Close
Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 303
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Na la njė dashuri...

    Mos luaj aman, rolin e viktimės
    Kur mire e di qė unė, nuk jam nė rol tė vrasėsit
    S'tė erdha si vampir, qė shfaqet errėsirės
    Por si Adam naiv, ndaj mollės sė mėkatit.

    Tė dy jemi viktima dhe mėkatarė bashkė
    Dėnuar dhe tė falur, tė falur tė dėnuar
    Nuk ka mė rėndėsi, mė le apo tė lashė
    Na la njė dashuri, qė mbeti pa filluar.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Planeti i dashurisė sime

    E di qė do tė t'pres, edhe pėrtej ksaj jete
    Ashtu si para saj, e di qė tė kam pritur
    Mes dy pritjesh tė mia, si shtojzavalle erdhe
    Mė bėre tė jetoj, magjinė e paditur.

    E di qė do tė t'pres, pėrtej kėsaj natyre
    Ku stinėt s'kanė rradhė dhe viti rradhė s'ka
    Ku nga flokėt e borės, do mbijnė miliona lule
    Dhe unė me to do t'thurr, kurorėn e kristalt'.

    E di qė do tė t'pres, pėrtej ēdo yllėsie
    Aty ku universi, nga grimcė e Zotit lind
    Ku diejtė do ndriēojnė, planete dashurie
    Ku emrin tėnd do marė, edhe planeti im.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ēdo herė si hera e parė

    Tė shoh me shikim tė panjohur
    Tė prek me ndjenjė tė paprekur
    Tė xhvesh mė shumė se i ndrojtur
    Mahnitem zbulimit tė gjetur.

    Tė puth si pa e ditur puthjen
    Majsisėt t'i thith si naiv
    I etur pėr mė poshtė ngutem
    Mes shtegut ku rrjedh njė burim.

    I dehur nga kjo lojė e mosditjes
    Pas mijra lojrave tona
    Bėhem padurues i pritjes
    Tė rihyj aty ku sa dola.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pėrballje fantazish

    Ulur pėrballė, pėrballshėm shikimi
    Asnjera palė njera-tjetrėn s'e njeh
    Tė dyja palėt fillojnė ngacmimin
    Atė ngacmim, qė serioziteti fsheh.

    Ngacmim me sy, me buzė, me trup
    Ashtu si vetėm femra, aktorshėm e di
    Kėmbėt lėviz, tė zbulojė atė fund
    Shikimin mashkullor ta thithė brenda tij.

    Aty ėshtė Helena, Troja ėshtė aty
    Kali i Odiseut ku fshihet vallė?
    Ah, nė Kalė Troje shndrohen katėr sy
    Dhe nisin kėshtu betejėn e zjarrtė.

    Humbės asnjė, tė gjithė fitonjės
    Troja digjet dhe ringrihet sėrish
    Eeh, kush s'e do kėtė Kalė tė Trojės
    Qė tė fut kėshtjellės dhe pa qėnė princ.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kristal zvarovski

    E nisa nga shpirti, pa ta ditur shpirtin
    Tė besova si Zotin, apriorisht
    Kujtova pastaj tė ēuditshėm ritin
    Ritin e prekjes sė plagės me gisht.

    Si hije e vjetėr mė ndiqte riti
    Dhe unė e ndiqja si hije atė
    "Akoma s'e ke vėnė nė plagė gishtin?"
    Mė fliste hija, me tė hijes zė.

    Me bisht ndėr shalė njė ditė iku hija
    Bashkė me tė dhe riti i saj
    Tek ty e dashur ka mbet' virgjėria
    Kristal zvarovski mbi vellon e bardhė.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690


    Pija ujė tek burimi

    Pija ujė tek burimi
    S'ishte ujė, po ishe Ti
    Para syve pasqyrimi
    Prapa syve njė hyjni.

    Etja mbeti e pashuar
    Ē'ishte kjo pangopėsi?
    Para syve pasqyruar
    Prapa syve njė hyjni.

    Do pres natėn sa tė bjerė
    Nga uji tė dalėsh Ti
    Para syve trupėzuar
    Prapa syve yllėsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me tė katėrta...

    Edhe Ty me sy tė kam xhveshur
    Dhe Ty tjetra tė kam parė lakuriq
    Ty mė tej nė imazh tė kam prekur
    Me tė katėrtėn kam mbaru nė ėndėrrim.

    Mė pas pėrsėri nga e para
    Nga e para, veē me njė ndryshim
    Vetėm xhveshje me sy tek e katėrta
    Me tė treja pėr tri netė nė ėndėrrim.

    Mė pas, eeh, mė pas me asnjė
    Me tė katėrta dhe nė fjalė skuqaman
    Nam me sy e me ėndrra unė bėj
    Dhe nė vargje qė guxoj mbase le nam.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Aroma e trupit tėnd

    Sot e dashur mos u parfumos
    Tė dua me aromėn e dashuris'
    E vetmja aromė qė s'mė ngop
    Sado me hund' e buzė qė ta thith.

    Ēfarė lule mbin nė atė sqetull
    Fshehur si luginės sė njė mali?
    Ēfarė pelini mė josh nė atė vetull
    Qė nė buzė mė ėmbėlson si pikė mjalti?

    Ēfarė gonxhe fshehin ato buzė?
    Oh sa dehje mė shkaktojnė kur i prek!
    Trupit tėnd si lėndinės shtrihem unė
    Cilėn lule s'e provoj e nuk mė deh?
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Partneri tėnd i vetėm

    Mos mė beso, e dashur, asnjėherė
    Asnjėherė mos ndalo sė dyshuari
    Jam dyMondshi i pandashėm nė jetė
    Me vetveten shpesh i ngatėruari.

    Po ti mos u mėrzit pėr ēka tė them
    Ngatėrimet lemi mua t'i ēngatėroj
    Mė pėlqen, besim me mosbesim tė kesh
    Mė pėlqen, tė kesh besim dhe tė dyshosh.

    Se nė mes tė kėsaj loje xhelozie
    Si njė balerinė kėrcyer majė gishtash
    Ti shfaq virgjėri t'pafundme dashurie
    Qė mė bėjn' partner tė vetėm virgjėrirash.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk tė pyes, sa e ndjen veten grua

    Nuk tė pyes, sa e ndjen veten grua
    Jo se kam frikė nga e imja burrėri
    Pėr ty veprėn time, akoma s'kam mbaruar
    Dhe me sa duket s'do ketė kurrė mbarim.

    Mos e arritsha kėtė ēast pyetės
    Sepse mė pėlqen kėshtu tė tė ndjej
    Si bėhesh grua e re dhe e vjetėr
    Dhe mes tė dyjave femrėn time gjej.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •