Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1

    Nderkombetaret: Opozita te pranoje zgjedhjet, te hyje ne parlament



    Nga Express mė 10.10.2009 nė ora 17:24
    Sipas Komisionit Europian, Shqipėria merr note kaluese pėr zgjedhjet e pėrgjithshme te qershorit, vlerėsohet zbatimi i Marrėveshjes se Stabilizim Asocimit, por pika te dobėta ne vend mbeten korrupsioni, shteti ligjor, pavarėsia e gjyqėsorit dhe ajo e institucioneve shtetėrore, si dhe administrata.

    Kėshtu pėrmblidhet progresi i Shqipėrisė ne projekt-Strategjinė e Zgjerimit. Dokumenti, i shoqėruar me raportet e detajuara, evidenton ēdo vit ecurinė e vendeve te Ballkanit dhe i drejtohet 27 shteteve anėtare te BE-se pėr vlerėsim.

    "Shqipėria ka bere progres ne reformat kyēe politike. Zgjedhjet e qershorit 2009 plotėsuan pjesėn me te madhe te standardeve ndėrkombėtare, por me shume pėrpjekje nevojiten ndaj parregullsive te vėrejtura", thuhet ne dokumentin e brendshėm te Komisionit Europian.

    Marrėveshja e Stabilizim Asocimit, qe pėrbėn bazėn e marrėdhėnieve Shqipėri-BE, vlerėsohet te jete zbatuar pa pengesa.

    Pas pjeses pozitive, radha ju vjen sfidave me te cilat pėrballet vendi.

    "Shqipėria duhet te beje progres, ne veēanti ndaj shtetit ligjor sidomos pėr luftėn ndaj korrupsionit, sikundėr pėrsa i takon funksionimit te duhur te institucioneve shtetėrore, e ne mėnyrė te posaēme pėr pavarėsinė e gjyqėsorit. Kapacitetet administrative kėrkojnė pėrforcim te mėtejshėm", vlerėson ne mėnyrė te pėrmbledhur Komisioni Europian.

    Ne Projekt-strategji vėrehet paqartėsia e hasur ne lidhje me aplikimin e Shqipėrisė pre statusin kandidat, pėr shkak te zvarritjes se deritanishme nga Kėshilli i BE-se.

    Pėr kėtė, renditen disa formulime te ndryshme te cilat qėndrojnė pezull pėr momentin, pėr shkak te mosmarrjes se vendimit nga vendet antare. Gjithesesi Komisioni shpreh gatishmėri pėr te nisur pėrgatitjen e opinionit pėr Shqipėrinė, sapo Kėshilli t'i adresoje kėtė mandat.

    Per liberalizimin e vizave, Komisioni thekson se do te paraqesė propozimin e tij ne mes te 2010, nėse Shqipėria do te ketė plotėsuar kushtet. /tch/

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    SHBA-BE: Shtate arsyet pse PS duhet te hyje Ne Kuvend

    Rozeta Rapushi
    E Merkure, 14 Tetor 2009

    Asambleja Parlamentare e OSBE tha dje se Shqiperia e kaloi testin me 28 qershor, teksa ka renditur dhe shtate arsyet se perse PS duhet te hyje ne Kuvend. Konkluzioni final, ne takimin e zhvilluar ne shtetin fqinj ishte se zgjedhjet ishin te lira, te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Zgjedhjet shenuan nje progres domethenes politik, dhe rriten kredibilitetin e vendit, teksa e kane cilesuar pjesemarrjen e socialisteve ne Kuvend, si nje detyrim ndaj elektoratit, i cili i ka votuar. Keshtu, opozita shqiptare, u kritikua ashper nga drejtuesit e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, per bojkotin e vazhdueshem te Kuvendit. Ne mbledhjen e zhvilluar dje, ne Athine, Komiteti Drejtues i Asamblese se OSBE-se, analizoi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, duke i quajtur ato zgjedhje demokratike. Njeheresh e keshilloi opoziten t'i rikthehet jetes parlamentare per te vijuar me reformat. Zevendes Presidenti i kesaj Asambleje, Uolfgang Grossruck, u shpreh se konkluzioni i OSBE-se mbi zgjedhjet ne Shqiperi, ishte se ato ishin te lira, te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Ne keto kushte, Grossruck, tha se eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po merr pjese ne Parlament. "Pjese e pjekurise demokratike eshte edhe te pranosh rezultatin e zgjedhjeve dhe shpresoj qe partia e opozites, te marre sa me shpejt pjese ne Parlament. Kjo eshte e vetmja rrugedalje per te zhvilluar me tej demokracine", u shpreh ai. Po keshtu, Kryetari i Delegacionit te Italise ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se, Ricardo Migliori, duke komentuar zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh se ato ishin me te mirat, nga pikepamja organizative, te zhvilluara ndonjehere. "Do te thosha pra, nje hap domethenes nga pikepamja politike, pasi kredibiliteti i Shqiperise u rrit, cka eshte shume e rendesishme, vecanerisht ne kete moment te integrimit te Shqiperise ne Evrope", u shpreh Migliori. Ne keto kushte, ai i sugjeroi opozites shqiptare, qe te verifikoje rezultatet e vezhgimit te OSBE-se, Keshillit te Evropes si dhe te Parlamentit Evropian, sepse sipas ketyre institucioneve, zgjedhjet ne Shqiperi ishin te lira dhe te drejta. "Une shpresoj qe me ne fund, gjithcka te hyje serish ne dialektiken demokratike, pasi eshte e drejte e detyrueshme per opoziten te perfaqesoje qytetaret shqiptare qe e kane votuar. Qytetaret kane votuar partine e kryeministrit Berisha, per partine, qe se bashku me kryeministrin Berisha qeveris Shqiperine, por jo pak prej tyre kane votuar edhe per Partine Socialiste dhe keta qytetare duhen perfaqesuar", theksoi ai. Nje tjeter anetar i Asamblese Parlamentare te OSBE, perfaqesues i Zvicres, Miesch nenvizon faktin se pavaresisht perballjes per here te pare me nje sistem te ri zgjedhor, Shqiperia e kaloi testin per zgjedhje demokratike. Kritika ndaj se majtes, qe po qendron jashte Kuvendit, u bene edh nga anetari i Kongresit Amerikan, Alcee Hastings. Sipas tij, nese do ta vinte veten ne postin e kreut te opozites shqiptare, do te kishte hyre ne Kuvend. Hastings theksoi se Shqiperia po maturohet shpejt dhe PD e LSI po bashkohen e po behen me pragmatiste ne qendrimin e tyre politik, dhe besoj qe ky eshte nje tregues i shendetshem per demokracine ne Shqiperi.



    Kundershtimi

    Anetaret e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, leshuan lume kritikash ndaj bojkotit te opozites ne Kuvend. Sipas tyre, zgjedhjet e 28 qershorit ishin te lira dhe te ndershme dhe socialistet duhet te hyjne ne Kuvend.


    SHBA: Vleresojme bashkeqeverisjen

    PD-LSI, nje demokraci e shendetshme


    Anetari i Kongresit Amerikan, Alcee Hastings, vleresoi bashkeqeverisjen mes Partise Demokratike dhe asaj te Levizjes Socialiste per Integrim. Ne mbledhjen e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Hastings, tha se fakti eshte qe zoti Berisha, se bashku me zotin Meta, munden te krijojne nje koalicion, besoj se eshte tregues i nje demokracie te shendetshme. Sipas tij, koalicioni i sotem qe drejton vendin duhet te vazhdoje te ruaje vemendjen e komunitetit nderkombetar, i cili eshte i fokusuar per te ndihmuar Shqiperine qe te behen hapa te metejshem perpara. Kongresmeni amerikan, kritikoi ashper bojkotin e opozites ne Kuvend, duke theksuar se deputetet socialiste, duhet te marrin pjese ne seancat plenare dhe ne jeten aktive ne Kuvend.


    Uolfgang Grossruck (Austri)

    "Une raportova gjate takimit ne Athine per zgjedhjet ne Shqiperi dhe jam shume i kenaqur per raportin, sepse ne beme nje raport te perbashket nga OSBE, Asambleja Parlamentare dhe ODIHR. Dhe rame plotesisht dakord per rezultatin e zgjedhjeve dhe vleresimin e tyre. Konkluzioni yne eshte se zgjedhjet ishin te lira dhe te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po merr pjese ne Parlament. Pjese e pjekurise demokratike eshte edhe te pranosh rezultatin e zgjedhjeve, dhe shpresoj qe partia e opozites te marre sa me shpejt pjese ne parlament. Kjo eshte e vetmja rrugedalje per te zhvilluar me tej demokracine".


    Ricardo Migliori (Itali)

    "Zgjedhjet ne Shqiperi, sipas mendimit te OSBE, ishin me te mirat nga pikepamja organizative. Nje hap domethenes nga pikepamja politike, pasi kredibiliteti i Shqiperise u rrit, cka eshte shume e rendesishme, vecanerisht ne kete moment te integrimit te Shqiperise ne Evrope. Shpresoj qe drejtuesit e opozites shqiptare te verifikojne rezultatet e vezhgimit tone, te KE, te Parlamentit Evropian, pasi sipas mendimit tone, zgjedhjet ne Shqiperi ishin te lira e te drejta. Une shpresoj qe, me ne fund, gjithcka te hyje serish ne dialektiken demokratike, pasi eshte e drejte e detyrueshme per opoziten, te perfaqesoje qytetaret shqiptare qe e kane votuar".


    Alcee Hastings (SHBA)

    "Fakti eshte qe zoti Berisha, se bashku me zotin Meta, munden te krijojne nje koalicion, besoj se eshte tregues i nje demokracie te shendetshme. Nuk do te kishte qene ky qendrimi im, po te kisha qene une lideri. Per sa me perket mua, une po pres zgjedhjet e ardhshme pas kater vitesh! Shqiperia ka nje ndikim substancial ne rajon, dhe pikerisht ketu, qendron ajo qe une besoj se eshte "xhevahiri i fshehur" i asaj qe sjell pjekuria e procesit elektoral. Ne kete kontekst jam shume i kenaqur per hapat pozitive qe u kryen. Ka pasur natyrisht, mangesi qe mbeten per t'u zgjidhur ne zgjedhjet e ardhshme dhe jam i bindur qe do te kete permiresime".

    Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    "S’ndikohemi nga ultimatume tė huaja”

    Ilir Kadia/ BBC

    Kryetari i Asamblesė sė PS-sė, Gramoz Ruēi, del kundėr thirrjeve tė ndėrkombėtarėve qė opozita tė jetė pjesė e Kuvendit. Apeli i fundit i kreut, i bėrė nga kreu i Senatit kanadez, nuk ėshtė pritur mirė nga Ruēi, i cili ka deklaruar se “ka perėnduar koha e Shqipėrisė qė mendonte se ēfarė thotė njeri apo tjetri”.
    Pėrse duhen mbėshtetėsit e tyre tė hedhin firma nė letėr, ndėrkohė qe mjafton iniciativa e njė deputeti nė Kuvendin e Shqipėrisė?
    Mė vjen edhe pėr tė qeshur edhe pėr tė qarė me interpretimin qė ka bėrė Kryetarja e Kuvendit, e cila e paska mėsuar rregulloren qė paska tė drejtė njė deputet qė tė marrė njė iniciativė ligjore dhe kėtė nuk e di opozita, pra PS. Nuk ėshtė thjesht punė mundimi apo mosnjohje, por nisma ka njė pėrmbajtje mė tė thellė se kush ėshtė pronari i kėsaj vote. Ne nuk po mundojmė njeri, ėshtė elektorati shqiptar ai qė do tė dijė e tė lexojė se ku shkoi vota e tij. Zonja Topalli le tė marrė nismėn apo tė deklarojė qė maxhoranca qė ajo pėrfaqėson ėshtė e gatshme tė bėj transparencėn pėrpara kėtyre qytetarėve.
    Zoti Rama ėshtė shprehur pėr njė bojkot tė mundshėm tė zgjedhjeve tė pjesshme tė 15 nėntorit, i ka quajtur ato “farsė”, ndėrkohė qė ka thėnė se vendimin pėr to do ta marrė forumi kryesori i PS-sė, pra Asambleja qė ju drejtoni. Cilat janė gjasat pėr vendimin tuaj?
    Brenda kėsaj jave PS do tė zhvillojė dy aktivitete tė rėndėsishme, siē ėshtė mbledhja e Kryesisė dhe mbledhja e Asamblesė Kombėtare. Nė kushtet qė kemi tė bėjmė, aspak me njė reflektim, por pėrkundrazi njė qėndrim tepėr tė ngurtė dhe aspak premtues tė maxhorancės, sigurisht qė veprimeve politike tė PS-sė nuk i mbetet alternativė tjetėr vetėm t’i pėrshkallėzojė ato.
    Kreu i senatit kanadez, por mė parė edhe mjaft ndėrkombėtarė tė tjerė kanė pėrsėritur qėndrimin e tyre qė opozita tė zėrė vendet e saj nė Parlament...?

    Ju lutem mendojeni zonjėn Topalli nė Kanada sikur ajo t’i bėnte thirrje apo t’i jepte mend opozitės atje. Ka perėnduar koha e Shqipėrisė qė mendonte se ēfarė thotė njeri apo tjetri, kėshtu qė tė gjitha mediat nė dispozicion tė maxhorancės aktuale trumbetonin me tė madhe se ēfarė tha mysafiri kanadez. Demokracia, liria e fjalės, liria e pronės qė ndėrkombėtarėt na i kanė mėsuar kėtu e 20 vjet mė parė, tashmė janė pronė edhe e shqiptarėve, kėshtu qė ne nuk mund tė ndikohemi nė shprehje, kėrkesa, apo ultimatume tė tilla, tė kujtdo qofshin ato.

    Ju keni protestėn e radhės nė Berat, si ėshtė gjeografia e protestės tuaj?
    Gjithė Shqipėria do tė jetė nė pėrshkallėzim tė protestave dhe nė kėrkim tė atyre kushteve qė opozita shqiptare ka shtruar. Nėse kėto kushte nuk realizohen, ne nuk futemi nė Parlament, sepse kemi 20 vjet qė bėjmė zgjedhje, 20 vjet me standarde tė parealizuara dhe me shkelje tė pėrsėritura.


    ****************** ************ *******************

    Po ēfare Grossrukut apo kryeparlamentarit kanadez, na kena Gramoz Selam Musa Rruēin qi s'ka burre nene me i thane "kthehu ne parlament".

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Edi Rama shmang raporterėt e KE-sė

    Kryetari socialist Edi Rama ka shmangur takimin me raporterėt e Kėshillit tė Evropės nė Tiranė. Pėrmes njė letre dėrguar dy raporterėve, Rama u shpjegon pamundėsinė e tij pėr tu takuar me ta, tė cilėt sapo kanė nisur takimet me personalitetet e larta tė politikės shqiptare. Sipas Ramės, pamundėsia e takimit me raporterėt vjen pėr shkak tė angazhimit tė tij pėrmes njė axhende tė ngjeshur jashtė vendit. Dje paradite kryetari socialist ka qenė nė Tiranė, ku ka bėrė dhe deklarata publike, ndėrsa pasdite, si nga bashkia ashtu dhe nga selia e Partisė Socialiste, nuk konfirmohet ikja e tij jashtė shtetit.

    Kreu socialist ka caktuar Eduard Shalėsin dhe Ditmir Bushatin qė tė presin nė selinė rozė dy raporterėt, tė cilėt sipas njė axhende tė caktuar ditė mė parė kanė nisur takimet nė Tiranė. Por duket se letra e Ramės nė adresė tė tyre ka bėrė qė nė takim tė paraqitet vetėm njėri prej raporterėve, David Wilshire, ndėrsa Jaakko Laakso nuk ishte i pranishėm nė kėtė takim. Bushati mėsohet se ka informuar raporterin Wilshire pėr situatėn politike nė vend, standardet e arritura nė zgjedhjet e 28 qershorit, por dhe zhvillimet e ditėve tė fundit. Raporteri ka dashur tė dijė mė shumė rreth shkaqeve qė ēuan PS nė bojkotin e Parlamentit pas krijimit tė qeverisė sė re tė dalė nga zgjedhjet, ndėrsa nuk ka shprehur asnjė qėndrim rreth zhvillimeve mes maxhorancės dhe opozitės. Ndėrsa deputeti tjetėr socialist, ish-nėnkryetari i Bashkisė Tiranė, Eduard Shalėsi ėshtė pėrqendruar nė informimin e tij rreth raporteve mes pushtetit qendror dhe atij lokal, veēanėrisht nė atė qė socialistėt e konsiderojnė cenim tė autonomisė sė pushtetit vendor.

    Nė funksion tė kėtij shqetėsimi, tė zgjedhurit socialistė nė pushtetin vendor, kryesisht bashkitė kryesore tė vendit, kanė dėrguar njė material tė hollėsishėm nė Bruksel, ku informojnė rreth ndėrhyrjeve tė vazhdueshme tė Qeverisė nė kompetencat dhe tė drejtat e pushtetit lokal. Dje pasdite, nė vazhdim tė takimeve tė ngjeshura qė dy raporterėt po zhvillojnė me faktorė tė ndryshėm politikė nė Tiranė, janė takuar dhe me drejtuesit e delegacionit parlamentar shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė KE-sė, kryetarin e kėtij delegacioni Ilir Rusmali dhe nėnkryetarin, Kastriot Islami.

    Dy ditė mė parė, Presidenti i Kongresit tė Autoriteteve Lokale dhe Rajonale nė KE, Ian Mikalef, i kėrkon opozitės tė heqė dorė nga bojkoti dhe t’i kthehet dialogut me maxhorancėn. “Mendoj se demokracia nuk ėshtė tė bojkotosh atė qė ėshtė proces demokratik. Gjėja e duhur nė demokraci ėshtė dialogu. Siē e kam thėnė edhe mė parė, unė i inkurajoj partitė politike tė hyjnė nė dialog, por nuk ėshtė pritur pėr mirė. Nėse ka ndonjė bojkot tė ndonjė procesi demokratik, ne kemi rėnė dakord me qeverinė se do tė ftohemi si kongres pėr tė monitoruar zgjedhjet e ardhshme, jo sepse kemi ndonjė dyshim pėr procesin politik nė kėtė vend, por sepse duam tė jemi kėtu pėr tė parė mėnyrėn e mbajtjes sė zgjedhjeve”, u shpreh zyrtari i lartė i Kėshillit tė Evropės. Kėtė deklaratė Ian Mikalef e bėri nė aeroportin “Nėnė Tereza” nė pėrfundim tė vizitės dhe takimeve tė tij me personalitetet e larta tė politikės shqiptare.

    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Pack: Rama po bėn lojėn e tij personale

    Eurodeputetja gjermane, Doris Pack i kėrkoi Partisė Socialiste tė mos vazhdojė lojėn personale tė kryetarit tė saj, Edi Rama por tė shkojė nė Kuvend. Nė njė prononcim pėr mediat ajo tha se: “Ne jemi tė kėnaqur, pasi mund tė themi qė gjėrat po shkojnė mirė. Kemi njė problem, qė opozita nuk ėshtė duke luajtur rolin e duhur. Unė mund tė pėrsėris sėrish apelin pėr socialistėt, qė tė kryejnė detyrėn e tyre pasi votuesit qė i kanė zgjedhur, i kanė zgjedhur pėr tė punuar nė Parlament. Ata nuk duhet tė dėgjojnė dikė qė nuk ėshtė anėtar i Parlamentit, qė nuk ėshtė zgjedhur dhe qė po luan lojėn e tij personale”, tha Pack. Sipas saj: “zoti Rama po luan lojė personale, nė vend qė tė pėrkujdeset pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Zgjedhjet kanė qenė korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODIHR dhe mendoj, se zoti Rama nuk mund tė ketė mė shumė njohuri nė kėtė aspekt. Unė mendoj, se ai duhet tė ndalojė, pasi ai e bėn pėr motive egoiste, dhe kjo s’ėshtė korrekte. Njerėzit nuk e meritojnė kėtė qėndrim tė opozitės”.

    Panorama

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ala ke ura doris paku..
    kujton se po ben loj personale edvinua..e se e ngrata ps eshte ndryshe nga ai..
    ps-ja moj doris pakja eshte nje falange ku ku te hedhc mollen mbi nje edvin do te bjere.. njeri me i qelbur se tjatri..
    edvini eshte nje nga ata..
    pse edvini e meson doklen te vej ne tynel.. e te mballose .. apo mbeti erioni te mesoje nga edvini..
    jo mo jo..
    nje jan ata..
    pse edvini e mesoj filip cakulin si te mesoje mata harren nga fshatrat e burrelit te beje role kur.vash..
    e kan vet ata ne gene.. maskarallekun.. e pra edvini eshte kryetari i atyre qe jan dakort me edvinin nga mengjezi deri ne darke..
    te ishte i vetem edvini kish marre vetem 5 vota.. te mamase te ficos te rudines e te gjeraqines.. po themi.. mirpo ai votohet qe nga saranda der ne has.. nga kopliku der ne manalas..
    pra jan shume kjo ushtria e qelbanikve..
    vetem ne forum jan mbi 30 mije.. qe ngordhin per edin e tyre te dashur.. mamerisht e baberisht e gjysherisht..
    apo jo.. oj saure..
    lol

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Rezoluta e PE: Opozita duhet te jete ne Kuvend

    E Enjte, 26 Nentor 2009

    Bashkimi Europian ka percuar nje sinjal inkurajues per zgjerimin me vendet e Ballkanit gjate debatit lidhur me strategjine e zgjerimit te kesaj organizate, te zhvilluar ne seancen plenare te Parlamentit Europian ne Strasburg. Ministri i Jashtem suedez, Carl Bildt ka thene, se nese BE i mbyll deren vendeve te Ballkanit, do t'i hapen dyert forcave te erreta ne rajon dhe kete Bashkimi Europian nuk mund ta toleroje. Duke renditur arritjet gjate presidences suedeze me vendet e rajonit. Carl Bildt eshte shprehur entuziast lidhur me ecurine e aplikimit te Shqiperise dhe Malit te Zi: Carl Bildt, Ministri i Jashtem i Suedise

    "Ne kemi pranuar aplikimin e Malit te Zi dhe Shqiperise dhe shpresoj, qe ata do te marrin pergjigjjen e opinionit te Komisionit Europian per nje vit." Gabriele Albertini, Kryetari i Komisionit te Jashtem ne PE "Kerksesa e Shqiperise, Malit te Zi dhe Islandes tregon, se Bashkimi Europian ka ende forcen teheqese per te thithur shtete te reja".

    Ceshtje tjeter inkurajuese, eshte se Carl Bildt ka nxjerre ne pah edhe vullnetin e shteteve anetare, qe Shqiperia dhe Bosnja t'i bashkangjiten bllokut te listes se bardhe se vendeve qe perfitojne nga heqja e vizave, sa me shpejt te jete e mundur, gje qe komisioneri Olli Rehn e ka perforcuar ne fjalimin e tij: Olli Rehn, Komisioneri pergjegjes per Zgjerimin

    "Po e shnderrojme endrren e qytetareve te Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi ne realitet duke realizuar liberalzimin e vizave. Shpresojme qe te bejme te njejten gje per Shqiperine dhe Bosnjen vitin e ardhshem, kur ato te mbushin kushtet". Nderkohe qe eurodeputetet jane shprehur te gjithe ne favor te perspektives se qarte anetaresimit per Ballkanin ne BE, ata jane thellesisht te ndare kur behet fjale per anetaresimin e Turqise. Projekt-rezoluta do te votohet neser ne seancen plenare.



    Duke riafirmuar perkushtimin ndaj procesit te zgjerimit te Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor, Komiteti i Puneve te Jashtme ne Parlamentin Europian ka pregatitur nje rezolute mbi strategjine e zgjerimit qe do te debatohet ne seancen plenare te pasdites. Persa i perket Shqiperise ne draftin e perpiluar nga eurodeputeti Gabriele Albertini vleresohet progresi i Shqiperise qe pas raport progresit te fundit, ne vecanti ne fushen e dokumentave te identitetit dhe ne permiresimin e kornizes ligjore administrative te procesit zgjedhor. Projekt rezoluta i kerkon gjithashtu opozites t'i jape fund bojkotit ne parlament dhe i ben thirrje te kryeje detyren e saj kryesore qe eshte perfaqesimi i votuesve te saj ne legjislativ. Qeveria dhe opozita thuhet me tej ne rezolute duhet te punojne ne gjetjen e nje baze te perbashket ne diskutimin e procesit te zgjedhjeve ne parlament. Autoritetet shqiptare ftohen te vazhdojne perpjekjet e tyre ne rrugen e reformave qe duhet te jene ne favor te progresit ekonomik dhe social te qytetareve ne menyre qe i gjithe vendi te perparoje ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Projekt rezoluta do te votohet ne seancen e se enjtes. Eurodeputetet ritheksuan qendrimin e tyre si avokate te liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen duke u kerkuar ketyre dy vendeve te nxitojne ne plotesimin e kushteve ne menyre qe ky regjim te hyje ne fuqi qe nga Korriku i vitit 2010.

    KJ

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    "S’ndikohemi nga ultimatume tė huaja”
    Komunista te ndyre mo vlla. U duket vetja sikur jan para 20 vjetesh akoma ne postet komuniste edhe mund ti pergjigjen kshu perendimit. Harrojne kta larva se nga kush po hajn buke, dalin e bejn edhe presione pale, duke treguar se pale ca jane. Yt! Te nevertishem.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kthimi i opozites ne parlament eshte pranimi i kthimit ne monizem te relaksuar me makiazh pseudo-demokrafik ...

    kutite e votave duhen hapur, per ti hapur udhe transparences se procesit zgjedhor ne Shqiperi, proces i cili ka mbetur ne stadin e kutive te votimit me kokrra dhe numerues te regjimit komunist ...

    ec tani, vijoni me etiketime, sharje dhe ofendime ...

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kthimi i opozites ne parlament eshte pranimi i kthimit ne monizem te relaksuar me makiazh pseudo-demokrafik ...

    kutite e votave duhen hapur, per ti hapur udhe transparences se procesit zgjedhor ne Shqiperi, proces i cili ka mbetur ne stadin e kutive te votimit me kokrra dhe numerues te regjimit komunist ...

    ec tani, vijoni me etiketime, sharje dhe ofendime ...
    Sa per ide, e di ti ca roli ka Gjykata? Sa vlen urdheri i Gjykaes mbi te gjitha!? Nuk mund te hapen kutite duke derdellit nga rruget e Tiranes, futu ne Parlament edhe bej debat qe te hapen kutite, duke shpresuar qe Gjykata te marre ne konsiderate kerkesen tende. Si u hapkan kutite duke u cjerr nga rruget para kryeministrise!?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •