Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 239
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    26
    A mund te harrohen miqte? Per poetet kurre...aq me teper kur poezia ka qene dhe eshte ne mes.Me vjen mire dhe gjithmon kam pritur qe te rriteshe ne poezi.Fieri eshte qyteti ku gjithmone lulezojne talente, me vjen mire dhe emocionohem tek shikoj qe ne ate fidanishte arti cel dhe lulezon me shkelqim nje mike e mire e koheve te shkuara.
    Suksesi gjithmone do tr jete me ty Bruna.
    Xhemal Gora Kleveland SH B A.
    8.11.2009

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    SHIU "MASHTRUES" dhe FRYMEZIMI POET

    SHIU "MASHTRUES" dhe FRYMEZIMI POET

    Grrisja avujt kufomė !

    Vrarė dole, nė mes shiut “mashtrues”,
    U kėputėn, si gjethe vjeshte tufa resh tė plakura,
    Shkove...,ike....,hutuar, si mjergull e bardhė.
    Vrarė dole, nė mes shiut “kokė-zbathur”,
    Nė shtėllungė tė ajrit, u shtrua pas emrit !
    Unė grrisja avujt nė xhamin kufomė,
    Tė shihja fytyrėn tjetėr me mallim,
    si njė gjysėm rrethi nė hark-dashurinė e shkuar .


    E shkoqa mallin...,...,

    Mė mori malli....,....,
    Qė nė katėr tė natės mė dhembte ora,
    Kumbonte zėri i largėt...,....,
    Si drithėrima lulesh nė brinjė tė malit.
    Ti ishe aty....,....,
    S’kishe folur kaq e kaq kohė.
    Koha kurriz-dalė tė ishte kthyer pas, fletė-fletė,
    Atė mall e shkoqa thėrrime,
    Tė mbaja gjallė ėndrrėn e vjetėr !


    Gjurmėt e lotit !

    Nuk jam sot,
    Shėnova mbi kalendar, ditėn e ikjes.
    Tė kthimit..., ah’ tė kthimit, jo !!
    Nuk jam sot,
    Ti je kthyer me sy nė lot.
    Kish’gjurmė nė derėn time.


    Pa lotė s’jeton njeri !?

    Kam pak lotė...,..., kohėve i derdh e vetme,
    Kam pak lotė...,...,nuk dua tė m’i shikoni ju “o njerėz”,
    Kam pak lotė...,...,si erdh’koha, tė mė kripen syve,
    Kam pak lotė...,...,si erdh’dita, tė mė ngrijnė qerpikėt,
    Viti s’do t’mė ndjek pas,...., e di,
    pa lotė s’jeton njeri !


    Mos mė kėrko...,...,

    Mos mė kėrko nė kthim...,...,
    Nuk do t’mė gjesh si dje .
    Mos mė kėrko...., tek dera tė trokasėsh,
    Nuk do t’mė gjesh si mė parė.
    E drejta kėputet degėve tė thara tė shpirtit tim!
    Dhe heq zvarrė nė ditėt e “shurdhėta”,
    Copėza tė krisura fajesh e fatesh !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 17-11-2009 mė 00:06

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Vjeshta ne germat e poetit!

    VJESHTA NE GERMAT E POETIT !


    Njė copėz vjeshte ....,...., !

    (cikėl prej festivalit tė vjeshtės-Pogradec)

    -----\------\-----\-----
    Fundosur nė ujėra marsi, si velėza gjethet e vjeshtės,
    Lėnė trungjet mendje zhveshura, ēapiten diku ..., degėve,
    Lėnė lumenj shtrate tharė, me petk vese hedhur,
    Lėnė diku nė zgavra pemėsh, kaftėsi dimėrake.
    Edhe synė qė lahet breg Ohėrit ia ndiej t’i dridhen qerpikėt,
    Merr mbushet me frymė vjeshte, koha qė belbėzon mbi stinė!


    -----\-----\-----\-----

    Shtrin krahėt tė mbledh eshtrat e thinjura,
    Nė prikė tė agimeve pėrtyp nur qė rrėzojnė rrezet,
    Dhe fryn njė erė e harruar tė marr para gjethe stine,
    Shket dhėmbja nė ah-e trungjesh....,si mal-zhveshuri, uturin,
    Degėt varur, rėndojnė dheut....,vjeshtė pėrcjellin tė pagojė,
    Mbetur rėnė me kohė prej vjeshte,
    .....,....,dimrit shtrihen, s’ndihen mė !?




    -----\------\-----\-----

    E ndjeva vjeshtėn tė rėnkonte maleve,
    Sipėr gurėve ngjyrė bezh, nė rripat e rjepur,
    E ndjeva vjeshtėn tė zvarritej degėve,
    Sythe tharė e gjethe zverdhur, pėrtypej mėngjeseve.
    Luginave merrte frymė nė fije tė ujit,
    Ēahej si trung i moēėm nė fund-kėngėn e gjinkallave.



    -----\-----\-----\-----

    Mė ike, si tė ishe hije nė kohė tė shkuar,
    ....,dhe shtatin m’a preve me sythe gjėmimesh,
    ....,dhe syrin m’a verbove me krisma rrufeje.
    Mė ike, sic fryn era rrėzė veshėve tė gurėve,
    Mbėshtolla dheun nė grusht t’i jepja jetė damarėve,
    Shtrėngova fijet e kėputura nė pemėn pa gjelbėrim!



    -----\-----\-----\-----

    Ndiej tė mė rrėshkasė qielli hijes sė reve,
    Pėrthyer shkon perėndimit, si dallgė e mavijosur,
    Trup krrusur, lodhur e rraskapitur nė tė nxehtat orė.
    Nis tė mė kryqėzohet nė gjėmimet e prera.
    Kokėn pas shkon e shpėrndarė nė vėshtrime,
    ...,dhe flladitet pėrtej gurėve.. ,e zverdhur ēel agimit.



    -----\-----\-----\-----


    Dritares sė heshtur, trokitjen ia ndjeva vjeshtės,
    Breg-deti tė shkretuar, mes njė pylli tė arnuar,
    Ecte e ēurkonte stinė-stinėsh nė bulėzat e vesės,
    Shkallė ngjiste...., rrėkerave zbriste, prag dimrit e dėrrmuar,
    Duart nėn pranga i tėrhiqte zvarrė-zvarrė....,
    Tė ngrihte prej shtrati atė pjesė tė vetėn,
    Dhe gurėve fytyrė rrudhur t’ia fshikte aromėn e situr !



    -----\-----\-----\-----

    Nė tė shkuar rrugicave do tė kem mall pėr gurėt,
    Endur pas gjetheve, mė shkon mendja si jetimi i gjorė,
    Harruar si sythėt e tharė, rrėmbimthi mbytet njė shtegėtar i vonėt,
    Mėrgon nė flladitje degėsh njė folezė balte e kashtė.
    Do tė kem mall pėr gurėt, e di, kur tė nis vjeshta e dytė.
    Herė e lagėsht e herė tufani do m’i vesh me trishtim,
    Zbėrthyer si gjoks vashe, pėrtej dy kodra m’a prishin vargun vjeshtak!
    Diku....,stolave tė vetmuar do trokas mes tė rinjėve,
    Nė tė shkuar rrugicave do tė kem mall pėr gurėt,
    Ngjyrat vetes do ja tres, dhe nė penėn e poetėve !



    ------\------\------\------

    U shtrydh fund-vjeshta nė litarė vetėtimash,
    Ēurqe-ēurqe nė mes reve, shiu i trembej rrufeve,
    Uturin qė nga malet e mbi fushė njė tufan,
    Ēahej qielli nė mes krismash..., e diku gjėmime radhė,
    Gjethe-zverdhurat rrėkeve, ėnjtur, fryrė nėpėr damarė.
    Udhė nisur qė me vjeshtėn, udhė pa udhė s’gjetėn vend,
    Eh, dhe vesa humbi kryet mbrėmjeve dhe nė agim,
    Pemė zhveshurat rjepur mbetur.., dhe nga rrebeshi bėrė mavi !
    Shkoi deteve e liqeneve trup etur si lastar,
    Prag dimrit mblodhi eshtrat tė mos matej me atė “xanxarė” !


    -----\-----\-----\-----

    Dhe diellit do t’ia fsheh dertet e vjeshtės,
    Nė sup tė thyer tė reve do tė kthej dritė,
    Me tė ikur perėndimit, ēarė e zverdhur hijes,
    Pas mjergullės gungaēe do tė mbėshtes ditėt e stinės,
    Heshtur flenė nė valė-qetat me pulėbardhat....,
    Gurėve zverdhin moshė rreth liqenit tė Ohrit !
    Shkėmbehen ditėt nė syth-degėt, pas gjethe rėnave,
    Njė trung i thyer buzė valėve tjerr aromėn....,
    Si djep yjesh nė natėn e vjeshtėt, lėkund leht.
    Prek vezullimet e hėnės pėrtej orėvė, poezia,
    Vjeshta qė kėrrusur ra mbi fletėn e bardhė !

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Harkėzime shpirtrash , hark—mendjes POET !



    Harkėzime shpirtrash , hark—mendjes POET !




    Vėshtrim i heshtur

    Mes natės ula shikimin, nė gjumin e yjeve,
    Heshtja numėronte orėt nė hapėsirėn blu…,
    Si meteorė m’u shkėput vėshtrimi, ra duarve,
    Tokės qė krihte vitet u shemb me natėn.
    Kalonte si kalorės nėpėr kalldrėmet e errėta,
    Qė kthehej nga kurbeti, me heshtje blerė !


    Krehėzimi i lotit !

    Krehėzohet loti, qerpikėve tė lodhur…,
    Rrotullon fjalėn harqeve tė padijes,
    Gurgullon mendimi, si uji i burimeve,
    Tė prek gurėt qė kuvendojnė thellėsive.
    Netėve kur yjet harrohen buzėve tė tyre,
    Krehėzohet loti, qerpikėve tė lodhur…, !



    U struk mbrėmja…,

    U struk mbrėmja natės sė zeshkėt,
    Me sy vjedharakė vėshtronte yjet qiellit,
    Trokiste dyerve tė mbyllura, me hijen, hėna,
    T’a trembte pa nisur dremitjen e gjatė.
    U struk mbrėmja natės, si tė kishte faj ;
    Mėngjesit harronte orėt e fėrguara …,



    Abstrakte…

    Iku…, diku…, u fsheh…, habia…, njeri,
    Rrugėve endte mesazhet e “botės sė tretė”,
    Tė mbeteshin dhe ato pjesė nė kėnd-jete,
    Me vehten matej lodhja pas moshe…,…,
    Trokiste gishtat e regjur nga ecjet mbi re,
    Si eshkė qė ndizet gurit, s’e shoi lodhja !



    Tė flasim me lotė

    S’di kush fajin mik e ka bėrė i pari ?!
    Trokiste jetimi nė ēdo derė pėr shoqėri,
    Tė gjente fajtorin e fajit tė tij…,
    Kush prej fajit iu nėnshtrua dinjitetit njerėzor ?
    Heshtim tė dy prej fajit, tė flasim me lotė !



    Puthja qė s’njeh hije

    Rrugėve ku zgjatej mendimi, pemė varnin trupin,
    Kalonte nėpėr gropa, hija qė zgjonte dita,
    Merrte pas vetes puhizėn qė i krihej supesh…,
    Rrugėve pa fund, fėshfėrimave u trembeshin zogjtė.
    Ngacmonte sythet mbi degė, puthja qė s’njihte hije !



    Kėmbėt e fjalės

    U ngatėrruan kėmbėt fjalės nė vargun e gjatė,
    Heshti fleta…,
    Penės i ankohej ēudia-poezi !
    M’u ngatėrruan kėmbėt e fjalės rrjetave ziliqare.
    Poezia drejtoi trupin, tė mos pajtohej me turpin !



    Vitet qė s’kthehen mė !

    Preka dorėn tėnde, mora jetėn—uratė…,
    Fshiva lotėt nė sytė e vrazhdė—pashė detin e sinqeritetit,
    …, e mes heshtjes mbėrtheva urrejtjen e pamėshirėshme,
    tė kthehesha e penduar pėr vitet e dashurisė sime.
    Preka veten time…, s’isha hije e shekullit xheloz,
    E njihja lotin e dashurisė, isha njeri me ndjenja !



    Zėri i shpirtit

    Lėkunden mendimet nė hije hapash tė lodhur,
    Ditarit shuhen, si meteorėt nė qiellin me shi.
    Diku lotė…, ndjekin kėmba-kėmbės yje tė vetmuar,
    Diku sytė…, kapen degėve plot lule tė pemės,
    …,dhe nis qetėsisht tė dal pandjerazi prej shpirtit,
    Njė zė qė derdh dhe vesėn nė fije tė barit !



    Autografe nėpėr re !

    Aty u shuka, aty u mbylla, aty mė ranė lotė,
    Si zgjim prej errėsirės, kafshonte eshtrėn njeri.
    Akrepi i sekondave qė merrte frymė e thyente supe,
    Ngrinte vėshtrimin hapėsirės, krahu i zemrės,
    Kur ndihej nė jetė, autografe linte reve !



    Zėri i paqes…,

    Tani nė qetėsi dhe heshtja vret brenda teje,
    Kėrkon fole vetmie tė ngrejė ēerdhen pėr tė nesėrmen,
    Si dallga tė qėllon e rikthehet nė thellėsi,
    Duart tė zhys fluturimi, tė kap kaltėrsi.
    Diku mbetesh harresė, nė mendjet prapanike,
    Skena merr fund pa nisur ende…,
    Dhe nga sytė e lodhur pėr pak dritėz-hije,
    Tė mbetesh kujtesės si njė lodėr fėmijėrie !
    Tremb vėshtrimin nėpėr zhgarravina pa fund,
    Fytyrave tė paqta mpreh fjalė, zėri i yt !



    Varfėri

    Do tė pėrpijė yjet, me sytė e tu do tė mė ngjasojnė,
    Do tė kthehem nė njė meteor.
    Do tė pėrpijė ujėrat e ėmbla tė liqenit,
    Puthjet e tua do tė mė kujtojnė,
    Do tė shėndrrohem nė kristale pa fund.
    Do tė pėrpijė dete e ujėvara,
    Do tė mė sjellin veē lotė.
    Unė do tė kthehem pėrēuditėrisht nė njė sirenė…,
    Gjithmonė…gjithmonė do tė mbetem larg teje !



    Deti

    Pėrgjatė teje kam ecur,
    tė gjej ngrohtėsi,
    Pėrgjatė teje eci,
    tė fundosem tek ti.
    I kaltėr ndėr vėshtrime,
    ti mbetesh pėrherė,
    Veē ėndrrat e mia, s’i kape njėherė !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-11-2009 mė 00:28

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Bruna te pershendes!Me duket se njihem prej kohesh me keto vargje.Me duket se dikur kemi qene miq te mire.Instiktivisht te ndjej te afert,shume te afert.Me solle nder mend "vitet e pafajsise".Sidoqofte mundet qe te jem gabuar por ai tharm poezie qe i mbush vargjet e tua plot "britma" pesimizmi,ia figuracion i ngjeshur i shkathet me nje muzikalitet te pabesueshem, me japin ikonen e nje shpirti e talenti te rralle poetik.Fifguracioni i ngjeshur,perceptimi e sensibiliteti i vargut tend me kane rrenqethur deri edhe ne fijen e fundit te flokut.Nuk e di por shoh ne vargjet e tua nje fryme romantizmi te ngjajshme me ate te "brezit te humbur"te zhytur ne nje nostalgji melankolike qe dhemb,dhemb ashtu sic dhembin kujtimet kur i prek.Dhe atehere dhimbja kthehet ne britem akuzonjese,fajesuese,cfajsuese apo hakmarjeje.
    Bruna keni nje shpirt te bukur dhe beni mire qe nuk e lini te heshte sepse "dritherima" e tij ka prekur edhe shume te tjere perreth qe ndjejne e dhembin njesoj si juaji.Me mellengjyet e me perket thelle me "buqeten" e vjershave te tua,te faleminderit Bruna!Me sollet nder mend diicka nga poeti i madh turk Nazim Hikmet, dicka qe me forcen e vargut i kapercente akoma edhe kufijte e deshperimit...Pergezime!Dote pres ketu me kenaqesi per te lexuar vargjet e tua ne te gjitha ditet ne te gjitha oret, mos vononi ju lutem!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    CAST BRENDA SHPIRTIT !


    Hije-prerė, reve

    Jam ikur e harruar, hije-prerė nė retė e plasura,
    Frerė vetėtimash mbėrthejnė trupa yjesh qė klithin.
    Njė hėnė vetull shprishur lėngonte larg…,
    Gėrvishte nė tė gdhirė harkime dallgėsh.



    Ēast brenda shpirtit


    Zhgarravinė qė merr frymė e strukur qoshesė,
    Mbulon shėmtinė e lotit njė prekje buzėsh,
    Ēahet nė cipė tė ujit rėnkimi i gjetheve tė largėta.
    Porta e mallit mbetet mbyllur me kohėn,
    Njė det n’a ndau mua dhe TY pėrgjithnjė…sa shpejt !





    E pa njeri mes njerėzve !
    (Nė lumin Vjos-2005)


    Shkuar rrjedhės sė turbullt me rėnkime mbuluar,
    Njė hije me natė hėne, e zverdhur shkon larg…,e pa njeri mes njerėzve.
    Nxirėsisė shkunden yje tė pikur nė shtratin e reve gri,
    dhe lumi tėrheq pas zėra fėmijėsh, lutje prindi !


    …, …, …,



    Nėpėr shelgje tjerrė shkon njė puthje marsi,
    Kripėsisė sė fjetur, loti fle me tė ikurat.
    Shteron rrėzė malit gurė-plakur, pikė-pikė, cepave…



    Aroma e viteve



    Pėrkulem pėrgjatė rrjedhės nė lėvozhga frymė-pakėt,
    Dhe aroma e viteve ripet nė vėshtrimet e kthjellėta.
    Njė presė rrezesh kėputet nė kėrcell tė barit…,
    Merr nė tė dalė drita, dhėmbėza yjesh nė fund tė pusit.
    Aty ku hija e ditėve, bie e ngrihet pa njeri .



    Njė bark reje !


    Hijes sė ditės m’u pėrpėlit njė bark reje,
    Merrte e uritur kaltėrsira tė pėrgjumura,
    Nė pas shpinė tė perėndimit, u kreh pas dallgėve,
    Me rėrėn ngatėrrohej si poeti mes vargjeve.




    Njeri tjetėr, pėrtej fjalės sė punuar !


    Pėrballė teje e pashė njeriun tjetėr, atė qė s’e njihja mė parė,
    Zhveshur nga nuri i poetit, rėnė e ngritur nga tė tjerė prapė.
    Kishte etje tė tharė nė rrėnjėt e thinjta tė vėshtrimit tėnd,
    Kishte kohė qė pena e letra gryenin mendjen pėr njė varg.
    Kishte marrė udhė tė re, ai njeri qė njihja dikur…,
    Pėrballė teje e pashė, m’u kujtua, qė tė njihja atėherė, dikur !



    …, ..., …,


    Po derdhet muza e fundit nė pentagram tė lotit,
    Mbėshtjellė me bardhėsinė e dimrit,
    nė natėn me hėnė tė copėtuar.
    Ndahet pakuptuar, nė kurthe yjesh endacakė…



    Jehon loti, pas ikjes



    Derdhet mėngjeseve njė e grijtė qė shkundin mallet,
    Krehėzon vėshtrimin nė shpirt tė gurit dhe fjala.
    Jehon pas ikjes, loti qė griset rrudhave tė heshtura.
    Shkon e kokė s’kthen, shkon e mbetet i mėrguar,
    Nė tė perėnduar pėrmes dallgėve lartohet yjeve !

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    1-U nisa me veten

    Pa mall u nisa, larg tė mbetesha nga ju,
    Pa lotė strukur, akrepit tė sekondave .
    As hija ime s’mė ndjek buzė bregut...,
    Si shkėmbi qė lėngon nga pėrplasje vale !
    Marr mallin nė shpirt, e lotėt vishen duarve,
    Jam..., mbetem..., brenga e njė deti nė stuhi...,



    Nuk ėshte e lehte kjo nisme e poetes! Nė frymėzimet e saj, ka vėnė spikamėn vrulli dhe ajo e mbetur pėr kaptinės sė mbijetimit, del e shperthen ato vargje plot prurje ! Do te shtoja nje nisme e mbare ! Nje begati nė mesin e gjithė horizontit letrar, sepse del e shnderrit nje yll befasues i lirikės !




    2-Ēaste ndjenjash !

    Preva vėshtrimin, nga krismat u ēua qielli,
    Theva orėt jetime, prej heshtjes rrahu zemra,

    Ecja..., dhe ecjeve hidhja kohė nė letėr,
    Tė ngrihesha pas pritjes, fshirė dashurinė e vjetėr!
    Nga thellėsitė e shpirtit u ēua njė qiell i ri,
    Sytė krahė-shtrirė tė ishin pas kohe tė lirė.
    Ecja nėn hijet e hapave e vitet numėroja si minuta,
    Tė ndieja dashurinė pranė, qė e humba dikur...,



    Nėper kėto vargje tė plota me funksionalizėm dhe me dinamizėm qe te pershkon nėpėr mendje nje metafore e qelluar, krijo pershtypjen, se poetja, del e plote me arkitekturen e saj, dhe identiteti ka krijuar ritmin dhe imazhin!


    3-..., ..., ...,

    U fėrkua dielli nė kurriz tė malit,
    Me shigjeta rrezesh ia ēau trupin vesės.
    U shtrua horizontit, hapėsirės sė blertė,
    Hidhte mesazhet e para tė ditės fytyrė-ējerrė!


    Kjo ditė , siē arrin ta theksojė vete poetja idhte mesazhet e para tė ditės fytyrė-ējerrė!, vėrtet zbarkohet si nje vetetimė qė krijon driten e saj, por, perpiqet te sherojė zemrat, jo t'i pikėllojė ato!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    E nderuar znj.Bruna! Sic duket isha gabuar duke pretenduar se dikur kemi qene te njohur e aq me teper miq....Por TE ME FALNI!Kjo eshte nje koincidence e cuditeshme qe mund te ndodhe nje here ne njemije vjete....qofte per nga emri e qofte nga menyra se si i shkruani vjershat tuaja...Kjo ngjajshmeri eshte kaq sugjestionuese sa qe sa me shume i lexoj vargjet tuaja aq me shume i perqaseni imazhit te BRUNES, mikes time te shtrenjte qe fatkeqsisht e kam humbur ne harresen e viteve e te largesise...Sidoqofte me lejoni tju kerkoj te falur per ngutjen time te pafajshme qe ne fund te fundit nuk ishte gje tjeter vec se nje britme entusiazmi te parakohshem per vjershat tuaja mbreselenese ku une "zbulova" pjeseza e fragmente nga nje shpirt binjak me te BRUNES...E verteta eshte se "mjergulla"e harreses u shpernda neper vargjet tuaja nga ai diell i ftohte vjeshte te pikelluar qe gjithsesi deperton ne "humnera te erreta kujtimesh,imazhesh,ndjenjash e perdellimesh i perkund ato
    me nje rezonance koherente me regetimen e zemres per ti kthyer ne shprese,ne besim e optimizem...Znj.Bruna te me falni per "insiunacionet filozofike"prej romantiku sentimental te pandreqshem.Dua tju pergezoj edhe njehere per vjershat tuaja e sidomos per ato te fundit qe jane me te vertete "nje manifest shpirteror dhimbjeje e shprese"pasqyrim i qarte i talentit
    e i sensibilitetit tuaj si poeteshe me nje te ardhme te sukseseshme....Pergezime dhe ju faleminderit per respektin....

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdoj me kenaqesi leximin e krijimtarise tende Brunilda. Urime!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Gėrvishet vėshtrimit tė zjarrit “Sinqeriteti” !

    Gėrvishet vėshtrimit tė zjarrit “Sinqeriteti” !


    Largėsisė sė tejskajshme !


    Kėputem pritjeve ēyryke, si sahat i vjetėr nė mur,
    Koha shtrydh nė heshtje frymė loti mbi dhe’ ,
    Kur nė sqep pulėbardhash, njė stinė dallgėsh blu,
    Farfurit nė largėsi, tė tejskajshmen, aromė malli .





    E thirra lotin…,

    E thirra lotin tek ikte menduar pėr larg,
    Ngarkuar supet me mall, nė shpirt pak brengė.
    E thirra tė kacavirrej nė gardhet e shpirtit,
    Me kripėsi tė m’i vishte ditėdhembjet e mia.




    Kishte nisur tė frynte !

    Kishte nisur tė frynte atje tej malit tė grijtė,
    Harrimi, harruar, shkundte degėt nė tė ikur.
    Klithte nė djep tė gurit e frym-valėve blu.
    Kishte nisur tė frynte nė supet e rėna tė kryelartit .




    Lot’ i paformė !


    Lot i paformė,
    Lot kokėbosh,
    Bie e s’ngrihet mė…,
    Mbetet me kėmbė tė prera.
    Lot i rėnė nė tre kohė,
    Mendim – Trishtim – Dhembje .
    Lotė…, !?





    Natė e dredhi !


    Jashtė nata qė ra, s’mė tha – natėn e mirė,
    Nė shtrat m’u harrua, dhe nga yjet mė ndau me dredhi,
    Rrinte pėrkulur mbi mua, t’mė mbulonte, si tė kisha bėrė unė faj.
    Kjo natė qė ra mė e fajėsuar se heshtja.





    I paharrueshėm, gjaku-prind !


    Gishtat e mi po presin hije-ėndrrash guaskė,
    Duke u nisur, postoj mallin e fundit mbi librat e ngrirė.
    …,dhe kthyer pėrballė perėndimit ndiej aromė dallgėsh tė virgjėra,
    Ndarė me mall-heshturin, pėrtypshėm ikėn ditėt e fundit.
    Nė fund-hapin e lodhur, kėputet loti i vajzės mbi penė,
    Merr pas pėrjetėsisht, tė paharrueshmin, gjakun-prind !



    Gėrvishet vėshtrimit tė zjarrit “Sinqeriteti” !


    Po priten heshtjepakėt gurėza hiri nė vatėr,
    Jam nisur tė kthej orėt e mallit nė startin e viteshkuarave,
    Ngre krye dora qė s’flet, me paraqitjen tė vėrė qetėsi ,
    Ndahet hutimturbull e zėri kthehet nė vajtim...,
    Kėputur e ndarė, lidhur e paparė, dashuritjerra merr penėn zvarrė!
    Kryqėzuar fund-orėt akrepit sekondė fshijnė hijen,
    Gėrvish vėshtrimi i zjarrit muret memece rreth baxhasė,
    Njė dritėz del thėngjijėve…, dhe end aromėpaktėn “Sinqeritet”.
    As ditėt e nisjes pėr larg s’po mė sjellin lotin qė t’mė pėrcjell !



    …, …, …,


    Nė vėshtrim tė mallit dredh buzėt hija “vejushe”…,
    Kapėrcen e lodhur turma tė mpita fjalėsh…,
    …,dhe hėna ndėrron lotin me rrezelodhurin dimėr.
    Aty ngelem portret pėr mallet qė po vijnė pas,
    Tė mbetem e kryqėzuar, rrėzė kodrės sė vakėt.



    Ēast-bregdeti !



    Thahet mendimi nė dallgėheshturat e Semanit,
    Aty mbledhur kafshohet me vargje penash te heshtura,
    Ngelet i paprekshėm…, enigmė, dhe fjala ime,
    Ju mbeteni larg meje tė trilluar breg-deti !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-11-2009 mė 01:44

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •