Ja paskan dhene kot me duket.do zoti nuk e eleminojne(Kenedy klan p.sh)Reagimi i Obamës
Nuk e prisja të çohesha këtë mëngjes e të merrja një lajm të tillë. Vajzat ma njoftuan të parat. Jam njëherazi i befasuar dhe shumë modest nga vendimi i Komitetit të Nobelit. Më lejoni të jem i qartë. Unë nuk e shoh këtë çmim si një vlerësim për arritjet e mia, por si një afirmim të lidershipit amerikan në emër të aspiratave të njerëzve në të gjithë botën. Ndershmërisht nuk mendoj se e meritoj që të jem në radhë me kaq shumë persona që kanë transformuar botën, flas për ata që e kanë marrë tashmë këtë çmim, për ata gra e burra që më kanë frymëzuar mua dhe tërë botën përmes rrugës së tyre plot kurajë në kërkim të paqes. Por e di se ky çmim reflekton atë botë që këta gra e burra dhe të gjithë amerikanët duan të ndërtojnë, një botë që u jep jetë premtimeve të dokumenteve tona themeltare. Unë e di që çmimi i paqes nuk është përdorur për të ndërruar vetëm arritje të caktuara, por është përdorur edhe si mjet nxitës për një sërë kauzash. Kjo është edhe arsyeja që unë e pranoj këtë çmim si thirrje për veprim, thirrje drejtuar gjithë kombeve për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të. Tani, këto sfida nuk mund të përballohen nga një lider i vetëm apo nga një komb i vetëm dhe kjo është arsyeja që administrata ime po punon për krijimin e një epoke të re marrëdhëniesh në të cilën të gjitha kombet të marrin përsipër përgjegjësitë për botën që ne kërkojmë. Ne nuk mund të tolerojmë një botë në të cilën armët bërthamore përhapen nëpër vende të ndryshme dhe në të cilat terrorizmi i një holokausti bërthamor vë në rrezik shumë njerëz. Kjo është arsyeja se përse ne kemi nisur të ndërmarrim hapa konkretë për të pasur një botë pa armë bërthamore. Të gjitha vendet kanë të drejtë që të zhvillojnë teknologjinë bërthamore për qëllime civile, sikundër të gjitha vendet kanë përgjegjësinë që të tregojnë qëllimet e tyre paqësore. Nuk mund të pranojmë rritjen e kërcënimit nga ndryshimet klimatike, që mund ta dëmtojnë botën tonë përgjithmonë dhe përpara se t‘ua lëmë në dorë fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja që të gjitha kombet duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre në transformimin e mënyrës se si e përdorim energjinë. Ne nuk mund të lejojmë që diferencat mes njerëzve të përcaktojnë mënyrën se si ne shohim njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja se përse duhet që të nisim një fillim të ri mes njerëzve të besimeve të ndryshme, të racave të ndryshme, një mënyrë bazuar në interesin dhe respektin reciprok. Ne duhet që të bëjmë të gjithë pjesën tonë për të zgjidhur këto konflikte që kanë shkaktuar kaq vështirësi dhe dhimbje për vite të tëra, Kjo përpjekje duhet të përfshijë një zotim të palëkundur për të kuptuar më në fund të drejtën e të gjithë izraelitëve dhe palestinezëve për të jetuar në paqe dhe siguri në kombet e tyre. Ne nuk mund të pranojmë një botë në të cilën njerëzve u mohohen mundësitë dhe dinjiteti për të cilin të gjithë kemi aq nevojë, mundësia e shkollimit dhe e një jete normale, siguria që nuk duhet të jetosh në frikë nga sëmundjet, dhuna e pa shpresë për të ardhmen.
Edhe pse përpiqemi për të kërkuar një botë në të cilën konfliktet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe begatia u përket të gjithëve, ne na duhet të përballemi me botën që është si ajo që e njohim sot. Unë jam shefi i ushtrisë së një vendi që është përgjegjës për përfundimin e një lufte dhe punën në një tjetër teatër konfrontimesh dhe kundërshtish të pamëshirshme. Jam gjithashtu i bindur se ne kemi të bëjmë me ndikimin e një krize ekonomike që ka lënë miliona amerikanë të papunë. Ja përse ky çmim duhet të ndahet me të gjithë ata që përpiqen për drejtësi dhe dinjitet, me gruan e re që ecën heshtur në rrugë dhe të drejtën e saj për t‘u dëgjuar edhe pse në rrezikun e përballjes me shkopin e gomës, apo me plumbat, me lideren që mbahet e burgosur në shtëpinë e saj sepse ka refuzuar që të braktisë zotimin për demokraci, me ushtarin që sakrifikon për një çështje që ndodhet një botë larg shtëpisë së tij, me të gjithë ata burra dhe gra në të gjithë botën që sakrifikojnë sigurinë e tyre dhe lirinë dhe shpesh edhe vetë jetën në emër të kauzës së paqes. Kjo ka qenë gjithmonë kauza e Amerikës dhe kjo më mbush plot besim se Amerika do të vazhdojë të udhëheqë.
Ju faleminderit shumë!
Ti poshte tonit 007:
Arab shqiptare s'ka pasur si konkurrence...
lg
Krijoni Kontakt