Close
Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 303
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pamatshmėri dashurie...

    Mos mė kėrko barazi tė pamatshme
    Pamatshmėria nė ndjenja ėshtė ligjėsi
    Ligjėsi e pashkruar, ku dashuria falet
    E vetmja falje, qė rilind dashuri.

    Ne s'bėjmė gjė tjeter, mes kėsaj pabarazie
    Veē shtojmė mė tepėr, pamatshmėri dashurie.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Shami lotėsh

    Mos mė lerė tė merrem me retė
    Me vrenjtėsine e kohės mos mė lerė
    Ndryshe siē mė do s'do mė kesh
    Do jem lot nė shiun qė do bjerė.

    Do jetė vonė, oh, sa vonė
    Fshirja e lotėve tė mi
    Shamia do mbetet nė dorė
    E lagur dhe nė kohėn pa shi.

    I nderuar Zoti Mondishall,

    desha te te ju beje nje koplimet per te gjitha keto shkrime...poezi e Romanin e juaj ...kur lexoje vargjet e juaja e shkrimet,ēlodhem e thjeshte e harroje se ne to e gjeje veten ...e besoje se ēdo njeri lexues i FSh...gjen veten e tij....
    Urime per sukseset e juja e sukse ne te ardhmen! Ju lumt penda!

    me nderime
    nje mergimtare

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ilirana, ju falenderoj per mesazhin e ngrohte e dashamires.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Nė sytė e tu hyn bota e tėrė
    Nga sytė e tu, botėn e tėrė shikoj
    Prej syve tė tu, vetė Zoti ka bėrė
    Dashurinė time dhe tėnden njėlloj.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Molla e ndaluar

    Tė gjeta mė parė se Evan e Kopshtit tė Edenit
    Eva sa na pa, nga xhelozia sa s'plasi
    Mėkatoi nga zilia e mospatjes sė tjetrit
    S'i hynte mė nė sy, i padjallėzuari Adami.

    Se unė, qe thoni ju, nuk isha aq naiv
    E ku tė le naiv, magjia e njė femre
    Adami edhe Eva, na shihnin me habi
    Ku kishin parė tė gjorėt, tė tilla marifete.

    Ju thashė, bėni si ne, shijoni njeri-tjetrin
    Ē'ju duhet tė provoni mollėn e ndaluar
    Zoti s'ėshtė naiv, s'na ndaloi qejfin
    Mos kafshoni mollėn, nga njė pemė e huaj!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Lulja dhe Ti

    Shikoje veten me sensin ndaj lules
    Ku kurrė ndaj saj shėmti s'ke gjetur
    S'ta them kėtė ndaj vetes tė mburresh
    Por as tė merzitesh me rrudhėn e prekur.

    Sepse dhe lulja ka rrudhat e saj
    Plakjen e saj dhe lulja e ka
    Dhe kur e kėpute pėr ta dhėnė dhuratė
    Shkėlqimin e fundit pėr ty e dha.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    E dashur, ti s'je Dia si Atlasin tė mė dėnosh
    Mbi supe tė mbaj qiellin apo Tokėn e sfertė
    Por mjafton njė pikė loti, nga sytė tė lėshosh
    Ai rėndon mbi mua, sa miliona planetė.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mė thuaj tė vėrtetėn vetėm mua, Penelopė

    Ti qofsh Penelopė, pėr durimin ēmendarak
    Bashkė me pėlhurėn endje rivirgjėrimin
    Dua ta besoj kėtė lloj bese, sadopak
    Dhe pse nuk ka besė, tė tejkalojė padurimin.

    Padurimin e femrės pėr njomjen nga vesa
    Pas kohės sė thatė, qė vyshkjen i sjell
    Tė kthehet nė pemė vjeshtake ndjenja
    Dhe ashtu e pandjenjė, riēeljen tė pres.

    Mė thuaj tė vėrtetėn vetėm mua, Penelopė
    Frikė mos ki, nuk permbys dot legjendat
    Vetėm me pėlhurėn e bėre tėnden lojė
    Apo si me pėlhurėn, luajte me ndjenjat?

    Mire, ta them unė, ti vetėm bėj shenjė
    Sa tė vėrtetė do ta them rrėfenjėn
    Pastaj pėrsėri tė vėrtetėn e lemė
    Ashtu siē e la, Homeri i verbėr.

    Ha, ha e dija, por jam ca i besės
    Botėn mos e mbush me lajmin e ri
    Bashkė me dashnorin pėlhurėn e endėt
    Natėn e prishnit, tė dy marėzisht.

    Nė fund si Odisea nga Circja larguar
    E le dashnorin, me pėlhurėn ndėr duar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 03-07-2012 mė 12:47
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Mbi barkun tėnd

    Mos u ndruaj pėr barkun jo elegant
    Mbetur pak ngjallshėm pas lindjes
    Aty lemi buzėt t'i shėtis ngadal'
    Dhe gjuhėn ta ndal mes kėrthizės.

    Ty s'ta merr mendja si ndjehem aty
    Njė ēast nga Toka shkėputem
    Sikur udhėtoj universit pa fund
    Dhe tjetėr galaktike zhytem.

    Aty butėsisht prek ēdo materie
    Njeri-tjetrin thithim pangopshėm
    Kjo galaktikė e krijuar prej teje
    Mua mė ka falė gjithė botėn.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Legjenda e re

    E dashur!
    Sot tė pres me bardhėsinė e fustanit tė shpirtit
    Rrethuar me vellon e ajrit pėrreth
    Dhomės-kometė do nisemi fluturimit
    Si dy dashnorėt e parė nė univers.

    Dikujt mud t'i ngjajmė me Adamin dhe Evėn
    Si jashtėtokėsorė, mund t'i ngjajmė dikujt
    Dikush do sajojė si Homeri legjendėn
    Tė thotė je Penelopa dhe Odisea, unė.

    E sa tė tjerė fantazirash do enden
    Pa gjetur dot kurrė tė vėrtetėn pėr ne
    Dikur mbi kometė, kur t'na shohin do ēmenden
    Kėshtu do ketė bota, njė legjendė tė re.

    E dashur!
    Sot po mė dukesh e rivirgjėruar
    Unė njė dashnor, ende i hutuar.

    Selanik, 5 korrik 2012
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •