Close
Faqja 4 prej 67 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 667
  1. #31
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Trishtim i fshehur

    Dita iken pa lene gjurme, ti vazhdon e hesht,
    me syte e perlotur, por me mall shume,
    Tregon se ne jeten hidherim do kesh.
    hidherime qe ti nuk largon dot as me dhune

    Shume here perpiqesh ta fshehesh trishtimin,
    pas nje maske qe vec trazim te sjell.
    Me fole me the se do pergatiteshe per largimin
    nga vendi ku vec urrejtje pa fund mbjell

    Se toka ku ishe aq shume e doje
    po ashtu sic donte nena nje femi,
    dheu qe me dore ti mirrje, eren e ndjeje
    Eren e afert, qe te jepte embelsi
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 11-02-2010 mė 08:15

  2. #32
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Fillim dashurie.

    Ka raste kur zemra jote te ndalon se rrahuri
    Ka caste kur dashuria jote ty te duket fantazi,
    me gjithe ato qe bere, i mblodhe te kraharori
    me gjithe sakrificat qe bere per te fituar afersi.

    Dashuria tingellon per ty si zeri me i embel,
    me i embel qe kujtimet e trishtueshme i zhduk,
    kufij te rinj ajo i hapi, qe si ke pare as ne enderr,
    ku dy shpirtera te dashuruar pergatiten per nje rruge.

    Sa te magjepsi dashuria me dallget e saj te rrembyeshme,
    qe perplasen pa ngurrim ne kraharorin tend te lodhur.
    Ti trazon mendimet, te vjedh qetesine e kalueshme,
    te pergatit per castet e dhimbshme qe nuk te kane ndodhur.

    Jetoje dashurine, qe eshte deshira me e madhe per nje lidhje
    qe as zemra jote e lodhur nga sulmet e saj nuk reagonte dot,
    ngri syte, shih qiellin, me rete e terbuara, dielli eshte ne lindje
    ne lindje do jete dhe dashuria, ku koha e cmuar nuk te iku kot.

  3. #33
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Trendafili i bardhe.

    Nje trendafil te bardhe te bukur do kepus,
    ty do te ta jap, qe ti marresh ere
    si era dehese e thelle si nje pus,
    ti turbullon mendimet e tua, te le te mjere

    Me trendafilin e bardhe une dua te tregoj
    ndjenjat e mia qe mbyllur rrinin per shume kohe
    qe dite te tera, nuk i hapja se per ty mendoj
    a do i durosh fjalet, a do i hedhesh pertoke?

    Dhe fjalet i shprehja nepermjet kesaj dhurate
    ku trendafili i bardhe per mua ne vendin tim fliste
    djali thashe, nuk éshte si thone te gjithe i marre
    ku tere diten shikimi me zor pranine e tij priste

    Ti kerkon pergjigje te menjehershme
    se durimi ty fillon te beje si te cmendur
    -- hej thashe prit se pritjen une e shoh te arsyeshme
    si gdhendesi ku emrin te skulptura ende se ka gdhendur.

    E di se pritja ta lendon zemren tende te marre.
    po trendafili te meson, kohe ke per te pritur
    e kur te marresh, madje kur morre puthjen e pare
    ku as ti as jeta jote, nuk ta bene te ditur.

  4. #34
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Ylli qe nuk shuhet


    Koken larte ngrita dashuria vargjeve ia mori
    nje yll pashe qe vetetinte si nje llambe e ndezur
    aq gjate ndenja sa gjumin ylli ma nxorri.
    nje gjume te lehte, shplodhes, te heshtur.

    Shoh yllin si xixellonje qe kurre nuk shuhet
    mendova per ty, per ne , per dashurine
    si ylli e mjere kjo dashuri nuk mund te quhet
    e quajme nje rime e nisur per historine.

    Shih si zemra si ora pa pushim rreh
    kur vapa e tmerrshme te koka me pervelon
    zemren e gjore je ti ai qe ma ke vjedhe
    qe as me pergjerime ate nuk ma e leshon

    Te mendoja yll, me dole stuhi
    as paqe nuk me jep, me sjell vec lote
    kaq e tmerrshme je moj e pameshirshme dashuri
    lere se cfare gezimi sjell, cfare jeton ne bote.

    Ylli je ti o dashuri, je bere legjende
    per ty kane thurur vjersha, histori, kenge pa fund
    pameshirshmerine e ke, e ushtron me te vertete
    je pronarja e e te dashuruarve,
    zemren e tyre ua shnderron ne burg.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 16-02-2010 mė 09:30

  5. #35
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Pritja.



    Te prita qe te vije te prita gjate
    se me the do vij por deri kur o djale
    me shkrove nje leter me shpjegove shkakun
    aty thoshe do me mirrje hakun

    Ne ate leter qe shkrove fjalet me radhe
    nuk le gje pa thene shkrove si palle
    se si u shprehe , keq nuk ta mirrja
    as jeten qe jetoje nuk doja te ta nxija

    the dua te jem i lire, jo i burgosur
    dua ta shijoj jeten, dhe pse jo e persosur
    te thashe shijoje, po cedo nuk degjove
    as pergjigje te fundit mua nuk ma dergove

    Ti vajton se je shume here i dashuruar
    vec nje jete ke, eh e ke tepruar
    lamtumire thua kur rrugedalje nuk gjen
    i hedh prapa shpine, koken me nuk e kthen.

    Te thashe ik mos hajde, jeto ne kete jete
    mos mendo per mua, mendo per ke do vete
    as mos thuaj hak per shkakun tend do te te marr
    se jeta qe kalove nuk eshte si damar.

  6. #36
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Ti

    I skuqur pas nje muri ti rri i fshehur,
    nuk guxon dot te me thuash nje fjale
    se fjalet e duhura ne gryke te kane ngecur,
    nuk i nxjerr dot shpejt por zvarre zvarre

    Ti doje te me ftoje te pinim bashke,
    nje kafe ose pije sa per tu njohur
    por nuk dije si te ma thoje, ate fjale
    qendroje me druajtje atje tutje i fshehur.

    Guximin nuk e merrje te me afroheshe
    mendoje se mos i thoje fjalet gabim
    se mos une nuk do pranoja , ti do lendoheshe
    do rrije me shume larg, do refuzoje cdo afrim

    I heshtur mos rri hajde merr se fundmi force
    se cdo gje e veshtire per te gjithe ka nje fillim
    thuama te pakten do vish moj goce
    kafe te pime, te bisedojme pa mbarim.

  7. #37
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Veshtrimi yt

    Shikimet e tua te shumta kerkojne lemoshe,
    se jane te lodhura duke luftuar pa mbarim,
    zemra jote e raskapitur te ka rene perposhte,
    ka humbur mallin, lodrat qe beje me mua me gezim

    Se kur ishe me mua kurre nuk me lije,
    as te shkoja vetem te bleja dicka,
    me thoshe do vij dhe une, lule me blije
    kur me ty shetisja eh beje shume shaka

    Erdhi nje dite kur ti ndryshove fytyre,
    une fytyren tende te dyte nuk e njoha me.
    Largesa na ndau, nuk ia hidhnim njeri tjetrit me syte,
    se gjendja e meparshme nuk ekzistonte me.

    Aty poshte i perlotur ti me kerkoje falje,
    per ate qe bere, se ai nuk ishe ti,
    kishe frike se menjehere do te kerkoja ndarje,
    dhe do i jepja fund asaj miqesi.

    Veshtrimi yt i cjerre zemren ma preku
    nuk rrija pa te thene te pakten nje fjale
    Hajde ngrije koken, se me zuri meraku
    pa grindje kesaj jete, ne nuk i bejme dot balle.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e laura..
    Anėtarėsuar
    03-02-2010
    Postime
    539
    urime glori per poezite tende jane fantastike
    shpirti dhe niveli i njeriut duket shume mire kur shprehet me poezi
    Me mire te rrosh nje dite
    dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele

  9. #39
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar mė parė nga laura.. Lexo Postimin
    urime glori per poezite tende jane fantastike
    shpirti dhe niveli i njeriut duket shume mire kur shprehet me poezi

    Faleminderit Laura.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga gloreta Lexo Postimin
    Ti

    I skuqur pas nje muri ti rri i fshehur,
    nuk guxon dot te me thuash nje fjale
    se fjalet e duhura ne gryke te kane ngecur,
    nuk i nxjerr dot shpejt por zvarre zvarre

    Ti doje te me ftoje te pinim bashke,
    nje kafe ose pije sa per tu njohur
    por nuk dije si te ma thoje, ate fjale
    qendroje me druajtje atje tutje i fshehur.

    Guximin nuk e merrje te me afroheshe
    mendoje se mos i thoje fjalet gabim
    se mos une nuk do pranoja , ti do lendoheshe
    do rrije me shume larg, do refuzoje cdo afrim

    I heshtur mos rri hajde merr se fundmi force
    se cdo gje e veshtire per te gjithe ka nje fillim
    thuama te pakten do vish moj goce
    kafe te pime, te bisedojme pa mbarim.


    gloreta, muza jote eshte e bukur
    di te kapesh detajin ,
    nese pranon nje keshille miqesore;
    vargjet e tua mund te godasin me bukur me pak rregullim te vargut
    kujdes numrin e rrokjeve, ruhu nga rima folje - folje
    respekte 2043
    vazhdo shkruaj
    gjithsesi jane vargje zemre
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 4 prej 67 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •