Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha
http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=12023
...
Pyetje: Krahas Mbretit Zog, ne kemi edhe figura të tjera të cilat kanë kontribuar po aq shumë për vendin tonë si Noli, Konica, etj. A do jenë pjesë e punës së këtij komisioni, apo do ndiqen nga ndonjë komision analog?
Kryeministri Berisha:
Pyetja është shumë e drejtë. Së pari, Mbreti është Mbreti, autoriteti suprem shtetëror i vendit. Ky proces do të ketë të gjithë nderimet dhe kujdesin shtetëror që i takon Mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne. Qeveria ime do të bëjë të gjitha përpjekjet që personalitetet e mëdha të kombit të prehen në vendin e tyre.
Ne kemi filluar negociatat dhe po negociojmë me qeverinë e Indisë dhe do t’i intensifikojmë gjatë këtij viti këto negociata, në mënyrë që, po të jetë e mundur, në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, të rikthejmë eshtrat e saj dhe ajo të prehet në Shqipëri.
Ju theksuat Nolin dhe Konicën, dy burra të mëdhenj të kombit. Në vitet ’90, qeveria ime solli eshtrat e poetit, shkrimtarit, diplomatit, atdhetarit të shquar Faik Konica dhe ai prehet, së bashku me vëllezërit Frashëri, në kodrat e Liqenit.
Por ju keni të drejtë, nuk janë sjellë në vend eshtrat e Nolit. Këtu sërish ne do të vazhdojmë përpjekjet dhe do të diskutojmë me përfaqësuesit tanë të diasporës. Por, ka edhe një problem, si primat i Kishës Ortodokse shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Noli frymëzoi dhe frymëzon diasporën shqiptare në atdhetarinë e saj, në dashurinë e saj të pakufishme ndaj Shqipërisë. Ndaj dhe Kisha shqiptare e Bostonit e ka Nolin realisht si shenjtorin e saj të pa shpallur.
Por qeveria shqiptare do të nisë përpjekjet për të kthyer në Shqipëri burrin e madh të Kombit, Mit’hat Frashërin dhe personalitete të tjera.
Pra, në rast se Mbreti Zogu i Parë do të ketë një protokoll e ceremoni të denjë për kryetarin e shtetit dhe mbretin, edhe personalitete të tjera do të gëzojnë dhe do të kenë të gjitha nderimet e këtij vendi dhe ata duhet të rikthehen në Shqipëri, në panteonin e kombit të tyre.
************************************************** *********
************************************************** *********
Shyqyr qe u kujtut dhe nuk i harruat varrezave te botes, bijtë më të mirë të SHQIPES, or Saaaal.

Krijoni Kontakt