Close
Faqja 2 prej 24 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 239
  1. #11
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Sa keq me vjen qe nuk di te shprehem me rim ne vargje edhe pse letersia me pelqen shume.
    per kete jete.
    Aroma e diteve eshte manteli qe mbaj mbi supe, fluksi i casteve qe kerkojn emocione.
    Ne heshtje ka zhurm ne levizje gjej qetesi milimentra detaje qe te cojn ne infinit. Per kete jete deshmitar i veprimeve te mia.
    Per kete jet qortohem dhe vlersohem sepse ky eshte kushti qe me kan imponuar qe ne embrion. Une statuja e misheruar, shpirterisht, i hedhur ne natyr diku aty brenda botes qe jetoj. Jeta kuptimi i sakt eshte ekzistenca.Po pse vall jetojm thjesht per te qen nje gjalles qe merr frym apo per te kryer evolucion pas evolucioni. Jo, une kenaqem edhe me gjerat me te vogla me nje pershendetje te perzemert me njohuri te reja, te shikoj gjera te bukura, te me pelqej vetja, te me pelqesh ti, te degjoj muzik, fragmente te vogla qe bejn tek njeriu jo vetem nje proces sistematik te te qenit gjalles. Per kete jet betohem se dua te jetoj...
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Pershendetje iktuus !
    Brenda shkrimit tend gjeta shprehjet e nje shpirti, qe se besoj kurre ti mungoje rima per te shkruar vargje, por vetem iniciativa per t'ju perkushtuar fletes se bardhe !
    Merre penen e fleten e thuaj vetes : -Dua te shkruaj pak vargje per ty Jete , qe po iken
    si te qe ne momentet e fundit !
    _Merre penen e thuaj shpirtit jam ketu te shkruaj per ty !
    E di qe endrrat mund te fitojne mbi kujtimet, por vall sa zgjasin ato !?!?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    brunilda.it

    Shijova dhe lexova me shume endje 21 esset e tua poetike. Me vure nė mendime. Nuk gaboj kur them qe ti je e nje dimensioni poetik "alla Wetmann" . POETI I MADH ESSEIST amerikan WALT WITMAN eshte nder te paktėt poetė qe lirisht quhet Homologu Juaj.
    urime! Urime vertet. Sejcili nga 21 trevargėshit tuaj te fut ne boten filozofike te mendimit poetik intelektual.
    Sinqerisht Agimi

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    bruna.it

    Ndoshta pakkush ju kupton sesa varg te forte madje do te thosha tejet te forte metaforik keni! E gjithe bota qe na rrethon, nen peshen e vargut tend behet e vertetė. Butaforia poetike tek ne te tjeret eshte vetem dehsira sesi DUHET TE JETE. ndersa ju me forcen magjike te krahasimit, metafores dhe pse jo te antivesit, e beni ate me te vertete. Une nuk trembem nga vargu juaj! Une e kam zili vargun tend. Do te deshiroja te shpalosnit edhe poezi rozė....pra poezi qe nuk eshte fort e veshtire per tu vargezuar. Kam shume kenaqesi kur te lexoj, sepse ashtu siē me kane emocionuar piktoret impresioniste - ashtu me impresionon poezia dhe idea juaj poetike.
    Urime te sinqerta

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk heq asgjė nga ato qė shkruan poeti Agim Doēi sepse vetė nuk jam poet qė tė bėj analizė por mė pėlqejnė poezitė e tua Brunilda.
    Suksese.

  6. #16
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga brunilda_it Lexo Postimin
    Poete, po se gjetem veten ne mes vargjeve tona..........., atehere
    kerkoni,kerkoni tek miqte qe kini t'u japin me shume se keto vargje ?!!






    Pėrpėlitej nė hi !

    Duarve dridhej loti, pėr sythėt qė s’ēelėn kurr,
    Nė degėt e thara, damarėve endej jetė.
    Fshehur lastarėve nė trup digjej nga pak,
    Loti i dashurisė, rėnkonte e pėrpėlitej nė hi!
    Linte shenjė kohe, nė hartėn e viteve .

    Ky varg me preku thelle ne zemer!Ju deshiroj krijimtari te pashterrshme!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  7. #17
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    sikur te varej cdo gje nga pena....
    respekte edhe per ty
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime per kete krijimtari me vlera artistike dhe filozofike.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Dora qe tjerr..., heshtja qe shkruan!

    DORA QE TJERR ....., ...., HESHTJA QE SHKRUAN !


    Koha qė humbe....., s’tė vjen kurrė !?



    Do kohė tė vijė sėrish lumturia, qė shkele me kėmbė,
    Do kohė tė vijnė ato ditė, qė i sterrove me dorėn tėnde,
    Do kohė tė qeshė dhe njėherė syri, e fjala mos tė tė dhemb,
    Do kohė tė kthehet besimi, qė mė ēorri, si tė qe forcė malli,
    Do kohė, pas kohėsh, nė pritje tė njė kohe tjetėr....,....,
    Do kohė tė vijė pėrsėri tek ty, koha qė tė solli buzėqeshjen !!



    Shkarpė e djegur !


    Nuk kishte buzėqeshje mė, tė tė uronin si mė parė....,
    Nuk kishte pritje si dikur, tė tė rrėzonin ndoshta lodhjen....,
    Kishte veēse buzėqeshje tė shtirur nė sytė e tu...,....,
    Nuk kishte, as do tė ketė mė, si mė parė nė kaq kohė jete...,
    Ti do tė ngelesh njė shkarpė e djegur nė vatrėn e ftohtė,
    ..,dhe nė ēdo gėrmė tė emrit tim..., fjala jote s’do tė ketė zė !!






    Tharė nga harresa !


    Hapėsirave tė kaltra endet mendje-vetmuara....., vetėm,
    Kėnd-dritares sė errėt klith pėrbrenda shpirti, si lakuriq nate,
    Pėrtej qiellit qė mė shumė se unė hesht, njė hije flet me yjet,
    Dėshmi e gdhendur nė trungun e drujtė, ditė-ora e njė tjetėr jete...,
    Ishin ende mbi tė, shenjat e gishtrinjėve, por tharė nga harresa !!






    Heshtja e mallit !


    Ka kohė qė ditėt...., s’i numėroj mė ditėt e mallit...,
    Ka kohė qė dhe fletėve tė tij, trup ka hedhur heshtja,
    Njė re e mpitė trazohet nė vargjet e situra tė poetit....,
    ....,dhe dora shkruan e shkruan, s’trembet nga hija qė zė vend,
    Shkruan dora e pa-forcė, mbi kartat e panumėrta lė jetė,
    Shkruan, ka kohė qė dredh petė poezie pėrmbi vargje.
    Heshtja, vazhdon tė ecė, herė zvogėlohet-herė zmadhohet !!






    Pas kohėsh ...., nė se....,

    Nė tė ikur, do tė kesh mall pėr mallin qė e le jetim...,diku,
    Kujtesa do tė kthehet pėr pak minuta nė lotėt e tu....,e....,
    Rrėmbimthi do tė shkojnė me tė, ēdo lodėr a fjalė,
    Nė tė ikur, dhe kokėn s’do e kthesh mė pas, si dikur,
    U shuan tė gjitha, si lodhje prindi pėr fėmijėt, njė jetė,
    ....,dhe qetėsisht do ndjesh vehten tė ulur nė pragun e gurtė.
    Aty do nisėsh tė ftillosh pak e nga pak
    aromėn e mallit tė humbur!!




    Pres tė agoj dita e re !




    Kjo natė e “egėr”, mė vėrtitet pėrreth shtratit qė fle,
    Kacavirret pasqyrės e tremb veten e mangėt nė mes errėsire,
    Hija e saj, zmadhohet e shket pėrtokė si e dorėzuar,
    Kjo natė e “egėr”, m’a tremb mendimin qė endet yjeve...., !
    E unė pres agun tė bjerė, tė shkruaj fjalėt e kėsaj nate tė gjatė.




    Ulėrimat e erės se parė !



    Era ulėrinte nga larg, e shukej pa mendje murit,
    Xhamit vėrtitej disa herė e shkonte pėrsėri larg,
    Fishkėllente nė buzėt e mermerta tė parmakut,
    Si tė kishte mall tė pashuar brenda kohės “shterpė”,
    Si tė kėrkonte dikė...,klithte e marra dritares time.
    E ndieja nė heshtje freskinė qė pėrtypej pas tė nxehtit,
    Nė tė shkuar dita varg-varg, malli u lidh me erėn rrėzė dritares!





    Ishte mėngjes gushti....,....,




    Freskia e kėtij mėngjesi gushti mė pėrpiu pa ndjerazi,
    Shtratit pėrpėlitej trupi nga tė ftohtėt e hidhėt.
    Ishte mėngjes...,....,
    i pari mėngjes pas atyre ditė-nxehtave tė korrikut.
    Unė ende pėrgjumur nga freskia qė luajti me mua,
    se kam marr veten !

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Heshtja qe fle prane POETIT eshte me e bukur se fjalet e hedhura ne letra !

    Heshtja qe fle prane POETIT eshte me e bukur se fjalet e hedhura ne letra !


    ...,....,nė botėn tjetėr !



    Fatin e pash tė mė ikte kuturu pėrtej reve,
    Livadhin e jetės tė tharė nga loti i dashurisė,
    Fjalėt e shenjta tė rrudhura nė hojet e shpirtit,
    Kishte kaluar kohė me vetminė nė heshtje vetja.
    Nė dritė tė hėnės yjet ia lidha gėrshet fatit tė ikur,
    Tė mė kujtonte nė tė shkuar..., andej nė botėn tjetėr !


    Enigmė njerėzore



    Larguar pėr tė mos u kthyer nė “kujtimet-kufomė”,
    Nisur pėr tė harruar ato qė s’duheshin harruar kurrė,
    Ndarė pėr t’i fshirė pak e nga pak brenda vetes...,...,
    Mbetem njė trung vjeshte nė grusht tė tokės sė tharė,
    ...,dhe era qė fryn mė e harruar se unė, mė jep pakėz frymė !!




    Dhembja qė s’ka emėr...., !?


    Kam dhembje nė trupin qė ka kohė qė s’flet....,...,
    Dhembja hapet ēoroditur, si fletėt e njė libri tė vjetėr,
    Dhembja kafshon si hija nė prag, prej njė tė dehuri,
    Kam dhembje...,dhembje kudo hapave tė lodhur,
    Nata nis me fjalėn dhembje e gdhihet agut nė dhembje.
    Dita ėshtė mė e gjatė pėr t’a pėrtypur dhembjen...,
    ...,...,dhembjen qė kafshon orėt e “lumturisė sė varfėr”!




    Cast pranė detit

    E pash detin tė kafshohej me sythe resh tė virgjėra,
    Hijen e kodrės trup-rrudhur t’i binte dallgėve,
    E pash kaltėrsinė, tė mbytej nė kaltėrsitė e tij
    Mes kripėsisė qė ndante thellėsitė,
    si njė enigmė e mbetur nė heshtje!






    Flladitet deti me mua !!

    Era qė mė zvarritet trupit m’a prish mendjen,
    Dherazi vjen njė aromė pėr nga deti e mė kėput,
    Brenda meje lė kujtesės fllade deti tė kaluara....,
    ....,dhe njė penė ndan e vijėzuar,
    Orė vetmie nė inagurime e pronovime librash !!



    M’u tret loti i vjetėr !?!

    Nė presje tė mendimit m’u tret njė lot i vjetėr,
    Dhe nga pas tėrhoqi njė tjetėr lot tė mekur,
    Kishte kohė....,kishte ditė qė sitej me mendjen,
    Dridhėrueshėm nė buzėt e njoma ngriu kripėsia,
    E rrugės sė lotit derdhej njė buzėqeshje e lodhur,
    Aty nė prag tė heshtjes, mendimi u drodh, s’heshti jo,
    Hapi rrugė tė reja, ndarė nga koha-skelet-thyer e respektit!!

Faqja 2 prej 24 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •