-
OSBE/ODIHR: PS ta bėjė opozitėn nė Parlament
E Merkure, 03 Shkurt 2010
Gjatė vizitės sė saj nė Vjenė, Zv. Ministrja Harxhi u takua me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė, Z. Marc Perrin de Brichambaut tė cilin e falenderoi pėr bashkėpunimin e suksesshėm dhe pėr gjithė asistencėn qė OSBE ka dhėnė e jep pėr Shqipėrinė, sidomos nė lidhje me monitorimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 28 qershorit tė vitit tė kaluar. Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė e falenderoi znj. Harxhi pėr gatishmėrinė e autoriteteve shtetėrore shqiptare pėr tė bashkėpunuar pa rezerva me tė gjitha strukturat e OSBE-sė, me ODIHR-in, me Asamblenė Parlamentare tė OSBE-sė, por edhe me Praninė e OSBE-sė nė Tiranė. Ai theksoi se Shqipėria vlerėsohet nė Vjenė si njė histori suksesi, dhe se raporti pėrfundimtar pėr zgjedhjet e pėrgjithshme i OSBE/ODIHR, si dhe deklaratat e BE-sė dhe SHBA-sė pėr kėto zgjedhje, ishin mjaft pozitive dhe vlerėsuan pėrmbushjen e shumicės sė standardeve tė kėrkuara nga OSBE duke i dhėnė kėshtu legjitimitetin e plotė Parlamentit tė dalė nga kėto zgjedhje.
Nė vijim tė axhendės, Harxhi zhvilloi njė takim edhe me Pėrfaqėsuesin e Asamblesė Parlamentarė tė OSBE-sė, Andreas Nothelle, tė cilin e informoi mbi zhvillimet mė tė fundit nė Shqipėri, si dhe mbi situatėn e bojkotit tė Parlamentit nga opozita. Nothelle theksoi se ka vėzhguar disa proēese zgjedhore nė Shqipėri dhe vlerėsoi progresin e madh dhe cilėsor qė zgjedhjet parlamentare tė vitit tė kaluar dėshmuan nė Shqipėri. Nothelle theksoi se raporti pėrfundimtar pėr zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri ėshtė njė dokument konsensual i tė gjitha ekipeve vėzhguese qė morėn pjesė nė monitorimin dhe vėzhgimin e zgjedhjeve, dhe ky raport duhet lexuar me realizėm, pėr tė pėrmirėsuar edhe ato pak defekte teknike qė u vunė re gjatė procesit. Ai theksoi gjithashtu se tė gjithėpėrfaqėsuesit e zgjedhur tė partive politike duhet tė punojnė brenda Parlamentit, me frymė konsensuale, ashtu si edhe ne kėtu nė OSBE, pėr tė plotėsuar rekomandimet e bėra nė raport.
KJ
-
-
Gjermania, kunder bojkotit te PS-se: S'eshte ide e mire
Rozeta Rapushi
E Enjte, 04 Shkurt 2010
Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, tha dje se bojkoti i Parlamentit nuk eshte nje ide e mire dhe nuk ka rendesi se me cfare argumentimi behet. I pranishem ne vendin tone per te inauguruar zyrat e Fondacionit "Konrad Adenauer", Lamert dha mesazhe te qarta, se Shqiperia duhet te shohe drejt Bashkimit Evropian. "Duke qene se ne sistemet demokratike, roli i parlamenteve eshte i nje rendesie tejet te madhe, sigurisht qe nuk eshte nje ide e mire bojkotimi i Parlamentit, nuk ka rendesi se me cfare argumentimi. Dhe sigurisht qe kjo ide e bojkotimit nuk permireson cilesine e vet, edhe nese bazohet ne precedente te meparshem", u shpreh Lammert. Sipas tij, nje Parlament eshte platforma, apo forumi me i rendesishem demokratik qe mund te ekzistoje ne nje sistem demokratik. "Ndaj une do te doja te shfrytezoja rastin e hapjes se kesaj zyre, qe te mund te mbeshtesja cdo lloj perpjekje per kapercimin e te gjitha rezervave te mundshme, perplasjeve te mundshme ne cilendo lloj menyre, ne menyre qe te garantohet funksioni kaq thelbesor i Parlamentit", theksoi ai gjate inaugurimit te zyres se fondacionit ku te pranishem ishin kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe anetare te kabinetit qeveritar. Mesazhi i kryetarit te Bundestagut gjerman erdhi ne kulmin e krizes politike ne vend, ku palet jane te gatshme te ulen ne dialog, por ndahen thellesisht ne ceshtjen e hapjes te kutive te votimit. "Bundestagu nje vit me pare, ratifikoi MSA-ne duke dhene nje mesazh mjaft te qarte, duke sinjalizuar keshtu mjaft qarte dhe dallueshem qe Shqiperia ka nje perspektive evropiane. Pas anetaresimit te Shqiperise ne
"NATO duhet te kete dhe nje perspektive te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian", tha Lammert. E pranishme ne kete inaugurim, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vecante per krijimin e fondacionit pas nje periudhe intensive ne vitet 92-96. Sipas Topallit, ky eshte nje rikthim me nje simbolike te forte per shqiptaret. "Ne e konsiderojme kete vizite, ardhjen e tij ne Shqiperi, si nje moment te rendesishem te inkurajimit per te cuar perpara marredheniet tona, tashme intensive nder parlamentare, por qe do te behen edhe me te forta. Natyrisht e kam fjalen edhe per marredheniet ekonomike dhe te niveleve te tjera. Une e falenderoj serish zotin Lammert per kete vizite, ne kete moment te rendesishem te hapjes se kesaj zyre kaq te rendesishme", u shpreh Topalli.
Thirrja
Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, tha dje se ideja e bojkotimit nuk e permireson cilesine e parlamentit. Sipas tij, Parlamenti eshte platforma me e rendesishme dhe forumi me i rendesishem demokratik qe mund te ekzistoje ne nje sistem demokratik.
Fondacioni
U hap dje ne Tirane, zyra e Fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", e vleresuar si nje ngjarje shume e rendesishme per marredheniet mes dy vendeve, si dhe nje hap perpara ne procesin e integrimit te Shqiperise ne familjen evropiane.
KJ
-
-
Svoboda: Bojkoti i Kuvendit demton imazhin e Shqiperise
E Shtune, 06 Shkurt 2010
Europarlamentari socialist evropian, Hannes Svoboda shprehet se bojkoti i Parlamentit demton rende imazhin e Shqiperise para BE-se. Ne nje interviste per "BBC" ai eshte shprehur ne lidhje me kutite, se nese gjykata ka vendosur se nuk ka asgje per te korrigjuar, vendimi i saj duhet pranuar. Por nga ana tjeter Svoboda, ka bere thirrje per dialog politik, pasi cdo konflikt i brendshem demtojne procesin e integrimit. Njeheresh ai ka garantuar se liberalizimi i vizave do te behet ne mesin e ketij viti, ose maksimumi deri ne fund te vitit.
Shqiperia eshte perfshire ne nje krize te gjate politike. Opozita po bojkoton prej 6 muajsh Parlamentin. Si vleresohet kjo nga BE-ja? Si mund te zgjidhet kjo krize?
Ne radhe te pare dua te them qe ne jemi kunder bojkotit parlamentar. Deputetet jane zgjedhur qe te marrin pjese ne Parlament. Kete e kemi thene edhe kur partia e Berishes e bojkotoi Parlamentin. Kete e themi edhe tani. Se dyti, tani duhet te shikojme se si mund te bashkepunohet per te kapercyer kete bllokade. Ky eshte tani nje shans per kapercimin e krizes. Berisha dhe qeveria e tij duhet te bejne propozime per partine socialiste ne opozite dhe opozita duhet te mundohet qe te kthehet ne Parlament me nje strategji per te bere nje opozite te forte. Dhe roli i opozites eshte ne Parlament.
Por socialistet insistojne per hapjen e kutive. A eshte e mundur kjo? Si veprohet ne keto raste?
E mundur eshte gjithcka nese njeriu do, por ne qofte se gjykata ka vendosur se nuk ka dicka per t'u korrigjuar, atehere vendimi i saj duhet pranuar, megjithese njeriu nuk eshte i kenaqur. Sido qe te jete, grupet e medha duhet te shohin se si mund ta kapercejne kete krize. Kjo nuk mund te kaloje ne qofte se qeveria qendron vetem ne pozicionet e veta dhe opozita ne te sajat, por duhet te gjendet nje kompromis i perbashket.
Nje delegacion i Keshillit te Evropes pritet te shkoje me propozime konkrete me 22 shkurt ne Tirane. Pse Brukseli dhe Strasburgu kane heshtur deri tani dhe nuk ka reaguar, zoti Svoboda?
Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet e brendshme. Ne qofte se nje shtet nuk eshte ne gjendje t'i zgjidhe vete problemet e brendshme, ne nuk mund t'i zgjidhim ato nga jashte. Ne mund te japim udhezime, mund te kryejme bisedime me ta, gje qe e kemi bere shpesh, madje edhe une personalisht. Por ne fund te fundit eshte vete shteti, ai dhe po ashtu politikanet qe duhet t'i zgjidhin problemet. Sepse ne qofte se nje shtet nuk i zgjidh vete problemet, atehere kjo do te thote qe ky shtet nuk eshte pjekur akoma per t'u bere anetar i BE-se.
Duke pasur parasysh kete situate, sa ndikon kjo ne imazhin e Shqiperise, aq me shume qe ajo pret hapjen e bisedimeve per anetaresimin e saj ne BE?
Cdo konflikt i brendshem dhe sidomos bojkoti parlamentar, eshte nje demtim i imazhit te shtetit para BE-se. Kjo eshte me se e qarte. Vecanerisht ne nje kohe kur diskutohet per ceshtje te medha sic eshte liberalizimi i vizave, per bisedimet per anetaresimin ne BE. Eshte mire per nje vend qe per ceshtje te rendesishme te gjeje konsensus. Ka shume tema per konflikte, por per sa u perket ceshtjeve te rendesishme, duhet konsensus i grupeve te medha parlamentare.
Meqe ju e preket ceshtjen e vizave dhe dihet qe Shqiperia se bashku me Bosnjen, nuk perfituan vitin e kaluar nga liberalizimi i vizave, sikurse ndodhi me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Tani, duke pasur parasysh situaten politike ne Shqiperi, sa jane shanset qe ky vend ta arrije kete synim brenda ketij viti, sikurse edhe eshte premtuar ne Bruksel?
Une mendoj qe te dyja shtetet do ta arrijne qellimin per liberalizimin e vizave. Kjo pasi te jene permbushur disa kushte, duke filluar nga pasaportat deri tek marreveshja per pranimin e personave te debuar nga vendet e BE-se dhe te gjitha rregullat e tjera per te cilat duhet te biem dakord. Dhe sipas mendimit tim qe nga mesi i vitit ose, me e vona, ne fund te vitit, te dyja shtetet do te fitojne liberalizimin e vizave. Kjo eshte edhe deshira jone, e BE-se, ne qofte se keto dy vende realizojne kerkesat e BE-se per ligjet dhe qe ne mund te kemi garanci qe keto ligje do te vihen ne jete.
Aktualisht te gjitha vendet e Ballkanit ne pergjithesi ballafaqohen me korrupsion dhe kriminalitet. A ka BE-ja projekte konkrete qe t'u ndihmoje atyre per te luftuar keto fenomene?
Ne kemi nje sere programesh dhe nje program bashkepunimi. Por eshte e domosdoshme qe cdo shtet te luftoje jo vetem korrupsionin brenda tij, por te bashkepunoje edhe me vendet e tjera. Ne kemi pare qe kriminaliteti nuk ka fytyre etnike dhe ne raste te tilla kemi bashkepunim mes shqiptareve dhe serbeve, kosovareve dhe maqedonasve, etj. Keta njerez nuk njohin pengesa. Ne kerkojme qe te kete nje bashkepunim me shtetet per sa i perket ekstradimit te personave qe kryejne krime te renda. Duhet te kete njerez te cilet duhet te luftojne korrupsionin dhe keto njerez duhet te jene pa ndikim politik, duhet te jene te pavarur. Gjithashtu duhet te behet specializimi i gjyqtareve, specializimi i policeve. Po ashtu gjyqtareve dhe policeve duhet t'u krijohen kushte financiare qe ata te mos varen nga burime financiare ilegale. Ka disa pika qe shtetet mund t'i kishin bere, por nuk kane kurajen dhe vendosmerine per te vepruar.
KJ
-
-
Gazeta Shqiptare, Feb 09, 2010
Dajti nxjerr eshtrat Tirana mbyll kutitė
Alba Malltezi
Kur Dajti mbi kryet e Tiranės po nxjerr nga barku i tij sekretet e pushkatimeve tė diktaturės, e si njė Perėndi mbi kryeqytetin shqiptar herė pas here lėshon ndonjė sinjal, Tirana zyrtare, kėto ditė po pėrjeton orėt mė qesharake nė politikėn e saj: Tė hapen apo jo kutitė e zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Energji tė panumėrta, pėrqendrim i plotė vėmendjeje nė ēėshtjen e krizės qė ka bllokuar vendin qė pas zgjedhjeve e qė si ortek po rrėmben me vete pėrditė ekonominė, ndjenjat, psikologjinė e familjeve shqiptare. Shqiptarėt nuk po e perceptojnė Shtetin, se Shteti ka muaj qė nuk ėshtė mė nė shėrbim tė tyre.
Tė gjitha forcat janė pėrqendruar nė: A do tė futet PS-ja nė Kuvend dhe nė do tė pranojė Sali Berisha tė hapė kutitė. Personalisht kam besuar dhe besoj se ēelėsi i zgjidhjes se njė krize ėshtė gjithmonė nė dorė tė maxhorancės, dhe pikėrisht nė dorėn e Berishės si personifikimi fizik dhe ideologjik i saj. Kutitė duhen hapur, dhe mbi kėtė koncept primar, embrional tė transparencės dhe tė lirisė duhet tė bisedohet gjithēka. Kutitė e mbyllura dhe aq mė tepėr, mungesa patologjike e vullnetit pėr ti hapur ato, janė mė keq se misteret e tė ekzekutuarve pa varre tė kohės sė diktaturės, qė sot kryeministri Berisha me tė drejtė kėrkon ti zbardhė. Kutitė e mbyllura nė demokraci do tė ishin mė turp se goja e mbyllur e kohėve tė diktaturės, sepse janė tė tjera mistere qė i shtohen kėtij vendi me drejtėsi pėrgjithėsisht tė vonuar.
Njė pjesė e mirė e shqiptarėve pyesin: A ishte Hapja e Kutive njė deus ex machina e Partisė Socialiste? Mendoj se po. Ashtu siē besoj nė papjekurinė politike tė lidershipit tė saj dhe nė dėmin qė i shkaktoi elektoratit socialist sė pari, por dhe gjithė vendit, qė sot ka njė qeverisje tė sajuar nga llogaritjet e interesave dhe pazareve mė shumė se nga vota e shqiptarėve. Kėshtu, me kėtė deus ex machina tė kutive, z. Rama kėrkon tė rikuperojė atė qė nė bashkėpunim me tė besuarit e tij para zgjedhjeve, neglizhoi.
Shqiptarėt po vuajnė sot mendjelehtėsinė e opozitės sė para zgjedhjeve, mendjelehtėsi qė e pagoi, por mė shumė kokėfortėsinė, mostolerancėn, mungesėn e civilizimit tė maxhorancės, qė pėr arsye misterioze nuk kontribuon tė hapė kutitė.
Ndėrkohė, pėrditė, individė tė dėshpėruar, gjithmonė e mė shumė, pėr tė pasur pak vėmendje, ndihmė, solidaritet, bėjnė apele nė media. Shqiptarė nga Shqipėria dhe nga katėr anėt e botės solidarizohen pėr tė lehtėsuar sado pak dhimbje ekstreme e histori sėmundjesh, qė zakonisht nė vende tė civilizuara kanė 70 deri nė 90 pėr qind mundėsi shėrimi, por qė nė vendin tonė jemi akoma nė pėrqindjen 0. Ēdo problem merr njė zgjidhje vetėm nėse mbi tė pėrqendrohen energji, asgjė nuk kalon nė rrjedhėn e natyrshme qė duhet tė marrin problemet aty ku ekziston Shteti.
Pushteti nė Tiranė po bėn nė kėto kohė atė qė ka treguar se di ta bėjė mė mirė: shkėrmoqjen deri nė embrion tė strukturave tė brishta, tė pavarura shtetėrore. Dhe, nė kėtė mision tė tij, siē u ndihmua Enver Hoxha nė rrugėtimin diktatorial, ka nė dispozicion mehmetshenjte, adilēarēanėt, ramizalinjtė, hysnikapot qė kanė qenė gjithmonė me shumicė e qė Shqipėrisė i kanė bėrė veēse dėm.
-
-
edhe varret ne dajt malltezja bollino e sigurimit kerkon tja faturoje mjekut berisha..
djalli vete kjo malltezja albe e sic duket jo me kot superpelivani karlo bollin e ka zgedhur si me besniken nder mantenutat e veta.. ne tirane..
shteti funksionon oj mallteze perderisa ti nxjerr cdo dite gazetat e edvin rames ne treg e te furnizon berisha 24 ore ne dite te mbash 4 motorret e ndezur me shpifje ne tv tend njuz 24 tren famekeqe..
puna eshte se ti moj vegel e nomenklatures enveriste kanibale do nje shtet tjeter..
e do me edvin ne krye e do me ministra erion velira e eriona brace e me shefa shiku tos klosa e me drejtora policie altin araper e dondollaker..
e po populli do shtetin tjeter..ate qe po perpiqet berisha tu a ndertoje shqiptareve..
se ate shtetin qe mbushi malet me kufoma.. mbaje per vete..
keshtu thuaj malltezes bollino o dujkhmer rruzhi..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt