Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Mes dilemave pėr zgjedhje dhe presioneve nga Beogradi

    Mes dilemave pėr zgjedhje dhe presioneve nga Beogradi



    11.10.2009
    Zijadin Gashi

    Beogradi vazhdon t'u dėrgojė mesazhe politike serbėve tė Kosovės se nuk ka kushte pėr tė dalė nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit. Por, formimi i komunave tė reja, nga disa politikanė serbė shihet si arsye e mjaftueshme pėr pjesėmarrje.

    Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit nė Kosovė kanė zgjuar njė interesim mė tė madh tek komuniteti serb. Kjo tė paktėn vėrehet te numri i subjekteve politike tė kėtij komuniteti qė ėshtė paraqitur tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pėr tė marrė pjesė nė procesin zgjedhor.

    Decentralizimi dhe formimi i komunave me shumicė serbe shihen si mundėsi tė reja pėr kėtė komunitet, qė tė shtrijė njė vetėqeverisje mė tė gjerė lokale.

    Sllobodan Petroviq, kryetar i Partisė sė Pavarur Liberale, veēon sidomos decentralizimin dhe komunat e reja - si arsye tė mjaftueshme pėr pjesėmarrje nė zgjedhje.

    “Po mundėsohet formimi i gjashtė komunave tė reja me shumicė serbe dhe ky ėshtė faktori kryesor qė motivon serbėt e Kosovės qė tė dalin nė zgjedhje”, thotė Petroviq.

    Partia, tė cilėn ai drejton, ka marrė pjesė edhe nė procesin e kaluar zgjedhor dhe ėshtė pjesė e Qeverisė dhe Parlamentit tė Kosovės.

    Ndėrsa njė numėr i konsiderueshėm i subjekteve serbe ka konfirmuar pjesėmarrjen, njė pjesė tjetėr e spektrit politik serb pėrkrah nė njė formė zgjedhjet, por heziton tė pėrcaktohet.

    Rangjell Nojkiq, kryetar i Lėvizjes sė Rezistencės Serbe pėr Kosovėn, mban rezerva nė lidhje me definimin e pėrgjegjėsive tė komunave tė reja, ku serbėt pėrbėjnė shumicėn.

    “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė asnjė mėnyrė nuk duhet lejuar tė formohen vetėm komuna formale, kurse nė praktikė ato tė mos kenė kuptim dhe tė mos u ofrojnė asgjė serbėve pėr mbrojtjen e interesave tė tyre”, thotė Nojkiq.

    Pėrderisa te komuniteti serb vazhdojnė dilemat rreth pjesėmarrjes apo bojkotit tė zgjedhjeve tė ardhshme lokale, Qeveria e Serbisė vazhdon me presionet mbi serbėt pėr bojkotimin e zgjedhjeve.

    Kėtė javė, ministri nė Qeverinė e Serbisė pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, gjatė qėndrimit nė Leposaviq, ua ka tėrhequr vėrejtjen serbėve se nėse marrin pjesė nė zgjedhjet e Kosovės dhe fitojnė funksione nė kuadėr tė institucioneve, do t’i humbin funksionet qė ushtrojnė nė kuadėr tė strukturave paralele, qė Serbia ka ngritur nė Kosovė.

    “Nuk mund tė lejojmė qė njerėzit tė kenė dy punėdhėnės dhe tė marrin nga dy paga dhe mendoj se kjo ėshtė shumė e qartė”, ka thėnė Bogdanoviq, sipas tė cilit, pėr serbėt e Kosovės duhet tė jetė e qartė se Beogradi vlerėson se nuk ka kushte qė ata tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale nė Kosovė.

    Sidoqoftė, janė 21 subjekte politike serbe qė janė paraqitur pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet lokale. Interesim pėr zgjedhje ėshtė vėrejtur edhe nė komunat e reja, si Graēanicė, Ranilluk e Kllokot.

    Ndėrkaq, njė interesim krejtėsisht i vogėl i serbėve pėr zgjedhje vėrehet nė pjesėn veriore tė Kosovės, ku ka njė pėrqendrim mė tė fuqishėm tė strukturave paralele tė Serbisė, tė cilat nuk i njohin institucionet e Republikės sė Kosovės.

    Radio Europa e Lirė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-10-2009 mė 15:50

  2. #2
    Kosovė: Shpėrthim nė njė familje serbe nė komunėn e Gjilanit

    Besim Abazi

    Zėri i Amerikės,Prishtinė
    11-10-2009


    Policia nė Kosovė bėri tė ditur se ka ndodhur njė shpėrthim nė njė familjeje serbe nė lindje tė vendit, por pa pasoja nė njerėz.

    Shpėrthimi i cili ka lėnė pas vetes vetėm dėme materiale, ka ndodhur nė fshatin Cėrnicė tė komunės sė Gjilanit, nė shtėpinė e Milorad Todoroviēit, zyrtar i Partisė Demokratike tė Serbisė.

    Zoti Todoroviē, ishte nė njė periudhė zyrtar i lartė nė Ministrinė e kthimit nė qeverinė e Kosovės e mė pastaj kėshilltar i ish ministrit serb pėr Kosovėn Sllobodan Samarxhiē.

    Fshati Cėrnicė ėshtė i banuar me popullatė tė pėrzier. Policia tha se ėshtė duke bėrė hetime intensive, por ėshtė herėt tė thuhet pėr autorėt apo motivet e mundshmej.

    Zyrtarė tė qeverisė serbe thanė ndėrkaq se ky shpėrthim ėshtė dėshmi e pafuqisė sė institucioneve tė Kosovės si dhe policisė dhe paqeruajtėseve ndėrkombėtarė, pėr tė ofruar siguri pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.




    P.S.

    Sic duket, sherbimi sekret serb ėshtė shumė aktiv kohėt e fundit nė trekėndėshin Gjilan-Preshevė dhe Kumanovė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-10-2009 mė 15:53

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    disa shqiptar e nde po shohin endraa se beogradi dote ndryshoj qendrimin fashist ndaj kosoves disa ende endrrojn per vllazrim bashkim po harrojn se bashkjetesa me serb ka vdek edhe uroj qe kurr mos te vjen ajo dit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •