Close
Faqja 6 prej 67 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 667
  1. #51
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Buzeqeshja

    Me iku fare buzeqeshja, mori arratine
    nuk erdhi me tek une, me la te munduar,
    si breshka kur iken merr me vete dhe shtepine
    e rende, pse me ngadale ecen, ecen pa pertuar.

    Me iku buzeqeshja, me la nje jete boshe,
    me solli vec tmerrin, vetmine, braktisjen
    as gjallerimin nuk ma fali, as humorin ne nje qoshe,
    me fali merzitjen, zhgenjimin, bastisjen.

    Si te qeshesh, kur nga brenda behet lufte
    e vazhdueshme me ndjenjat e poshtra,
    qe si zjarr i shuar, u mungonin vec drute
    ti jepte flake te pashueshme flake te forta.

    Buzeqeshjen nuk ta fal kush, lere se e kerkon
    prano humbjen e ndjenjave,qe si kuaj te terbuar luftojne
    humbja eshte nje rreze e re hijeshie, qe tek ti rrezaton
    mes zhgenjimit ne jeten tende, qe te ajo e rrethojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 16-02-2010 mė 19:19

  2. #52
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Embelsia jote.

    Mu afrove, me dhe doren, me the -hajde
    me bere te ndieja ate embelsine,
    qe prej teje vinte, aty ku ti e mbaje
    embelsine me burimin e tmerrshem, dashurine.

    Embelsine tende une e admiroja,
    se te jepte nen vete nje siguri,
    nje siguri, ku vec me ty une e perjetoja
    ne ate vatren tende qe ti e quaje pasterti.

    Shpeshhere vecoja tutje fjalet
    shpeshhere i harroje me nge
    thoje mos ma var se jam i manget
    se fjalet jane kot nuk bejne per ne.

    Me embelsine tende ti nuk le gje pa bere
    lere se cfare te ndodhte, cfare thoje pa menduar
    mendjen kurre nuk e pergatisje,kurre nuk e ke ndare
    zemra te gufonte, thoshe -eh jam jam i dashuruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 19-02-2010 mė 13:28

  3. #53
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Kuajt e plakjes

    Kuaj ngjyra ngjyra duken pertej horizontit,
    kuaj, qe me vete nje lajm te tmerrshem sillnin,
    nje lajm, qe se ndalje dot as permes lotit
    nje lajm ku njerezia plakjen po prisnin.

    Ky lajm permes kuajve hynte ku sduhej,
    askush nuk e priste, as ta kishte prane,
    ne pasqyre fillojne vajet, nje liber shkruhej
    gezimet u zhduken, ama gjurme lane.

    Ah shoh nje rudhe pa kuptuar pse,
    nuk ka aq shume qe fillova jeten,
    rudha nuk pyeste, thoshte ketu me ke
    ne jete rudhat dalin me te verteten.

    Kuajt galoponin si vargmale ne udhe,
    nje udhe ku askush nuk e njihte,
    nje udhe ku vitet lene nga nje rudhe,
    nga nje rudhe, lere cben as nuk ikte.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e RUDIGURI
    Anėtarėsuar
    18-10-2009
    Postime
    21
    per poezit jan te mrekullueshme gloreta po i ke krijuar ti apo i ke marr nga librat te shkolles mesme?

  5. #55
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar mė parė nga RUDIGURI Lexo Postimin
    per poezit jan te mrekullueshme gloreta po i ke krijuar ti apo i ke marr nga librat te shkolles mesme?

    Keto jane krijime te mijat, nuk i gjen kund.

    Faleminderit RUDIGURI. Shpresoj qe dhe ti te kesh krijimet e tua.

  6. #56
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Vajet.


    Sa shume vaje, sa shume mallkime,
    ne bote perjetojme ne te gjithe.
    Sa shume lufte sa shume shkaterrime,
    po behen kudo nga dita ne dite.

    Televizoret japin lajme pa fund,
    kudo shohim shkaterrime, trazira.
    Njerez qe duan strehe, rropaten me mund,
    mbajne ne ajer duart e tyre te shtrira.

    Njerezia luften ne gjak e ka,
    filluan gjysh prej lashtesise.
    Paqen e fshiu kurre nuk e la,
    ti hape udhe dhembshurise.

    Vajet kudo qe syri yt i sheh,
    do vazhdojne se sa pa e ditur,
    Se klithma, tmerre, vdekje njeh,
    dhe sundimtare te urritur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 19-02-2010 mė 14:03

  7. #57
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Pelerina e qetesise.

    Rreth e rrotull teje ti ndien vec qetesi,
    shpirtin me tinguj te padukshem ta mbush,
    ndien nje enderr ku vjen ajo e humbura liri,
    me hapa te shpejte iku , me faqe te bera prush.

    Ti nuk degjon asgje perreth, lere se ku je,
    se pelerina e saj e padukshme ty te mbulon,
    as cicerimen e zogjve qe hidhen peme me peme,
    as traktorin, qe token me zhurme e punon.

    Pelerina e saj e padukshme mendime hedh,
    mendime ku zeri i embel ne zemer triumfon,
    mendime ku enderrat pa zhurme kercejne perreth,
    enderra te mbyllura ne kafaz ku roja pergjon.

    Qetesia nuk do te thote do rrije gjithnje me ty,
    nuk do te thote do e kesh cdo hap prane,
    nuk do te thote se nuk e sheh realitetin me sy,
    se pelerina e saj te nuk do te mbuloje ne cdo ane.

  8. #58
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Mos thuaj......


    Mos thuaj do iki ne nje vend te fshehte,
    ku askush nuk do te me njohe me.
    Te rri i qete nga kjo e tmerrshme jete,
    vec te shara dhe poshterime gjeta ne te.

    Mos thuaj do zhdukem pa lene gjurme,
    mos thuaj askush per mua nuk do e tia dije,
    Mendo se njerezit ty te duan shume,
    lere se nuk kaluan kohe me ty qe femije.

    Te largohesh tutje te ikesh, te zhdukesh,
    zgjidhja me e mire nuk mund te jete,
    boshlleqe te lesh, nuk ke ku ti fusesh,
    jeta perballet here a vone me ate te vertete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 19-02-2010 mė 18:31

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Mikja ime!Te uroj te ecesh lart e me lart me vargjet e tua te sinqerta!

  10. #60
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Mikja ime!Te uroj te ecesh lart e me lart me vargjet e tua te sinqerta!

    Faleminderit ti po ashtu.

Faqja 6 prej 67 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •