Buzeqeshja
Me iku fare buzeqeshja, mori arratine
nuk erdhi me tek une, me la te munduar,
si breshka kur iken merr me vete dhe shtepine
e rende, pse me ngadale ecen, ecen pa pertuar.
Me iku buzeqeshja, me la nje jete boshe,
me solli vec tmerrin, vetmine, braktisjen
as gjallerimin nuk ma fali, as humorin ne nje qoshe,
me fali merzitjen, zhgenjimin, bastisjen.
Si te qeshesh, kur nga brenda behet lufte
e vazhdueshme me ndjenjat e poshtra,
qe si zjarr i shuar, u mungonin vec drute
ti jepte flake te pashueshme flake te forta.
Buzeqeshjen nuk ta fal kush, lere se e kerkon
prano humbjen e ndjenjave,qe si kuaj te terbuar luftojne
humbja eshte nje rreze e re hijeshie, qe tek ti rrezaton
mes zhgenjimit ne jeten tende, qe te ajo e rrethojne.
Krijoni Kontakt