Nga Express më 10.10.2009 në ora 19:32
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë për disa sekonda në qytetin e Korçës në Shqipëri. Instituti Sizmiologjik shqiptar tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.2 ballësh.
Ndërkohë lëkundje më të lehta ka pasur edhe në Pogradec. Nuk raportohen dëme. Rreth orës 2:30 të ditës se shtunë është shënuar lëkundja e parë në Pogradec, 4 km ne lindje te qytetit, me epiqendër fshatin Starovë.
Ndërkohë goditja e dytë ka ardhur në orën 4:00 me 3.4 ballë, me epiqendër fshatin Goricë e Madhe. Më vonë është shkaktuar edhe tërmeti më i fortë që u ndje kryesisht në Korçë me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ka qenë në fshatin Sovjan.
Sizmiologët bëjnë të ditur se thellësia e vatrës së tërmetit ka qenë 2 km nën tokë rreth 7 km larg Pogradecit. Lëkundjet në të dy qytetet janë ndjerë natën kur shumica e banorëve kanë qenë në gjumë. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme në njerëz apo shembje objektesh.
Krijoni Kontakt