Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 91
  1. #1

    Xhejms Belushi merr shtetësinë shqiptare

    Xhejms Belushi merr shtetësinë shqiptare

    Shekulli 10/10/2009

    TIRANE - Aktori i njohur shqiptaro - amerikan, Xhejms Belushi mori mbrëmë shtetësinë shqiptare. Akti zyrtar iu dorëzua Belushit nga Presidenti Bamir Topi. Belushi, është bir i një emigranti shqiptar nga Korça dhe asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij.

    Madje kishte qenë ai vetë që kishte kërkuar të merrte nënshtetësinë shqiptare. Gjithnjë kam deklaruar se "unë jam shqiptar", tha mbrëmë aktori i famshëm ndërsa merrte në dorë vendimin e kreut të shtetit shqiptar. I suksesshëm kryesisht në gjininë e komedisë, Belushi edhe gjatë ceremonisë nuk hoqi dorë nga batutat ndërsa shprehej se tani ai ishte zyrtarisht shqiptar kryesisht sepse këtë vit do të duhej të niste të paguante taksat edhe në Shqipëri.

    Në të vërtetë që nga dita e sotme Belushi ka hyrë edhe në marrëdhënie financiare biznesi në Shqipëri. Ai do të jetë imazhi i kompanisë celulare Eagle Mobile, kompania e tretë e telefonisë së lëvizshme në tregun shqiptar.

    Xhejms Belushi ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri dhe është pritur gjithnjë me entuziazëm. Një vit më parë atij ju dha nga kreu i shtetit medalja "Nderi i kombit" një nga dekorata më të rëndësishme.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Jim Belushi merr pasaportën shqiptare

    Nga Express më 10.10.2009 në ora 13:29
    Gjatë një ceremonie të organizuar në Hotel Sheraton në Tiranë, në një mbrëmje Gala, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi i dorëzoi aktorit me famë botërore, Jim Belushit dekretin e shtetësisë dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

    “Një njeri kaq i madh sa Jim Belushi kurrë nuk mund të kërkojë vlerësim apo vetëvlerësim. Kështu që e vlerësuam ne. E vlerësoi i gjithë populli, miqtë e tij artistë dhe natyrisht që e nderojnë të gjithë spektatorët botërorë. Por për ne ishte një vlerësim tepër i veçantë, sepse gjithmonë kishim parë te Jim Belushi atë lloj emocioni kur thoshte: “Unë jam shqiptar”. “Prandaj ne krenohemi me të, edhe sot pas një viti, ju jeni krenaria e kombit tonë”, u shpreh në këtë ceremoni presidenti Topi.

    Ndërsa Belushi, në fjalën e tij përshëndetëse dhe falënderuese tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Tiranë. "Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar! Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Sa herë që takohem me Presidentin e Republikës, ai gjithmonë më nderon me ndonjë dhuratë shumë të bukur nga ky vend i mrekullueshëm", u shpreh me plotë emocione në këtë ceremoni të veçantë, aktori i madh Jim Belushi, i cili përveç pasaportës amerikane tashmë ka dhe pasaportën e shqiptare. (RTK)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Sa u emocionova me ket akt,me te vertet kena fillu te vetedijsohemi shqiptaret qe jemi komb e fe ne veti,qdo shqiptar qe ka gjak shqiptar dhe kudo qe ndodhet neper bote duhet te ket nenshtetesin shqiptare dhe qdo shqiptar qe prehet neper varezat e huaja me krishter e musliman duhet ti sjellin eshtrat ne tokat shqiptare dhe te vorosen ne varezat shqiptare,shmue akt i rendesishem per shqiptaret

  4. #4
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    ai sdi shqip ala .
    me prinder shqiptare , imagjinoje.

  5. #5
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Degjova qe Xhejmsi qe te dallohet menjehere qe eshte shqiptar, do e nderroje emrin ne Xhaferr
    Tingellon bukur : Xhaferr Belushi. Dmth nga Xhim do i therrasin Xhafe.
    -

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    ai sdi shqip ala .
    me prinder shqiptare , imagjinoje.
    Nejse ai se ka mohuar te pakten,tani do profitoje..
    Perse???
    Apo ka pyetje?
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Me vjen mire qe asnjeher ky nuk e ka mohuar identitetin e tij...
    Jetë e rëndë.......!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Qka ka lidhje nese nuk din gjuhen shqipe,ky na zbardh fytyren kur thot jam shqiptar.Ka plot qe flasin shqip po jane me zi se serbet.

  9. #9
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    ka rendesi si ska rendesi. ky seshte se nje prind e ka pase shqiptar e tjetrin jo-shqiptar. i ka pase te dy shqiptare. edhe mosdija e gjuhes shqipe , tregon se prinderit e tij bashke me kete vete , skane pase ndonje interes rreth kesaj gjuhe apo vendit vete.

    nqs po flasim ne aspektin patriotik , ama si person , ai mund te jete i miri i te mireve.
    nuk e gjykoj per ate gje.
    skam sesi , jo per gje

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Rendesi ka qe nuk e ka mohuar origjinen e vet.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •