-
Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni: Jam kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, i cilëson gabim të madh debatet për shkëmbime territoriale në Ballkan. Ai thotë se Ballkani mund të stabilizohet vetëm duke u ruajtur kufijtë e tanishëm dhe me integrim të rajonit në Bashkimin Europian
Nga Express më 10.10.2009 në ora 19:46
Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor duhet të kërkohet dhe të garantohet brenda kufijve të tanishëm sepse askush nuk ka interes për shkëmbim të territoreve, ka thënë Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Michael L. Giffoni.
“Çdo herë kur flitet për shkëmbim territoresh bëhet një gabim i madh”, ka thënë ai, në një intervistë për “Osservatorio Balcani e Caucaso”.
Diplomati italian i cili po pret emërimin nga Këshilli i BE’së për t’u angazhuar në pjesën veriore të Kosovës, në kuadër të planave europiane për rritje të rolit në këtë pjesë të vendit tonë, ka deklaruar se në interesin e vendet ballkanike është anëtarësimi në BE.
“Në interes të të gjithëve në Ballkanin Perëndimorë, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, është integrimi në Bashkimin Europian brenda kufijve të tyre aktual, duke reduktuar në këtë mënyrë rëndësinë e kufijve. E njëjta gjë ka ndodhur me shtetet tjera të Europës Qendrore dhe Lindore që tashmë janë anëtare të BE’së”.
Për më tepër, idetë për ndryshime kufijsh dhe shkëmbime territoriale ai i konsideron të dëmshme sepse do të mund të përfshinin në mënyrë të pakontrolluar tërë rajonin.
“Me të vërtetë është një ide e rrezikshme, për shkak se mund të nxisë aspirata të tjera të ngjashme në territore tjera, një lloj reaksioni zinxhir. Për të qenë më i qartë, mjafton të mendohet për zonën e banuar nga komuniteti shqiptar në Maqedoni, ose rajone tjera të Ballkanit me popullatë të përzier. Nëse do të fillonte një proces i tillë do të ishte e vështirë të kontrollohet”, ka thënë Giffoni.
Për ambasadorin Italian zgjidhja më e mirë është që komuniteti shqiptar në Serbi, komuniteti serb në Kosovë, entiteti serb në Bosnje, dhe të gjitha komunitetet pakicë të Ballkan, të sigurohen për të drejtat e tyre legjitime brenda shteteve ku jetojnë. “Kjo është ajo që kemi provuar të bëjmë gjatë dhjetë viteve të fundit. Mendoj se ky është i vetmi opsion pozitiv për stabilizimin e Ballkanit”, ka thënë ai.
Ai vlerëson se për situatën në veri të Kosovës ka arsye për brengosje duke sugjeruar që bashkësia ndërkombëtare të përfshihet fuqishëm atje Sipas tij, BE ka konsensus për këtë dhe kjo çështje do të jetë një pikë kthese në Kosovë. “E drejta për kthim duhet të garantohet për refugjatët nga të dyja komunitetet. Kthimi i tyre duhet të ndodh në një atmosferë stabile dhe të sigurt. Dua të theksoj se lidhur me këtë, kryetari i Mitrovicës, Bajram Rexhepi, deri më tash ka luajtur një rol pozitiv dhe konstruktiv. Duhet bërë edhe shumë punë në pjesën veriore të Mitrovicës për të siguruar kthimin e familjeve shqiptare nën kushtet me të mira të mundshme”, ka thënë Giffoni.
-
-
Shqiptarve u esht mare vilajetit te Nisit, dhe ket nuke e ka trajtu asnjiher Evropa , po as lideret kosovar nji fakt nuk e permendin kurre ,sepse kure Shqiptaret flasin per padrejtsit qe u jon ber evropa i kritikon e akuzon se po kthehen ne te kaluaren dhe po tregohen nacionalist .U perndjeken qinra e mira shqiptar nga trojet etyre stergjyshore dhe kurgje kerkuj thon madje se ashtu ishte ateher.Maqedonia beri gjenocid mbi shqiptaret me1941 -45en e tani akuzon se ne pikum nga qelli na shkruan historin ton si do e as kush se demanto e thon lideret tan tmose merremi me ta se sja vle po ajo qe shkruhet thon nuke qkruhet.Qameria u dogj nga greku dhe ne heshtum malsia udogj e shfaros po thuaj fisi KUQI prej Majazezve e serbve ne heshtem. Tani te gjith qe na perzen nga tokat tona erdhen edhe ketu ku erdhem ne Shqiperi e Kosov e as ketu sna len rehat ,na imoren nga stergjyshrit duan edhe neve e brezave qe vine,. Nese dikush kerko toka ather ne do te duhej ta kerkojm token stergjyshore token dardane e Pellezge qe e banuam ter ballkanin e sotem pra ne kemi arsye te plote. Me sulme nuk arrini te mbrohen se historia esht ajo qe flet mase miri emrat Ilire jon ku do be lumejt ara e kodrina ne ter ballkonin.Giffoni thuaj njiher qa ne themi e mose thuaj vetem ti qa thua eta mer mendja
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt