Faleminderit Mondi per kenaqesine qe na jep me keto poezi kaq te bukura. Me sinqeritet mbetesh nga me te preferuarit e mi.
Faleminderit Mondi per kenaqesine qe na jep me keto poezi kaq te bukura. Me sinqeritet mbetesh nga me te preferuarit e mi.
Kenaqesia eshte imja i dashur Kujtim qe ndjehesh mire ketu ne faqen time. Te falenderoj dhe pershendes...
Sikur...
Sikur pak nga shikimi im tė merrje
Do shikoje verbimin tim pėr ty
Ashtu e verbėr do zhyteshe qiejve
Dhe mua pa gabuar do mė gjeje aty.
Sikur pak nga ndjesia ime tė ndjeje
Si llavė vullkani do derdheshe mbi mua
Vullkanit tė shpirtit tėnd do mė ktheje
Tė digjeshim lumturisht nga epshi i pashuar.
Sikur..
Vazhdojmė mė mirė pa 'sikur'
A s'ėshtė mė mirė kėshtu,
Tė mbetet diēka e paditur?
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Buzėt e puthjes
Ti fle
Sytė tėrheqin mbi vete ēarēaf qerpikėsh
Poshtė tij shikimin shndrojnė nė ėndėrr
Pėr ta celur nė gonxhe buzėsh puthjen.
Ti zgjohesh
Buzėt e puthjes kėrkon gjithandej
Mos i kėrko e dashur
Natės tjetėr dyfish borxhin do ta kthej.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Nuk di mė tepėr ēdo
Nuk dua tė tė bind pėr dashurinė time
Fillimin e kėtij ēasti e quaj dobėsi
Vazhdimin e quaj pėrpjekje anemike
Fundin e fituar, njė gėnjeshtėr pa bisht.
Kur nuk tė bind aspak ky shpirt i dashuruar
Ē'tė duhen ato fjalė romancash poetike?
Unė di qė dashurisė si skllav i jam nėnshtruar
Po dhe si mbret i vura kurorė mbretėrie.
Nuk di mė tepėr ēdo, nga mbreti dhe nga skllavi
Mė tepėr dashuria s'do ishte dashuri
Nėse ti je njė Evė, pranoj tė jem Adami
Veē lojra mollėsh s'dua, siē mund tė duash ti.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Mėkati i mėkatit tė mėkatit
E ēuditshme qenka, vėrtet
Mėkatet u falkan me rrėfim
Mėkatari i penduar flet
Falėsi na qenka, njė prift!
Ai prift qė dikur ka mėkatuar
Mė besoni, jam i sigurt' pėr kėtė
Kokėulur thellė nė shpirt i penduar
Ka premtuar se mėkate s'do bėj' mė.
Fli tani i qetė edhe ti
Se tė fali sot ky prift dikur i falur
Dhe nė bėfshi qė tė dy mėkat tė ri
Mjafton prapė tė rrėfeheni zemėrhapur.
E ēuditshme qenka, vėrtet
Na u falka dhe mėkati i mėkatit
Kurse Eva dhe Adami nė Eden
U dėbuan se kafshuan mollėn e gjarprit!
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Sikur mos ishe Ti, ajo qė je
Sikur mos ishe Ti, ajo qė je
Sikur tė jesh Ti, ajo qė s'ishe
Sinqerisht, e dashur, po tė them
Dashuria nė shum' kopshte do tė mbillej.
Nuk them se jam i moralshėm
Sa e pamoralshme kjo fjalė mė duket
E pranoj qė ndjej gjithanshėm
Siē ndjej nė aromė gjithė lulet.
E pranoj qė shikoj gjithandej
Ku e bukura mė shikon gjithashtu
Jam i tėri mbushur rreze si njė diell
Por burimi mė buron vetėm pėr Ty.
Nuk them se jam i pamėkatshėm
Sa absurde mė duket kjo fjalė
Ti kastile mė largohesh gjumit natėn
Dhe njė tjetėr mė sjell ėndrrės pėr ta parė.
Tė betohem pėr kėt' qiell e pėr kėt' dhe
Qė me fjalė dhe nė ėndėrr tė tradhėtoj
Ah, sikur mos ishe Ti ajo qė je
S'do mė kishe burrė tė ndershėm dhe dashnor!
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Dhe tha Zoti ...
Shtatė sekondat biblike tė dashurisė
E dini pse besoj njė nga ēuditė e biblės
Ku bota e jonė, nė shtatė ditė u krijua?
Sepse provova vetė, nė shtatė sekonda tė ditės
Si bota e dashurisė, u lind dhe rrit tek mua.
-1-
Ishte sekonda e parė, kur zėri i shpirtit tha
-Shiko Mondi njė vajzė, mes vajzave tė tjera.
Vėrtet, kur hodha sytė, shikimi im u ndal
Tek vajza syjeshiltė me flokėt kaēurela.
-2-
Sekonda e dytė ishte, kur shpirti foli prapė
-Do ndjesh njė trak nė zemėr, qė kurrė s'e ke ndjerė
Vėrtet, ashtu mė ndodhi dhe ishte hera e parė
Ku gjoksi me gufonte, si kurrė ndonjėherė.
-3-
-Tani pėrmbaje veten, mė tha i treti zė
Tregoju i pėrmbajtur, shikoje pa tė parė
Se dhe ajo si ty, po bėn tė njėjtėn gjė
Pėr tė vazhduar ndryshe, sekondės sė katėrt..
-4-
E katėrta sekondė mė solli tjetėr fjalė
T'i flisja jo me gojė, por me sytė e mi
Si mund ta dijė kėt' gjuhė, e panjohura vajzė?
Por ēudia ndodhi, prandaj ėshtė ēudi.
-5-
Dhe vazhdoi ēudia sekondės sė pestė
Kur zėri mė tha, tė ecja drejt saj
Njė ēast u ngurosa, si qėnie pa jetė
Nė pritje tė vinte, sekonda e gjasht'.
-6-
-Mos e humb toruan, edhe pak ka mbetur
Tė kesh prane atė, qė pėr ty ka lindur
Tani foli ti, mjaft qėndrove heshtur
Veē me fjalė shpirti, nė do pėr ta bindur.
-7-
Ooh sekonda e shtatė, e shtata sekondė
Gjithė rrezet e diellit, ranė pėrmbi mua
-Kjo ėshtė dashuria, zėri i shtatė mė thotė
Kjo ēudi magjike, nga Zoti krijuar.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Dashuria ėshtė dhe arti si tė xhvishesh.
Mos mė prit, tė kam thėnė dhe mė parė
Mos mė prit nė krevat e lakuriqtė
Pritmė mua tė fillojmė dalngadalė
Pritmė mua ta zbuloj atė enigmė.
Mos kujto se ta them pėr kompliment
Mos kujto se bėj shaka pas kaq vitesh
Dashuria sa mė ngop, uri mė sjell
Dashuria ėshtė dhe arti si tė xhvishesh.
Mė tėrbon kur zbulohesh para meje
Mė tėrbon kur mė bėn tė paduruar
Oh, arrite mė nė fund nė veshje Eve
Ajo gjethe qė ka mbetur ėshtė pėr mua.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Pa jetėn e dashuruar...
Pėr hatėr tė asgjėje tjetėr nuk ndahem prej teje
Prej teje nuk ndahem, as pėr hatėr tė jetės sime
Ē'kuptim do kisha unė, pa dashurinė e njė jete
Pa jetėn e dashuruar, qė vetėm ti shpirtit ma linde?
Mos m'u mėrzit o Diell, qė parėsor nuk je
Nga ty njė gjė kuptova, sa ndjeva dashurinė
Mė shumė se trup i zjarrtė vėrtitur nėpėr qiell
Ti linde shpirtit tim dhe natės i dhe dritė.
Mė fal o qielli im, qė ajrin e jetės mė jep
Mė fal qė para teje, njė qiell tjetėr preferoj
Aty, vetėm aty, shpirti im frymėn e gjen
Aty, vetėm aty, gjen krahė tė fluturoj.
Tė lutem Toka ime, mos mė mbaj mėri
E di qė unė pa ty, s'do isha ky qė jam
Po a jetohet jeta, moj Tokė, pa dashuri
Pa dashurinė time, qė gjallė dhe ty tė mban?
Pėr hatėr tė asgjėje tjetėr nuk ndahem prej teje
Dashuria ime!
Selanik, nėntor 2011
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Nuk ka largėsi mes shpirtrash tė dashuruar
Dashurinė do e gjeja dhe pėrtej pafundėsisė
Shpejtėsia e dritės s'do mė duhej fare
Me tjetėr formulė do udhėtoja gjithėsisė
Me atė formulė ku largėsia nuk matet.
Nuk ka largėsi mes shpirtrash tė dashuruar
Shpirtrat largėsinė s'e njohin kursesi
Sinqerisht ju them, sepse e kam provuar
Kur trupash munguar, dashuroja shpirtėrisht.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt