Mos mė tradhto, o lot.
Mos mė tradhto, o lot
Qėndro nė shpirtin tim
Mos marė vesh kjo bot'
Burimin qė tė lind.
Le ta kalojmė bashkė
Atė qė bashk' na dhemb
Se bota aty jashtė
Me dhimbjen tonė do qesh'.Iluzion, apo...
Unė ty tė formėsoj
Nga grimcat e padukshme
Nuk ėshtė , jo, iluzion
Por s'ėsht' as e mjaftueshme.
Unė ty tė prek e ndjej
Dhe pranė pa tė patur
O unė veten gėnjej
O ti vėrtet je shfaqur.Ekstaze ?! Hmmmmm.....Ekstazė
Ja sytė, ooh ē'buzė!
Ja gjoksi, aah ē'kėmbė!
Bukuri e mė shumė
Qė mė luan nga mentė.
Ja prekja, ooh puthja!
Shtrėngimi mė pas
Magjishėm u futa
Magjisė sė saj.
Ja aaah-u, rėnkimi!
Ja bota, e imja
Mė thoni, a dini
Nga erdha, ku ika?
If you'd like to plead your own case , you can be held responsible and found guilty at your own fault and later you can't claim mistrial.....joking .
Njė ēast me fshehtėsinė
.....
Kėtu ku prek realen
Dhe lumturinė prapė
Po pse imazhit ndalem
Si njė dashnor i zjarrtė?
Ma thuaj ti, e dashur
Ma thuaj dhe ti tjetra
Mė mirė ta them un' hapur
Apo mė mirė e fshehta?
.....Tė lidhur nga njė fjalė
Dhe fjala m'u bė gjak
Dhe gjaku-rrahje zemre
Dhe rrahja prapė fjal'
Vazhdoi magjin' drejt teje.
Dhe..., s'ka mė "Dhe" pastaj
Pastaj jemi veē ne
Tė lidhur nga njė fjal'
Qė siē ta dhashė, ma dhe.Me lerė tė rroj prej gjoje
Borxh nuk ta dhashė fjalėn
Mbaje, hidhe, shkele
Bashkė me kamatėn
Qė deshe tė ma ktheje!
Si? Qenkam prapa kohe?
Ē’e humb atė me mua?
........
Mondishall , kohe kishja pa lexuar , por me erdhi shume kenaqesi kur i lexova te gjitha njehereshi . Vecova disa prej tyre qe me pelqyen , por keto vargje me ngjyre te kuqe jane shume te vecanta .Very catchy fraze .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Viola.V : 06-10-2010 mė 23:01
$ ₭ $ „ ... ♥♫ - ♥♫
Viola. V, kenaqesi per mua qe ndalesh, lexon dhe vlereson me dashamiresi poezite e mia. Te falenderoj dhe pershendes me...
Nuk tallem unė me Zotin...
Nuk tallem unė me Zotin
Ai tallet me mua
Pak herė ma kthen erosin
Nė "mollė tė ndaluar" ?
Kur nuk shpika erosin
Si shpika tradhėtinė!?
E mira veē pėr Zotin
E keqja pėr njerinė!
Nuk merrem unė me Zotin
Ai merret me mua
Pak punė ka me kozmosin
Pa nisur, pa mbaruar?
Le tė mė lerė rehat
Nė mė tė paktėn jetė
Ēfarė bese pra t'i jap
Kur nuk beson as vetė?
Ēfarė thoni? Qenkam djalli
Dhe ferri po mė pret?
Pse, ē'po jetoj sė gjalli
Pse, paska tjetėr ferr?
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Endėrra meteore
Pishmane hyri gjumit/ Kjo ėndėrr e kėsaj nate/ Si epilog i fundit/ I ndarjes qė s'do ndarje.//
Me mua desh tė ēlodhej/ Tė zgjohej desh me mua/ Por mbeti meteore/ Dhe gjumit tim u shua.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 08-10-2010 mė 01:31 Arsyeja: Me falni, por s'kuptoj pse nuk del poezia e rregullt, prandaj u detyrova ta ndaj cdo varg.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
E cilat jane ato vargje qe ti nuk i ben si duhet?!
Ke respektin tim te plote dhe nje falmenderim te madh sepse sa here e humb insiprimin kthehem ketu tek ti dhe frymezohem qe te shkruaj, megjithese aspak ne nivelin qe e ti.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
ju lumt. nuk e di se ne kete mengjes si do te kthjellesha me mire se me keto poezit tua. faleminderit. suksese dhe shendet. ty i nderuar fati nuk te duhet . fat e ke poezin. ju uroj dite te mbare.
Te dashur Poeti dhe fazli.n, ju falenderoj per komentet vleresuese. Mes miqsh si ju ndjehem vertet i nderuar dhe emocionuar. Ju pershendes...
Poezisė i them tė rrijė urtė
Fjalėt i hodha pentagramit
Vargu nė nota u kthye
Nė piano pashė tė ulej Moxarti
Shtrausi me violinė pak mė tutje.
Mbeta njė ēast i habitur
Habitur u skuqa njė ēast
Kavalieri - vals ishte ngritur
Me poezinė time nė vals.
Mundohej nė piano Moxarti
Shtrausi sa s'mbytej Danubit
Unė u ngrita ja dhashė vrapit
Tė ik e fshihem prej turpit.
Sa herė takohem nė udhė
Me Shtraus, Moxart, a Vivald
Poezisė i them tė rrijė urtė
Tė shijoj muzikėn pa fjal'.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 10-10-2010 mė 15:01
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Fshika
Sikleti nė shpirt
Shpirti nė siklet
Mė nė fund njė fshik'
Nė buzė mė del.
E prek me gjuhė
Mė dhemb, mė djeg
Mė mburret, "Jam unė,
i tmerrshmi siklet!"
"Thuaj qė isha
Tani nuk je mė"
Ja kthen fshika
Dhe zhduket me tė.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt