Kemi ngjashmeri meqe jetojme e para te dy ne nje vende, por edhe per vitet e kaluara ketu. Po mundohem te te jap mendimin tim personal.
Une nuk mendoj per vdekjen pasi do te ishte e pa kuptime per dike ne moshen time te mendonte per vendin e varrimit.Me teper bizare do te thosha!
Por mendoj per te ardhmen dhe personalisht do ta quaja nje deshtim ne jete nese une do te perfundoja ketu ne pleqeri.Sinqerisht nuk mund ta imagjinoj veten ketu pas daljes ne pension.
Mos te keqekuptohemi mua me pelqen Anglia me te mirat e te keqijat e veta. Puna me pelqen por edhe kushtet e jeteses.Edhe sikur ti ktheja vitet pas, perseri Angline do kisha zgjedhur te jetoja/punoja!
Por sado te jetoj ketu, une perseri do te kem "my accent" te vecante qe do me dalloj. Ky nuk eshte vendi im sado i mire te jete dhe sado te mira materiale te me dhuroje.
Dua te kaloje "pleqerine" anes detit, anes frutave qe varen ne rruge, anes njerezve qe t'ju flas shqip,ti jape dicka atij vendi qe nuk mund t'ja jepja ne rini.
Endrra ime sa me larg qyteteve ( megjithse kam lind dhe rrit ne nje) ne nje shtepi me oxhak dhe me shume rrush qe te bej rakine time..

Krijoni Kontakt