Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    104

    Ministri i jashtëm Meta takon homologun serb Jeremiç në Budapest

    Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm, është takuar me homologun e tij serb, Vuk Jeremic në Hungari, ku marrin pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (Çeki, Hungari, Poloni dhe Sllovaki), dedikuar Ballkanit Perëndimor.

    Mes dy ministrave është diskutuar për avancimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Dy ministrat e Jashtëm janë shprehur se mes dy vendeve do të ketë bashkëpunim më të ngushtë në projekte për perspektivën e integrimin në Bashkimin Europian.

    Meta ka nënvizuar nga ana e tij se marrëdhëniet do të rriten në shumë fusha, ku ndër të tjera do të ketë edhe bashkëpunim në kuadrin ligjor.

    Jeremiç, nga ana e tij, ka ftuar z. Meta të vizitojë Beogradin, duke shtuar se për qëllimin e përbashkët të integrimit në BE do të ketë bashkëpunim mes vendeve.

    Meta dhe Jeremic thanë se duhet të plotësohet sa më shpejt kuadri ligjor për marrëdhëniet dy paleshe, duke e quajtur këtë një domosdoshmëri për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. Bashkëpunimi mes dy vendeve është quajtur nga dy ministrat si i një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

    Z.Meta, gjithashtu i ka shprehur Jeremic qëndrimin se Kosova, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të palëve për këtë çështje, ka një të ardhme të sigurtë evropiane, ashtu si i gjithë rajoni.

    Në deklaratën e përbashkët për vendet e Vishegradit kanë nënvizuar rëndësinë e heqjen e detyrimit të vizave Shengen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Katër vendet, në deklaratën e përbashkët, janë zotuar se do të ofrojnë ndihmë politike dhe profesionale në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejtë integrimit në BE.

    Pjesëmarrësit kanë ranë dakord se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të lidhura para integrimit në BE, në rrugën e transportit automobilistik, hekurudhor dhe rrjetet e energjisë.

    kurse tradhtari berisha shkon ne kosove e tall popullin Shqiptar atje duke thene "bashkimi do vi ne be"

  2. #2
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Sandri kërkon nga Meta një takim me Jeremiçin

    Nga Antena brenda familjes - Gazeta Tema
    sandri = aleksander frangaj

    Sandri dje nuk donte ta hapte më bisedën për fjalimin gjysmë orësh të doktorit për Samirin te Kartodromi. I vinte pak inat që Samiri tani nuk ia kishte më nevojën se takohej direkt me doktorin prej Argitës, por nuk e dha veten. Aq më tepër ishte paksa i dëshpëruar që një natë më parë, pra para se doktori të shkonte te Kartodromi, Samiri kishte ngrënë darkë me Shkëlzenin dhe s’i kishte thënë. Sidoqoftë ai u tregua korrekt me pagesat për rrogat dhe Sandri dje donte ta harronte këmbënguljen e tij që s’e kishte sjellë ai doktorin në ceremoni. Por nuk ishte e thënë që t’i ndahej Samiri. Ilir Meta e mori nga Praga në telefon. Kishte takuar Jeremiçin. Përveç bisedës zyrtare, ishin ulur dhe kishin bërë muhabet si miq të vjetër.
    - Sandri, takova këtë Jeremiçin, vëlla. Sikur jetonte në lagjen tonë ishte. Gjithë sherret tona i kishte marrë vesh.
    - Ashtu? Qenka figurë ai! Po kush ia tha?
    - Paska shok të ngushtë atë Fazlliçin. Paskan qenë në një dhomë në Londër. Ia kishte treguar Damiri të gjitha. Kush e ndihmonte këtu dhe kush e luftonte. Ishte shumë i kënaqur nga zgjedhjet dhe tha: “Morët vendimin e duhur”. Madje donte të bënte dhe një deklaratë që zgjedhjet ishin shumë të mira, po i thashë, mos e bëj, se na prish punë.
    - Qenka figurë ai! Po tjetër ç’tha?
    - Më pyeti për Samirin mo burrë. Ai miku i ngushtë i tij paska blerë Euromaksin dhe më tha: “Si i ka punët Samiri? Më ka folur Mishkoviçi, - tha. - Është djalë i zoti dhe me ide.” I kishte treguar Mishkoviçi gjithë muhabetet. I kishte thënë si u përpoq Samiri dhe ti për koalicionin dhe sa rol luajti Samiri për ta nxitur doktorin të kërkonte koalicion me mua. I dinte të gjitha biri i kurvës. Ishte i informuar dhe shumë i kënaqur. Është njeri shumë pozitiv. I qeshur dhe shumë i edukuar. Dhe për Lul Bashën më pyeti. “E kam mik të vjetër, - më tha. - Na ka ndihmuar shumë në identifikimin e këtyre krimeve të luftës nga shqiptarët në Kosovë. Sidomos për atë Ramush Haradinajn, - tha.” I fola mirë, i thashë që gjyqin e mbylli, tani është ministër i Brendshëm. I dinte të gjitha. I fortë ishte. Më kënaqi me muhabet. Sikur kisha ndonjë nga ju aty.
    - Qenka i madh ai! Po ftoje ndonjë ditë privatisht, se i dërgoj unë charterin ta marrë. I japim ndonjë drekë. Bëjmë ndonjë punë me Serbinë. Se ngelëm duke ndihmu serbët në Tiranë. Të shkojmë të bëjmë dhe ne ndonjë punë atje.
    - Po mo, i them unë. Ishte djalë i shkëlqyer. “E dija që do përfundonte ashtu koalicioni, - më tha, - se më kishte thënë Mishkoviçi para zgjedhjeve.” I paskësh thënë ai që partneri im në Shqipëri po hyn si ndërmjetës të afrojë Metën me Berishën. Samirin e kishte shumë të njohur prej atij Mishkoviçit. Madje më pyeti dje për këstet e pagesës së Euromaksit, “a ia dha të gjitha a jo, se i kishte ca borxhe”, - më tha.
    - Le, se qenka figurë ai, duhet ta takojmë këtë, të bëjmë ndonjë punë. Më prezanto ti mua me të. I thuaj, çfarë punësh të kesh me doktorin, t’i rregullon ky. Dhe shkojmë bëjmë ndonjë punë në Serbi, se këtu s’kemi ç’bëjmë më. Toka kemi marrë plot, ç’i do më. Fshatra turistikë plot, rrugë po marrim. Të ikim bëjmë ndonjë kompani andej.
    - Kur të duash vëlla, ai gati ishte. Pata takim shumë të mirë më të. Madje ishim bashkë, kur na thanë që Lavrovi ka reaguar për vizitën e Berishës në Kosovë. As e rruajti fare ai. “E mo, - tha, - ky Lavrovi do të duket më serb se serbët. Mos çani kokë”, - tha. Pastaj biseduam për këtë punën e energjisë elektrike. Më tha: “Si do t’ia bëjmë për këto tenderët? A do vazhdojë kompania e Fazlliçit a jo?” I thashë, jemi të hapur, si të doni ju. Ne pazarin e kemi me ju, i thashë, Fazlliçi ndërmjetës ishte. Po s’keni besim, e heqim, vëmë tjetër. Drejtorin e KESH e hoqëm, i thashë. Dhe nuk e meritonte se, kur ra fjala për Fazlliçin, nuk doli ta mbronte publikisht. Dhe doktori ia ktheu monedhën, nuk e vuri as deputet, as ministër. Ata që e mbrojtën, ecën përpara. “S’ka problem, - më tha. - Si të doni ju.” I thashë të lidhet me Tan Priftin për këtë punë dhe të më informojë mua. Se ai Tani, me gjysmë truri vëlla. I fut ndonjë pazar shkurt vetë dhe na lë me gisht në gojë, sa të na dalë nami kot. “Pa merak, - tha. - Ju njoftoj unë për çdo gjë.” Më luti dhe një herë të bënte deklaratën për zgjedhjet, po i thashë, jo, se na prish punë. Ishte flori, shumë djalë i mirë ishte.
    - Le mo se qenka figurë. Më thuaj kur t’i dërgoj charterin, ta marrim ndonjë ditë për drekë në Golem, të bëjmë muhabet tamam, se ai qenka për punë, jo ju.
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Zotri ata qe Berishen e quajne tradhtar duhet te sjellin ndo nji argument sepse,kujt sja mbush mendjen vetem me fjal .Shqiptaret tani ju besojn punve se jo fjalve ,sepse jemi ngop me patriotizem llafesh ;tani shqiptaret ju besojn vetem atyre qe punojn.Simbas asaj qe ju thoni na dal Jeremiqi si mik i shqiptarve .Kthelle mendjen o tradhtar sepse ai qen shkine deshiron ta zhbej kombin Shqiptar ,kurse ti gjuan ne mulli te shkaut .nga kjo simpati per at m..t e anti komtar per njeriun qe ne rrethana siq jemi SALI BERISHA esht personalitet numer nji qe punon per unitetin e kombit. Sa iperket zotri Metes ai esht duke punuar ne binaret e politikes qe e kerko bashkimi evropia dhe politika e kohes ku duhet len ndasit te kalueren dhe duhet ecur bashk ne Evrop te lire dhe te bashkuar te lire dhe te perparuar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •