vetme qė kishin ishte qė anglezėt ti mėsojnė dhe udhėheqin nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtje. Ata vetė u ngushėlluan me detyrimin fetar qė kishin pėr tė ndarė fatin e tyre me Halifin (mėkėmbėsin e profetit Muhamed – sulltanin) dhe pastaj paralajmėruan se nėn udhėheqjen angleze ēdo gjė do tė pėrfundoj mirė.[50]
Pra nėsė duam tė kuptojmė identitetin dhe karakterin e organizatorė tė Lidhjes sė Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashėrit, i bie qė Lėvizja shqiptare duhet parė si njė pėrpjekje e miletit islamik apo e kombit osman i cili e shikonte fatin e tij tė njėjtė me atė tė muslimanėve tė tjerė tė Perandorisė dhe sulltanit Halif, dhe jo sipas skemave ‘politikisht korrekt’ qė ideologjia nacional-komuniste e Akademisė sė Shkencave mundohet tė ndėrtojė mbi identitetin e pashallarėve, bejlerėve dhe ulemave islamikė tė Gegėnisė qė formuan Lidhjen e Prizrenit nė fundshekullin e XIX.
Referenca:
Dokumenta burimorė
Peticion nga paria muslimane e Shkupit, mars 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878, 83, 933
Peticion nga banorėt e Dibrės 16 maj 1878, Public Record Office, London, F.O.195/1206
Peticion i banorėve tė Prizrenit i dėrguan ambasadave tė Anglisė, Francės, Italisė dhe Austo-Hungarisė 12 maj 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878, LXXXIII, 83, 931, 932
Leter nga konsulli britanik Kirby Green 3 maj 1878, Public Record Office, London, F.O.195/1186
Karakteri i Lidhjes nga Kirby Green, Shkodėr mė 11 nėntor 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878 – 9, LXXIX, 79, 538 – 539
Letėr e M. Delyanit datė 9/21 shkurt 1879, The British Museum, London, Accounts and Papers (36). 1878-9, LXXVII, 77,336 – 337
Letėr e Kirby Green Kontit Granville, The British Museum, London, Accounts and Papers (43). 1880, LXXXII, 82, 511 – 512
Leter e datės 22 tetor 1878 nga Konsulli Kirby Green, Shkodėr, Public Record Office, London, F.O.195/1186
Kont Andrasy pėr Kontin Deym, Tetor 1878, The British Museum, London, Accounts and Papers (38). 1878-9, LXXIX, 79, 219 – 220
‘Telegram i Dervish Pashės pėr gjyqin e Abdyl Frashėri’ nė A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 62
Proēesi hetimor i Mehmet Nazifit dhe Abdylgani Frashėrit, A.K. Fondi, L.P. fot. Nr. 68
Telegram i Dervish Pashės pėr Shehlerėt Bektashianė, A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 63. Datė 12. 5. 1881
Mbledhur nga Skender Rizaj (1978) Lidhja e Shqiptare e Prizrenit ne Dokumentet Angleze (1878 – 1881), Prishtinė
Mbledhur nga Ilijaz Rexha (1978), Lidhja e Prizrenit nė Dokumente Osmane (1878 – 1881), Prishtinė
Libra & Artikuj
Evangelos Kofos (1982), Greek reaction to the Albanian League of Prizren, Balkan Studies, Vol 23
Jacob Landau (1990), Politics of Pan-Islam, Oxford University Press
Noel Malcolm (1999), Kosovo a short history, Harper Collins
Historia e Popullit Shqiptar (2002), Vol II, Rilindja Kombetare vitet 30 te shek. XIX – 1912, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Toena, Tiranė
Peter Bartl (2006), Myslimanėt shqiptarė nė lėvizjen pėr pavarėsi kombėtare (1878-1912), Tiranė
Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė, 1878 – 1881, Tiranė
Eqrem bej Vlora (2001b), Kujtime – Vėllimi i parė 1885-1912, Tiranė
Fikret Karēiē (1999) The Bosniaks and the Challenges of Modernity, El-Kalem
Stavro Skėndi (2000b), Zgjimi Kombėtar Shqiptar, Phoenix & Shtėpia e Librit dhe e Komunikimit
[1] Jacob Landau (1990), Politics of Pan-Islam,Oxford University Press, fq. 48 – 49
[2] Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222
[3] Emra tė tjerė tė lidhjes kanė qenė edhe Prizren Ittihadiyyesi, apo thjeshtė Ittihad
[4] Historia e Popullit Shqiptar (2002), Vol II, Rilindja Kombetare vitet 30 te shek. XIX – 1912, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Toena, Tiranė, fq. 151
[5] apo siē myslymanėt do ta vinin pa din e pa imam apo qafir
[6] Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 151
[7] Ibid, fq. 153
[8] Ibid
[9] Shiko mė poshtė deklaratat e Shkupit, Prizrenit, Dibrės etj
[10] Evangelos Kofos, Greek reaction to the Albanian League of Prizren, Balkan Studies, Vol 23, 1982, fq. 356
[11] Letėr e M. Delyanit datė 9/21 shkurt 1879, The British Museum, London , Accounts and Papers (36). 1878-9, LXXVII, 77,336 – 337
[12] Historia e Popullit Shqiptar (2002), fq. 155
[13] Ibid, fq. 156
[14] Nėse dikush do tė kuptoj ‘Mitin e Lidhjes’ dhe historinė e saj tė vėrtetė, Letra e konsulli britanik nė Shkodėr Kirby Green drejtuar Kontit Granville nė The British Museum, London , Accounts and Papers (43). 1880, LXXXII, 82, 511 – 512 ėshtė shkrimi mė i mirė qė duhet tė konsultohet.
[15] Noel Malcolm, fq. 217
[16] Peter Bartl (2006), Myslimanėt shqiptarė nė lėvizjen pėr pavarėsi kombėtare (1878-1912), Tiranė, fq. 142.
[17] Skender Rizaj (1978) (trans.) Lidhja e Shqiptare e Prizrenit ne Dokumentet Angleze (1878 – 1881), Prishtina, fq. 48
[18] (Citimet e dokumentave britanike jane nga botimi i tyre nga Skender Rizaj) The British Museum , London , Accounts and Papers (38). 1878, 83, 933
[19] Public Record Office, London , F.O.195/1186
[20] Public Record Office, London , F.O.195/1206
[21] The British Museum , London , Accounts and Papers (38). 1878, LXXXIII, 83, 931, 932
[22] Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e saje, 1878 – 1881, Tirane , fq. 17-18.
[23] Eqrem bej Vlora, Kujtime – Vėllimi i parė 1885-1912, Tiranė, 2001, fq. 159
[24] Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222
[25] Xhaferr Belegu (1939), op. cit., pp. 15 – 20
[26] Ibid. fq. 30 – 33 teksti ėshtė pėrshtatur nė toskėrisht nga varianti i pėrkthyer nga Xhaferr Belegu
[27] Ibid. fq. 33 – 34
[28] Ibid, fq. 42 – 43
[29] Fikret Karēiē (1999) in The Bosniaks and the Challenges of Modernity, El-Kalem, fq. 79
[30] Xhaferr Belegu, fq. 43
[31] Public Record Office, London , F.O.195/1186 leter e datės 22 tetor 1878 nga Shkodra
[32] Noel Malcolm, fq. 222
[33] Xhaferr Belegu, fq. 44 - 58
[34] Ibid
[35] The British Museum , London , Accounts and Papers (38). 1878-9, LXXIX, 79, 219 – 220
[36] Peter Bartl, fq. 151
[37] Xhaferr Belegu, fq. 80
[38] Ibid, fq. 87
[39] Peter Bartl, fq. 149 (citim)
[40] Eqrem Bej Vlora, fq. 165
[41] Peter Bartl, fq. 158
[42] mbi rolin e Abdyl Frashėrit nė nxitjen e kryengritjes kundėr osmanėve shiko ‘Telegram i Dervish Pashės pėr gjyqin e Abdyl Frashėri’ nė A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 62
[43] Noel Malcolm, fq. 218 – 221
[44] pėr mė shumė shiko A.K. Fondi, L.P. fot. Nr. 68 mbi ‘proēesin hetimor tė Mehmet Nazifit dhe Abdylgani Frashėrit’
[45] Letėr e Kirby Green Kontit Granville, The British Museum , London , Accounts and Papers (43). 1880, LXXXII, 82, 511 – 512
[46] Shikoji nė: Xhaferr Belegu, fq. 22 – 23
[47] Shikoji nė ibid, fq. 35 – 38
[48] pėr rolin e shehlerėve bektashian kundėr pushtetit osman dhe nxitjen e Toskėrisė nė luftė shiko: Telegram i Dervish Pashės pėr Shehlerėt Bektashianė, A. K. Fondi L. P, fot. Nr. 63. Datė 12. 5. 1881
[49] Xhaferr Belegu, fq. 76
[50] Shkodėr mė 11 nėntor 1878, The British Museum, London , Accounts and Papers (38). 1878 – 9, LXXIX, 79, 538 – 539
Duaje te afermin tend si veten
Veprime Ushtarake tė Lidhjes sė Prizrenit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Aksioni i Gjakovės
korrik-shtator 1878
Vendimet e Kongresit tė Berlinit e shtuan zemėrimin e shqiptarėve kundėr Fuqive tė Mėdha dhe kundėr Portės sė Lartė. Nga tė katėr anėt e vendit u bėnė protesta pėr tė kundėrshtuar shkėputjen e trojeve shqiptare nė favor tė shteteve fqinje. Kudo u shpreh gatishmėria e masave popullore pėr tė mos lėshuar, qoftė nė veri, qoftė nė jug, asnjė pėllėmbė tokė tė banuar nga popullsi shqiptare. Megjithatė, pasi mbaruan punimet e Kongresit tė Berlinit, vėmendja e shqiptarėve u drejtua kryesisht nga fati i trojeve veriore, pasi vendimi i Fuqive tė Mėdha pėr dorėzimin e Plavės dhe tė Gucisė nė favor tė Malit tė Zi kishte formė tė prerė. Si i tillė ai duhej tė zbatohej menjėherė, kurse vendimi pėr viset jugore do tė merrte formė pėrfundimtare mė vonė, pasi ishte i lidhur me bisedimet turko-greke.
Tensioni i madh politik qė pushtoi opinionin publik krijoi njė truall tė favorshėm pėr rritjen e shpejtė tė autoritetit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe pėr shtrirjen e saj organizative, brenda pak javėve, nė tė katėr anėt e vendit.
Pasi u kthyen nė krahinat e tyre delegatėt qė kishin marrė pjesė nė Kuvendin e Prizrenit, besėlidhjet lokale ose komisionet e vetėmbrojtjes, qė ishin krijuar mė parė, u kthyen menjėherė nė degė tė Lidhjes Shqiptare. Nė ato krahina, ku ato mungonin, u organizuan mbledhje tė posaēme, tė cilat formuan degėt lokale tė Lidhjes. Duke marrė parasysh vėshtirėsitė e ndėrlidhjes sė degėve tė shumta me Komitetin Kombėtar dhe pėr ta rritur operativitetin e kėtyre degėve nė pėrshtatje me rrethanat lokale, nė fillim tė korrikut u formuan nė bazė vilajetesh tri komitete ndėrkrahinore tė Lidhjes Shqiptare me qendėr nė Prizren, nė Shkodėr dhe nė Janinė. Me to u lidhėn degėt e shpėrndara nė sanxhakėt dhe nė kazatė e kėtyre vilajeteve. Meqenėse mė 1878 vilajeti i Manastirit ishte suprimuar, degėt e formuara nė sanxhakėt e Dibrės, tė Ohrit e tė Manastirit u lidhėn me Komitetin Ndėrkrahinor tė Prizrenit, kurse ato tė sanxhakut tė Korēės me Komitetin Ndėrkrahinor tė Janinės. Lidhjet ndėrmjet Komitetit tė Janinės dhe komiteteve tė Prizrenit ose tė Shkodrės kryheshin sipas rastit, nėpėrmjet degės sė Elbasanit ose nėpėrmjet degės sė krijuar posaēėrisht pėr kėtė qėllim nė Selanik, e cila shėrbente si ndėrmjetėse pėr lidhjet e komiteteve ndėrkrahinore tė vilajeteve me Komitetin e Stambollit. Pėr tė shpejtuar lidhjet ndėrmjet tyre, komitetet krahinore shfrytėzuan edhe linjėn telegrafike, madje, nėpėrmjet telegrafistėve atdhetarė, edhe shifrazhin sekret telegrafik.
Nė pėrshtatje me situatėn e krijuar, Komiteti Ndėrkrahinor i Janinės u ngarkua me detyrėn qė tė merrte masa politike e ushtarake pėr tė parandaluar ose, nė pamundėsi tė kėsaj, pėr tė kundėrshtuar shkėputjen e Ēamėrisė nė favor tė Greqisė. Pėr kėtė qėllim nė dhjetėditėshin e tretė tė korrikut 1878 u organizua nė Janinė njė Kuvend i gjerė Ndėrkrahinor me pėrfaqėsues tė tė gjitha degėve tė vilajetit. Pasi vendosi tė shprehte botėrisht vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė kundėrshtuar me armė ēdo lėshim tė trojeve tė tyre nė favor tė Mbretėrisė Greke, Kuvendi Ndėrkrahinor caktoi pėr ēdo kaza numrin e forcave vullnetare, qė do tė mobilizoheshin pėr tė hyrė nė luftė menjėherė sapo tė dilte nevoja. Nė tė njėjtėn kohė pėrfaqėsuesit e degėve tė Jugut miratuan njė memorandum, me tė cilin paralajmėrohej Porta e Lartė se shqiptarėt ishin tė vendosur tė viheshin edhe kundėr saj, nė rast se ajo do tė tėrhiqej pėrballė pretendimeve shoviniste tė Athinės.
Nė mbledhjen qė mbajti mė 24 korrik 1878, nėn drejtimin e Abdyl Frashėrit, Kuvendi Ndėrkrahinor i Janinės, krahas vendimeve qė mori pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė, shqyrtoi edhe ēėshtjen e formimit tė vilajetit autonom shqiptar. Pėr kėtė qėllim, mė 24 korrik 1878, u hartua njė rezolutė e veēantė, nė tė cilėn aspirata e shqiptarėve pėr autonomi ėshtė formuluar nėpėrmjet tri kėrkesave: bashkimi i trojeve tė tyre nė njė vilajet tė vetėm, zhvillimi i gjuhės shqipe si gjuhė kombėtare dhe zbatimi menjėherė nė Shqipėri i reformave tė pėrshtatshme me nevojat e saj, sikurse ishte krijimi i “milicisė shqiptare” me forca tė rekrutuara nga e gjithė Shqipėria. Lidhja parashikonte qė vetėm nė vilajetin e Janinės tė mblidhte 30 mijė burra tė armatosur.
Kjo rezolutė, nė tė cilėn shprehej vendosmėria e shqiptarėve pėr tė kundėrshtuar me armė nė dorė ēdo aneksim tė tokės sė tyre nga Greqia, madje edhe nė kundėrshtim me qėndrimin e Portės sė Lartė, shqetėsoi qarqet qeveritare tė Stambollit. Nė telegramet qė i dėrgonte kryetarit tė Kuvendit Ndėrkrahinor tė Janinės mė 3 dhe 25 gusht, kryeministri turk shpejtoi t’i qetėsonte shqiptarėt, duke u zotuar se nuk do t’i lėshonte Greqisė asnjė pėllėmbė tokė nga vilajeti i Janinės. Gjithashtu, nė pėrshtatje me situatėn e krijuar, dy komitetet ndėrkrahinore tė Veriut u mobilizuan pėr tė kundėrshtuar me armė dorėzimin e kazasė sė Gucisė (ku bėnte pjesė edhe Plava) nė favor tė Malit tė Zi. Pėr mbrojtjen e tyre nė Shkodėr u zhvillua njė miting popullor, pas tė cilit filluan menjėherė pėrgatitjet pėr tė rekrutuar vullnetarė dhe pėr tė grumbulluar armė. Brenda pak ditėve, nė fillim tė korrikut, nė rrethin e Shkodrės u regjistruan rreth 6 mijė vullnetarė. Qytetarėt dhe fshatarėt dhanė kontribut nė tė holla e drithė. Njė mobilizim i tillė ndodhi edhe nė Kosovė, sidomos nė Gjakovė e nė Pejė. Mė shumė se kudo mobilizimi pėrfshiu banorėt e Plavės e tė Gucisė. Shqiptarėt, tė cilėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė kėtyre dy krahinave, u vunė nė gatishmėri tė plotė, duke vėzhguar ditė e natė lėvizjet e ushtrive malazeze pėrtej kufirit. Sipas vendimit qė mori Komiteti Kombėtar i Lidhjes sė Prizrenit, vullnetarėt e krahinave tė tjera do tė qėndronin nė shtėpitė e tyre nė pritje pėr t’u nisur nė front sapo tė lėshohej kushtrimi.
Pėrgatitjet politike dhe ushtarake tė Lidhjes sė Prizrenit tregonin se nenet e Traktatit tė Berlinit, qė cenonin tė drejtat kombėtare tė Shqipėrisė, nuk mund tė zbatoheshin pa dhunėn e armatosur kundėr shqiptarėve qė do tė ushtrohej ose nga Mali i Zi, ose nga Perandoria Osmane. Pėr ta mėnjanuar kėtė konflikt tepėr tė kushtueshėm dhe me pėrfundime tė pasigurta pėr Malin e Zi, knjaz Nikolla kėrkoi ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha, duke e akuzuar Portėn e Lartė si organizatoren e Lidhjes sė Prizrenit.
Pėr Perandorinė Osmane kazaja e Gucisė, me mė pak se 10 mijė banorė, nuk kishte asnjė rėndėsi ekonomike e strategjike nė krahasim me territoret e gjera tė Bullgarisė, tė Bosnjės, tė Hercegovinės etj., qė asaj iu shkėputėn nga Traktati i Berlinit. Por Porta e Lartė nuk donte qė, pėr shkak tė njė krahine tė parėndėsishme kufitare, tė ndizte revoltimin e mėtejshėm tė 1,6 milion shqiptarėve, tė cilėt do tė mbeteshin brenda kufijve tė Perandorisė. Si rrjedhim, ajo ngurroi tė dorėzonte Plavėn e Gucinė, duke u justifikuar para Fuqive tė Mėdha me arsyen e vėrtetė, me rrezikun e njė konflikti tė armatosur ndėrmjet saj dhe shqiptarėve.
Ndėrkaq, nė dhjetėditėshin e tretė tė korrikut u acaruan marrėdhėniet e Portės sė Lartė me shqiptarėt, pėr shkak tė qėndrimit tė kėtyre tė fundit ndaj pushtimit tė Bosnjės e tė Hercegovinės nga Austro-Hungaria. Kur mė 22 korrik ushtritė austro-hungareze filluan marshimin drejt Bosnjės dhe Hercegovinės, autoritetet shtetėrore osmane u kėrkuan krerėve tė Lidhjes Shqiptare qė t’u vinin nė ndihmė me forcat e tyre tė armatosura boshnjakėve, qė kishin rrėmbyer armėt kundėr pushtuesve tė huaj. Kėrkesėn e Stambollit e miratuan vetėm qarqet sulltaniste, tė cilat u pėrpoqėn tė bindnin Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes pėr tė marrė pjesė nė luftėn kundėr Austro-Hungarisė, ndėrsa anėtarėt e tij nuk pranuan, duke pėrdorur si argument nevojėn e ngutshme qė kishte vendi pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare. Presioni i qarqeve qeveritare dhe i elementėve turkomanė vijoi katėr javė, derisa mė 19 gusht 1878 Kėshilli i Pėrgjithshėm, i mbledhur posaēėrisht pėr kėtė qėllim, e hodhi pėrfundimisht poshtė kėrkesėn e Portės sė Lartė. Lidhja vendosi tė mos dėrgonte forcat e saj tė armatosura kundėr invazionit austro-hungarez nė Bosnjė, me arsyen e thjeshtė se ato ishin krijuar pėr tė mbrojtur interesat kombėtarė tė Shqipėrisė e jo tė Perandorisė Osmane. Me kėtė qėndrim Lidhja e Prizrenit u dha, pas miratimit tė kanunit kombėtar mė 2 korrik 1878, goditjen e dytė planeve tė sulltanit. Goditjen e tretė ajo ua dha tre javė mė vonė me vrasjen nė Gjakovė tė mareshalit Mehmet Ali pashė Maxhari.
Pas dėshtimit tė planeve tė saj nė lidhje me Bosnjėn e me Hercegovinėn, Porta e Lartė filloi tė shqetėsohej si nga rruga e veprimeve tė pavarura nė tė cilėt tashmė kishte hyrė Lidhja Shqiptare, ashtu edhe nga trysnia e madhe qė po ushtronin Fuqitė e Mėdha nė lidhje me zbatimin e Traktatit tė Berlinit kundrejt Malit tė Zi e Mbretėrisė Greke. Trysni tė fuqishme ushtronte sidomos Rusia cariste, e cila po e kushtėzonte tėrheqjen e ushtrive tė veta nga Rumelia Lindore me dorėzimin nga ana e Perandorisė Osmane tė trojeve qė i qenė premtuar Malit tė Zi. Kėrkesėn e plotėsimit tė detyrimeve, qė rridhnin nga Kongresi i Berlinit, ia parashtroi Stambollit edhe princi i Malit tė Zi, mė 13 gusht 1878. Pėr t’u ēliruar nga ky presion e sidomos nga ai qė ushtronte Rusia, ushtritė e sė cilės ndodheshin nė afėrsitė e Stambollit, Porta e Lartė vendosi tė shpejtonte veprimet pėr dorėzimin e kėtyre trojeve, duke pėrfshirė kėtu edhe Plavėn e Gucinė. Nė pėrgjigjen qė i dha princit tė Malit tė Zi, mė 20 gusht, Ministria e Jashtme e njoftonte knjaz Nikollėn se qeveria perandorake kishte caktuar mareshalin Mehmet Ali Pashėn si komisar i jashtėzakonshėm pėr tė kryer formalitetet e dorėzimit tė Plavės e tė Gucisė.
Nė fund tė gushtit u dėrgua nė Shqipėri mareshali Mehmet Ali pashė Maxhari si komisar me fuqi tė jashtėzakonshme pėr kufijtė turko-malazezė, i shoqėruar nga njė adjutant i sulltanit. Ai u porosit qė, para se tė shkonte nė kufi, ta bindte Komitetin e Lidhjes tė mos e kundėrshtonte dorėzimin e Plavės e tė Gucisė dhe tė mos i sillnin atij pengesa nė zbatimin e Traktatit tė Berlinit. Qysh nė fillim u mor vesh se mareshali turk kishte marrė pėrsipėr tė shpėrndante Komitetin Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Prizren dhe, pasi tė kryente dorėzimin e Plavės e tė Gucisė, do tė vinte nė Shkodėr pėr tė shpėrndarė edhe aty Komitetin Krahinor tė Lidhjes. Prandaj lajmi i misionit tė Mehmet Ali pashės u prit me zemėrim nė Shqipėri. Nė Prizren, Komiteti Kombėtar i Lidhjes u shpreh kundėr pjesėmarrjes sė mareshalit nė komisionin e kufirit. Po kėshtu, nė njė mbledhje tė fshehtė qė u mbajt nė Shkodėr nga aktivistėt mė radikalė, u vendos qė tė mos e linin komisarin e sulltanit as tė hynte nė qytetin e tyre.
Mehmet Ali pasha arriti nė Prizren mė 25 gusht 1878 dhe ra menjėherė nė kontakt me anėtarėt e organeve qendrore e ndėrkrahinore tė Lidhjes Shqiptare. Ai u pėrpoq tė bindte veēan udhėheqėsit e saj pėr kotėsinė dhe dėmin e kundėrshtimit tė shqiptarėve, pasi, sipas tij, jo vetėm Porta e Lartė, por as Fuqitė e Mėdha nuk do tė tėrhiqeshin; ato do ta zbatonin me ēdo kusht Traktatin e Berlinit. Nė njė mbledhje tė pėrbashkėt me tė gjithė krerėt e Lidhjes, mė 26 gusht, ai pėrdori, midis tė tjerave, edhe kėrcėnimin, duke u lėnė njė afat prej 24 orėsh pėr t’u menduar. Por tė nesėrmen askush nuk u paraqit nė mbledhje. Pėr mė tepėr, atė ditė u vra nga njerėzit e Lidhjes Shqiptare me atentat, nė kafenenė “Marash” tė Prizrenit, telegrafisti i Mehmet Ali pashės, tė cilin mareshali e kishte sjellė me vete pėr tė ruajtur sekretin e raporteve qė do t`i drejtonte Portės sė Lartė. Vrasja e telegrafistit ishte njė paralajmėrim qė Lidhja e Prizrenit i drejtonte Maxhar? Pashės dhe nėpėrmjet tij qeverisė osmane, pėr tė hequr dorė nga dorėzimi i trojeve shqiptare.
Mehmet Ali pasha nuk qe nė gjendje as t’i bindte udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare, as edhe tė shpėrndante Komitetin Kombėtar sipas porosive tė posaēme qė kishte marrė nė Stamboll. Megjithatė, mareshali turk nuk hoqi dorė nga misioni i tij. Mė 31 gusht ai u nis pėr nė Gjakovė i shoqėruar nga tri batalione ushtarėsh turq, duke kėrkuar nga Mitrovica qė t’i dėrgonin nė ndihmė edhe njė batalion tjetėr. Edhe nė Gjakovė ai thirri mė 1 shtator nė njė mbledhje krerėt e degės sė Lidhjes, tė cilėt u pėrpoq t’i bindte qė t’i nėnshtroheshin vullnetit tė sulltanit. Por kėtu ai gjeti njė qėndrim mė tė rreptė. Me pėrjashtim tė kryetarit tė degės sė Lidhjes, Abdullah pashė Drenit, i cili si pėrfaqėsues i krahut sulltanist u bashkua me Maxhar Pashėn, tė gjithė anėtarėt e tjerė, tė udhėhequr nga patriotėt e vendosur Sulejman Vokshi e Ahmet Koronica, e ftuan mareshalin osman qė tė mos e vijonte mė tej rrugėn drejt kufirit malazez. Sapo morėn vesh nisjen e tij, udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare pėr Gjakovėn, lėshuan kushtrimin, tė cilit iu pėrgjigjėn mijėra malėsorė tė armatosur. Mė 1 shtator, nėn drejtimin e Ali pashė Gucisė, ata u grumbulluan nė malin Erenik, duke zėnė rrugėn qė kalonte prej Gjakove nė Plavė e nė Guci. Nė kėto rrethana, Mehmet Ali pasha e shtyu marshimin pėr nė kufi dhe u struk nė sarajet e Abdullah pashė Drenit nė Gjakovė. Pas kėsaj, pėr t’i dhėnė njė paralajmėrim tjetėr mė tė prerė, po atė mbrėmje qytetarėt e malėsorėt gjakovarė, rreth 4 500 veta tė armatosur, tė cilėt i qenė pėrgjigjur kushtrimit tė Lidhjes Shqiptare, lanė malin Ereē dhe zbritėn nė qytet, ku rrethuan sarajet e Abdullah pashė Drenit. Tė nesėrmen, mė 2 shtator 1878, njė delegacion gjakovarėsh u paraqit pėrsėri te Abdullah pashė Dreni (nė sarajet e tė cilit ishte strehuar Mehmet Ali pasha) dhe i dha njė ultimatum prej 24 orėsh qė ta pėrcillte mareshalin nga kishte ardhur. Tė dy pashallarėt shpresuan se me gjashtė kompanitė, rreth 600 veta qė mbronin sarajet, me 30 trimat qė kishin me vete dhe me ndihmat qė prisnin t’u vinin nga Mitrovica, nga Prizreni dhe nga miqtė e tyre, do ta shtypnin kryengritjen. Nė tė vėrtetė atyre u erdhėn vetėm 70 malėsorė nga Fandi i Gjakovės, tė mashtruar prej priftit tė tyre.
Mė 3 shtator, pasi mbaroi afati i ultimatumit, rreth 4 500 kryengritės, qė mbanin tė rrethuar sarajet, filluan sulmin. Pėrleshja ishte e ashpėr dhe me humbje tė mėdha pėr tė dyja palėt. Nė mbrėmje u bė njė armėpushim prej 24 orėsh pėr tė rifilluar bisedimet, tė cilat vijuan gjatė natės dhe gjatė ditės sė nesėrme, por pa ndonjė rezultat. Nė mbrėmjen e 4 shtatorit rifilluan luftimet. Mė 5 shtator gjendja e tė rrethuarve u keqėsua, pasi shumica e ushtarėve qė mbronin sarajet u dorėzuan. Batalioni qė u nis nga Mitrovica pėr t’i ardhur nė ndihmė Maxhar Pashės u shthur rrugės dhe shumica e ushtarėve tė tij, duke qenė shqiptarė, u bashkuan me kryengritėsit. Mė 6 shtator 1878, pas njė sulmi tė rreptė qė ndėrmorėn luftėtarėt e Lidhjes Shqiptare, edhe mbeturinat e kompanive turke qė mbronin mareshalin osman u dorėzuan. Pastaj kryengritėsit arritėn t’u vėnė zjarr sarajeve. Mehmet Ali pasha dhe Abdullah pashė Dreni mbetėn tė vrarė gjatė sulmit tė fundit. Me vrasjen e tyre luftimet morėn fund me fitoren e forcave tė Lidhjes Shqiptare. Gjatė kėtij luftimi treditor tė dyja palėt patėn humbje tė mėdha, tė rrethuarit rreth 90 veta, forcat e Lidhjes rreth 500 veta.
Pėrpjekja e armatosur e Gjakovės ishte frymėzuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ndėrsa me organizimin e saj tė drejtpėrdrejtė u mor dega e Lidhjes pėr Gjakovėn. Udhėheqėsit kryesorė tė saj ishin Ahmet Koronica, Sulejman Vokshi, Ali bej Gucia, Jakup Ferri dhe Ismail Myderizi, sė bashku me krerėt e esnafėve tė qytetit tė Gjakovės.
Pėrpjekja e Gjakovės pati jehonė tė madhe brenda dhe jashtė vendit. Nė saje tė pjesėmarrjes sė gjerė tė masave popullore dhe tė gjakut tė tyre tė derdhur nė kėto luftime, kjo ngjarje shėnoi fitoren e plotė tė vijės atdhetare shqiptare nė gjirin e Lidhjes sė Prizrenit. Aksioni i Gjakovės tregoi se Lidhja e Prizrenit ishte njė organizatė krejtėsisht e pavarur nga Porta e Lartė, madje ajo ishte e vendosur qė, pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė atdheut, tė luftonte edhe kundėr saj. Nė tė vėrtetė, Lidhja e Prizrenit, e cila u formua pėr tė kundėrshtuar vendimet e Fuqive tė Mėdha dhe u pėrgatit pėr tė hyrė nė luftė kundėr ekspansionit tė shteteve fqinje, dėshmorėt e saj tė parė i la nė luftė kundėr Perandorisė Osmane.
Luftimet e Gjakovės patėn jehonė edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė nė tri drejtime: si njė akt qė cenonte Traktatin e Berlinit nė lidhje me detyrimet territoriale tė Perandorisė Osmane ndaj Malit tė Zi; si njė aksion qė keqėsoi mė shumė marrėdhėniet e Portės sė Lartė me shqiptarėt; si njė veprim qė e vėshtirėsonte mė keq zgjidhjen e problemeve tė krijuara nga Kriza Lindore nė Gadishullin Ballkanik.
[redakto] Mbrojtja e Plavės dhe e Gucisė
tetor 1879-janar 1880
Me revoltėn e armatosur tė Gjakovės dhe me aksionin diplomatik tė pranverės sė vitit 1879, Lidhja Shqiptare ia hoqi Portės sė Lartė de facto tė drejtėn qė tė fliste nė emėr tė Shqipėrisė. Veē kėsaj, me qėndresėn e saj energjike, ajo bėri qė tė zvarriteshin e tė mos zbatoheshin menjėherė dy vendimet e rėndėsishme tė Kongresit tė Berlinit, qė cenonin interesat kombėtarė tė Shqipėrisė, njėri nė favor tė Malit tė Zi (neni 28 i Traktatit) dhe tjetri nė dobi tė Greqisė (Protokolli nr. 13 i Kongresit).
Megjithatė Lidhja e Prizrenit nuk e kishte plotėsuar ende pėrfundimisht programin e saj. As gjashtė Fuqitė e Mėdha nuk ishin tė prirura t’i anulonin vendimet qė kishin marrė nė Kongresin e Berlinit, as dy shtetet fqinje ballkanike nuk kishin ndėrmend tė hiqnin dorė nga viset qė u kishin premtuar Fuqitė e Mėdha. Si rrjedhim, lufta pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare ende nuk kishte marrė fund, pėrkundrazi, parashikohej qė ajo tė merrte trajta tė pėrgjakshme.
Pas vrasjes nė Gjakovė tė mareshal Mehmet Ali pashės, Porta e Lartė u dha tė kuptojnė Fuqive tė Mėdha se e kishte tepėr tė vėshtirė tė pėrmbushte kundrejt Malit tė Zi detyrimet territoriale qė rridhnin nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte tė dinte pėr asnjė justifikim. Nga frika se me kalimin e kohės mund tė ndryshonin rrethanat ndėrkombėtare nė dėm tė saj, Cetina kėrkonte vazhdimisht ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr ta detyruar Perandorinė Osmane tė dorėzonte sa mė parė krahinat e Podgoricės, tė Shpuzės, tė Zhabjakut, tė Plavės, tė Gucisė e tė Rugovės, tė cilat Kongresi i Berlinit ia kishte dhėnė Malit tė Zi. Veē kėsaj, si kundėrpeshė ajo po e vononte dorėzimin e Ulqinit, tė Dinoshit dhe tė Bregut tė Bunės, tė cilat i mbante tė pushtuara qysh nga koha e luftės, por qė sipas Traktatit tė Berlinit duhej t’i ktheheshin Perandorisė Osmane. Presionin mė tė fortė ndaj Perandorisė Osmane e ushtroi Rusia cariste, e cila vijoi ta kushtėzonte tėrheqjen e ushtrive tė saj pushtuese nga Traka me dorėzimin e krahinave qė i qenė premtuar Malit tė Zi. Fuqitė e tjera tė Mėdha u bashkuan me presionin carist, pasi e shikonin me shqetėsim qėndrimin e mėtejshėm tė ushtrive ruse nė afėrsi tė Stambollit. Kėshtu, nė fund tė vitit 1878, Porta e Lartė vendosi t’i zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit tė Zi.
Vendimi i Stambollit ngriti pėrsėri nė kėmbė shqiptarėt. Pėr tė shqyrtuar gjendjen e re u mblodh menjėherė, nė fillim tė janarit 1879, Komiteti Kombėtar i Lidhjes, i cili ripohoi qėndrimin e vet tė caktuar mė parė. Sipas kėsaj vije, Lidhja e Prizrenit nuk do ta pengonte dorėzimin e Podgoricės, tė Shpuzės e tė Zhabjakut, pasi ato banoheshin nga popullsi tė pėrziera sllavo-shqiptare, por do ta kundėrshtonte me armė lėshimin e Plavės dhe tė Gucisė, popullsia e tė cilave ishte nė masėn dėrrmuese shqiptare. Vendimin e Komitetit Kombėtar e miratuan tė dy komitetet ndėrkrahinore tė vilajeteve tė Shkodrės dhe tė Kosovės, tė cilat po nė janar 1879 mblodhėn kuvendet e tyre tė jashtėzakonshme, pothuajse nė atė kohė qė zhvilloi punimet e veta edhe Kuvendi Ndėrkrahinor i Prevezės. Meqenėse Plava e Gucia bėnin pjesė nė vilajetin e Kosovės, barrėn e drejtimit dhe tė organizimit tė luftės pėr mbrojtjen e tyre e mori pėrsipėr Komiteti Ndėrkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi njė shtab ushtarak tė posaēėm, me Ali pashė Gucinė nė krye. Ndėrkaq u mblodh nė fshatin Virpazar, nė afėrsi tė liqenit tė Shkodrės, komisioni turko-malazez, i cili mė 2 shkurt 1879 nėnshkroi marrėveshjen dypalėshe pėr formalitetet e dorėzimit brenda njė jave tė krahinave tė vilajetit tė Shkodrės, qė i takonin njėra-tjetrės sipas Traktatit tė Berlinit. Nga frika e kryengritjes sė shqiptarėve, Porta e Lartė nuk pranoi ta pėrfshinte nė marrėveshje dorėzimin e Plavės e tė Gucisė, duke e lėnė ēėshtjen e tyre pėr t’u zgjidhur mė vonė. Sipas marrėveshjes, dorėzimi i Podgoricės, i Shpuzės dhe i Zhabjakut nga ana e autoriteteve turke u krye pa vėshtirėsi. Po ashtu u bė edhe dorėzimi i Ulqinit, i Dinoshit dhe i Bregut tė Bunės nga ana e autoriteteve malazeze.
Por Mali i Zi nuk deshi ta linte punėn tė zgjatej mė tej. Knjaz Nikolla iu drejtua menjėherė Fuqive tė Mėdha, duke kėrkuar prej tyre qė ta detyronin Perandorinė Osmane t’ia dorėzonte dy krahinat shqiptare (Plavėn dhe Gucinė) Malit tė Zi. Nga ana e vet Porta e Lartė u kėrkoi Fuqive tė Mėdha tė dėrgonin nė Plavė e nė Guci njė Komision Ndėrkombėtar pėr t’u bindur pėr vėshtirėsitė qė gjente te shqiptarėt e egėrsuar nga padrejtėsitė e Kongresit tė Berlinit. Nė vend tė tij ato dėrguan Komisionin Ndėrkombėtar pėr caktimin e vijės sė kufirit, tė pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė gjashtė Fuqive tė Mėdha dhe tė dy shteteve tė interesuara. Komisioni filloi nga puna nė maj 1879 dhe pėr disa muaj me radhė u mor me caktimin e pikave tė kufirit turko-malazez nė vilajetin e Shkodrės. Por gjatė verės, kur Komisioni Ndėrkombėtar donte tė shkonte nė Plavė e nė Guci, pėrfaqėsuesit e Komitetit Ndėrkrahinor tė Prizrenit u paraqitėn Fuqive tė Mėdha, mė 22 gusht 1879, njė notė me shkrim, me tė cilėn deklaronin se nuk do tė njihnin asnjė ndryshim tė kufirit me Malin e Zi pa pjesėmarrjen nė Komisionin Ndėrkombėtar tė krerėve tė Lidhjes Shqiptare dhe pa u miratuar vendimet e tij nga e “gjithė” Shqipėria. Pas kėsaj note tė rreptė, Komisioni Ndėrkombėtar e ndėrpreu punėn e vet, pezulloi udhėtimin e tij pėr nė Plavė e nė Guci.
Me kėtė rast filluan pėrsėri protestat e Malit tė Zi dhe ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha pėr ta detyruar Perandorinė Osmane qė ta zgjidhte sa mė parė ēėshtjen e Plavės e tė Gucisė. Porta e Lartė provoi t’i bindte banorėt e dy krahinave kufitare qė tė hiqnin dorė nga qėndresa e mėtejshme, duke u premtuar familjeve, qė nuk dėshironin tė jetonin nėn sundimin malazez, se do t’u jepte tokė nė vendbanime tė reja dhe se do t’i ēlironte nga taksat pėr dhjetė vjet. Por shqiptarėt nuk u lėkundėn nga vendimi i tyre. Atėherė knjaz Nikolla filloi tė kėrcėnonte se do ta zgjidhte kėtė ēėshtje me anėn e luftės sė armatosur dhe se nė njė rast tė tillė nuk do tė aneksonte vetėm Plavėn e Gucinė, por edhe vise tė tjera shqiptare.
Nė kėto rrethana, marrėdhėniet shqiptaro-malazeze erdhėn duke u keqėsuar vazhdimisht. Gjatė muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi pėrqendrimin e ushtrive nė kufi, duke e ēuar numrin e tyre nė 5 600 veta. Kėtyre masave Lidhja e Prizrenit iu pėrgjigj duke vėnė nė gatishmėri luftarake forcat e saj tė armatosura.
Sipas vendimit qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes kishte marrė mė 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nėn kryesinė e Ali pashė Gucisė, i krijuar nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare pėr Kosovėn, shpalli pėr zonėn e Plavės e tė Gucisė gjendjen e luftės. Tė gjithė burrat plavianė e gucianė tė aftė pėr armė u shpallėn luftėtarė qė do tė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre. Po nė tetor 2 mijė gjakovarė tė armatosur u nisėn pėr nė Guci. Nė fund tė tetorit mbėrritėn kėtu edhe vullnetarė nga Shkodra e Malėsia.
Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinės qė nė vend tė krahinave shqiptare tė Plavės e tė Gucisė t’i jepte disa vise sllave tė Hercegovinės. Por propozimin e Stambollit, tė cilin e kundėrshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.
Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, qė ndodhėn gjatė tetorit, knjaz Nikolla vendosi mė nė fund tė kalonte nė sulme tė hapura. Mė 31 tetor dhe 1 nėntor 1879 forcat malazeze, duke dashur tė tėrheqin vėmendjen e Fuqive tė Mėdha dhe, njėherazi, tė matnin pulsin e shqiptarėve, kryen dy inkursione kundėr vijės mbrojtėse tė forcave tė Lidhjes, tė parin nė fshatin Pepaj dhe tė dytin nė fshatin Arzhanicė. Nė kėtė tė fundit vranė nė befasi 30 fshatarė dhe dogjėn mjaft shtėpi, por pas disa orė luftimesh u dėbuan nga forcat e Lidhjes. Nė tė vėrtetė kėto qenė sulme demonstrative, tė cilat shqiptarėt i pėrballuan pa ndonjė vėshtirėsi. Edhe pse dėshtoi, sulmi malazez nxiti njė valė tė madhe mobilizimi nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Me mijėra vullnetarė tė tjerė vrapuan nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Dibrės e tė Shkodrės. Gatishmėria e shqiptarėve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes sė Prizrenit, i vendosur nė Guci, u detyrua tė pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojėn dhe nuk kishte mundėsi pėr t’i sistemuar. Nė fillim tė muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenė rreshtuar gjatė vijės kufitare, nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė e Velikė, kurse forcat shqiptare pėrballė tyre nė fshatrat Guci, Kolenivicė, Martinaj, Plavė e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare nė sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetėm me njė urė prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndėrsa nė atė shqiptare dominonte pllaja e Plavės.
Mė 4 dhjetor 1879, pjesa mė e mirė e ushtrisė malazeze prej 4 mijė ushtarėsh, nėn komandėn e Mark Milanit, ndėrmori njė sulm tė furishėm nė sektorin e Nokshiqit, nė drejtim tė Plavės e tė Gucisė. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i pėrbėrė nga Ali pashė Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Ēeka, Jusuf Sokoli e tė tjerė, midis tė cilėve kishte edhe disa oficerė tė karrierės, u pėrgjigj duke hedhur nė sulm rreth 2 mijė luftėtarė. Luftimet mė tė ashpra u bėnė nė luginėn e Nokshiqit, ku u angazhuan forca tė shumta malazeze. Luftėtarėt u pėrleshėn aq ashpėr me njėri-tjetrin, sa qė tė dy palėt lanė mėnjanė hutat dhe nxorėn jataganėt, duke u pėrleshur trup me trup. Pėrleshja vazhdoi disa orė me radhė. Forcat vullnetare tė Lidhjes ndalėn sulmin e ushtrisė malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatė nė Nokshiq, duke e detyruar tė tėrhiqej brenda kufijve tė Malit tė Zi. Edhe pse tė dhėnat pėr humbjet e tė dy palėve janė kontradiktore, mund tė nxirret si pėrfundim se nga malazezėt pati 300 tė vrarė e tė mbytur nė lumė gjatė tėrheqjes, ndėrsa nga shqiptarėt 300-400 veta. Nė kėto luftime u vra edhe njė nga komandantėt e shquar tė ushtrisė sė Lidhjes, Jakup Ferri.
Vendosmėria e shqiptarėve pėr tė qėndruar deri nė fund dhe kėmbėngulja e Cetinės pėr tė vazhduar mė tej luftėn alarmuan si Fuqitė e Mėdha, ashtu edhe Perandorinė Osmane. Nga frika e ndėrlikimeve tė reja, Porta e Lartė vendosi ta zgjidhte me ēdo kusht dorėzimin e dy krahinave kufitare. Pėr kėtė qėllim ajo nisi menjėherė pėr nė Kosovė mareshal Ahmet Muhtar pashėn, i cili atė kohė ishte komandanti i Armatės osmane tė Rumelisė me qendėr nė Manastir. Mareshali, i shoqėruar nga 11 batalione (rreth 6 000 ushtarė), sapo arriti nė Prizren thirri nė takim anėtarėt e Komitetit Kombėtar tė Lidhjes pėr t’i bindur qė t’i nėnshtroheshin vendimit tė sulltanit. Por ata nuk pranuan. Mė 14 dhjetor 1879 lėshoi njė shpallje, me tė cilėn u kėrkonte shqiptarėve qė tė merrnin nė konsideratė gjendjen kritike tė Portės sė Lartė dhe tė mos pengonin dorėzimin e dy krahinave kufitare, pasi me qėndresėn e tyre po shkaktonin shkatėrrimin e Perandorisė Osmane, por as lutjet, as kėrcėnimet nuk dhanė rezultat. Mė 15 dhjetor 1879 u mblodh nė Guci Kuvendi i pėrfaqėsuesve tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Kosovės, i cili vendosi qė ta kundėrshtonte me armė deri nė fund dorėzimin e kalasė sė Gucisė. “Ne, banorėt e Plavės e tė Gucisė, - thuhej nė memorandumin e miratuar nga Kuvendi, - nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane qė u japin malazezėve tokat e trashėguara nga prindėrit tanė. Ne do ta kundėrshtojmė me armė dorėzimin e tokave tona”. Sipas porosisė qė kishte dhėnė Porta e Lartė, Ahmet Muhtar pasha mori masa ushtarake pėr tė penguar vajtjen e vullnetarėve shqiptarė nė Plavė e nė Guci. Pėr kėtė qėllim ai solli nga Mitrovica edhe 7 batalione tė tjera, tė cilat i vendosi nėpėr shtigjet e rrugėve. Pas kėsaj u nis pėr nė Gjakovė, ku gjeti njė gjendje mė tė acaruar se nė Prizren. Gjakovarėt e paralajmėruan se, po ta vazhdonte mė tej rrugėn drejt kufirit, do tė pėsonte fatin e Mehmet Ali pashė Maxharit. Kur pa se edhe Peja e kishte bllokuar rrugėn pėr nė Plavė e nė Guci, mareshali osman e ndėrpreu misionin e vet, hoqi dorė nga vajtja nė Guci dhe u kthye nė Prizren.
Dėshtimi i misionit tė Ahmet Muhtar pashės e bindi pėrfundimisht knjaz Nikollėn tė mos shpresonte mė as te ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha. Si rrjedhim, ai vendosi tė ndėrmerrte kundėr forcave tė Lidhjes Shqiptare njė mėsymje tė pėrgjithshme, e cila u zhvillua javėn e parė tė muajit janar 1880. Nė kėtė mėsymje u hodh pothuajse e gjithė ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijė veta, qė u rreshtuan pėrballė Plavės e Gucisė.
Sapo u njoftua pėr pėrgatitjet ushtarake tė Cetinės, Shtabi Ushtarak Shqiptar i pėrforcoi masat mbrojtėse. Me thirrjen e Lidhjes Shqiptare u mobilizuan mijėra vullnetarė nga e gjitha Shqipėria, nga Plava, Gucia, Peja, Prizreni, Gjakova, Shkodra, Dibra dhe nga krahinat mė tė largėta tė Shqipėrisė sė Jugut. Por shtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashė Gucia, qė mori vetė nė dorė drejtimin e operacioneve luftarake, pėrqendroi nė zonėn kufitare me Plavėn e Gucinė 4 mijė luftėtarė vendas dhe 3 mijė vullnetarė tė tjerė, gjithsej 7 mijė veta.
Komanda malazeze kishte rreshtuar nė vijėn e parė tė frontit forcat vullnetare tė komanduara nga Mark Milani, tė cilėt do tė fillonin sulmin sipas taktikės sė tyre tradicionale qė kishte pasur kurdoherė sukses pėrballė ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin pėrqendruar nė njė sektor tė ngushtė (Velikė-Pepaj), me qėllim qė t’i shpartallonin shqiptarėt qė me sulmin e parė, nė drejtim tė Plavės. Por Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezėve nė mėnyrė tė papritur iniciativėn. Mė 6 dhe 7 janar 1880 njėsi tė vogla shqiptarėsh, me qėllim qė tė tėrhiqnin vėmendjen e komandės ushtarake malazeze, ndėrmorėn dy sulme nė verilindje tė Malit tė Zi, nga ana e sanxhakut tė Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarėt do tė vazhdonin tė sulmonin nga verilindja, pėr t’u dalė forcave tė tyre prapa shpine e tėrhoqi ushtrinė nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke pėrfituar nga kjo rrethanė, forcat shqiptare, tė rreshtuara nė sektorin e Plavės, shpėrthyen mė 8 janar njė sulm tė furishėm kundėr pozitave tė armikut qė ndodhej nė Velikė, nė Pepaj e nė Arzhanicė.
Sulmin e nisėn luftėtarėt e Nokshiqit tė komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mėsymja ishte e furishme dhe pas luftimesh tė ashpra e trup mė trup forcat malazeze, tė pėrbėra nga 4 mijė luftėtarė, u detyruan tė tėrhiqeshin. Ushtritė e Lidhjes, pasi thyen edhe njėsitė malazeze tė komanduara nga Mark Milani, hynė nė tokėn malazeze, shtinė nė dorė Arzhanicėn, Velikėn e Pepajn dhe u drejtuan pėr nė Murinė. Luftimet mė tė pėrgjakshme u bėnė nė Velikė e nė Pepaj, prandaj pėrpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tėrhoq nė Sutjeskė. Por Shtabi Shqiptar nuk kishte ndėrmend tė vazhdonte pėrparimin nė thellėsi tė tokės sė Malit tė Zi. Mė 9 janar ai urdhėroi forcat shqiptare, qė nuk hasėn ndonjė kundėrshtim nga ushtritė malazeze, tė tėrhiqeshin nė kufirin e vjetėr.
Gjatė betejės sė Pepajt e tė Velikės, tė dyja palėt patėn dėme nė njerėz, por, sipas tė dhėnave tė ndryshme, ato tė Malit tė Zi qenė mė tė shumta. Shqiptarėt lanė nė kėto luftime edhe dy kapedanėt trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.
Vrulli patriotik qė pėrshkoi luftėn nė Velikė e nė Pepaj dhe fitorja qė shqiptarėt korrėn kundėr ushtrive malazeze mė 8 janar 1880, la pėrshtypje tė thellė nė opinionin ndėrkombėtar. Disa ditė mė vonė, kryekonsulli austro-hungarez nė Shkodėr, Shmuker, i cili e ndoqi sė afėrmi zhvillimin e betejės, i raportonte qeverisė sė vet: “Vetė malazezėt pohojnė se nė luftėn e Velikės e tė Pepajt shqiptarėt luftuan burrėrisht dhe fituan mbi ta. Dhe me tė vėrtetė, fuqia e Lidhjes (sė Prizrenit - shėn. i aut.) e theu atė ushtri malazeze qė ka qenė kurdoherė e zonja t’u bėjė ballė forcave turke. Shqiptarėt luftuan tė shtyrė nga ideja kombėtare”. Pas kėsaj, opinioni publik evropian filloi tė interesohej pėr historinė e popullit shqiptar dhe pėr tė drejtat e tij kombėtare. Veē kėsaj, disa publicistė kritikuan Kongresin e Berlinit qė nuk i kishte pėrfillur tė drejtat e njė kombi aq trim dhe aq liridashės, siē ishte populli shqiptar.
Me fitoren qė korrėn nė Nokshiq, nė Pepaj e nė Velikė shqiptarėt i dhanė tė kuptonte diplomacisė evropiane se Perandoria Osmane, sado qė po e mbante Shqipėrinė prej pesė shekujsh nėn zgjedhė, nuk ishte zonjė e trojeve tė saj dhe se zotėr tė kėtyre trojeve ishin banorėt shqiptarė. Disfata qė pėsoi nė front e bindi qeverinė malazeze se ajo vetė nuk ishte nė gjendje ta thyente qėndresėn e Lidhjes Shqiptare me anėn e luftės sė armatosur. Pėr kėtė arsye knjaz Nikolla shpalli menjėherė se i kishte pezulluar veprimet luftarake nė kufi dhe se zbatimin e Traktatit tė Berlinit nė kėtė pikė po ua linte pėrsėri nė dorė Fuqive tė Mėdha. Madje ai kėrkoi nga konsulli britanik nė Shkodėr qė tė ndėrhynte pranė autoriteteve qeveritare tė vilajetit, me qėllim qė edhe shqiptarėt t’i pezullonin veprimet e mėtejshme luftarake.
Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės
pranverė 1880
Fitoret e shqiptarėve kundėr ushtrive malazeze dhe jehona e tyre nė arenėn ndėrkombėtare patėn pasoja tė thella nė Shqipėri. Ato e pėrforcuan mė tej bindjen e shqiptarėve se tashmė ishin nė gjendje t’i mbronin trojet e tyre jo vetėm pa ndihmėn e ushtrive osmane, por edhe kundėr vullnetit tė Portės sė Lartė. Besimi qė fituan te forca e tyre e armatosur, e ngriti nė njė shkallė mė tė lartė vendosmėrinė pėr tė kundėrshtuar me armė ēdo ndėrhyrje tė re tė Fuqive tė Mėdha ose ēdo orvatje tė re tė qeverisė sė Stambollit nė dėm tė trojeve tė tyre amtare.
Pas disfatės qė pėsoi nė Velikė e nė Pepaj, knjaz Nikolla iu drejtua pėrsėri Fuqive tė Mėdha dhe kėto, nga ana e tyre, i bėnė pėrsėri presion Perandorisė Osmane pėr ta ēuar deri nė fund dorėzimin e Plavės e tė Gucisė. Porta e Lartė u pėrgjigj se ishte e gatshme ta kėnaqte Malin e Zi, por jo nė Plavė e nė Guci. Duke parė vendosmėrinė luftarake tė shqiptarėve dhe paaftėsinė ushtarake tė Malit tė Zi, Fuqitė e Mėdha pranuan nė parim ta rishikonin vendimin qė kishin marrė nė Kongresin e Berlinit. Me kėtė rast u bėnė disa propozime pėr ta kėnaqur Cetinėn me vise sllave nė veri ose nė jug tė Malit tė Zi, por nuk u pranuan. Mė nė fund ndėrhyri Italia, e cila, nėpėrmjet ambasadorit tė saj nė Stamboll, kontit Korti (Corti), sugjeroi qė t’i jepeshin Malit tė Zi viset e Hotit e tė Grudės sė bashku me njė pjesė tė Kelmendit, tė cilat banoheshin gjithashtu nga popullsi shqiptare. Fuqitė e Mėdha menduan se popullsia e kėtyre viseve, duke qenė katolike dhe jo myslimane, nuk do ta kundėrshtonte bashkimin e saj me Malin e Zi tė krishterė. Porta e Lartė nuk solli ndonjė pengesė. Vetėm knjaz Nikolla, i bindur se do tė kishte pėrsėri telashe me shqiptarėt, protestoi rreptėsisht. Por mė nė fund, duke parė kėmbėnguljen e tė gjitha Fuqive tė Mėdha, u detyrua tė pėrulej. Kėshtu, mė 18 prill 1880, ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha miratuan propozimin italian, qė njihet me emrin “vija Korti”, pėr t’i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Plavės e Gucisė, viset e Hotit e tė Grudės. Dorėzimi i kėtyre viseve u vendos tė bėhej pas 4 ditėsh, mė 22 prill 1880.
Fakti qė Fuqitė e Mėdha, Perandoria Osmane dhe Mali i Zi u detyruan, pas 20 muaj pėrpjekjesh pa rezultat, tė hiqnin dorė nga vendimi i Kongresit tė Berlinit nė lidhje me Plavėn e Gucinė, shėnonte njė fitore tė re diplomatike qė arritėn shqiptarėt nė arenėn ndėrkombėtare. Protokolli i Stambollit, i nėnshkruar nga ambasadorėt e tyre mė 18 prill 1880 pėr Hotin e Grudėn, ishte po aq i padrejtė sa edhe neni i Traktatit tė Berlinit pėr Plavėn e Gucinė. Viset e Hotit e tė Grudės, sė bashku me ato tė Kelmendit e tė Kastratit, ishin pjesė e pandarė e Malėsisė sė Madhe, kurse nga ana administrative vareshin nga vilajeti i Shkodrės. Banorėt e tyre, krejtėsisht shqiptarė dhe me tradita tė lashta luftarake liridashėse, ishin bashkuar me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit qysh me themelimin e saj. Pėr kėtė arsye, mė 1 mars 1880, sapo arritėn lajmet e para rreth propozimit italian, pra njė muaj para se tė nėnshkruhej Protokolli i Stambollit, krerėt e tyre, tė mbėshtetur nga banorėt e krejt Malėsisė sė Madhe, zbritėn nė Shkodėr dhe shpallėn se ishin tė vendosur tė kundėrshtonin ēdo vendim qė do tė merrej nė dėm tė viseve tė tyre. Nė mbledhjen e pėrbashkėt qė bėnė nė Shkodėr, mė 1 mars 1880, krerėt e Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Kastratit miratuan njė peticion drejtuar Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin deklaronin se do tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur trojet e tyre, nė rast se Fuqitė e Mėdha do ta miratonin projektin “Korti”.
Kushtrimi qė lėshuan banorėt e Malėsisė sė Madhe vuri nė lėvizje popullsinė e tė gjitha krahinave tė vendit. Gjatė atyre ditėve shqiptarėt, myslimanė e tė krishterė, u lidhėn mė shumė se kurrė me njėri-tjetrin. Kudo u shpreh vendosmėria pėr tė mbrojtur Hotin e Grudėn deri nė pikėn e fundit tė gjakut. Shqipėria u pėrgatit kėshtu pėrsėri pėr luftė.
Meqenėse Hoti, Gruda, Kelmendi e Kastrati bėnin pjesė nė vilajetin e Shkodrės, barra e organizimit tė luftės mbrojtėse i takonte Komitetit Ndėrkrahinor tė kėtij vilajeti. Qysh nga 25 marsi 1880, Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare nė Shkodėr ishte nė mbledhje tė vazhdueshme dhe filloi tė merrte masat e nevojshme ushtarake pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Mė 3 prill 1880 u zhvillua nė Shkodėr njė kuvend krahinor, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė popullsisė sė qytetit e tė Malėsisė. Kuvendi vendosi tė kundėrshtohej me ēdo kusht lėshimi i Hotit e i Grudės. Ai u dėrgoi njė peticion Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin thuhej, ndėr tė tjera: “Kemi vendosur qė tė derdhim pikėn e fundit tė gjakut para se tė hynim nėn zgjedhėn e njė qeverie tė huaj. Ideja kombėtare na bashkon nė mbrojtjen e atdheut tonė”. Mė 11 prill 1880 Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, ashtu siē kishin vepruar edhe dy komitetet e tjera ndėrkrahinore, formoi menjėherė Shtabin Ushtarak tė vilajetit me detyrė qė tė merrte masat e duhura pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Nė krye tė Shtabit Ushtarak u vu Hodo Sokoli, njė kolonel i karrierės. Midis anėtarėve tė tij bėnin pjesė jo vetėm pėrfaqėsues nga qyteti, si Selim Ēoba, Filip Ēeka, Shaban Bushati, Zef Simoni, Selim Gjyrezi etj., por edhe mjaft krerė malėsorė tė regjur nė luftėra, si Dedė Gjoni dhe Ismail Marku nga Hoti, Ismail Martini dhe Bazo Kurti nga Gruda, Nikė Gila dhe Nikė Leka nga Kelmendi, Shaban Elezi dhe Gjon Deda nga Kastrati etj. Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės i bėri thirrje tė veēantė Preng pashė Bibė Dodės, i cili deri atėherė nuk kishte marrė pjesė nė mbrojtjen e trojeve shqiptare, duke e emėruar, nė rast se do tė ishte i gatshėm, nėnkryetar tė Shtabit Ushtarak.
Formimi i Shtabit Ushtarak u pasua nga gatishmėria qė treguan krahinat e ndryshme tė vendit pėr tė dėrguar vullnetarė sipas zakonit nga njė burrė pėr shtėpi, kurse viset e Malėsisė sė Madhe u zotuan tė mobilizonin tė gjithė burrat e aftė pėr armė. Shtabet ushtarake, tė formuara nė vilajetet e Kosovės dhe tė Janinės, njoftuan se ishin gati tė dėrgonin forcat e tyre vullnetare sapo tė ndihej nevoja. Por Shtabi Ushtarak i Shkodrės, duke parė gatishmėrinė e masave popullore, i konsideroi tė mjaftueshme forcat luftarake tė mobilizuara vullnetarisht nė vilajetin e vet. Nė tė njėjtėn kohė, Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės lėshoi njė shpallje, me anėn e sė cilės, pasi vinte nė dukje vendosmėrinė e mbarė vendit pėr tė mbrojtur trojet e atdheut, u kėrkonte vullnetarėve tė qėndronin nė gatishmėri, nė pritje tė zhvillimit tė ngjarjeve.
Zemėrimi e vendosmėria e shqiptarėve arriti kulmin pasi u nėnshkrua nga ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha Protokolli i Stambollit, mė 18 prill 1880, me emrin “Protokolli mbi kufijtė e Turqisė dhe tė Malit tė Zi”. Me kėtė rast u pėrsėritėn protestat telegrafike drejtuar Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė. Nė tė njėjtėn kohė filluan pėrgatitjet ushtarake. Mė 19 prill u zhvillua nė Shkodėr njė miting i madh popullor, njė nga manifestimet mė masive qė kishte parė qyteti deri atėherė. Nė miting, midis entuziazmit popullor, Hodo Sokoli, nė njė fjalim tė zjarrtė qė mbajti para mijėra qytetarėve dhe malėsorėve, deklaroi ndėr tė tjera, se pėrballė veprimeve qė po kryente Porta e Lartė nė dėm tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė shpėtuar atdheun nga fatkeqėsi tė tjera qė do tė sillte sundimi i mėtejshėm i saj, shqiptarėt duhej t’i kėpusnin lidhjet me Perandorinė Osmane dhe ta merrnin vetė nė dorė fatin e atdheut tė tyre. Hodo bej Sokoli dhe pas tij 1 500 veta qė ndodheshin nė miting, hoqėn publikisht spaletat e uniformės ushtarake e dekoratat e sulltanit dhe deklaruan se nuk do ta njihnin as atė, as Stambollin. Po atė ditė u nisėn pėr nė vijėn e kufirit vullnetarėt e parė qytetarė, rreth 1 500 veta, tė cilėt u bashkuan me mijėra vullnetarė malėsorė qė kishin vrapuar nga malėsitė e Veriut.
Nė mbrėmjen e 21 prillit u nisėn nga Shkodra, duke lundruar nė liqen, disa dhjetėra anije me vullnetarė shkodranė, rreth 3 mijė veta, tė cilėt, sė bashku me Shtabin Ushtarak dhe komandantin e tij Hodo Sokolin, u vendosėn nė Tuz. Nė 22 prill 1880, sipas Protokollit tė Stambollit, trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe nga pikat e tjera qė i takonin Malit tė Zi. Por, ashtu siē ndodhi nė Plavė e Guci, edhe nė Hot e Grudė forcat shqiptare i zunė kėto pika para se tė afroheshin ushtritė malazeze. Gjatė gjithė vijės mbrojtėse qenė rreshtuar rreth 8 mijė vullnetarė shqiptarė, nė gatishmėri pėr tė kundėrshtuar pėrparimin e ushtrive malazeze.
Pak mė vonė, ushtritė malazeze, me rreth 10 mijė veta, arritėn tek Ura e Rzhanicės, pika mė e pėrparuar e kufirit tė vjetėr. Aty u ndeshėn me pararojat e ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare, tė pėrbėra nga disa qindra qytetarė e malėsorė, tė cilėt u bėnė thirrje tė ndaleshin, pasi banorėt e kėtyre vendeve nuk i njihnin vendimet e Fuqive tė Mėdha. Ushtritė malazeze nuk u bindėn, por kėrkuan tė marshonin pėr tė marrė nė dorėzim kalanė e Tuzit. Atėherė pararojat shqiptare hapėn zjarr kundėr pararojave malazeze. Kėshtu, tek Ura e Rzhanicės filloi mė 22 prill pėrleshja e armatosur ndėrmjet tyre.
Sapo shpėrthyen krismat e para, forcat vullnetare tė Malėsisė sė Madhe, nėn drejtimin e Ismail Markut e Baca Kurtit, u hodhėn nė sulm tė furishėm kundėr forcave kryesore malazeze qė ndodheshin nė Helm, nė breg tė lumit Cem. Tė dyja palėt luftuan me vendosmėri pėr disa orė rresht. Mė nė fund ushtritė malazeze u thyen dhe u tėrhoqėn pėr nė Podgoricė, duke lėnė disa tė vrarė e tė plagosur. Fitorja e Rzhanicės dhe e Helmit ngjalli entuziazėm nė mbarė Shqipėrinė. Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, duke parashikuar njė sulm tė ri nga ana malazeze, vendosi t’i mbante forcat luftarake nė kufi dhe tė siguronte armė martina pėr vullnetarėt shqiptarė tė pajisur pjesėrisht me huta dhe pjesėrisht me jataganė. Pėr kėtė qėllim u ftuan krahinat e vilajetit qė tė shtonin ndihmat financiare. Mbi shtresat e pasura tė Shkodrės u shpall njė tatim i jashtėzakonshėm nė tė holla e nė drithė. Nė kėto rrethana Preng pashė Bibė Doda, duke parė se me qėndrimin e vet tė lėkundur po cilėsohej nga opinioni publik si bashkėpunėtor i Cetinės, pranoi ftesėn e Komitetit Ndėrkrahinor pėr tė mobilizuar mirditorėt dhe pėr t’i sjellė nė Tuz.
Pas luftės sė Rzhanicės, viset e Hotit e tė Grudės, tė liruara nga ushtritė osmane, por tė papushtuara nga ato malazeze, mbetėn de facto nėn sovranitetin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr 8 muaj, nga 22 prilli 1880 deri mė 28 dhjetor 1880, kur nė Tuz u rivendos administrata osmane. Me qeverisjen e tyre merrej Komiteti i Lidhjes Shqiptare pėr Shkodrėn, qė kishte ngarkuar nė Tuz njė Komision tė kryesuar nga Hodo Sokoli, i cili ushtronte pushtetin ekzekutiv si njė institucion shtetėror i Lidhjes Shqiptare.
Menjėherė pas disfatės qė pėsoi mė 22 prill 1880, knjaz Nikolla protestoi pranė Fuqive tė Mėdha dhe kėto mė 24 prill i drejtuan qeverisė osmane njė notė kolektive, me tė cilėn e shtrėngonin qė t’i dėbonte forcat shqiptare nga kufiri pėr t’u hapur rrugėn forcave malazeze. Por Porta e Lartė nuk e kishte mė situatėn nė dorė. Pėrveēse nuk donte tė hapte konflikt me shqiptarėt, ajo nuk kishte as forca tė mjaftueshme nė Shkodėr pėr tė zbatuar kėrkesėn e Fuqive tė Mėdha.
Nė fillim tė muajit maj, pas ardhjes sė forcave mirditore, nė vijėn kufitare numri i vullnetarėve u rrit nė rreth 9 mijė veta, pėrveē 7 mijė tė tjerėve qė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre pėr t’u nisur nė luftė sapo tė lėshohej kushtrimi. Sipas njoftimeve qė kishte Shtabi Ushtarak, pėrtej kufirit qėndronin rreth 20 batalione malazeze me afėrsisht 9 mijė veta tė armatosur me martina dhe tė pajisura me topa e artileri. Morali i vullnetarėve shqiptarė ishte aq i lartė, sa nga radhėt e tyre doli propozimi qė tė ndėrmerrej njė mėsymje kundėr ushtrive malazeze pėr ta detyruar knjaz Nikollėn qė tė hiqte dorė njė herė e pėrgjithmonė nga lakmia e tij pėr trojet shqiptare. Kėtė ide e pėrqafoi jo vetėm Hodo Sokoli, kryetari i Shtabit Ushtarak tė Shkodrės, por edhe Ali pashė Gucia, kryetari i Shtabit Ushtarak tė Kosovės, i cili pėr mė tepėr u zotua ta fillonte mėsymjen me forcat e veta nga Plava e Gucia, nė thellėsi tė territoreve malazeze. Nuk pritej veēse miratimi nga Komiteti Kombėtar i Lidhjes Shqiptare. Por udhėheqėsit e tij, pėr t’iu shmangur ndėrlikimeve ndėrkombėtare qė do tė shkaktonte mėsymja shqiptare, nuk e pranuan propozimin e dy shtabeve ushtarake. Sipas tyre, presioni, qė ushtronte pėrqendrimi i forcave kufitare nė Hot e Grudė, ishte i mjaftueshėm pėr t’i detyruar Fuqitė e Mėdha tė rishikonin Protokollin e Stambollit. Nė fakt lufta pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės pati jehonė tė thellė jashtė Shqipėrisė. Interesimi i publikut evropian pėr konfliktin shqiptaro-malazez u rrit mė shumė. Pothuajse tė gjitha gazetat kryesore tė Evropės Perėndimore dėrguan ato javė korrespondentėt e tyre tė posaēėm nė Shkodėr, shumica e tė cilėve u detyruan tė vinin nė dukje atdhetarinė e lartė qė frymėzonte qėndresėn shqiptare. Fuqitė e Mėdha u bindėn pėrfundimisht se as Protokolli i Stambollit nuk mund tė zbatohej me anėn e presionit diplomatik. Anglia me Rusinė propozuan njė ndėrhyrje ushtarake tė pėrbashkėt tė Fuqive tė Mėdha kundėr shqiptarėve tė pėrqendruar nė kufi, por Austro-Hungaria me Gjermaninė kundėrshtuan. Mė nė fund fitoi qėndresa shqiptare. Pasi pranuan nė parim tė hiqnin dorė edhe nga Protokolli i Stambollit, Fuqitė e Mėdha miratuan mė 15 qershor 1880 propozimin e Anglisė e tė Austro-Hungarisė pėr t’i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Hotit e tė Grudės, qytetin bregdetar tė Ulqinit sė bashku me rrethinat e tij. Heqja dorė e Fuqive tė Mėdha nga vendimi qė kishin marrė mė 18 prill 1880 ishte fitorja e tretė diplomatike qė korrėn shqiptarėt, brenda 6 muajve, nė arenėn ndėrkombėtare. Por vendimi i Fuqive tė Mėdha pėr t’i lėshuar Malit tė Zi Ulqinin me rrethinat e tij shtroi pėrsėri detyrėn e ngutshme tė mbrojtjes sė tėrėsisė sė atdheut, tė cilit po i shkėputej tani njė pjesė mė e rėndėsishme dhe jetike.
Lėvizja kundėr administratės osmane 1879
viti 1879
Me gjithė pėrqendrimin e vėmendjes sė tyre kundėr rrezikut tė copėtimit territorial tė atdheut, patriotėt nuk hoqėn dorė nga programi autonomist, nuk e lanė pas dore kėrkesėn pėr vilajetin autonom tė Shqipėrisė, qė u formulua nė rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės, mė 1 nėntor 1878. Si qendra e Lidhjes Shqiptare, ashtu edhe komitetet e saj ndėrkrahinore e ngritėn herė pas here me anėn e memorandumeve ēėshtjen e tė drejtave autonomiste tė vendit. Ndėrsa Porta e Lartė, e vendosur pėr tė mos bėrė asnjė lėshim, vijoi ta zvarriste pėrgjigjen, nė shumė krahina tė Shqipėrisė mori hov lėvizja popullore kundėr administratės shtetėrore osmane.
Nė tė vėrtetė, nė viset shqiptare, administrata qeveritare e vilajeteve ishte paralizuar qysh nė verėn e vitit 1878. Gjyqet shtetėrore nuk funksiononin. Qeveria e Stambollit, qė nga vera e vitit 1879, nuk kishte mundur tė nxirrte nga viset shqiptare as taksa dhe as nizamė. Nė shumė raste njė pjesė e kėtyre taksave ishte vjelė nga organet e Lidhjes Shqiptare pėr tė pėrballuar luftėn mbrojtėse dhe sistemimin e muhaxhirėve. Rekrutėt shqiptarė, nė vend qė tė vinin nizamė nė ushtrinė perandorake, ishin regjistruar vullnetarė nė ushtrinė e Lidhjes sė Prizrenit. Degėt e saj kishin filluar tė ushtronin nė tė njėjtėn kohė edhe funksionet gjyqėsore.
Porta e Lartė nuk mund tė pajtohej gjatė me kėtė gjendje. E shqetėsuar nga rrjedha qė po merrnin ngjarjet nė Shqipėri, ajo u orvat nė pranverėn e vitit 1879 ta rivendoste autoritetin e saj nė viset shqiptare, duke rimėkėmbur nė kėto vise administratėn e saj tė mėparshme. Por rivendosja e administratės sė vjetėr osmane shkaktoi reagimin e menjėhershėm tė shqiptarėve. Ata e kundėrshtuan rreptėsisht urdhrin qė lėshoi Stambolli pėr tė vjelė taksat e reja dhe ca mė tepėr taksat e prapambetura jo vetėm pėr faktin se pagesa e tyre ishte njė barrė e rėndė pėr popullsinė e varfėruar nga lufta, por edhe pėr arsye politike. Fshatarėt e qytetarėt e quanin pa vend t’i paguanin taksa Perandorisė Osmane qė nuk ishte nė gjendje tė mbronte trojet e tyre, madje, qė po tregohej e gatshme t’i shiste, siē shpreheshin ata, tek armiqtė e vendit. Qėndresa kundėr taksave mori pėrpjesėtime aq tė mėdha, sidomos nė vilajetet e Kosovės e tė Shkodrės, sa tagrambledhėsit nuk guxonin t’u afroheshin fshatarėve e qytetarėve. Pėr ta shpėnė urdhrin e saj deri nė fund, Porta e Lartė i porositi valinjtė qė, po ta shihnin tė nevojshme, tė pėrdornin pėr vjeljen e taksave edhe dhunėn ushtarake. Por, siē raportonte mė 7 qershor 1879 ministri serb nė Stamboll, pėr shkak tė kėsaj porosie shqiptarėt e Prizrenit e tė Prishtinės u revoltuan aq shumė ndaj qeverisė osmane, sa ishin gati tė rrėmbenin edhe armėt kundėr saj. Si pasojė e kėsaj qėndrese Stambolli u detyrua tė hiqte dorė pėrkohėsisht nga pėrdorimi i dhunės nė vjeljen e taksave.
Tė njėjtėn qėndresė ndeshi te shqiptarėt edhe orvatja tjetėr e Portės sė Lartė pėr tė rekrutuar nizamė nė Shqipėri. Nizamėt shqiptarė nuk iu pėrgjigjėn thirrjes nėn armė ose, edhe kur u paraqitėn, u arratisėn sapo u pajisėn me armė, duke deklaruar se do ta kryenin shėrbimin ushtarak nėn urdhrat e Lidhjes sė Prizrenit. Lėvizja pėrfshiu edhe nizamėt shqiptarė tė rekrutuar gjatė viteve tė kaluara, tė cilėt ndodheshin ende nė radhėt e ushtrisė osmane. Nė mjaft raste, ata qė kryenin shėrbimin ushtarak jashtė Shqipėrisė i braktisėn repartet e tyre, sapo u formua Lidhja e Prizrenit. Pėrpjesėtimi qė mori arratisja e detyroi Portėn e Lartė qė t’i mbante ata nė reparte tė dislokuara nė trojet shqiptare.
Hov tė madh mori sidomos lėvizja kundėr gjykatave shtetėrore osmane, qė urreheshin nga masat popullore pėr shkak tė procedurės sė ndėrlikuar, tė ligjeve tė papėrshtatshme, tė gjuhės sė pakuptueshme dhe tė korrupsionit tė thellė qė sundonte nė to. Nė mars tė vitit 1879, nė Prishtinė, nė qendrėn e vilajetit tė Kosovės, filloi agjitacioni ndėrmjet qytetarėve pėr tė kėrkuar krijimin e gjykatave popullore, tė pavarura nga pushteti qendror, tė cilat duhet t’u pėrshtateshin kushteve dhe zakoneve tė vendit, pra tė ishin shqiptare nga ligjet, nga gjuha dhe nga gjyqtarėt. Nė prill agjitacioni u shtri edhe nė fshat. Nė kėtė kohė kėrkesa pėr krijimin e gjykatave popullore shqiptare mori formėn e njė lėvizjeje pėr vetėqeverisjen e vendit, nė krye tė sė cilės ishte vėnė Zija Prishtina, anėtar i Komitetit tė Stambollit. Nė maj tė vitit 1879 Zija Prishtina i paraqiti Portės sė Lartė peticionin e popullsisė sė sanxhakut tė Prishtinės, nė tė cilėn kėrkohej tė mos bėnte asnjė lėshim tė trojeve shqiptare, tė lejonte formimin e gjyqeve tė pavarura shqiptare dhe tė largonte ushtrinė nga Kosova. Mė 12 maj 1879 sulltani lejoi qė nė sanxhakun e Prishtinės tė formoheshin gjykatat shqiptare, tė cilat tė vepronin krahas gjykatave shtetėrore, duke ua lėnė nė dorė shtetasve qė t’i drejtoheshin, sipas dėshirės, njėrės prej tyre. Por disa ditė mė vonė, me zgjerimin qė mori lėvizja nė viset e tjera, ai u detyrua ta shtrinte kėtė tė drejtė nė gjithė vilajetin e Kosovės.
Lėvizja pėr gjykatat shqiptare, ashtu si edhe lėvizjet kundėr taksave shtetėrore e rekrutimit tė nizamėve, ndonėse u zhvilluan nėn hijen e Lidhjes sė Prizrenit, nė fillim patėn karakter spontan e lokal. Por hovi i madh qė ato morėn, tėrhoqi menjėherė vėmendjen e organeve udhėheqėse tė Lidhjes sė Prizrenit, tė cilat morėn nė dorė drejtimin e tyre. Lėvizja kundėr pagesės sė taksave dhe rekrutimit tė nizamėve u pėrhap kėshtu nė pjesėn mė tė madhe tė vendit. Kėrkesa pėr gjykatat shqiptare u shtri nė vilajetin e Shkodrės, kurse nė atė tė Kosovės u thellua mė tej. Qysh nė maj, nėn drejtimin e degėve tė Lidhjes, u parashtrua nė Gjakovė e nė Pejė kėrkesa qė me krijimin e gjykatave shqiptare tė suprimoheshin gjykatat osmane. Madje, mė 19 maj 1879, Komiteti Kombėtar i Lidhjes vendosi ta shtrinte kėrkesėn e vetėqeverisjes jo vetėm nė institucionet gjyqėsore, por nė mbarė administratėn shtetėrore tė vilajetit. Meqenėse Porta e Lartė nuk pranoi t’i suprimonte gjykatat shtetėrore, Lidhja e Prizrenit shpalli bojkotimin e tyre. Popullsia u ftua t’u drejtohej vetėm gjykatave shqiptare, madje u shpallėn ndėshkime kundėr atyre qė do tė trokisnin nė gjykatat shtetėrore.
Porta e Lartė u pėrpoq ta shuante lėvizjen popullore pa hyrė nė konflikt tė armatosur me shqiptarėt. Pėr kėtė qėllim ajo dėrgoi nė Shqipėri emisarė dhe agjitatorė tė posaēėm, tė cilėt i pėrsėritėn premtimet e zakonshme pėr reforma administrative. Nė tė njėjtėn kohė, me qėllim qė tė shkaktonin pėrēarje ndėrmjet udhėheqėsve tė Lidhjes Shqiptare, ata e shtuan trysninė ndaj qarqeve tė moderuara. Megjithatė, nė mbledhjen qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes mbajti mė 24 korrik 1879, vendosi me shumicė votash qė t’i kujtonte Portės sė Lartė se shqiptarėt do tė detyroheshin ta pėrmbysnin vetė pushtetin lokal nė rast se Stambolli nuk do tė plotėsonte kėrkesat e Shqipėrisė. Nė tė njėjtėn kohė, atdhetarėt radikalė, duke mos pasur besim nė gatishmėrinė e Stambollit pėr reforma, kėrkuan ta thellonin mė tej lėvizjen popullore kundėr administratės osmane pėr ta detyruar sulltanin qė ta merrte parasysh rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės.
Porta e Lartė, pasi e zvarriti pėr njė kohė tė gjatė pėrgjigjen pėr rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės, deklaroi, nė verėn e vitit 1879, se kėrkesat e shqiptarėve do tė zgjidheshin nė kuadrin e “ligjeve organike” (reformave administrative) qė ajo detyrohej tė zbatonte nė territoret e saj evropiane sipas nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit. Me kėtė deklaratė ajo linte tė kuptonte se nuk kishte ndėrmend ta ndryshonte ndarjen administrative tė vilajeteve qė ishte nė fuqi.
Nė kėto rrethana qarqet atdhetare shqiptare e ngritėn menjėherė zėrin, duke theksuar se zbatimi i nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit, pa bashkuar mė parė trojet e tyre nė njė vilajet tė vetėm, ishte njė shkelje e hapur e tė drejtave kombėtare tė Shqipėrisė. Me njė parashtresė drejtuar kryeministrit osman, mė 27 gusht 1879, Abdyl Frashėri kėrkonte qė nė kushtet aktuale tė mos zbatohej nė Shqipėri neni 23 i Traktatit tė Berlinit, domethėnė tė mos formoheshin komisione tė posaēme pėr tė hartuar reforma tė ndryshme pėr ēdo vilajet. Qė Shqipėria tė shpėtonte nga rreziku i asgjėsimit, qė ajo tė bėhej e aftė pėr veten e saj dhe pėr Perandorinė Osmane duhej, theksonte Abdyl Frashėri, qė reformat e nevojshme tė hartoheshin nga njė komision i vetėm pėr tė gjitha trojet shqiptare, gjė qė kėrkonte paraprakisht bashkimin e tė gjitha kėtyre trojeve (tė ndara nė 11 sanxhakė) nė njė vilajet tė vetėm. Veē kėsaj, shtonte ai, ishte e domosdoshme qė ky komision i posaēėm t’i studionte reformat e dobishme pėr Shqipėrinė nė bashkėpunim me pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Nė kėto rrethana, kur u acaruan edhe marrėdhėniet shqiptaro-malazeze dhe forcat e Malit tė Zi u vunė nė gatishmėri luftarake nė kufijtė e Shqipėrisė, u mblodh nė Prizren, mė 3 tetor 1879, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare, nė tė cilin u trajtuan dy ēėshtje themelore qė shqetėsonin vendin: qėndrimi qė duhej mbajtur ndaj provokacioneve ushtarake tė Cetinės e pėrgatitjeve tė saj pėr luftė dhe zhvillimi i lėvizjes pėr autonominė e Shqipėrisė. Pėr ēėshtjen e parė nuk pati diskutime tė shumta. Tė gjithė qenė tė njė mendimi pėr t’iu pėrgjigjur ushtrive malazeze me armė, nėse ato do tė orvateshin tė merrnin me dhunė Plavėn e Gucinė. Diskutime tė shumta u bėnė brenda e jashtė Kuvendit pėr ēėshtjen e tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė. Delegatėt e Kuvendit dhe veprimtarėt e lėvizjes kombėtare jashtė tij ishin tė mendimit qė kėtė herė Lidhja Shqiptare tė kėrkonte jo si njė vit mė parė me rezolutėn e Dibrės (tė 1 nėntorit 1878) njė “Vilajet Shqiptar”, por njė “Principatė Shqiptare” ose njė “Republikė Shqiptare”, me kryeqytet Manastirin, nėn suzerenitetin e sulltanit, duke i paguar atij njė tribut vjetor. Njė kėrkesė e tillė, qė do tė ēonte nė shkėputjen gati tė plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, u parashtrua nga pėrfaqėsuesit e krahut radikal tė Lidhjes, ndėrsa pjesa tjetėr e delegatėve tė Kuvendit dhe e udhėheqėsve tė saj mendonte se, pėr shkak tė konfliktit me Malin e Zi, qė po trokiste nė derė, nuk ishte e volitshme qė nė ato ditė tė hyhej nė luftė kundėr Portės sė Lartė.
Nė kėto rrethana, delegatėt radikalė u tėrhoqėn nga kėrkesa e njė “Principate Shqiptare” ose tė njė “Republike Shqiptare” dhe vendosėn tė kėrkojnė nga Stambolli “Vilajetin e Shqipėrisė”, pa bėrė asnjė hap tė mėtejshėm prapa. Por qeveria turke e kundėrshtonte edhe kėtė kėrkesė dhe, duke qenė nė dijeni tė punimeve tė Kuvendit, kaloi nė pėrdorimin e forcės ndaj tij. Mė 13 tetor 1879 organet qeveritare tė Prizrenit vunė nė pėrdorim garnizonin ushtarak dhe e shpėrndanė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, pa i lėnė kohė atij tė pėrfundonte punimet e tij dhe tė miratonte rezolutėn pėrkatėse.
Nė njė nga seancat e para Kuvendi i Pėrgjithshėm arriti tė zgjidhte sėrishmi Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare. Kryetar i Lidhjes Shqiptare u zgjodh nė vend tė Sheh Mustafa Tetovės (qė kishte zėvendėsuar Iljaz pashė Dibrėn) Haxhi Ymer efendiu (Prizreni), myderriz (profesor i sė drejtės islame), pėrkrahės i krahut radikal tė lėvizjes kombėtare. Nė fillim tė nėntorit 1879, kur filluan sulmet e ushtrive malazeze nė sektorin e Plavės e tė Gucisė, tė cilat u pasuan nga mėsymja qė ato zhvilluan nė fillim tė dhjetorit 1879 dhe nė javėn e parė tė janarit 1880, lėvizja popullore kundėr administratės shtetėrore osmane ra pėrkohėsisht.
Krijoni Kontakt