shkruar nga nje djale qe ka deshire te njihet me pseudonimin SYGRE...II4 E.Q.


Nje mengjes u nisa per ne shkolle, si cdo dite. Rruges shikon shume femije te tjere te moshes tende apo dhe te rritur, por un ate mengjes nuk shikoja asgje. Asgje. Doja vetem te arrija ne shkolle. Ju do te thoni: "Ja nje nxenes i zellshem qe e ka marre shkollen seriozisht". Jo ore jo! Nuk ecja shpejt se me kishte marre malli per shkollen. Doja vetem te shikoja ate njeri dhe ate djall e engjell bashke. Engjell, se me bente te ndihesha mire dhe vetem po te mendoja per te. Djall, se me kishte lodhur, me kishte bere te vuaja, te digjesha, te urreja jeten dhe castin kur shkembyem dy fjale per here te pare. Shkurt, kjo ishte dashuria ime. Ishte...Po mjaft. Sot dua t'ju flas se c'ishte ajo ndjenje, ajo vajze qe dhe gurin do ta kishte bere te kthehej rruges e te fishkellente. Ka floke kacurrela qe i derdhen supeve sic derdhet nje ujvare me furi nga nje shkemb i larte. Ka sy te zinj pak te zgjatur anash, si i kane aziatiket. Ka nje hunde te lezetcme pak te kthyer ne maje, nje shenje e vecante e nje njeriu capken. Buzet i ka si nje gonxhe e sapocelur trendafili qe ne mengjes duket aq marramandes, me pikat e veses mbi te.Ka trup elegant, bel holle. Shkurt Fotomodele, por, sic eshte e bukur eshte edhe mizore. Fjale e ekzagjeruar? Aspak. Qe ne fillim e dashurova, por jo per interes, por sepse per mua ishte ajo gje qe me ka munguar gjithmone, ajo gje qe me linte pa gjume, ajo qe me bente te mbyllja librat e ti hidhja tej, jo provim te ishte por edhe flori, nuk me interesonin! "Meso se s'ke ku shkon" ose "Pa shkolle do te mbledhesh plehrat rrugeve". E kush i degjonte? Ato kohe pashe se shprehja: "bjeri se i bie bukur, po kush te degjon", ishte e vertet. S'me hynte ne sy asgje, asgje. Edhe sikur jeta pa te te ishte fushe me lule, nuk do ta doja. Un doja ate dhe asgje tjeter. E megjithate ajo s'me donte, ose bente sikur s'me donte, po c'rendesi kish! Ajo kalonte me te dashurin e castit para syve te mi. Nje puthje mes tyre per mua ishte sikur te ma nxirrje zemren nga gjoksi dhe te ma hidhje ne zjarr. Edhe kur nuk ishte me ndonje te dashur per momentin, perseri i njejti avaz: "Un propozo a ajo JO". Por asnjeher s'jam dorzuar. Ajo ndjenje me mbante gjalle. Pa te do te isha si shume te tjere qe jetojne sipas opinionit te te tjereve, qe s'marrin nje iniciative, ose s'thone nje fjale; sepse kan frike se c'do te thone te tjeret. Duhet te zgjedhesh ne kete jete: Ose jeto sipas opinionit(por keshtu eshte njelloj sikur te mos jetosh fare) ose degjo zemren tende dhe mos u pendo per pasojat. Nje dite i lodhur, i zhgenjyer pas refuzimit te...asaj qe nuk me kujtohet me, vendosa te heq dore. U dorezova. Une, qe ata me njihnin me mbanin per kushedi cfare, sepse asnjeher s'isha terhequr nga fusha e betejes i mundur. Vendosa te vazhdoj te jetoj pa te. "Hajt mo", -thashe. "S'kam per te vdekur". Por ne te vertet brenda po vdisja. Per cudi ajo sikur e kuptoi. Me shikonte me bisht te syrit kur flisja me te tjerat. Nje shok me tha kete dhe shtoi: "Ne fytyre u egersua, u be xhelozeeee". Eh, -thashe, duan te me bejne qefin. Befas ajo u afrua dhe me tha: "C'kemi? Cfar po ben?" "Hic -i thashe, -po rri kot verdall." Bosh je?-pyeti( e kishte fjalen per te dashur) "Jemi lidhur gje bashke?- ja ktheva. "Jo, - mu pergjigj. "Ateher bosh jam" - ia ktheva. Qeshi me capkenllik si gjithmone. "Si thua, sikur te shkojme ne disko. Kam kohe pa shkuar". "Mire -i thashe. Sipas jush,duhej ti thoja jo? Jo moj jo! S'jam nga ata qe u ikin rastet nga duart une. Ajo dite kaloi si ne enderr. Kur pastaj e putha mu duk sikur s'kishte me gje tjeter per te provuar ne jete. Mbylla syte dhe s'doja qe ai moment te mbaronte kurre, kurse ne te vertete... Pas disa kohesh u ndame. Me tha se kishte probleme me ata te shtepise dhe s'mund te me takonte me. Ne te vertete e pashe gjith veren verdalle. Me vone e mora vesh te verteten. Isha i lidhur me disa shoke e shoqe te saj. S'ma merrte mendja kurre se shpirti im i vogel drogohej. Po, drogohej. Jo me ndonje gje te forte por gjithsesi droge. Kur e mora vesh me erdhi per te qare dhe ne te vertete qava. Ato lot ishin fundi i gjithckaje. Akoma e shoh verdalle. Edhe i flas por jo si me pare. Nuk e shoh dot me te njejtin sy, si me pare, por ndjenjat nuk me kane ndryshuar. S'kane per te ndryshuar kurre. O dashuro deri ne vdekje, o lere fare. Un zgjodha: Degjova c'me tha zemra dhe s'u pendova, s'do te pendohem kurre. Derisa te rrahe nje zemer ne kraharorin tim, c'do rrahje do te jete per te.