Close
Faqja 27 prej 101 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 1001
  1. #261
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    At Vinēenc Prenushi

    Laberi-1938

    Shqiperi-1912
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Altin1 : 06-11-2009 mė 21:43

  2. #262
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    thx marinar..

    cdo foto qe ke sjelle ka vlera te pa llogaritshme..

    a mundet te bahet ma e madhe foto e At Vincens Prenushit?

    ka qen poet i madh shum..

    cka ke bij qe kjan e fshan..
    kjan e fshan e vetllat vran..

    kush e vazhdon kte kryevjershe.. te Vincenc Prenushit fiton nje... kaposh deti per vit te ri..
    lol

    ja coj me
    Ne Kongrsin e Manastirit-1908

    Ndre Mjeda, Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi








    Autore i atyre rreshtave nuk eshte Vinēenc Prenushi, por eshte Ndre Mjeda, sa me kujtohet?!


    Ndre Mjeda

    Grueja shqyptare

    (ame e bi)




    Ka ra rrezja nder bajama!
    T' bin e vet kshtu e pvetė e ama:
    - C'ke, moj bi, qi kjan e fshan?
    Kjan e fshan, e vetllat vran? -

    - Kjava shum, mori lum nana,
    Tuj qindisė e m' ra gjylpana;
    M' ra gjylpana nen balkue,
    E jam ulė tash me e kerkue. -

    - Po cka kje qi lodt t' i xori?
    Ku kje dhima, a ku kje zori?
    A por, drue, mos m'je harlisė,
    Qysh se kjan - o tuj qindisė.
    Pasha nanen nuk mund t' bari,
    Qi tė me ndezet bija zhari!
    Do t' a dije e zeza nanė,
    Pse ti vetllat shpesh m' i vranė;
    Pse c' kah mot, moj, buza s' t' qeshet
    E n' argtime zemra s' t' ndeshet. -

    ...vazhdon

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    te kujtohet gabim o marin..

    poeti i asaj poezie kryeveper eshte Vincenc Prenushi e jo Mjeda..

    po ne se mundet dikush me na e sjell krejt do baj mire se eshte nje mrekulli..

    po mo u tremb se nuk do i tregoj ktyre se ku perfundoj i ngrati at Vincens..

    qe thua ti me ate agjentin se tash e lexova..

    ceshtja e fashizmit dhe lidhja e tij me shqiperine e me kosoven nuk mund te vleresohet per mir a per keq.. me nji rast .. apo disa sikurse ai qe the..
    mir se ne jugosllavi.. udb-a e perdori per "shi ne kallamoq te vet" ceshtjen e rekrutimit si xhandar te shum shqiptareve.. athere po ne shqiperi nuk kishte mundesi te shikohej ndryshe kjo pune..
    kishte sigurisht..

    gjithmon duhet pare qe sa me shum shqiptar te jen te bashkuar..
    kjo eshte politik kombetare..se me ba distancime e eleminime e etiketime eshte me e lehta pun "atdhetare"..

    cdo te mire..

  4. #264
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Une mendoj se Ndre Mjeda eshte autori?


    Grueja shqyptare
    (Amė e bi)


    Ka ra rrezja nder bajama!
    T' bin e vet kshtu e pvetė e ama
    C'ke, moj bi, qi kjan e fshan?
    Kjan e fshan, e vetllat vran? -

    - Kjava
    shum, mori lum nana,
    Tuj qindisė e m' ra gjylpana;
    M' ra gjylpana nen balkue,
    E jam ulė tash me e kerkue. -

    - Po cka kje qi lodt t' i xori?
    Ku kje dhima, a ku kje zori?
    A por, drue, mos m'je harlisė,
    Qysh se kjan - o tuj qindisė.
    Pasha nanen nuk mund t' bari,
    Qi tė me ndezet bija zhari!
    Do t' a dije e zeza nanė,
    Pse ti vetllat shpesh m' i vranė;
    Pse c' kah mot, moj, buza s' t' qeshet
    E n' argtime zemra s' t' ndeshet. -

    - Nuk a' gja, moj nanė s' a' gja;
    Por po t' tham, se as kot s' jam vra:
    Dicka vlon n' ket cerdhe zanash;
    Vlon dashtni, si n'bija nanash!
    Nane, dashtnija m' ka molisė,
    Prandej kjaj - o tuj qindisė! -


    - T'u thafėt goja, bi, c' po thue?
    A kaq shpejt ti m' je terbue?
    Po shikjo, moj bi kercuna,
    Se, po bana 'i herė e t' xuna,
    Bana e t' pava tuj m' dalė n' derė,
    Nuk m' ke pshtim, jo metsha e mjerė!


    - Jam shqyptare e bi shqyptari,
    E ato fjalė, nanė, s' mund i bari:
    S' ke me m' pa, jo, tuj dalė n' derė,
    Si kujton, pse m' ke per nderė;
    As, moj nanė, nuk jam harlisė
    Vec pse kjaj - o tuj qindisė,
    E shka n' zemer m' ka pengue,
    Asht gja e dejė, o nanė, per mue. -

    Fillon nana tash me u vra:
    Dicka nakel sė mjerės i asht ba;
    Don me cilė tė ngriten gojė;
    Por dro e mjera mos t' gabojė:

    - Fol, moj bi, mos m' len nder grepa,
    Mos mė mshef gja, moj, se do djepa
    I kam luejtė der tash e m' ke
    Dhelpen t' vjeter: Ty sot be
    T' paca lshue, tash me m' diftue,
    Se pse zemra peshė t'asht cue. -

    - Nanė, dashtnija m' ka molisė,
    Prandej kjaj - o tuj qindisė. -

    Bindej nana, gja s'kuptote,
    Por, te miren kah i a dote
    Muer me t' amel e i tha e mjera:

    - Mori bi, moj si prendvera,
    Pash njat diell e pash njat hanė,
    Pash njat Zot, qi kthiell e vranė,
    M' difto sot, c' sokol ke xanė? -

    - C' farė sokolit thue, moj nanė?
    T' thacė, moj, t' thacė se s' m' a ban ndera,
    S' m' a ban shpija, as
    s' m' a ban dera
    Me luejtė mendsh, moj nanė, mas kuej:
    S' i kam dhanė, jo,
    fjalė kurrkuej.
    E po t' tham: Se n' t' endun t' motit,
    Po t' tham, po, me
    besė tė Zotit,
    Ty due fjalėt me t' i ndigiue,
    As s' kam mend me t' u largue.
    Zemren dysh un s' mund e daj:
    M' len t' qindisi, m' len tė kjaj!
    -

    U ngri nana, lodt i pshtuen;
    Para s' bis fort syt i u xuen.

    Kaluen dit e kaluen net,
    Vajza ma me gojė s' po flet:
    Me gojė s' flet edhe na a' smue,
    Rat e mjera a' tuj lingue:
    Lingon keq n' at shtroje deket
    E shpesh paket edhe meket.
    Ftyra e sajė porsi flok bore;
    Mndash, gjylpanė s' i hjekė prej dore;
    Por punon e tuj punue,
    Shef pelhuren se a' marue:
    I lshon syt mi te me mall
    Edhe e puthė e e ven nė ball.

    Nana vajzen tuj dihatė
    Shpesh e ndien e: - Mori e ngratė,
    A njimend s'don me m' diftue,
    Se pse zemra peshė t' asht cue?


    - Nanė, dashtnija m' ka molisė;
    Kjava mjaft-o tuj qindisė!
    Kjava mjaft... - Ma desht t'ligjrojė,
    Por i u kput ksajė fjala n' gojė.
    Si fjalė tjera nuk mund tė xori,
    Mndash, gjylpanė prap n' dorė i mori;
    Por dy duerėt, porsi florini,
    Mi pelhurė deka i a ngrini.

    - Kuku nana kjan me lot,
    Se c' me gjet mue t'meren sot!
    Se c' e gjet tė zezen nanė
    Nen ket diell e nen ket hanė! -

    Merr pelhuren, qi pat enė
    Bija e sajė; kishte pasė kenė
    Kuq e zi e m' te qindisė
    Gjet dashtnin qi e kisht' molisė.
    N' krye t' flamurit kisht' punue,
    Per rreth shqypje, m' dorė prarue,
    Fjalėt e hershme, fjalėt e tė Parve:
    Se Shqypnia asht e Shqyptarve;
    E nder skaje fjalėt "liri".
    Merr nanė-shkreta e pshtiell at bi,
    Qi, pa njofėt tjeter dashtni,
    Ishte shkri vec per Shqypni.

    Eni bija, zana malit,
    Ju qi kjani n' dekė t' njij djalit,
    E, permysė mi ket bujare,
    N' te nderoni bin shqyptare;
    E tuj puthė e mall e vajė
    Njat flamur, qi dora e sajė
    Diejti aq bukur me qindisė,
    Pse dashtnija e kisht' molisė;
    Lidhniu tok: Per herė dashtnija
    Per vend t' uej t' u jet stolija;
    Pe, po kje qi, si kjo bi,
    Rriten vashat nė Shqypni,
    N' vend do tė shkojė-o fjala e t' Parve,
    Se Shqypnia asht e Shqyptarve.
    Lidhniu tok, si bajshin motit
    Ato bijat e Kastriotit,
    E broh'ritni n' gzim e n' vajė.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Ndre Mjeda asht o Marinar drejt e ke
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #266
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Kryebashkiak te paidentifikuar te Tiranes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marinar mos ngul kamb..

    kur thot brari..ashtu eshte..

    nejse..
    po rendesi ka qe e solle kte vjershe ose poeme.. qe nuk e ka shoqen..

    I pavdekshem do mbetet At Vincens Prendushi me kte..

    vazhdo me thesarin fotografik..

    nje mrekulli..

  8. #268
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    marinar mos ngul kamb..

    kur thot brari..ashtu eshte..

    nejse..
    po rendesi ka qe e solle kte vjershe ose poeme.. qe nuk e ka shoqen..

    I pavdekshem do mbetet At Vincens Prendushi me kte..

    vazhdo me thesarin fotografik..

    nje mrekulli..
    Mire, forumistet tjere le te nderhyjne ne kete dileme?!

  9. #269
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Martesa e Ahmet Zogut
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po nga tregtaro-biznesmeno-borgjezo-kapitalistet e pare shqiptare a gjinden foto?

    do desha me pa jonuz shijakun.. ( por dhe te tjere) ate qe ka ndertue fabriken moderne ne vitet 1920 e ca.. te miell-bukes pamjen e te ciles e ke sjell ti ktu o marins..

    sepse nuk duhen harruar ata heronj te civilizim-zhvillimit..


    ..

Faqja 27 prej 101 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •