Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Exclamation Realiteti i vuajtjeve në BOTË (16 videomesazhe biblike)

    REALITETI I VUAJTJEVE SOT NË BOTË



    Përshëndetje vëllezër dhe motra në besim apo pa besimin ndaj Zotit tonë Jezus Krisht, i cili erdhi nga Përjetësia për të na shpëtuar ne të gjithëve që jemi dhe për ata të cilët do të mbështetemi në themelin tij të përjetshëm. Shpresoj dhe jam i sigurtë se do ta shikoni dhe dëgjoni mesazhin e të vërtetës mbi realitetin e çdo dite në risin e jetës së përditshme në këto 10 video-mesazhesh, ku veshi ynë ka dëgjuar dhe po dëgjon akoma e kësaj dite. Syri im dhe i juaji besoj se është bërë dëshmitar okular i shumë fatkeqësive natyrore me dashje apo pa dashje ndaj çdo lloj situate. Sot jemi dëshmitarë të korrupsionit në çdo fushë të jetës sonë të përditshme duke filluar nga Institucionet më të larta të shtetit tonë e deri tek individi i epokës së fundit të kësaj bote mëkatareje, sepse natyra jonë mëkatare është nga fillimi i krijimit të kësaj bote prandaj, jo vetëm ne jemi mëkatarë, por të gjithë njerëzit e qytetërimeve të ndryshme që kanë kaluar dhe ato që ekzistojnë sot, janë të tillë. Më përpara lajmi ishte shumë i vështirë për tu shpërndarë në kontinente apo qytete të ndryshme, kur diçka e pazakonte ndodhte, apo kur duhej të shpërndahej informacioni në dëm apo në të mirë të informacionit dhe gjithmonë në varësi të ngjarjes dhe interesit të vetë llojit të lajmit.
    Sot interneti, televizionet, gazetat, revistat, radiot celularet, satelitet janë primare në çdo shtet, apo lokalitet njerëzish për tu shfrytëzuar në maksimumin e duhur të teknologjisë më të fundit ndaj ecurisë së lajmit me hapa galopante, dhe kjo gjithmonë në shërbim të mirëqenies, përhapjes lajmit, shpejtësisë së ndarjes së informacionit, veprimeve bankare, lundrimit në internet, për informimin e emergjencave të ndryshme që ndodhin për zona të caktuara, për parashikimin e stuhive, tornadove, e plot fusha të tjera e kategori të ndryshme, por që herë janë të dukshme dhe herë herë janë me të vërtetë të padukshme ndaj opinionit publik. Ne shumë mirë e dimë që ne jemi të pafuqishëm ndaj fatkeqsirave natyrore, sepse ne nuk mund të përcaktojmë dot kohën se kur do të bjerë tërmeti i radhës në Shqipëri, apo në ndonjë vend tjetër! Ne nuk e dimë kur do të kemi dëme nga stuhia e ardhshme, se a do të udhëtojmë të sigurtë me avion, tren, makinë, anije nga njëri vend në tjetrin e plot pyetje që në vetvete tregojnë gjithmonë një drejtim, atë tek Zoti Perëndia Jezus Krishti. Duhet të dini se sot, sa do që të na shërbejë teknologjia ne nuk jemi të aftë të parandalojnë të tilla evenimente natyrore si vdekjen, përmbytjet, tornadot, sëmundjet, aksidentet e ndryshme, sepse nuk janë në dorën e njeriut, por ama dimë arsyen e saktë se pse jemi ne këtë gjendje, nga që njeriu i pare Eva dhe Adami nuk e dëgjuan Perëndinë, por u morën me mashtruesin e kombeve të botës, prandaj dhe rezultatet e mëkatit të parë janë evidente sot e kësaj dite shumë qartë, para syve dhe veshve tona!
    Njerëzit e pa shpëtuar mbahen se janë të drejtë dhe mendojnë se janë mbështetur diku që ka një emër që quhet zot, por jo në themelin e Jezusit, por në themelin e pikturave, kryqeve, mureve, drunjëve, arit, hekurave, kallçuqeve, spangove, llastikave, dhe tatuazheve, patkonjve, horoskopëve, budës, muslimanisë, kulla e rojës, Jozef Smithi, e plot të tjerë emra dhe idhujsh të pa fund të krijuar nga dora njerëzore, që i kanë shpikur vetë pa harruar edhe ndihmën Luciferiane për të mënjanuar Zoti Jezus Krisht nga pushtetshmëria e tij e lavdishme dhe përjetshme. Njerëzit nuk e kuptojnë se jemi mëkatarë dhe prej natyrës sonë ne po marrim shpagimin e vlerës së mëkatit, dhe prandaj ne kemi tërmete, vdekje nga pasoja të ndryshme shëndetësore, kemi sakatër, kemi njerëz që lindin miopë, shurdhër, gjithashtu ka njerëz me probleme shëndetësore gjatë jetës kur janë normale, kemi përplasje trenash, kemi aksidente ajrore, detare, tokësore, gjithashtu kemi ndotje të ambientit në masë, kemi lufta, kemi uri, kemi viruse sëmundjesh të ndryshme, kemi përmbytje, kemi tornado e ciklone në vende të ndryshme të botës e të tjera plot fatkeqësira në rrethana të ndryshme, që në fakt duhet një listë e gjatë për ti përmendur këtu. Aq mëkatarë jemi sa vetëm vitet kane ikur, sepse situata është e njëjtë me kohën ashtu sikur Kaini vrau Abelin, vëllai e vet, po kështu është gjendja e njeriut sot në këto ditë të 2009-ës. Të shtatë seritë e para flasin për këtë temë, ndërsa tre të fundit dhe bashkë me 6 videot e para kanë të titruar mësimin e Fuqisë së Jezusit. Edhe ky mësim është i vlefshëm për të gjithë ata që i mohojnë Jezusit të drejtën për të qenë një Biri i Perëndisë dhe fuqinë e lavdisë se tij të përjetshme.





































    Koha e brezit mosbesues dhe fundit të kohërave!


    Bibla na citon dhe kujdeset shumë për të shpëtuarit duke i paralajmëruar qartë për kohën e këtij brezi të fundit që është i paparë në llojin e vet, sepse Bibla e ka krahasuar këtë kohë me kohën e Noeut, ku në ditët e tij, njerëzit ishin të mirë-informuar lidhur me gjykimin që po afronte, por prapëseprapë, ata vendosën që të mos ia vinin veshin paralajmërimeve, ndaj edhe nuk e çanë kokën për tu përgatitur, apo për të ndenjur zgjuar. Edhe sot ky brez i çoroditur po paralajmërohet rishtazi dit pas dite dhe muaj pas muaji e vit pas viti për mesazhin e pajtimit me Perëndinë Jezus që është i domosdoshëm për secilin nga ju. Ne sot po përdorim të gjitha mundësitë që sot kjo botë po na ofron me teknologjinë më të fundit, duke përdorur edhe internetin për të shpërndarë ungjillin falas në emrin e Jezus Krishtit. Shumë shqiptar e përdorin masivisht internetin për qëllime vetjake, informacioni, shkëmbim mesazhesh, njohje te reja, e shumë e shumë të tjera mundësi lundrimi, prandaj dhe unë po e përdor faqen time për këtë qëllim jetik drejt njohjes me Perëndinë ndaj shpirtrave të trazuar dhe që janë të pa shpëtuar, ku këta nuk besojnë në Jezusin e ringjallur. Në vargjet në vijim do të shikoni realitetin e vërtetësisë së Biblës për kohën që po jetojmë, sepse Letra e dytë e Timoteut 3 vargjet 1-7 citojnë shprehimisht kështu : Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të pa dhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s`e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu. Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës. Motra dhe vëllezër jo në Krishtin Jezus, por njerëz të afërm dhe jo afërm me njëri tjetrin, duhet të dini se shpëtimi i shpirtit tuaj nga ferri varet nga ju personalisht dhe nga hapja e zemrës suaj ndaj Birit të Perëndisë i cili është ura e vetme e shpëtimit, ose në të kundërt të mos pajtimit me Të, ju do të gjykoheni në gjyqin e fundit mbas 1000 vjetësh, kur të ketë filluar koha e kohërave të fundit të tmerrshme që njerëzimi nuk ka parë dhe dëgjuar më parë për tillë kohe, e cila në total është 7 vjet, e ndarë me dy periudha ku ½. e fundit të kësaj kohe është e pa imagjinueshme për atë se çfarë do të ndodhë realisht, ku vetëm Zbulesa e apostullit Gjon e tregon nga që ju zbulua nga Mbreti Mbretërve Jezus Krishti, për të shpëtuar & lajmëruar njerëzimin ndaj panoramës më të zezë që do të shohë bota në ato ditë të pa pame, sepse Djalli do të jetë mes njerëzve për ti mashtruar dhe për ti çuar në humbjen totale të dënimit të përjetshëm që quhet ferr.






    Oferta e Dashurisë së Perëndisë: KTHEHUNI!



    Kjo është oferta e dashurisë së Perëndisë me njeriun, më e lira se çdo gjë tjetër në botën tonë fizike dhe atë materiale. Perëndia dha Birin e Tij për të na shpëtuar nga gjykimi ardhshëm ndaj njerëzimit. Qëllimi i video-mesazhit është që ju të besoni në Krishtin Jezus, sepse ky është Shpëtimtari i vetëm qe mund të të çlirojë jo vetëm ty, por të gjithë ata njerëz që do të mbështeten në themelin e Tij të veprës shpëtuese të kalvarit. Prandaj vëllezër dhe motra duhet të jini më përgjegjës për jetën tuaj këtu mbi tokë! Mos e çoni dëm kohën në shërbim të mëkatit dhe qejfeve të kësaj bote mëkatare. Ju lutem, ju lutem me pastërtinë më të madhe të shpirtit tim dhe frymës së Zotit që më ka shpëtuar dhe njëjësuar me planin e tij, që ju të lajmëroheni dhe të merrni vendimin e duhur të jetës suaj, sepse po deklaroj se një ditë do ta lëmë këtë banesë tokësore, besoj se e dini që jemi shtegtarë kalimtarë? -Pastaj kjo mëshirë ka kohen e vet dhe do të ndalojë një ditë në kohën e caktuar, kur trumbeta e Zotit do të bjerë, dhe më pas, për ata që do të mbeten mbrapa, ndoshta për ju dhe të tjerët që do të ngeleni nga të tjerët sepse do te jenë shpërngulur, atëherë jeta do të juaj dhe e gjithë botes bëhet më e vështirë nga ç'është sot! Ju siguroj me anë të Fjalës Biblës. Perëndia im Jezus Krishti, Mbreti i Mbretërve ju ndihmoftë të hapni mëndjen, sytë , veshët, për të asimiluar të vërtetën, dhe largoftë nga ju mendimet e këqija ndaj Planit të Shpëtimit! Zoti ju Bekoftë të gjithë. Mos harroni që jemi shtegtare dhe kur të vdesim do të përballemi me Mbretin e Mbretërve për dy arsye të fuqishme!






    Kujdes nga krishtërit e rremë veç Jezusit.


    Njerëz mos u mashtroni, sepse sot nuk asnjë tjetër shpëtimtar veç Jezus Krishtit, Ai është Arkitekti i lashtësisë dhe i Shpëtimit tonë nga dënimi i ardhshëm i kësaj bote, por dhe i dënimit individual që do të bëhet në fundin e kohërave për secilin nga ju për veprat tuaj të mira dhe të këqija. Ky dënim do të ndodhë nqs ju nuk besoni, do të gjykoheni për atë se çfarë keni mbjellë gjatë kohës që jetuat në këtë jetë, prandaj mos u mashtroni sepse një është Jezusi, dhe mbas tij vijnë vetëm, Ungjilltarët Barinj, Mësuesi, Dishepujt dhe Ndjekësit e Tij të përulur dhe jo njerëz që barazohen me të Shenjtin. Ne që besojnë në Jezusin mbështetemi dhe shpresojnë vetëm në Biblën e Shenjtë dhe jo në mesazhet përceptuara nga ndonjë krisht të rreme tjetër, sepse të tillë njerëz vipa po bëjnë kërdinë për të tërhequr sa me shume njerëz ne boten e skëterrës i cili është vendi përjetësisë dhe i vuajtjeve. Shikim te këndshëm, mësoni mësoni mbi Krishtin e vërtetë dhe jo ne ideologjitë KKR.





    Ritet e tyre dhe dënimi final i fundit të tyre!



    Miq të nderuar dhe vëllezër & Motra në Krishtin Jezus në këtë video do të shikoni një material që flet hapur për sistemin e kishave të rreme që ekzistojnë sot në Botë. Ajo sot po mashtron shpirtrat e njerëzve me ritet e tyre pas lindjes, gjatë jetës dhe mbas vdekjes dhe rregullat që ata kanë vendosur për të mbledhur sa më shumë anëtarë tokësorë, dhe jo anëtarë qiellorë të kishës së vërtetë të Jezus Krishtit! Shumë nga këta besimtarë të kësaj kategorie besimi në KKR janë duke humbur sot kot së koti nga këta shtrembërues të Fjalës së Perëndisë Biblës. Mua më vjen shumë keq që njerëzit e kësaj organizate botërore janë ngatërruar keqazi me vetë Perëndinë, sepse ata po i nënshtrohen urdhrave të këtyre njerëzve që mendojnë se janë duke kryer vullnetin e Zotit, ku njerëzit e tyre po ndjekin këtë besim të drejtuar në njërin nga eprorët kryesor të këtij besimi njerëzor, dhe jo në Krishtin Jezus, i cili është Bari ynë kryesor dhe jo një mësues, papë, drejtues, apo kushdo qoftë tjetër?! Ai është njeri në fund të fundit si ty dhe si mua, ai mëkaton sikurse mëkatoj dhe unë, sepse ai i është përkulur ikonës së Marisë në mermer, apo allçi siç dhe do ta shikoni në video-mesazhin këtu, pa harruar këtu që papët mund të të falin mëkatet gjatë gjithë jetës, mjafton që tu drejtohesh atyre para se të te vijë vdekja dhe mëkatet e tua të janë falur thonë ato! A thua të jetë e vërtetë kjo gjë? Këtë mund ta bëjmë edhe para vdekjes dhe mbas vdekjes duke u lutur këta të fundit për atë që ka vdekur. E keqja e njerëzve po shkon dhe më tej duke i u përulur një pape sikur të jetë vetë Perëndia? O njerëz apo i thërrisni mëndjes se çfarë jeni duke bërë aktualisht sot apo jo? -Pse bëheni qorra nga ana shpirtërore, apo të shurdhër nga të dëgjuarit dhe lexuarit e Fjalës së vërtetë të Biblës? Kush mund të falë mëkatet veç Jezus Krishtit? -Sa për dijeni asnjë njeri tjetër në këtë botë nuk do të mund të ju a fali mëkatet tuaja. Mos u mbështesni në vetë qëniet njerëzore që janë si ty mëkatar, dmth njerëzor. Nuk ekziston asnjë njeri i shenjtë sot në syrin e Perëndisë, por duke besuar në të dhe duke e ndjekur Krishtin me përulësi dhe duke zbatuar Fjalën e Tij Biblën, ne rilindemi duke u quajtur Bij të Perëndisë. Ne i afrohemi Atij në frymë, por jo me ngritje të vetes tonë para Perëndisë, mos veproni si Ai që quhet kundërshtar i Perëndisë dhe i njeriut. Shpëtohuni dhe besoni ne Jezus Krishtin. Ai është Zoti ynë. Amin!







    Pasqyra e jetës sonë në sytë e Perëndisë?



    Ky video-mesazh tregon pasqyrën e jetës sonë private gjatë gjithë kohës që jetojmë në ketë jetë! Ju a kam fjalën se jeta jonë në sytë e Perëndisë është e zbuluar në çdo detaj të hollësishëm të mendime vetjake dhe zemrës sonë mëkatare. Ne mëkatojmë duke menduar, duke shikuar, duke vepruar fizikisht, duke ndjekur idhujt e kësaj bote, duke ndjekur shumë perëndi enigëm, duke interpretuar gjëra që bien në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë! Sot ne Bibla na flet prerazi për dukshmërinë e mëkateve tona, ku dhe një ditë të gjithë do të gjykohemi për të tilla mëkate, gjithmonë nqs ne e refuzojmë Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar. Por qëllimi i videomesazhit është që ju të njihni realitetin e gjëndjes suaj mëkatare ndaj mendimeve të këqija, ndaj idhujve personale fizike dhe shpirtërorë, prandaj vetëm me anë të gjakut të Jezus Krishtit ne mund të na falen mëkatet me siguri të plotë, ato të tanishmet dhe ato të së ardhmes, por më rëndësishmja është që ju të shpëtoheni nga gjykimi i ardhshëm për këdo që nuk beson në emrin e Tij të Shenjtë, dhe kjo për shkak të mospranimit të tuaj dhe bindjeve që lënë shumë për të dëshiruar ndaj Krijuesit tuaj dhe Botës mbarë me çka na sheh syri ynë deri në qiell. Ju lutem mendoni për shpirtin tuaj, mos e ço dëm dhuratën e Jezus Krishtit që na i ka dhënë FALAS.







    A ekziston një perëndi enigëm pa Jezusin?



    Pershendetje kjo eshte nje vdieo shpresdhenese per te gjithe ju qe doni te ktheni syte tek Zoti Jezus Krishti dhe jo tek nje i ashtuquajtur profet, por reelalisht do te mbeshteteni tek Ai qe ka krijuar gjithe kete gjithesi qe ne shohim degjojme prekim ndiejme shijojme dhe jetojme nderkohe sepse Ai mendon per shpirtin tone qe te shpetohet brenda mundesise se kohes se Hirit te tij te pakufijshme deri sa ky i fundit te thote stop koherave te Johebrenjeve. Ai do te merret eksluzivisht per kombin e tij JUDE.





    FAQJA PERSONALE :http://teniolteni.web.officelive.com/default.aspx

    ZOTI JU BEKOFTE TE GJITHE JU QE KENI LEXUAR DHE HYRE SA PER KURIOZITET!
    Ndryshuar për herë të fundit nga teniolteni : 08-10-2009 më 04:23 Arsyeja: Publikimi i faqes sime!

  2. #2
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    çfarë Thotë Bibla Për Ferrin?

    ÇFARË THOTË BIBLA PËR FERRIN


    Kjo video flet për ferrin dhe jam i bindur se kushdo mund të përfitojë diçka nga ky mesazh i cili bën të qartë dhe të ditur se ne ç’rrugë jeni nisur ju o njerëz që nuk i besoni Jezus Krishtit, sepse Ai është shpëtimi ynë dhe ky plan ishte përgatitur nga përjetësia për ne që do të besojmë dhe qe jemi mbështetur në planin e tij për njeriun mëkatar. Ndërsa për të tjerët që janë konfuz dhe interpretues të ndryshimeve dhe bindjeve të ndryshme u them ta dëgjojnë deri në fund mesazhin audio dhe titrat për të marrë dhe asimiluar të vërtetën mbi realitetin mbi Hadesin dhe mesazhit mbresëlënës për të gjithë ata që do ta dëgjojnë dhe lexojnë! Ti dhe shpirti yt nuk do të prehet i qetë ndaj një jete normale, deri sa ju të gjeni paqe në njërën rrugë, për atë te duhurën e kam fjalën dhe shpresoj që keni marrë rrugën e drejtësisë dhe të mëshirës që na ofron Jezus Krishti në të gjithë mëkatarëve pa përjashtuar të gjithë besimet e tjera që kanë një Zot të ndryshëm nga ai që ne besojnë.
    Jezusi shkoi në kryq dhe u ringjall dhe mbas të tretës ditë, dhe Ai është Biri i Perëndisë, ku disa e mohojnë këtë gjë sidomos ata që nuk duan ta nderojnë në këtë Hyjnimet, prandaj të mohosh Hyjninë e Krishtit, po ju them se po i përgatisni varrin vetes këtu ne këtë tokë, dhe e keni bërë Hadesin të hape gojën e tij për të të rrëmbyer nga kjo jetë në kohën e duhur dhe orën e sekondën e përcaktuar për të gjithë të pabesët dhe për të gjithë ata qe mbështesin ndyrësirat e kësaj shoqërie, që me doemos po kërkojnë dhe imponojnë qeverise Shqiptare nëpërmjet presioneve nga brenda dhe jashtë për ndryshim e bazës së Familjes.



Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •