Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Obama nderohet me çmimin Nobel për Paqen

    Presidenti amerikan Barack Obama është shpallur fituesi i çmimit "Nobel" për paqen 2009-të. Komiteti i çmimit "Nobel", ka bërë të ditur se ai është vlerësuar me këtë çmim për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në përforëcimin dhe konsolidimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin ndërmjet njerëzve dhe popujve. Ndërsa fituesi është zgjedhur nga një komitet i përbërë nga pesë anëtarë. Barack Obama, fitoi një medalje të artë, një diplomë ose certifikatë si dhe çmimin monetar prej 1.4 milionë dollarësh. Kështu Komiteti i Oslos, vendosi të nderojë me "Nobel"-in 2009-të numrin një të Amerikës, i cili ndodhet në krye të Shtëpisë së Bardhë , vetëm prej disa muajsh. Obama pason më marrjen e këtij çmimi, fituesin e vitit të kaluar, negociatorin për paqen Marti Ahtisaari. Finlandezi një vit më parë u shpall fitues i "Nobel"-it për paqe 2008-të, në kryeqytetin norvegjez. Ish president i Finlandës, ka shërbyer si ndërmjetësues për Kosovën, ka ndihmuar në konfliktin e provincës Aceh në Indonezi dhe gjithashtu kontribuoi në pavarësinë e Namibisë. Marti Ahtissari u përzgjodh si fitues ndërmjet 197 kandidatëve.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Bravo Obama... Te ka lezet te ka

  3. #3
    Ja se ku mund te arrij njeriu kur konvertohet ne kristian, njeri nga njerezit me te medhej te kohes, ne kuptimin e plote te fjales kristian .
    Ia befte Zoti drite!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Perveç komisionit norvegjez qe i dha Obames çmimin "Nobel", asnjë njeri ne bote nuk e di se çfar ka bere Obama që ta meritonte kete çmim. As vet Obama.


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Perveç komisionit norvegjez qe i dha Obames çmimin "Nobel", asnjë njeri ne bote nuk e di se çfar ka bere Obama që ta meritonte kete çmim. As vet Obama.

    Tipiket,qe s'dalin dot nga mjegulla e tyre.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Obama lirisht le te thote tere jeten : Pasha Vitin 2009

    U be Kryetar Bote dhe Plus fitoi qmim Nobel, car fitohet me teper se kaq!?
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    kjo eshte po.rdhje zyrtare e cmimit nobel, qe tani e tutje sdo te marr mundimit te degjoj lajmet dhe arsyetimet kur jepen cmime te tilla, eshte shenderruar ne institucion politik qe jep cmime si i teket personave qe ndjekin politika te caktuara qe skan lidhje me paqen apo ngjarjen per cka jepen.
    Perderisa marti ahtisari ka marr cmim nobel qe ndau Kosoven dhe Obama qe ende 1 vjet si ka ne detyre dhe ende asnje lufte se ka ndalu skam ide cfare dmth paqja per keta persona apo sigurisht politika e rendit boterore.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e laurimit me çmimin Nobel për Paqe

    Prishtinë, 9 tetor 2009

    I nderuari president Obama,

    Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’u përgëzoj për marrjen e çmimit Nobel për Paqe.

    Të gjithë jemi dëshmitarë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën presidencën Tuaj po thellojnë esencialisht përpjekjet për forcimin e demokracisë, paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit mes popujve në gjithë globin.

    Vizioni Juaj për krijimin e një fryme të re progresive dhe të qëndrueshme në diplomacinë ndërkombëtare janë garancë e fuqishme për suksesin e saj të pashmangshëm, që ka filluar të japë rezultatet e veta.

    Duke qenë i bindur në frymën e mbështetjes së vazhdueshme amerikane për fuqizimin e progresit të gjithmbarshëm të rajonit tonë, posaçërisht në Republikës së Kosovës, edhe njëherë ju shpreh urimet më të sinqerta për nderimin tuaj me çmimin Nobel për Paqe.

    Hashim Thaçi,

    Kryeministër i Republikës së Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Reagimi i Obamës


    Nuk e prisja të çohesha këtë mëngjes e të merrja një lajm të tillë. Vajzat ma njoftuan të parat. Jam njëherazi i befasuar dhe shumë modest nga vendimi i Komitetit të Nobelit. Më lejoni të jem i qartë. Unë nuk e shoh këtë çmim si një vlerësim për arritjet e mia, por si një afirmim të lidershipit amerikan në emër të aspiratave të njerëzve në të gjithë botën. Ndershmërisht nuk mendoj se e meritoj që të jem në radhë me kaq shumë persona që kanë transformuar botën, flas për ata që e kanë marrë tashmë këtë çmim, për ata gra e burra që më kanë frymëzuar mua dhe tërë botën përmes rrugës së tyre plot kurajë në kërkim të paqes. Por e di se ky çmim reflekton atë botë që këta gra e burra dhe të gjithë amerikanët duan të ndërtojnë, një botë që u jep jetë premtimeve të dokumenteve tona themeltare. Unë e di që çmimi i paqes nuk është përdorur për të ndërruar vetëm arritje të caktuara, por është përdorur edhe si mjet nxitës për një sërë kauzash. Kjo është edhe arsyeja që unë e pranoj këtë çmim si thirrje për veprim, thirrje drejtuar gjithë kombeve për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të. Tani, këto sfida nuk mund të përballohen nga një lider i vetëm apo nga një komb i vetëm dhe kjo është arsyeja që administrata ime po punon për krijimin e një epoke të re marrëdhëniesh në të cilën të gjitha kombet të marrin përsipër përgjegjësitë për botën që ne kërkojmë. Ne nuk mund të tolerojmë një botë në të cilën armët bërthamore përhapen nëpër vende të ndryshme dhe në të cilat terrorizmi i një holokausti bërthamor vë në rrezik shumë njerëz. Kjo është arsyeja se përse ne kemi nisur të ndërmarrim hapa konkretë për të pasur një botë pa armë bërthamore. Të gjitha vendet kanë të drejtë që të zhvillojnë teknologjinë bërthamore për qëllime civile, sikundër të gjitha vendet kanë përgjegjësinë që të tregojnë qëllimet e tyre paqësore. Nuk mund të pranojmë rritjen e kërcënimit nga ndryshimet klimatike, që mund ta dëmtojnë botën tonë përgjithmonë dhe përpara se t‘ua lëmë në dorë fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja që të gjitha kombet duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre në transformimin e mënyrës se si e përdorim energjinë. Ne nuk mund të lejojmë që diferencat mes njerëzve të përcaktojnë mënyrën se si ne shohim njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja se përse duhet që të nisim një fillim të ri mes njerëzve të besimeve të ndryshme, të racave të ndryshme, një mënyrë bazuar në interesin dhe respektin reciprok. Ne duhet që të bëjmë të gjithë pjesën tonë për të zgjidhur këto konflikte që kanë shkaktuar kaq vështirësi dhe dhimbje për vite të tëra, Kjo përpjekje duhet të përfshijë një zotim të palëkundur për të kuptuar më në fund të drejtën e të gjithë izraelitëve dhe palestinezëve për të jetuar në paqe dhe siguri në kombet e tyre. Ne nuk mund të pranojmë një botë në të cilën njerëzve u mohohen mundësitë dhe dinjiteti për të cilin të gjithë kemi aq nevojë, mundësia e shkollimit dhe e një jete normale, siguria që nuk duhet të jetosh në frikë nga sëmundjet, dhuna e pa shpresë për të ardhmen.
    Edhe pse përpiqemi për të kërkuar një botë në të cilën konfliktet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe begatia u përket të gjithëve, ne na duhet të përballemi me botën që është si ajo që e njohim sot. Unë jam shefi i ushtrisë së një vendi që është përgjegjës për përfundimin e një lufte dhe punën në një tjetër teatër konfrontimesh dhe kundërshtish të pamëshirshme. Jam gjithashtu i bindur se ne kemi të bëjmë me ndikimin e një krize ekonomike që ka lënë miliona amerikanë të papunë. Ja përse ky çmim duhet të ndahet me të gjithë ata që përpiqen për drejtësi dhe dinjitet, me gruan e re që ecën heshtur në rrugë dhe të drejtën e saj për t‘u dëgjuar edhe pse në rrezikun e përballjes me shkopin e gomës, apo me plumbat, me lideren që mbahet e burgosur në shtëpinë e saj sepse ka refuzuar që të braktisë zotimin për demokraci, me ushtarin që sakrifikon për një çështje që ndodhet një botë larg shtëpisë së tij, me të gjithë ata burra dhe gra në të gjithë botën që sakrifikojnë sigurinë e tyre dhe lirinë dhe shpesh edhe vetë jetën në emër të kauzës së paqes. Kjo ka qenë gjithmonë kauza e Amerikës dhe kjo më mbush plot besim se Amerika do të vazhdojë të udhëheqë.
    Ju faleminderit shumë!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Me intereson te di, se Obama kend e ka pasur per konkurenc te ketij Cmimi?
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •