Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 121
  1. #1
    Mommy to a beautiful girl Maska e MijnWonder
    Anëtarësuar
    01-05-2006
    Vendndodhja
    📍 The Netherlands
    Postime
    939

    Donte të vriste, pas sherrit në "Facebok"

    Policia arreston adoleshentin në spital, ndërsa i bllokon atij një pistoletë "TT"



    TIRANE- Me pistoletë në brez, ishte nisur të vriste njeriun me të cilin ishte "gërricur" në "Facebook", policia arreston për armëmbajtje pa leje, adoleshentin me origjinë nga "Bajram Curri", i cili tashmë mund të akuzohet edhe për tentativë vrasjeje, krim i cili u parandalua nga shërbimi i patrullave të komisariatit të Policisë nr.4.


    Lajmi është bërë i ditur dje nga policia e Tiranës, që njoftoi se patrullat e saj kishin kapur në flagrancë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, "Nënë Tereza" Emiljano Hajdarin, 18 vjeç banues në Tiranë.


    I arrestuari sipas burimeve të policisë menjëherë sapo kishte marrë një armë zjarri pistoletë "TT", nga një i afërm i tij. I afërmi, sipas policisë, kishte mundur t'i siguronte, adoleshentit një pistoletë me të cilën ai kishte planifikuar të kryente krimin. Ai është ndaluar nga efektivët e patrullës së komisariatit nr.4, pak minuta pasi kishte marrë armën dhe po priste për t'u nisur.


    Menjëherë pas ndalimit të tij, adoleshenti është dërguar në ambientet e policisë, ku edhe është marrë në pyetje nga specialistët e hetimit. Adoleshenti ka treguar se armën e kishte siguruar disa ditë më parë dhe e kishte marrë dy ditë më parë. Shkak për gjetjen e armës i riu ka pohuar se ka pasur qëllim të vrasë një person në qytetin e Beratit.


    Me këtë të fundit, ai mësohet se ishte konfliktuar në një "chat", në "Facebook", ku ishin sharë dhe fyer me fjalë të rënda dhe ofenduese. Pas kësaj ngjarjeje Hajdari, ka pohuar se kishte vendosur të hakmerrej ndaj njeriut me të cilin ishte konfliktuar dhe për këtë qëllim kishte kërkuar dhe një armë.


    Pas kryerjes së veprimeve rutinë të kryera ndaj tij, policia i ka komunikuar arrestin në flagrancë me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Në cilësinë e provës policia, ka administruar një pistoletë dhe dy krëhëra me fishekë.
    ●•∙ яє¢ℓαιмιηg вα¢к мy ωσяℓ∂●•∙

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Keshtu eshte kur ke shoqeri te dendur ne facebook lol, me njerez qe si njeh fare.

  3. #3
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Me duket mua apo shume krime te reja kane dal vetem nga Facebook?

    Lum ne qe skemi

  4. #4
    Mommy to a beautiful girl Maska e MijnWonder
    Anëtarësuar
    01-05-2006
    Vendndodhja
    📍 The Netherlands
    Postime
    939
    Citim Postuar më parë nga cherry Lexo Postimin
    Keshtu eshte kur ke shoqeri te dendur ne facebook lol, me njerez qe si njeh fare.
    keshtu eshte kur disa individe sdine te komunikojne

    nuk dua te mendoj ne realitet se cfare njerezish jane kur arrijne ne kete pike ne virtualite .
    ●•∙ яє¢ℓαιмιηg вα¢к мy ωσяℓ∂●•∙

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Cuccador
    Anëtarësuar
    08-10-2009
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    203
    Sa rrace e keqe

  6. #6
    Mommy to a beautiful girl Maska e MijnWonder
    Anëtarësuar
    01-05-2006
    Vendndodhja
    📍 The Netherlands
    Postime
    939
    Citim Postuar më parë nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    Me duket mua apo shume krime te reja kane dal vetem nga Facebook?

    Lum ne qe skemi
    jo po deshe hapim nje llogari dhe ne
    ka filluar krim i sofistikuar tani
    deri dje ishte kush te shikonte dhe fliste me inat po tani edhe nese te shkruan me inat mund ta vrasesh
    ●•∙ яє¢ℓαιмιηg вα¢к мy ωσяℓ∂●•∙

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga _-^VLoNjate^-_ Lexo Postimin
    keshtu eshte kur disa individe sdine te komunikojne

    nuk dua te mendoj ne realitet se cfare njerezish jane kur arrijne ne kete pike ne virtualite .
    Po adoloshente jane aman. Ata gricen me veten e jo me me te tjeret.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fabioanna
    Anëtarësuar
    19-06-2009
    Postime
    64
    [B[/B]kjo do te thot,,,injoranc e nivelit te lart........

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Hajde pune hajde. Leri shume kohe po deshe pa kontroll femijeve, se shihe ku arrijne edhe nepermjet internetit.
    La vita è bella...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e darknesss
    Anëtarësuar
    08-10-2009
    Postime
    70
    Epo, keshtu eshte kur rrine edhe lepurushet me ore te tera ne FB

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •