Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Dy vajzat e mitura refuzojnë të jetojnë në Serbi, preferojnë Pejën



    Dy vajzat e mitura nga Peja nuk kanë dashur të kthehen në Serbi, për të jetuar me nënën e tyre. Ajo janë të vendosura që të jetojnë në Pejë me babanë e tyre, përkundër një vendimi të Gjykatës së Suboticës që ato të jetojnë me nënën. Ato kanë tentuar t’i dërgojnë me dhunë. Ka reaguar Albin Kurti dhe KMDLNJ-ja.

    Nga Express më 08.10.2009 në ora 8:24
    Përpjekja për t`iu përgjigjur Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës ka dështuar, pasi që dy vajzat nga Peja kanë refuzuar që ato të dërgohen në Serbi për të jetuar me nënën e tyre.

    Ministria e Drejtësisë e Kosovës, të mërkurën ka tentuar dhunshëm t’ia dërgojë nënës së tyre në Serbi, dy motrat A. K.(13) dhe D .K.(11). Ato të premten e kaluar janë marrë në Pejë, ku po jetonin me babën e tyre, Nami Kahrimani, nga punëtorët e Ministrisë së Drejtësisë, në asistim të policisë së Pejës dhe të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale të Pejës.

    Të dy vajzat e mitura me dëshirë kanë jetuar qe një vit me babanë e tyre në Pejë, përkundër vendimit të para dy viteve të Gjykatës së Suboticës së Serbisë, e cila pas shkurorëzimit të prindërve, Nami Kahrimani dhe Zuma Hajdarpasic, që jetonin në atë qytet, ka vendosur që vajzat të mbesin me nënën, edhe pse ato edhe atje kanë kundërshtuar që të jetojnë me nënën e tyre.

    Dy motrat që pesë ditë kanë jetuar në në “SOS Kinder Dorf” në Prishtinë, ku prej aty të mërkurën, dy zyrtarë i kanë nisur ato që t’i kthejnë në Serbi.

    Si dy vjet më parë, gjatë procesit gjyqësor, vajzat kanë kundërshtuar kthimin në Serbi dhe tërë kohën e udhëtimit në makinë ato kanë qarë dhe kanë bërtitur që të mos i kthejnë në Serbi.

    Në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, të dy zyrtarët që kanë dashur t’i kthejnë ato në Serbi, për shkak të presionit janë detyruar që t’i kthejnë vajzat sërish në Prishtinë.

    Të dy vajat e mitura janë kthyer sërish në “SOS Kinder Dorf” në Prishtinë, deri në një vendim të organeve kompetente.

    “Tash për vajzat do të vendosë gjykata kompetente dhe Qendra Sociale”, ka thënë Ehat Miftaraj, udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë.

    Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, vendimin për dërgimin e dy vajzave nga Peja për në Serbi, e ka vlerësuar si shkelje të të drejtave të njeriut.

    Behxhet Shala ka thënë për Express se është vendimi i vajzave nëse ato dëshirojnë të jetojnë në Kosovë me babanë e tyre, apo dëshirojnë të kthehen në Serbi dhe të vazhdojnë jetën me nënën e tyre.

    “Nëse ato dëshirojnë të jetojnë këtu, është vendim i tyre dhe askush nuk mund t’i dërgojë me dhunë në një vend ku ato nuk dëshirojnë të jetojnë. S`ka asnjë dyshim se në këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut”, thotë Shala.

    Për çudi, për këtë rast ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Kurti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimin e turpshëm dhe eklatant, siç thotë ai, përpjekjen e autoriteteve kosovare për kthimin e dy vajzave nga Peja në Serbi, te nëna e tyre, përkundër vullnetit të vajzave.

    Albin Kurti ka vlerësuar se shteti i Kosovës duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të saj për të mirën e tyre.

    “Me dërgimin e këtyre dy vajzave për në Serbi, përkundër vullnetit të tyre dhe të prindit të tyre, u shënua edhe një rast tjetër eklatant ku u dëshmua se shteti i Kosovës nuk është fare shtet”, vlerëson ai.

    Veprimi i autoriteteve të Kosovës ndaj kërkesës së Serbisë, sipas Albin Kurtit, është alarmuese për shoqërinë tonë.

    “Kjo është e padrejtë, e turpshme dhe aq e dëmshme, por fatmirësisht këto dy vajza janë kthyer në Prishtinë. Kjo u arrit si rezultat i klithjeve dhe vendosmërisë së tyre që të mos shkojnë në Serbi, përkundër zyrtarëve kosovarë që po e kryenin punën e Serbisë në Kosovë”, ka thënë ai.

  2. #2
    Me nje te qare, dalin mbi shtetin kto vajzat?

  3. #3
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Me nje te qare, dalin mbi shtetin kto vajzat?
    Vaji i çdo fëmije duhet të jetë mbi shtetin.

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ka te drejt ketu Albin Kurti. Perderisa Serbia nenave tona nuk ua kthen edhe kufomat e zhdukura qe serbia e di mire se ku jan, ateher pse ti kthehen vajzat me dhune duke ua imponuar zgjedhjen e tyre.

    Dhe plus tash Policia jone e menqur e bene kete veprim amatoresk, qe nuk ka kurfar mbeshtetje ligjore, mirpo eshte komplet me fytyre politike.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga tomaras Lexo Postimin
    Vaji i çdo fëmije duhet të jetë mbi shtetin.
    Sigurisht se femijet e dine shume me mire se kush ka mundesi tu ofroje nje jete me te mire.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Ajo gruja qenka boshnjake.

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o val

    o val po ajo fjala eklatant cka ishte more....po shkruani shqip o shqiptare..mos na e bastardoni te pakten gjuhen siq po na e bastardojne shtetin...

  8. #8
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Kujt i intereson se cfar vendimi ka sjellur gjukata e Subotices, nga ky postimi shikohet qarte se cfar VENDIMI KANE SJELLUR KETO DY VAJZA!!!
    Dhe per mendimin tim rendesi ka vendimi i vajzave e jo i gjukates se Subotices.

    Shteti i Kosoves ne asnje menyre nuk duhet qe ti dorezoj vajzat qeverise serbe , sidomos jo me dhune dhe pa deshiren e vajzave.

    Me Respekt
    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Ky eshte nje rast qe tregon qe Kosova nuk eshte shtet ne syte e qeverise se Kosoves. Dmth vete qeveria, policia etj, nuk mendojne se Kosova eshte shtet.
    Pse? Sepse po te ishte shtet nuk do te respektohej nje vendim i nje shteti tjeter. Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe te respektohet vendimi i gjykates se shtetit tjeter pa vendos gjykata vendore. Por ky rast tregon qe qeveria, gjyqesia dhe policia e Kosoves e konsiderojne serbine shtet te tyre dhe vendimin e gjykates ne serbi, e kane konsideruar si gjykate vendore.
    Sepse normal ngjarja ndryshe do te duhej te zhvillohej:
    Gjykata ne serbi e ka dhene vendimin e saj- OK
    Pastaj do te duhej qe nje gjykate ne Kosove te mblidhej dhe te jepte nje vendim, ose dergim ne serbi ose per qendrim ne Kosove. Pastaj nese gjykata ne Kosove do te jepte vendim per dergim ne serbi do te ishte OK ne aspektin ligjore te shtetit.
    Dmth edhe sikur te vendoste gjykata ne Kosove per dergim ne serbi te pakten ne aspektin shteterore do te ishte ne rregull.
    Por sigurisht qe gjykata do te duhej te respektonte deshirat e atyre vajzave meqe jane ne gjendje te shprehin deshirat e tyre. Sipas ligjit duhet te mbahen ato ne Kosove deri ne 18 vjet ne ndonje qender sociale (ose me babain) meqe e kane gjalle, dhe ne 18 vjet ato vendosin vete ku deshirojne te shkojne.

    Por Albin Kurti ka reaguar drejte. Sepse nuk do te ishte problem i madh qe gjykata e Kosoves te vendos ti dergoj ne serbi, por problem i madh eshte qe gjykata ne Kosove nuk eshte mbledhur fare, dhe eshte respektuar gjykata e subotices se serbise si gjykate vendore. Per keso gjerash per shkelje te shtetit ne vende perendimore bie qeveria. Po te ne siq dihet i ekzekutojne protestuesit para dyerve te qeverise dhe qeveria vazhdon prostitucionin politik.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ne pergjithsi ,gjykata ja len nenes femijet ,por kur femijet deshirojne te rrine me babain ,atehere respektohet deshira e tyre .
    Ne shtetet demokratike mbrohen te drejtat e femijeve pu ...shtet servil ....
    Nuk eshte e nevojshmem ky lloj inferioriteti ,te zbatohet ligji per te drejtat e minoreve....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •