Close
Faqja 3 prej 67 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 667
  1. #21
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Vallja e sorkadhes.

    Ngrihuni merrjani valles
    ne fusha e lugina,
    vallen e sorkadhes
    ne male dhe lendina.

    Hajde merrja valles
    une do te ndjek pas,
    tunde dhe shamine
    me buzen ne gaz

    Oh sa bukur eshte
    kur te gjithe kercejne,
    shamine kur e tundin
    gezimin kur e ndiejne.

    Gra tundeni shamine
    burra merrjani kenges
    vajza si trendeline,
    jepini jete zemres

    Grua qe kercen bukur
    edhe kur tund shamine,
    e hijshme porsi flutur
    rrobat te rrine.

    Te mos harrojme burrat
    qe valles ia marrin,
    se me fustanellat
    sjellin dhe beharin

    Valle, valle hidhni
    plot gezim e hare,
    kurre mos u lodhni,
    kur kendoni me ne.

  2. #22
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    pershendetje gloreta,
    jam nje anetare e rre dhe me pelqyen poezit e juaja shum.
    edhe un kam deshir qe te postoj poezi ne kete raste te ngelen ne kete adres qe edhe te tjeret te mund ti lexojn.
    por meqense ju mereni me poezi do u kisha lutur qe te me ndihmone dhe te me tregoni se
    si shkon kjo procedur.
    u lutem...
    me respekt: tetovarja 87

  3. #23
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Dimri

    Sa here qe vjeshta gjethet e saj te verdha,
    ne token e lagesht nga shiu i sapo rene i leshon,
    pemet pa gjethet qe lulezonin mbeten si te shkreta
    presin me zor pranveren qe sythet ua dhuron.

    Kudo syte te shohin vec debore,
    qe catite, malet,kodrat i ka mbushur plot e perplot
    njerezit duket nuk e lene deboren ne dore,
    as merziten as ankohen as qajne me lot.

    Ne vendet e varfera debora sjell vec dhimbje
    Se syri i tyre vec ngrice pa fund sheh
    Se si do i kalojne ditet, e dimrit me dridhje,
    te keputet shpirti, zemra te behet vre.

    Njerezit qendrojne si race e duruar,
    perballe dimrit nuk leshojne as pe,
    se nje jete te tere plot vuajtje kane jetuar
    lere sa dimra do te sjelle kjo jete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 02-02-2010 mė 12:02

  4. #24
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Skulptori


    Me duart e tij te palodhura ai vazhdon
    te gdhende skulpturen e pajete
    qe aty lart mbi nje tavoline qendron
    ta beje nje figure te dukshme , te vertete.

  5. #25
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Te kroi i Lasgushit


    Shoh si ujerat nga nje mal i larte me zhurme gurgullojne,
    ujera te paster, qe shkelqejne nen diellin, nga mali burojne

    Te hapin etjen, se sapo mbaruam se ngreni dreke,
    te burimi te shkojme me pagure te mbushim, jo gjetke

    Dielli ndriconte, balli nga vapa na djersiste,
    te kroi nxitonim, se mos dielli prapa na vriste.

    Shplodhesh kur pi ujin qe gurgullon nga burimi,
    si legjenda ku aty me nxitim vrapoi i lodhur trimi.

    Mos harrojme dhe Lasgushin qe nje vjershe shkroi,
    per vashezat, qe mbushnin uje per trimat aty te kroi.

    Vazhezat si lule ai plot mall i pershkroi,
    se kroi i vizituar nga rinia i atij etjen ia shtoi

    Se vazhezat me lule nuk lodheshin uje duke mbushur,
    as trimat qe vashezave u hidhnin shikime me kokat ulur.

    Mblidheshin te kroi nuk guxonin ti ngrinin syte,
    se vazhezat e bukura ishin te hijshme si selvite

    Aq shume te shtoi etjen kroi me ujin qe grumbullonte nga malet
    sa per tu freskuar aty prane hiqen me deshire sandalet.

    Plaget i sheroka, syte ashtu sic tha Lasgushi,
    etjen na shtonte, ia shtonte atij qe te burimi uje mbushi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 02-02-2010 mė 12:53

  6. #26
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Kujtimet e shkolles

    Te vegjel ishim nuk e njihnim fare boten,
    njihnim vec kopshtin, llastiqet dhe lodren.

    Me qejf ne kopshtin shumengjyresh shkonim,
    me lapsa vizatonim, kendonim, recitonim.

    Capkene ishim askush nuk na zinte,
    as edukatorja qe nje moment e qete nuk rrinte.

    Castet ne kopesht i shijonim me nge,
    shkolla priste, as e dinim cdo ndodhte me ne.

    Shkolla kishte vite qe ne te gjitheve na priste,
    per ne udhetimi tek ajo sapo do te niste.

    Hyme mesuam gjera te reja interesante,
    jo si ne kopesht ku edukatorja na qortonte.

    Rriteshim e rriteshim filluam ta pelqenim shkollen,
    aq shume saqe hapa te rendesishem hodhem.

    Na pergatiti kjo shkolle, na mesoi, na arsimoi,
    te ardhmen me kujdes te madh ajo na e afroi.

    Shume shoke, shoqe ne bankat e klases njohem,
    aq shume grindeshim, nga grindjet kurre nuk u lodhem.

    Mbi te gjitha na dhuroi dhe nje rreth shoqerie,
    kur u ndame mbeti rreth i paharruar miqesie.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 02-02-2010 mė 13:32

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar gloreta pėr postimin:

    berti_11 (23-04-2014)

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Pershendetje gloreta !
    Pergezimet e mia per poezine "Kujtimet e shkolles" !
    Kujtimet jane gjeja me e shtrenjte e cdo njeriu, por me te bukura ato behen kur pasqyrohen ne vargje, pasqyrim i cili tek pena jote ka nje rrjedhshmeri mendimi te
    mbuluar me 1-figuracion te pasur !
    Kjo eshte rruga __ Urime !

  9. #28
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Jeta

    O jete e cmueshme, o jete e delire.
    si flutur e bukur me ngjyra e lire.

    Tek ti vlon kenga, tek ti lind gezimi,
    ne caste te padurueshme mbreteron hidherimi.

    Varferia te brengos, te rremben fuqine,
    te ben te vuash, te mohon lumturine.

    Sakrifica bejme, qe te mbajme frymen gjalle,
    na u bene si fortesa oh, nuk i bejme dot balle.

    Ka caste te gezueshme, ku ti qan me lot,
    se pengesat qe te dalin nuk i kapercen dot.

    Shpresa na jep krahe si shqiponja ne fluturim,
    can ne te ardhmen, hap horizonte pa mbarim.

    Jeta eshte dhurate e cmuar, dhurate e shenjte,
    Qe Perendia na e dhuroi, dhe e tille do te jete.

  10. #29
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin
    Pershendetje gloreta !
    Pergezimet e mia per poezine "Kujtimet e shkolles" !
    Kujtimet jane gjeja me e shtrenjte e cdo njeriu, por me te bukura ato behen kur pasqyrohen ne vargje, pasqyrim i cili tek pena jote ka nje rrjedhshmeri mendimi te
    mbuluar me 1-figuracion te pasur !
    Kjo eshte rruga __ Urime !

    Faleminderit Brunilda.

  11. #30
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Vetmia

    I ulur ne nje karrige
    me syte e ngulur
    te xhami i dritares
    I keputur, i pergjumir.

    Mendimet te vijne
    si ushtri pa fund
    vetmine ne zemer
    nuk e largon kund

    Caste te keqija
    te vijne kur si pret
    se vete shoqeria
    nuk te pranoi ne jete.

    Vullneti te braktisi
    syte leshojne lot
    se si valle jeta nisi
    me enderra perplot.

    Here pas here thua
    pse nuk ia dal dot
    dhe vetmia me mua
    mbeti shoqeri gjer me sot.

    Zemra nuk reagon,
    kur dikush te buzeqesh
    frika te tmerron
    nuk e largon dot vete.

    Rreth e qark sheh
    shoqeri pa mbarim
    vetmine e konsideron
    brenge, shqetesim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 04-02-2010 mė 11:07

Faqja 3 prej 67 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •