Zėdhėnėsi i Qeverisė sė Shkupit, Shefik Duraku, mungesėn e gjuhė shqipe e sheh si gjoja ēėshtje teknike. Shqiptarėt hallexhinj shfaqin problemet me komunikimin me Qeverinė e Maqedonisė.
Nga Express mė 10.10.2009 nė ora 20:09
Asnjė dokument, kėrkesė apo informatė zyrtare shqiptarėt deri tani nuk kanė arritur qė publikisht apo privatisht ta marrin nė gjuhėn shqipe nga Qeveria e Maqedonisė, edhe pse kjo e drejtė mundėsohet me ligj, qė buron nga obligimet e Marrėveshjes sė Ohrit. Qytetarėt qė kanė probleme, nevojė apo kėrkesa nė Qeveri vazhdojnė tė detyrohen t`i bėjnė kėrkesat dhe lutjet nė gjuhėn maqedonase, sepse njė sugjerim tė tillė e marrin edhe nga zyrtarė dhe nėpunės shqiptarė nė Qeveri.
“Kam pasur problem nė komisionin e shkallės sė dytė tė Qeverisė dhe ankesėn mė thanė ta bėj nė maqedonisht, sepse mė mirė. Ose nėse do tė ishte nė shqip, as qė do tė pėrfillej dhe zvarritet”, thotė Idriz M, nga Kumanova, i cili thekson se ka pasur komunikim me Qeverinė, por kryesisht nė gjuhėn maqedonase.
Ai shton se nuk mund tė sigurojė informata dhe tė njihet me aktivitetet, njoftime dhe shpalljet qeveritare, pėr shkak se edhe burimet e informimit apo faqja e internetit tė Qeverisė, vazhdon tė jetė vetėm nė gjuhėn maqedonase.
Zėdhėnėsi i Qeverisė, Shefik Duraku, ka theksuar se mungesa e aplikimit te gjuhės shqipe, bėhet pėr ēėshtje teknike.
“Problemi ėshtė teknik dhe nuk kemi pasur ndonjė shqiptar qė tė azhuronte faqen e Qeverisė dhe tė mirėmbajė versionin shqip. Me konkurset e reja qė kemi pranuar kuadro, do t`i punėsojmė disa qė tė merren me kėto ēėshtje pėr azhurnimin e faqes”, ka theksuar zėdhėnėsi Duraku.
Ekspertėt pėr ēėshtje juridike theksojnė se Qeveria me kėtė shkelė tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės shqipe, por disa herė kjo nevojė ka hasur nė veshė tė shurdhėr. (INA)
Krijoni Kontakt