Ne protesten e djeshme, foli nder te tjera dhe nje student i quajtur Mihal Kumaraku dhe me thene te drejten me beri pershtypje fjala e tij, qe ishte ne te vertete nje rrefim i parapergatitur nga "mjeshtra" dhe i lexuar me patos nga nje student drejtesie, qe neser mund te jete nje gjykates, nje avokat, nje prokuror.
Me cfare morali mundet ai ti sherbej vendit?
Ja cfare lexoi ai dje:
Pushteti i Berishės mė burgosi, pse dėgjoja kėngėn e fushatės sė PS
Nga Mihal Kumaraku
Unė jam Mihal Kumaraku nga qyteti i Fierit, jam njėzet vjeē. Jam student nė universitetin e Tiranės, nė fakultetin Juridik. Ajo qė unė mėsoj ēdo ditė nė librat e mi, ėshtė ligji dhe shteti ligjor. Mė 28 qershor, unė u pėrballa me shtetin dhe ligjin. Shteti mė arrestoi, pasi kisha shkelur ligjin.
Shkelja ligjore ishte kėnga e Edi Ramės qė unė e dėgjoja me zė tė lartė nė makinėn time.
Unė jam mbėshtetės i PS dhe pėr shkak tė bindjeve tė mija, pėr shkak se mė pėlqente tė dėgjoja kėngėn e Edi Ramės, policia e Sali Berishės mė burgosi pėr plot 3 ditė.
E pyeta veten gjatė tri ditėve nė birucė: Ku ėshtė ligji? Ku e shkela ligjin? Pėrse shteti i Berishės burgos njė student pa tė drejtė? Kėto pėrgjigje nuk i gjeta nė librat e shkollės.
Nė tė njėjtėn kohė qė unė gjendesha nė burg, tė njėjtat qeli ishin zbrazur nga vrasėsit, pėrdhunuesit e hajdutėt, tė cilėt nuk kėndonin, por kėrcėnonin me jetė popullin pėr tė vjedhur zgjedhjet. Kriminelėt ishin tė lirė, e nė krahė tė pushtetit dhe Berishės, duke grabitur votėn time. Kėtė radhė e pyeta veten:
Pėr ēfarė duhet tė vazhdoj tė studioj ligj, kur nė kėtė vend ligji nuk zbatohet? Si mund tė besoj nė drejtėsi, kur shteti qė duhet tė respektojė ligjin ėshtė i pari qė e shkel atė? Ē’tė bėjmė nė njė shtet ligjor, ku pushteti e shkel ligjin? Pėrgjigjen, sėrish, nuk e gjeta midis librave tė mi, por nė brendėsi tė shpirtit tim. Ėshtė shumė e thjeshtė. Duhet tė rrėzojmė pushtetin, qė dhunon shtetin e ligjin. Vetėm kėshtu vullneti i studentit tė juridikut, vullneti i tė gjithė tė rinjve, vullneti i tė gjithė shqiptarėve respektohet.
I kėrkoj deputetėve tė qarkut tė Fierit, pėr mandatet e tė cilėve u rrahėm, u lamė pa punė, u burgosėm:
Pa u zbardhur e vėrteta e 28 qershorit, pa u numėruar ēdo votė, pa u hapur kutitė, ka vetėm bojkot e protestė.
Marre nga TEMA
Ja se per cfare u ndalua nga policia, diten e zgjedhjeve, personi ne fjale:
Aktorja Bulku denoncon 3 simpatizantė tė PS-sė
Kandidatja pėr deputete nė kryeqytet pretendoi se ishte dhunuar, duke mos u lejuar tė hynte nė KZAZ nr.20 nė Fier.
FIER – Tre simpatizantė tė Partisė Socialiste, janė ndaluar, ndėrsa pėr njėrin prej tyre ėshtė prerė fletė-arresti.
Ngjarja ka ndodhur pas akuzave tė aktores Rajmonda Bulku, njėkohėsisht kandidate pėr deputete e Partisė Demokratike nė Tiranė, se e kishin rrahur. Sipas aktores sė mirėnjohur, gjithēka ka ndodhur kur kjo e fundit ėshtė shfaqur nė qytetin e Fierit nė kohėn qė simpatizantė tė PS-sė ishin mbledhur para KZAZ nr.20 duke protestuar pėr moslėvizjen e kutive tė votimit gjatė natės pėr nė Tiranė. Bulku, e cila sipas dėshmive tė tė pranishmėve, por edhe pamjeve tė paraqitura nė mediat vizive ka pėrshėndetur me dy gishtat lart nė turmėn me militantė socialistė, ēka duket tė ketė provokuar edhe njė acarim tė tyre.
Ndėrkohė, burimet zyrtare tė policisė sė komisariatit tė Fierit bėnė tė ditur se gjatė orės 23:00 tė sė shtunės kanė ndaluar 20-vjeēarin Mihal Kumaraku, banor i Fierit. Ndalimi i tij ėshtė bėrė pasi ai akuzohet pėr “organizim dhe pjesėmarrje nė grumbullime tė paligjshme” dhe “pengim tė subjektit pėr zgjedhjet nė organet pėrfaqėsuese”. Sipas policisė, 20-vjeēari mė datėn 1 korrik, rreth orės 22:00 ka marrė pjesė nė mitingun e paligjshėm tė organizuar para KZAZ nr.20 nė Fier nga militantė tė PS-sė. Po sipas bluve, nė kėtė kohė Kumaraku ka penguar “subjektin e Partisė Demokratike, Rajmonda Bulku, tė futet nė ambientet e kėsaj KZAZ-je”.
Nė deklaratėn pėr shtyp tė policisė bėhet e ditur se ndalimi i Kumarakut ėshtė bėrė me urdhėr tė prokurorit, ndėrsa nė komisariat janė shoqėruar edhe dy simpatizantė tė tjerė tė Partisė Socialiste e pėrkatėsisht: Shpresa Toto dhe Brahim Elezi, tė cilėt gjithashtu ishin tė pranishėm nė tubimin para KZAZ nr.20 tė 1 korrikut, ku morėn pjesė qindra persona. Burime nga policia e Fierit bėjnė tė ditur se dy shtetasit janė marrė nė pyetje dhe mė pas janė liruar. Rreth orės 16:00 tė sė dielės, prindėrit e tė riut Mihal Kumaraku janė paraqitur para komisariatit tė Fierit, pėr tė takuar djalin e tyre, por deri nė orėt e mbrėmjes nuk u ėshtė dhėnė asnjė pėrgjigje.
Mėsohet se gjithēka ka ndodhur mbrėmjen e 1 korrikut, kohė nė tė cilėn qindra simpatizantė tė PS-sė kishin mbushur ambientet e jashtme tė KZAZ nr.20, ku kryhej numėrimi i votave. Pas vendimit tė marrė nga komisionerėt e PD-sė pėr tė bllokuar 3 kuti votimi, nė vend kanė mbėrritur disa kandidatė pėr deputetė tė Partisė Demokratike, mes tė cilėve edhe aktorja Rajmonda Bulku, kandidate nė Qarkun e Tiranės.
Turma para KZAZ-sė nr.20 ka qenė tepėr e madhe. Sipas policisė, Mihal Kumaraku, si dhe Shpresa Toto e Brahim Elezi dyshohen se e kanė penguar aktoren nė momentin qė ajo po pėrpiqej tė futej nė mjedisin e brendshėm tė KZAZ-sė. Kjo e fundit ka bėrė njė denoncim pėr kėtė rast, duke pretenduar se mbi tė ishte ushtruar dhunė. Si rrjedhojė ėshtė vendosur ndalimi e mė pas arrestimi i 20-vjeēarit Mihal Kumanaku, ndėrsa Toto dhe Elezi do tė hetohen nė gjendje tė lirė. Akuzat e ngritura ndaj tyre janė “organizim dhe pjesėmarrje nė grumbullime tė paligjshme” dhe “pengim tė subjektit pėr zgjedhjet nė organet pėrfaqėsuese”. Burime nga vendngjarja, por edhe pamjet e ofruara nga mediat vizive, treguan se aktorja, megjithėse e ndodhur mes njė grupi tė madh simpatizantėsh tė Partisė Socialiste, nuk ngurroi tė ngrejė dy gishtat lart.
Krijoni Kontakt